• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shpifje të kryepeshkopit Anastas pas reagimit të Kristo Frashërit

Status
Temë e mbyllur.

ilia spiro

V.I.P
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,260
Pikët
63
--------------------------------------------------------------------------------

SQARIME HISTORIKE TË NEVOJSHME

- REAGIM I KRYEPISKOPIT ANASTAS-

Në artikullin me titull “Bollano dhe Dule t’u kërkojnë falje shqiptarëve”, që u botua në gazetën tuaj, në dt. 20.9.2010, z. Kristo Frashëri i referohet personit tim në një paragraf të zgjeruar. Me gjithë zakonin tim, që të mos u përgjigjem komenteve denigruese ndaj meje, duke ndjerë detyrimin për të vënë në vend të vërtetën historike, deklaroj se pohimet e tij janë të vërteta.

1. Po e filloj nga titulli i paragrafit: “Janullatos, peshkopi i fronëzuar në hotel “Tirana”. Dhe më poshtë vijon pohimi i tij se “të gjithë e mbajnë mend se ceremonia solemne për fronëzimin e tij në kishën katedrale të Hyjlindëses në Tiranë, dështoi për shkak të kundërshtimit të besnikëve të krishterë, të pranishëm në këtë ceremoni. Dihet gjithashtu se ai u fronëzua kryepeshkop i kishës në Tiranë në një nga sallat e Hotel “Tirana International”, një solemnitet në kundërshtim me rregullat e shenjta të Kishës”. Ky është një përshkrim i gënjeshtërt. Ngjarjet e vërteta ndodhën si më poshtë:
Të dielën e 2 gushtit 1992, në Kishën Katedrale të Tiranës, të mbushur plot me përfaqësues të orthodhoksëve nga e gjithë Shqipëria, Mesha Hyjnore u krye rregullisht bashkë me tipikonë e fronëzimit. Në përfundim të saj, një grup njerëzish të dërguar enkas, në drejtimin e një deputeti jo të krishterë, në pjesën e fundme të kishës, në përfundim të shërbesës, hodhën disa parulla kundër grekut anastas. Por këto u mbytën nga qindra zëra të besimtarëve orthodhoksë që kishin mbushur kishën, duke bërë aklamacione pro Kryepiskopit. Shumë nga pjesëmarrësit- z. Frashëri nuk ndodhej aty- i kujtojnë ngjarjet me shumë saktësi. Në hotel “Tirana” u shtrua thjesht një drekë në shenjë nderimi.
Është e habitshme, se si z. Frashëri, me njënjohje të thellë, flet si specialist i kanuneve të Kishës, të cilët me sa duket i njeh shumë. Fakti se të gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale në mbarë botën e njohën pa kurrfarë vështirësie Kryepiskopin e ri, nxjerr në pah se nuk u bë asnjë shkelje e askurrfarë kanoni dhe rregulli.

