• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shota me një “Bebe me rrebe”

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Shota Barali është emër që është lakuar jo pak nga mediat, qoftë për rolet e saj si aktore, qoftë edhe si një vajzë me tentativë për t’u futur në botën e muzikës. Ajo madje është paraqitur edhe në festivale, pavarësiht se nuk ka arritur të futet në finalen e asnjërit. Kjo absolutisht nuk është zhgënjim për vajzën zeshkane, pasi ambicia e saj sa i përket këngës është thjeshtë të performojë para pulikut, të bëjë ndonjë videoklip. Mirëpo, nëse dikush do t’ia kërkonte të bënte një zgjedhje, mes muzikës dhe aktrimit, nuk do të mund të zgjidhte, pasi të të dyja e bëjnë të ndjehet e kompletuar dhe e lumtur. Pavarësisht se nëse fltet këtu për këndim të mirëfilltë, duhet ta themi se Shota nuk është nga ato këngëtare që ka bërë shkollë për këngën. E do muzikën dhe thejshtë i pëlqen të këndojë.

“Bebe me rrebe”

Kënga e saj e fundit është një këngë e bërë nga Aida dhe Armend Rexhepagiqi, e titulluar “Bebe me rrebe”. Kësaj kënge Shota mendon t’i realizojë shumë shpejt njëvideoklip, meqë është këngë shumë ritmike dhe beson se do të jetë një hit veror. “Ma merr mendja se publiku ka për ta pëlqyer vërtet. Ka një tekst mjaft provokues dhe besoj se secili do ta gjejë vetën në këtë këngë”, shprehet Shota në një intervistë për një revistë në Shqipëri. Ndërsa videoklipi i saj i fundit është bërë një Shqipëri, në bashkëpunim me produksionin “Max Production”. Pavarësisht se rruga e saj e vetme nuk është muzika, Shota mendon se një ditë këngët e publikuara do t’i ketë në një album.
 
Top