• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shpërlarja e trurit

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
SHPËRLARJA E TRURIT

Metoda të këtilla jashtëligjore dhe antinjerëzore u përdorën në ish-BRSS, Kinë, Haiti... si dhe në ish- Jugosllavi. Edhe pse në ligjin e ri, të së vetëquajturës Jugosllavi, në paragrafin 3 të nenit 259, ekzistojnë veprime dhe ndikime të tilla, ku thuhet: „Nuk është e lejueshme që ndaj të pandehurit ose dëshmitarit të aplikohen intervenime mjekësore ose t’u jepen mjete të atilla me të cilat ndikohet në vullnetin e tyre me rastin e paraqitjes së deklaratës“, UDB-ja prapëseprapë përdori mënyra të tilla ndaj të burgosurve të pathyeshëm, sidomos atyre politikë të kombit shqiptar, duke u munduar t’i paaftësojë ata për një jetë normale nëpërmjet shkatërrimit të personalitetit dhe moralit të tyre.
Kjo metodë, e cila zbatohet zakonisht nën pushtetin e hipnozës, është ndër metodat më të rrezikshme që njeh njeriu deri më sot në këtë drejtim, sepse nëpërmjet kësaj metode, jo vetëm që mund të bëjmë pranimin e informatave të dëshiruara nga individi, por njëkohësisht, duke bërë pastrimin e përmbajtjes së trurit dhe instalimin e urdhrave të rinj, mund të ndryshojmë komplet personalitetin e tij, duke e bërë atë vegël të verbër për shërbime të caktuara dhe duke e shfrytëzuar për veprime të llojeve nga më të ndryshmet.
Kjo metodë ka qenë e njohur që nga kohët e lashta kur është përdorur për qëllime konversive nga religjionet e ndryshme, por përmasa të gjëra përdorimi mori gjatë luftës së dytë botërore. Dr. M. T. Orn, anëtar i Institutit të Mjekësisë në Filadelfi, i cili u bë i njohur me rastin e mbrojtjes së Peti Herstit, vajzës me „tru të shpërlarë“, u mor shumë me zbatimin e hipnozës për çështje të armatës. Ai, me anë të hipnozës përforconte imunitetin e ushtarëve, që ata të mund t’i përballonin dhembjet, të ftohtit, mundimet, izolimet, sëmundjet e detit etj. Rëndësi të posaçme i kushtoi mënyrës se si t’i hipnotizonte ushtarët dhe, në gjendje të thellë hipnotike, t’u jepte detyra të rëndësishme të përcjella me amnezi paraprake totale. Njëkohësisht u jepte shifrën, me të cilën mund të hipnotizoheshin dhe mund t’i pranonin detyrat vetëm nga personat e posaçëm. Në bazë të shtypit të atëhershëm, pohohej se gjenerali i paktit NATO, Dozijer, i cili u kidnapua nga Brigada e Kuqe, ishte i pajisur qysh përpara, që me anë të autohipnozës të mund ta ruajë sekretin. Supozohet se të gjithë funksionarët e lartë ushtarakë në SHBA dhe të paktit NATO, që janë të njohur me materiale me rëndësi shumë të madhe politike dhe ushtarake, kalojnë nëpër procesin e indoktrinimit për neutralizimin e efektit.

Problem kryesor këtu paraqiste mënyra e hipnotizimit. Pasi që secili individ nuk mund të hipnotizohej me metoda klasike, u futen në përdorim mjetet narkotike. E sidomos me aplikimin e narkotikëve në mjekësinë legale, për hipnotizim rritet edhe interesimi, si në çarqet mjekësore ashtu edhe në çarqet policore e ushtarake për këtë drejtim. Edhe përkundër protestave nga shumë asociacione, kjo metodë merr përmasa edhe më të mëdha dhe më të rrezikshme.