2. Shkak për artikullin e z. Frashëri janë ngjarjet e kohëve të fundit në Himarë. Deklarata që bëra, në një moment kur shumë banorë kishin bllokuar rrugët e zonës, ishte “për ruajtjen e gjakftohtësisë dhe shmangien e vetëgjyqësisë”, me qëllim të vetëm ruajtjen e paqes dhe të qetësisë. Pas pak, sigurisht, foli Kryeministri, në të njëjtën frymë me deklaratën time. Z. Frashëri më shtron pyetjen nëse në raste të tjera “kam ngritur zërin tim” ose jo. E vë në dijeni, se nga shumë herët, që nga viti 1993 dhe 1994, me shumë qartësi, kisha protestuar kundër veprimeve të dhunshme të kryera në Greqi. Thirrjet që unë bëra, si edhe kontaktet e mia me faktorë kompetentë qeveritarë kontribuuan në ndalimin e dëbimit nga Greqia të emigrantëve shqiptarë.
Po parashtroj një ndërhyrje që kam bërë me rastin e ngjarjeve të Peshkëpisë: “Marrim pjesë në dhimbjen e thellë që shkaktoi sulmi terrorist ndaj njerëzve të pafajshëm në Peshkëpinë e Sipërme dhe i shprehim me gjithë shpirt ngushëllimet tona, familjeve të viktimave. Ndërgjegjja e krishterë është vendosmërisht kundër veprimeve terroriste dhe i dënon ato. Shpresojmë dhe lutemi që e vërteta të dalë sa më shpejt dhe plotësisht në dritë, të zbulohen fajtorët, të ngarkohen përgjegjësitë siç e imponon e drejta, por edhe të intensifikohen përpjekjet për stabilizimin e paqes” (Tiranë, 11 prill 1994).
Siç edhe kam deklaruar në një intervistë timen në gazetën e përjavshme ABC (më 11 dhjetor 2005 për z. M. Nazarko), nga vitet e para të dhjetëvjeçarit të 1990, kam ngritur zërin në mënyrë të vazhdueshme dhe kam bërë përpjekje e deklarata në intervistat e mia në Greqi për nevojën e respektimit të emigrantëve dhe të mbështetjes së tyre. Psh. kur gjatë vitit 1993, pas dëbimit të një bashkëpunëtorit tim, qeveria greke kishte vendosur të ndërmerrte masa ndëshkuese, ngrita zërin dhe protestova fuqishëm, duke theksuar se, nëse veprimi i parë ishte një gabim nga ana e palës shqiptare, veprimi i dytë nga ana qeverisë greke, për të dëbuar nga Greqia shqiptarët që punonin atje, do të ishte një gabim shumë herë më i madh. Më vonë kur filloi të përdoret në masmedian greke, fjala “fshesë” për dëbimin e qytetarëve shqiptarë, bëra udhëtime dhe vizita të posaçme në udhëheqësit politikë kompetentë dhe në drejtorët e gazetave të mëdha për të protestuar për terminologjinë që kishin përdorur. Siç edhe shkruajnë analistë të shquar, këto përpjekje pajtuese influencuan seriozisht në opinionin publik dhe në qeverinë greke. Në mënyrë karakteristike, gazeta “Kathimerini” një nga gazetat më serioze të Greqisë shkruante: “Ndërhyrja e kryepiskopit të Shqipërisë Anastas kontribuoi qartazi, në mënyrë decizive, që të uleshin tonet nga ana e palës greke në kundërshtinë që lindi me qeverinë shqiptare” (8.7.1993). Dhe në një rast tjetër: “Iniciativat e Anastasit në zbutjen e krizës kanë qenë vendimtare” (11.7.1993). Madje edhe Parlamenti Evropian, në një deklaratë të votuar me votim unanim të tij, theksoi se “mbështet veprën e Kryepiskopit Orthodhoks të Tiranës Anastas Janullatosit, i cili ka bërë përpjekje të shumta për zgjidhjen e krizës midis dy vendeve”. Në vitin 1996 vizitova shqiptarët që vuanin dënimin në burgjet e Koridhalosë, për t’u shprehur mbështetjen time. I vënë në dijeni për raste të ndryshme sjelljesh të papranueshme të nëpunësve grekë në pikat e kalimit kufitar, i kam denoncuar ato në shkallë të ndryshme. Janë të shumta ato raste kur duhet vepruar me dallueshmëri e takt, pa zëvendësuar organet kompetente qeveritare dhe kornizat ndërkombëtare që janë sanksionuar. Gjithashtu, në mënyrë të përsëritur, në intervista të mia në Greqi kam dënuar ksenofobinë dhe kam theksuar detyrimin e drejtësisë dhe të respektimit të personalitetit të emigrantëve, si dhe nevojën e bashkëpunimit dhe të ndihmës reciproke të popujve tanë. Kjo e fundit ka qenë për mua qëllimi kryesor i përpjekjeve të mia dhe shpreh kundërshtinë time sa herë që shikoj të minohet ky parim.

3. Z. Frashëri e konsideron si të dyshimtë faktin se shumë nga zyrtarët që vijnë nga Greqia, vizitojnë Kryepiskopin. Pikësëpari, në Kryepiskopatë vijnë e më vizitojnë edhe shumë personalitete të jetës politike, akademike, shoqërore, qytetarë të thjeshtë nga vende të ndryshme të botës. Së dyti, ai nuk e njeh faktin se jo vetëm gjatë vizitave në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, psh kur vizitojnë qytete ku ekzistojnë patriarkana orthodhokse ose kisha autoqefale, shumë zyrtarë grekë e kanë zakon të vizitojnë jo vetëm personalitetet politike të vendit por edhe ato fetare. Përveç kësaj, në Greqi, ku kam jetuar derisa erdha në Shqipëri, për 62 vite, kam pasur shumë pozita të rëndësishme në Universitet, në Akademi, në Kishë, në organizma fetarë botërorë, si Këshilli Botëror i Kishave, Konferenca Evropiane e Kishave, kam pasur shumë nxënës, studentë, kolegë, të njohur, qytetarë të shquar që dëshirojnë të takohen me mua. Nga ana tjetër, vizitorët që vijnë këtu, zyrtarë ose jo, nuk vijnë si spiunë ose si armiq. Greqia është vend mik dhe të gjithë atje e dinë se Kryepiskopi Anastas beson në përafrimin, në bashkëpunimin dhe progresin e përbashkët të popujve dhe jetën e tij ia ka përkushtuar këtij ideali. Fraza e tij nënçmuese “tani e ka zbuluar veten se prapa petrahilit kishtar, ai është një militant grek”, rikujton mentalitetin e vjetër të epokës së Hoxhës, që shikonte kudo armiq dhe komplote. Vetëm besimi në Perëndinë, dashuria e sinqertë për popullin, dëshira për zhvillimin e Kishës dhe vendimi për të kontribuar në pajtimin dhe në bashkekzistencën paqësore të popujve, i japin Kryepiskopit fuqinë për të shërbyer Kishën për 19 vite, në mes të mijëra vështirësive. Shtysat e tjera që fantazon z. Frashëri nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën historike.

4. Në ato që përdor kundër meje, z. Frashëri thotë: “Për të rritur pretendimet e Greqisë ndaj Shqipërisë së Jugut, ai bekoi si ushtarë grekë edhe arkivolet me eshtrat e fshatarëve shqiptarë, midis tyre edhe fëmijë të vdekur para dhe pas luftës italo-greke”. E ftoj të thotë se kur dhe ku e kam kryer një veprim të tillë. Bëhet fjalë për një informacion krejt të pabazë dhe të gënjeshtërt.
Për sa i takon nderimit për të vdekurit, për ata që respektojnë dinjitetin njerëzor, përbën një detyrim themeltar, duke nisur nga vitet e Homerit. Madje edhe të vdekurit e palës armike, çdo shoqëri e qytetëruar i respekton dhe kujdeset për ata, pa urrejtje dhe fobi. Nga ana tjetër këtë gjë bëri edhe qeveria shqiptare, kur ofroi vend për një varrezë gjermane në parkun e Tiranës, ndërsa të gjithë e njohin se në Luftën e Dytë Botërore, gjermanët ishin pushtues.

5. Sa i takon çështjes së kishës së Shën Marisë së Përmetit, të gjitha fotografitë e vjetra të bëra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore tregojnë praninë në sheshin qendror të qytetit, të kishës orthodhokse. Në periudhën komuniste u shkatërrua streha e kishës së vjetër, u përdorën muret e vjetra, u bënë riparime dhe u vendos aty shtëpia e kulturës. Pas 19 vitesh, ky vend i shenjtë adhurimi për besimtarët nuk është kthyer tek Kisha Orthodhokse, me gjithë thirrjet e bëra, jo vetëm nga orthodhoksët e Shqipërisë, por edhe nga Konferenca Evropiane e Kishave (19.12.2005). Nga ana tjetër, kishat janë mbarëbotërisht bërthama kulture e qytetërimi. Përbën një detyrim themeltar të qeverisë shqiptare, të rikthehen të gjitha vendet e kultit në përdorimin e tyre të hershëm. Ne nuk jemi kundër shtëpisë së kulturës. U treguam të gatshëm të kontribuojmë financiarisht për ngritjen e një ndërtese tjetër të madhe në vendin që është caktuar për t’u vendosur qendra kulturore. Ndërsa nga z. Frashëri, si personalitet i kulturës shqiptare, prisnim të interesohej dhe të bënte thirrje për kthimin në përdorimin e mëparshëm të vendeve të shenjta.