Në shumë qendra kryesore botërore krijohen edhe institute të posaçme të hipnozës. Problemet që i trajtonin këto institute ishin të llojllojshme, ndërsa ekspertët që punonin në to, ishin njerëz të specializuar për çështje specifike. Një ndër ekspertët mjekësorë më eminentë, që punonte për nevojat e CIA-s, ishte Mathan Kline. Ky kishte për detyrë t’i stërviste operatorët për operacione të ndryshme, ndërsa në projektin ndërkombëtar - dirigjimin e mendimeve. Përndryshe, Kline është i njohur si kryetar i Komitetit Ndërkombëtar kundër Sëmundjeve Mentale (ICAMI), një ndër pikat e së cilës ishte edhe dhënia e barërave me efekte antidepresive të porsalindurve, te të cilët duhet të veprojnë gjatë gjithë jetës. Kline, nga diktatori i Haitit, papa Dak Duvalier, mori mirënjohjen më të lartë për pastrimin e trurit të haitasve. Gjithashtu, ekzistojnë fakte se ICAMI, ndër të tjera, me ndihmën e kësaj metode i ka shfrytëzuar njerëzit me të meta psikike, si forcë pune në industri.

Për këtë drejtim, interesim të posaçëm tregoi sidomos policia, e në veçanti ajo e shteteve socialiste ku hipnozën medikamentale e aplikoi tek të burgosurit politikë për t’i nxjerrë informacionet e duhura dhe për ta bërë thyerjen e moralit të tyre. Metoda të këtilla jashtëligjore dhe antinjerëzore u përdorën në ish-BRSS, Kinë, Haiti... si dhe në ish- Jugosllavi. Edhe pse në ligjin e ri, të së vetëquajturës Jugosllavi, në paragrafin 3 të nenit 259, ekzistojnë veprime dhe ndikime të tilla, ku thuhet: „Nuk është e lejueshme që ndaj të pandehurit ose dëshmitarit të aplikohen intervenime mjekësore ose t’u jepen mjete të atilla me të cilat ndikohet në vullnetin e tyre me rastin e paraqitjes së deklaratës“, UDB-ja prapëseprapë përdori mënyra të tilla ndaj të burgosurve të pathyeshëm, sidomos atyre politikë të kombit shqiptar, duke u munduar t’i paaftësojë ata për një jetë normale nëpërmjet shkatërrimit të personalitetit dhe moralit të tyre. Rasti më i fundit, që dokumenton një veprim të këtillë, është ai i procesit kundër 21 shqiptarëve të akuzuar për „terrorizëm“ që u mbajt në muajt e fundit të vitit 1997, ku i pandehuri A. Neziri, 23 vjeçar, student i vitit të katërt të mjekësisë, u mor në pyetje nën ndikimin e hipnozës.


Ky nuk është rast i vetëm, ku UDB-ja, me qëllim të zbulimit të „grupeve armiqësore e terroriste“, zbatoi këso metoda si dhe metoda tjera antinjerëzore për ta shuar Lëvizjen tonë Gjithëkombëtare. Ajo, këso lloj metodash përdori edhe kundër I. Hajredinit (burgu i Pejës) nga Gllogjani i Deqanit, i cili u dënua 12 vite burgim si dhe ndaj S. Sutajt (burgu i Beogradit), kolonel i AUSH-së në Beograd, i dënuar me 5 vite burgim, si dhe ndaj shumë të burgosurve tjerë politikë, të cilët mbetën me pasoja të përjetshme. Gjithashtu, sipas informatave të QIK-ut (23. 03.1994, Rilindja - botimi në Zvicër) bëhej e ditur se ndaj ish-eprorëve shqiptarë, gjatë torturave, inspektorët serbë po përdornin substanca kimike dhe metoda tjera jashtëligjore...

Një veprim të këtillë të organeve policore dhe ushtarake e pohonte edhe gazeta londineze „Times“, e cila kishte ribotuar një artikull të revistës Beogradase „Profil“, në të cilën ish-zëdhënësi i APJ-së, kolonel L. Stojadinoviq, theksonte se strategjia serbe gjatë luftërave ballkanike është mbështetur në mistikë dhe astrologji!...
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Shpërlarja e trurit

.ncncnc...E thone pastaj, qe Filmat nuk jane realistë.....
 
Top