6. Z. Frashëri duke vazhduar argumentet e tij të gënjeshtra, shkruan: “Megjithatë ai i qetësoi kundërshtarët e tij kur mësuan se ishte një personalitet akademik, i ndryshëm nga dhespotët e fanatizuar grekë, se premtoi që do të punonte për të respektuar autoqefalinë e Kishës Orthodhokse shqiptare dhe se do të kujdesej për ndërtimin e faltoreve të krishtera në Shqipëri. Por, ka kohë që besnikët kanë dalë të zhgënjyer”. Të gjithë sa janë njohës të këtij problemi si në Shqipëri ashtu edhe në mbarë Kishën Orthodhokse dhe në botën e krishterë, e dinë se ai që siguroi Autoqefalinë e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, pas shpërbërjes së plotë të saj, është Kryepiskopi Anastas. Sa për faktin nëse ndërtoi apo jo kisha në Shqipëri, z. Frashëri nuk duhet të bëjë gjë tjetër, veçse një udhëtim të shkurtër nëpër Shqipëri: në Durrës, në Korçë, në Shkodër, në Fier, në Sarandë etj., ose në qendër të Tiranës. Akoma mund të njihet me ekspoze dhe raporte zyrtare që janë botuar në organet e Kishës së Shqipërisë, veçanërisht në gazetën “Ngjallja”, në faqen e saj të internetit, por edhe në studime të posaçme si të Linette Hoppe (Resurrection. The Orthodox Autocephalous Church of Albania, 1991-2003), të Jim Forest, praktikën zyrtare të Simpoziumit “2000 vjet Krishterim në Shqipëri” etj. Por, nëse ka vështirësi për një gjë të tillë, po bëjmë shkurt një referim të disa nga ato që janë bërë:
Realizuam ndërtimin e 150 kishave të reja, restaurimin e 60 kishave monumente të kulturës dhe riparuam mbi 160 kisha të tjera. Gjithashtu ndërtuam shumë objekte për strehimin e selive metropolitane, shkollave, klinikave, atelieve, konvikteve. Me këtë vepër ndërtuese që numëron 450 ndërtesa, iu ofrua mundësi punësimi mijëra njerëzve. U përkujdesëm për arsimimin e brezit të ri të priftërinjve shqiptarë. Themeluam Akademinë Orthodhokse Theologjike dhe arsimuam e dorëzuam 3 episkopë dhe 140 klerikë të shtetësisë shqiptare. U krijua shtypshkronjë, punishte qirinjsh, punishte për punime druri, atelie të ikonografisë dhe restaurimit të ikonave, u bë një përpjekje intensive në fushën e përkthimit dhe të botimit me një gazetë mujore, revista për të rritur, fëmijë dhe të rinj dhe me dhjetëra libra. Në periudha krizash politiko-sociale në vend, ndihmuam në mbledhjen dhe shpërndarjen e mijëra tonëve ushqime, ilaçesh dhe veshmbathjeje për lehtësimin e familjeve të varfra dhe të refugjatëve. Në fushën e shëndetit, një rëndësi të veçantë ka Qendra Mjekësore Diagnostike në Tiranë, me 24 specialitete, me një personal të shkëlqyer mjekësor, me aparatura mjekësore krejtësisht moderne dhe që ka realizuar brenda dhjetëvjeçarit të parë të funksionimit të saj 900.000 vizita. Poliklinika të tjera janë hapur në Kavajë, Korçë, Lushnje dhe në Jorgucat. Në fushën e arsimit, përveç tri shkollave të mesme (dy kishtare dhe një teknike), themeluam 17 kopshte në qytete të ndryshme, 3 shkolla nëntëvjeçare dhe dy Institute të Formimit Profesional. Kur Shqipëria hapi dyert për të pritur valën e refugjatëve nga Kosova, Kisha Orthodhokse, në bashkëpunim me organizma ndërkombëtarë, zhvilloi një program të gjerë ndihme që kapërceu shumën e 12 milion dollarëve dhe kështu u ardhëm në ndihmë më tepër se 33.000 refugjatëve.
Kultivuam marrëdhënie harmonike me komunitetet e tjera fetare, duke mbështetur tolerancën fetare dhe bashkekzistencën harmonike. Kisha jonë u bë anëtare e Konferencës së Kishave Evropiane, të Këshillit Botëror të Kishave, të Konferencës botërore për Fenë dhe Paqen (World Conference on Religion and Peace), dhe është aktive si ambasadore shpirtërore e Shqipërisë në ambiente fetare ndërkombëtarë, të cilat deri tani nuk kishin kurrfarë njohje për atë. Me të gjitha këto, Kisha Orthodhokse u shfaq si një faktor shpirtëror dhe zhvillimi në Shqipëri.
Z. Frashëri e përfundon paragrafin e tij të pabazuar në histori dhe denigrues ndaj meje, duke nxjerrë nga myku i historisë ngjarje dhe ndodhi të fillimeve të shekullit të 20-të, të ndodhura para Luftës së Parë Botërore, duke propozuar veprime të dhunshme të ngjashme me ato që kanë ndodhur në atë kohë. Por për fatin e mirë, jetojmë në shekullin e 21-të, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është e formuar dhe e bashkuar, Shqipëria dhe Greqia kanë marrëdhënie harmonike. Të dy vendet bëjnë pjesë në të njëjtën aleancë, në NATO, me perspektivë që edhe Shqipëria të jetë pas pak kohe, së bashku, në Bashkimin Evropian. Në këtë mënyrë, vetëm ata sa punojnë për mirëkuptimin e ndërsjellë, bashkëpunimin sa më të ngushtë dhe ndihmën reciproke midis popujve kontribuojnë thelbësisht në progresin e rajonit tonë.

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Prof. Dr. Anastasi

Tiranë 23.9.2010


Ky shkrim u botua në “Gazeta Shqiptare”, Tiranë, e diel, 26 shtator 2010, fq.1-3
 

Vlonjati

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 24, 2010
Postime
144
Pikët
0
Përgjigje e: Reagim i Kryepiskopit Anastas pas shpifjeve te Kristo Frasherit ne media

--------------Ketu ka dicka ----Bravo Kristo Frasheri per guximin qytetar dhe intelektual qe kritikon Janullatosin-----------
--Por... ---Nga ana tjeter Kristo Frasheri duhej te fokusonte artikullin tek Parimi qe ---Kishat ortodoxe jane Autoqefale dhe jane kisha Komnbetare , ndaj ato e kane si regull te tyre qe kryetari i kishes duhet te jete me origjine etnike te vendit qe perfaqson, ne kete rast duhet te jete Shqiptar dhe jo grek----
-----Ky eshte regulli themeltar i kishes Ortodoxe ne Bote
-----------Pastaj ka dhe dicka tjeter me te cilen Kristo Frasheri e vinte me shpatulla pas murit Janullatosin-----
------Frasheri duhej te shtonte ne artikullin e tij qe -----Janullatosi duhet te largohet nga Shqiperia jo vetem per faktin qe nuk eshte shqiptar, sic e kerkon regulli i kishes ortodoxe,--por Ai eshte nje shtetas i nje shteti Armik , Greqia ---------
---Sepse pavaresisht se jemi te dy shtetet ne NATO dhe ne Europe -------Greqia mban nje ligj lufte te njeanshem kunder Shqiperise---
------Ne keto kushte qendrimi i Jnaullatosit ne krye te kishes Shqiptare behet i pamundur --sepse ai eshte nje shtetas i nje shteti ARMIK te DEKLARUAR LIGJERISHT---
-------Dhe ketu i mbyllej goja Janullatosit ---dhe pastaj Frasheri , qe eshte edhe ortodox mund te kerkonte nga Gjykata Kushtetuese ta shqyrtonte kete problem-------
--Por sidoqofte Frasheri e paska thene fjalen e tij kunder Janullatosit ,dhe Bravo i qofte-----
-----Por nje gje duhet te dijme sot eshte kohe moderne dhe duhet te flasesh me argumenta te bazuara sipas ligjeve fuqi ---
----------Po te kish bere kete do ishte shume me mire,se pastaj ua linte dopio gjashten ne dore gjykates dhe politikaneve
 

ilia spiro

V.I.P
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,260
Pikët
63
Përgjigje e: Reagim i Kryepiskopit Anastas pas shpifjeve te Kristo Frasherit ne media

--Kishat ortodoxe jane Autoqefale dhe jane kisha Komnbetare , ndaj ato e kane si regull te tyre qe kryetari i kishes duhet te jete me origjine etnike te vendit qe perfaqson, ne kete rast duhet te jete Shqiptar dhe jo grek----
Kjo nuk eshte e vertete. Nuk ekziston ndonje kanon i pergjithshem per kete. Kishat Orthodhokse e rregullojne kete çeshtje sipas interesit te tyre.


------Ne keto kushte qendrimi i Jnaullatosit ne krye te kishes Shqiptare behet i pamundur --sepse ai eshte nje shtetas i nje shteti ARMIK te DEKLARUAR LIGJERISHT---
-------Dhe ketu i mbyllej goja Janullatosit ---dhe pastaj Frasheri , qe eshte edhe ortodox mund te kerkonte nga Gjykata Kushtetuese ta shqyrtonte kete problem-------
Ne kete definicion ka 2 mangesi. Se pari nuk ekziston juridikisht ndonje koncept "shtet armik" per te cilen duhet te interesohet Kisha Orthodhokse para se te zgjedhe primatin e saj. Ligji i luftes eshte çfuqizuar qe me 1996 me traktatin e miqesise mes Shqiperise dhe Greqise, pra keto vende mund te quhen vende "mike".
Se dyti gjykata kushtetuese nuk ka pune ketu, sepse sipas Kushtetutes se Shqiperise "shteti eshte i ndare nga feja"
 

malick

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
106
Pikët
0
Përgjigje e: Reagim i Kryepiskopit Anastas pas shpifjeve te Kristo Frasherit ne media

nje pyetje kam per ty ilia spiro, po te duash mos trego se nuk i plasi askujt, ti je ortodoks shqiptar, apo je minoritar grek ne shqiperi?
Une vete jam ateist por me background ortodoks...dmth gjyshi gjyshja etj te cilet ishin analfabete.


ah se harrova, nuk i kercet askujt per mjekercapin janullaqus....e bet kte janullaqin te famshem si me qene rollingstones:p
 

ilia spiro

V.I.P
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,260
Pikët
63
Përgjigje e: Reagim i Kryepiskopit Anastas pas shpifjeve te Kristo Frasherit ne media

Habitemi se si paraqeten si dokumente të vërteta disa sajesa të shtypit

Ne besimtarët orthodhoksë të kishës “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, shprehim indinjatën tonë për intervistat e z. Kristo Frashëri rreth çështjeve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kryepiskopit tonë. Ne e kemi parë shpesh gjithë këta vjet z. Frashëri në Kryepiskopatën tonë, duke uruar përzemërsisht Fortlumturinë e Tij Anastasin me rastin e Pashkëve dhe Krishtlindjeve etj. E dinim pra, mik të tij dhe të komunitetit tonë.

Si ndodhi kjo kthesë e tij e pak ditëve më parë? Si arrin ai të deklarojë që Kryepiskopi ynë nuk është fronëzuar në kishën tonë të Ungjillëzimit, por në hotel? Mund të ndodhë kjo, dhe a ka njeri të arsyeshëm në botë që mund ta pranojë? Shumë nga ne që e firmosim këtë protestë, kemi qenë dëshmitarë okularë, pjesëmarrës në këtë eveniment, dhe habitemi që ai, një personalitet i kulturës, në vend të dënojë gjestin e ulët të disa personave, ndër ta dhe joortodokse, madje dhe deputetë - që i lejuan vetes të cënonin tolerancën ndërfetare. Brenda një tempulli të një komuniteti vëlla, merr anën e tyre dhe nxjerr nga goja gjëra kaq absurde, sikur Kryepiskopi ynë nuk qenka i ligjshëm(!). Po atëherë tërë autoritetet më të larta të shtetit kanë folur kot kur e kanë përgëzuar personalisht në vizitat e tyre, ose kur e kanë ftuar të merrte pjesë me raste solemnitetesh apo e kane nderuar me dekorata?

Habitemi se si z. Frashëri, si historian, i mban për të vlefshme dhe i paraqet si dokumente të vërteta disa sajesa të shtypit…sikur Eksarku Anastas, me të arritur në Shqipëri, madje para se të arrinte, paska komplotuar kundër vendit tonë! Një historian, sado i ri dhe i papërvojë, nuk do të guxonte të citonte një dokument, pa paraqitur njëherazi edhe burimin nga e ka marrë dhe pa e shoqëruar me një faksimile. Si është e mundur që Imzot Anastasi, shkencëtar i njohur dhe i nderuar në botë përveçse klerik, të bëhet pjesë enjë marrëveshjeje kaq qesharake siç pretendon prof. Frashëri, dhe organet tona të zbulimit të mos e kenë marrë vesh?

Prof. Frashëri pretendon të mbrojë kulturën shqiptare kur kundërshton të drejtën e Kishës tonë për të rindërtuar tempullin e saj “Shën Maria e Pazarit” në Përmet, të shkatërruar nga regjimi komunist. Ai bëhet përkrahës i gënjeshtrës se ajo kishë paska qenë djegur gjatë luftës, kur ka plot të moshuar që dëshmojnë se Kisha ka qëndruar në këmbë deri në 1960. veç kësaj regjimi komunist ka qenë i plotfuqishëm, atëherë pse të shfrytëzonte vetëm 0.7% të ndërtesës së kishës dhe jo të tërën, siç bëri dhe si e dinë të gjithë? Pastaj a e përfaqëson kulturën shqiptare dhe Naim Frashërin më mirë loja e bilardos dhe ping-pongut (me përfitues privatë), apo feja e lashtë e shqiptarëve me dymijë vjet histori?

Në fund të fundit, ne nuk habitemi për këtë qëndrim të z. Frashëri. Ai që në rini pati aderuar në ateizmin ekstrem, në moshë të pjekur ka dhënë pëlqimin për shkatërrimet e atij ateizmi në 1966 (se s’na e merr mendja të këtë guxuar të heshtë), dhe sot në pleqëri të thellë mbetet i papenduar, konseguent në ateizmin e tij duke goditur përsëri kishën dhe atë pjesë të shqiptarëve që vuajtën për besimin e tyre nga regjimi monist dhe nga elita ndihmëse e tij, pjesë e së cilës ishte dhe z. Frashëri.

Krejt inkoherent së fundi na duket paragrafi i fundit i intervistës së tij që kërkon të largojë nga Shqipëria dhe nga Kisha jonë Fortlumturinë e Tij Anastasin, duke e falënderuar për punën e tij vetëm si Eksark, një falënderim i habitshëm, që shuan me një të rënë lapsi si punën 18-vjeçare të tij si Kryepiskop, edhe të ashtuquajturin shovinizëm që i atribuon z. Frashëri gjatë tërë intervistës së tij në kohën si Eksark kohe, për të cilën ai e falënderon(!) vështirë të merret vesh prof. Frashëri.

Sahanlepiresit :
Dhimitër Topi, Anastas Dodbiba, Llazar Pjeshkazini, Joana Bagaviki, Krisavgji Kolemiço, Diana Peto, Lekë Tasi, Veronika Xhindi, Antigoni Buçka, Gjenovefa Koliçi, Tote Aliaj, Panajota Qirjaqi, Leonora Terezi, Adelina Dante, Krisulla Dhima, Spiro Sulkuqi, Katerina Gjika, Tatiana Dodbiba.
 

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,644
Pikët
0
Vendndodhja
Itali
Përgjigje e: Reagim i Kryepiskopit Anastas pas shpifjeve te Kristo Frasherit ne media

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=ApU2mfL90Ns]YouTube - Janullatos, KOASH and the greek anti-Albanian policy !! part 1
 

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,644
Pikët
0
Vendndodhja
Itali
Përgjigje e: Reagim i Kryepiskopit Anastas pas shpifjeve te Kristo Frasherit ne media

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=h5AatLS7g1A&feature=related]YouTube - The Greek church in Albania

Ti me Albon do kesh qene ketu duke thirr Anastasi ,anastasi patjeter :p
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,959
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Reagim i Kryepiskopit Anastas pas shpifjeve te Kristo Frasherit ne media

Ilia ky eshte nenforumi i shqiptareve ortodoks dhe ketu diskutohet per besimin ne Zot dhe per doktrinen biblike te ortodoksise dhe jo per besimin te Anastasi , artikujt e propagandes do hiqen , ashtu si gjithe tema , nese do te diskutosh me antaret per krishterimin ortodoks dakort .
 

Vlonjati

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 24, 2010
Postime
144
Pikët
0
Përgjigje e: Reagim i Kryepiskopit Anastas pas shpifjeve te Kristo Frasherit ne media

Kjo nuk eshte e vertete. Nuk ekziston ndonje kanon i pergjithshem per kete. Kishat Orthodhokse e rregullojne kete çeshtje sipas interesit te tyre.
--------------Ti genjen -----------Kishat ORTODOXE JANE KISHA KOMBETARE------dhe nga ana tjeter ato jane te pavarura nga njera tjetra --ndaj quhen AUTOQEFALE -------------OK ?
--------Kishat quhen AUTOQEFALE--se jane Koke me vete --- qe ta perkethejme shqip
---------Ky eshte edhe dallimi ADMINISTRATIV ndemrjet kishave ORTODOXE dhe Kishave Katolike-------------dmth --Kishat Katolike kanenje qender, qe eshte PAPA ne Rome----
--------Ndersa kishat ORTODOXE JANE AUTOQEFALE ----Kisha me drejtim te pavarurur, sepse jane kisha kombetare-----

-Te gjitha kishat Lindore jane kisha KOMBETARE-----------

---Nuk ka asnje rast ne EVROPEN LINDORE qe kishat Ortodoxe te mos jene KOMBETARE-------
--Dhe natyrisht Kishat Ortodoxe kane nje qender ne Stamboll--------por kjo qender nuk vendos psh ne Rusi, apo Bullgari, apo Mqedoni etj te vendose Prifterinj me kombesi te ndryshme nga ato te shtetit atje ---
--Ajo qender eshte me teper nje qender formale dhe vetme grekt e degjojne ate, se ajo i sherben vetme grekve, --ruset as e degjojne fare ate
-----------Ndaj mos kundershto kot---PER GJERA QE DIHEN BOTERISHT qe KISHAT ORTODOXE JANE KISHA KOMBETARE------ ok? ----- Se ndryshe duket qe bene propagande greku




Ne kete definicion ka 2 mangesi. Se pari nuk ekziston juridikisht ndonje koncept "shtet armik" per te cilen duhet te interesohet Kisha Orthodhokse para se te zgjedhe primatin e saj. Ligji i luftes eshte çfuqizuar qe me 1996 me traktatin e miqesise mes Shqiperise dhe Greqise, pra keto vende mund te quhen vende "mike".
Se dyti gjykata kushtetuese nuk ka pune ketu, sepse sipas Kushtetutes se Shqiperise "shteti eshte i ndare nga feja"
---------- Ti prape po genjen---------Por menyra si genjen ti me fyen intelektin e my A** ---
------Koncepti i shtetit armik juridikisht existon ---dhe qe t a mesosh ti ja si existon :------

----Nje shtet vendos te quaj nje shtet tjeter armik, kur PARLAMENTI I KETIJ VENDI ( qe eshte REPUBLIKE PARLAMENTARE , Greqia eshte Republike ) MIRATON ME SHUMICE PARLAMENTERA nje LIGJ LUFTE kundrejt vendit qe synon ta quaje shtet armik---------ok?-

Ne kete rast, Greqia e miratoi Ligjin e Luftes ne kohen kur u Godit nga ITALIA , me shakkaun se e sulmoi Shqiperia , sepse sulmi erdhi nga toka shqiptare----Por ata palaco benin sikur haronin qe Shiqpeira ishte e pushtuar, dhe kur nje shtet esht i pushtuar ai nuk existon juridikisht, sepse nuk ka nje exekutiv te tijin ------Mirpo Greket shfrytezuan rastin, ne menrye qe ta perdornin Ligjin e luftes me vone, me synim per pushtuar jugun tone, dhe ata goditenme vone ne 1949, por Enveri ua theu hundet
-
--Kur erdhi ENVERI ligji i luftes me grekun u hoq nga fuqia exekutive nga Papandreu ne vitet 70, si pasoje e presionit te ENVERIT---Dhe Ppandreu ishte pakez pro shqiptar, sepse ai e coi ligjin edhe ne PARLAMENT --QE LIGJI TE ANULLOHEJ DHE TE SHFUQIZOHEJ TOTALISHT--
----------Por Parlamenti grek , nuk e shfuqizoi ligjin --So, ligji eshte akoma ne fuqi ,sepse eshte i miratuar nga parlamenti dhe PAPANDREU VETEM SA E HOQI NGA FLETORJA ZYRTARE E QEVERISE GREKE --
------Por kjo eshte nje dicka e vogel teknike, sepse LIGJI EXISTON ---DHE NE RAST LUFTE:--- NE NJE REPUBLIKE PARLAMNETARE , ESHTE PARLAMENTI AI QE VENDOS per tu futur ne lufte---
-sepse PARLAMENTI SHPREH VULLNETIN E POPULLIT-----ok?-

-------Ndaj ne jemi i vetmi SHTET NE BOTE NEN PESHEN E NJE LIGJI LUFTE nga nje shtet i EU----
----Kjo eshte gjeja me skandaloze , qe keta politikanet tane nuk duan ta perdorin kete fakt dikretitues kunder Greqise
---
-------Traktati i miqesise ne 1996 qe thua ti--eshte nje TRAKTAT MIDIS QEVERIVE -------- dhe nuk eshte vendim parlamenti as i Shqiperise dhe as i Greqise ----ok ?

---Dhe sa per ate te Gjykates kushtetuese ---
---------Ajo qe thua ti qe s'ka pune gjykata KUSHTETUESE -- eshte nje PISLLEK QESHARAK I DHJAKO0NAREVE TE JANULLATOSIT ---- qe te vjen per te vjelle nga menyra shume vulgare dhe e neveritshme se si e argumentojne teorine e tyre te peshtir ----

-------SEPSE ----------Ne cdo lloj shteti te koehes se stome moderne ---
----eshte GJYKATA KUSHTETUESE ---E AJO QE VENDOS NESE DICKA ESHTE JURIDKISHT E PRANAUESHME APO JO ------Kjo eshte e panegociueshme ---Por minjte eJanullatosit kapen tek neni 10 i kushtetues qe beri Godo, e megjithate GJYKATA KUSHTETUESE EDHE ATE NEN PO TE DOJE E CON PER NDRYSHIM NE PARLAMENT--Si dhe ka per detyre ta itnerpretoje ate nen ne driten e ADMINISTRIMIT KOMBETAR QE KANE KISHAT ORTODOXE KUDO NE BOTE
-
---------Nuk ka asnje ceshtje te nje shteti ,ne kete bote moderne qe :___kur ka dicka konfliktuale me KUSHTETUSHMERINE , TE MOS FUTET GJYKATA KUSHETUESE ---
-----Te thuash te kunderten ne kete rast --do te thote se:
ose je DEFICENT I GRADES SE FUNDIT...
--ose je pjese e asaj ANTIKUSHTETUTESHMERIE qe perfaqson ai Mjekroshi me rason e tij si byth kusie--------\
----Dhe NE KETE RAST duhesh larguar nga FORUMET SHQIPTARE ------------Jo se je ndonje bythe e zgjuar , por se eshte nje humbje kohe te flasesh me dike qe eshte .nje Perfaqsues i ARMIQESISE ME PRIMITIVE TE MUND, ESHME SOT, sepse njerez te tille jane njerez qe kane AXHENDE Armniqesore ---Dhe me armikun Bizantin nuk bisedohet sepse ai eshte njeri fanatik ne armiqesine e tij, Me te bisedohet vetem me gjuhen e armes--OK?
 

ilia spiro

V.I.P
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,260
Pikët
63
Përgjigje e: Reagim i Kryepiskopit Anastas pas shpifjeve te Kristo Frasherit ne media

Ilia ky eshte nenforumi i shqiptareve ortodoks dhe ketu diskutohet per besimin ne Zot dhe per doktrinen biblike te ortodoksise dhe jo per besimin te Anastasi , artikujt e propagandes do hiqen , ashtu si gjithe tema , nese do te diskutosh me antaret per krishterimin ortodoks dakort .
Daniel, neqoftese ke hapur nje forum orthodhoks, ti nuk ke te drejte te me tregosh mua se per cfare do te flas. Nese e ke vene sa per te lare gojen atehere dakord, une po iki nga forumi. Une po flas ne forumin tim, duke u bere zedhenes i mijera orthodhokseve shqiptare qe u ngriten ne mbrojtje te Kryepiskopit, qe per ne orthodhokset perfaqeson vete Kishen.
Pra, une do te vazhdoj te flas ne kete forum (jo jashte tij) dhe asgje nuk mund te me konsiderohet si propagande.
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,959
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Shpifje te Kryepeshkopit Anastas pas reagimit te Kristo Frasherit ne med

Ilia Zoti ne ortodoksi nuk eshte Anastasi prandaj çdo here qe do merresh me punet e Anastaserve do te fshihen postimet , nese do shkruaj per doktrinen e krishtere qe eshte me baze nga Bibla nese nuk do atehere propaganda dhe idhujtaria s'ka vend ne nje forum besimtaresh .

Ne kete nenforum liber i shenjte eshte Bibla

Mateu kapitulli 23


10
As mos lejoni që t`ju quajnë udhëheqës, sepse vetëm një është udhëheqësi juaj: Krishti.

11
Dhe më i madhi prej jush le të jetë shërbëtori juaj.

12
Sepse kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet.

13
Por mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse mbyllni mbretërinë e qiejve para njerëzve; sepse as ju nuk hyni, as nuk i lini të hyjnë ata që janë për të hyrë.
 

ilia spiro

V.I.P
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,260
Pikët
63
Përgjigje e: Shpifje te Kryepeshkopit Anastas pas reagimit te Kristo Frasherit ne med

Po mire daniel, pavaresisht te gjithave, si ka mundesi qe ti te luash rolin e diktatorit (jo te moderatorit), duke arritur deri aty sa te ndryshosh titullin e temes siç te pelqen ty dhe duke futur shprehjen "sahanlepiresit". Kjo duhet te jete rast unikal ne bote. Fare mire mund te kishe hequr temen duke dhene sqarimet perkatese, qofshin keto te gabuara. Ti mund te kesh ndryshuar edhe fjale te tjera ne tekst, une s`kam ndermend te lexoj, deri sa ti ke arritur ne kete pike, gjithcka mund te pritet prej teje.
Te qofte puna e mbare, z. "moderator"!
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,959
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Shpifje te Kryepeshkopit Anastas pas reagimit te Kristo Frasherit ne med

Mos u merzit Ilia , se ti tekstin qe solle nuk e ke shkruar vete po e ke bere copy/past , keshtu qe nje shaka e vogel eshte , ta thashe qe eshte material propagandistik per lavdine e Anastasit , pra ti kerkon qe ne te adhurojme nje njeri dhe jo ZOTIN , ti je idhujtar dhe Zoti eshte nje Perendi Xheloz , nese ti je i krishtere duhet ta dish kete , hera e fundit qe ve materiale per idhujtarine ndaj nje greku .

Shko kerko Zotin me mire e shkruaj mesime Biblike nese do . Ne te kundert horrlleqet qe sjell do marrin ate qe meritojne , dhe kete here nuk do loz me propaganden tende po do e hedh ne kosh .

Zoti te udhezofte !
 
Status
Temë e mbyllur.
Top