• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shprehni ndjenjat e momentit me nje poezi!

The ICEman

I never lose. I either win or learn.
Anëtar
Mar 28, 2019
Postime
5,945
Pikët
113
DY BUZË...
Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m'i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.
- Migjeni

He fridushh , si te duket 😎😎😂
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
35,817
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
TI BUZENDRITUR NE STOLI

Nër ato male shtat-mëdhaja,
Nër ata pyje me fshehtësi,
N’ato mburima lozonjare,
N’ata shkëmbenj plot llaftari;
Ku fryn një erë pastërtije,
E vetëtin një bukuri,
E ritet malli posi deti,
E ndizet zemëra në gji;

Ku nuku duket asnjeri,
Ku vemi shpesh veç un’e ti
Ku djeg si zjarr, moj dashuri!
Ku ndrin si yll, moj perëndi.

- Lasgush Poradeci
 

En-nisa

First
Anëtar
May 8, 2020
Postime
1,526
Pikët
113
Vendndodhja
Shqipëri
...Si na largoj aq shpejt

Nat’ e nxirosur,

Dhe s’mbetmë krejt-e-krejt

Ngrirë e ngurosur!



Ngurosur që të dy

Përgjithëmonë,

Me shpirtin t’onë aty,

Me trupin t’onë!



O ndarje! Pështjellim!

Pishtar i shuar!

O Kamadeva im

Shigjetë-helmuar:

Fragment nga "Kamadeva e dashurisë"
Lasgush Poradeci
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
35,817
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
NJE ORE LUMTURIE

Hena ndrinte porsi argjent
Kur nde kopshtije bashke vinim
Dhe me doren mbi krahun tend
Te ndihnja mbi bar te rrinim.

Ah, sa embelsire ndjeva
Kur doren ma zgjate
Atthere fare me s'e msheva
Miredashjen zemres sate.

Lulet na çonin nje ere
Shume te embel e te pelqyer
Edhe zefiret nga here
Na kujtonin pa kursyer.

Rrezet qe na pergezonin
Kur ishim te perqafuar
Dashurine na e shtonin
Me nje mall te pa rrefyer.

Sa fjal' t'mbla me thoshe
Kur perkedheleshim te dy
Dhe me syçkat bukuroshe
Me benje te mos ndahem nga ty.

Po dyshimi nuk me linte
te te besonj se ti me do
Si hena qe rrezet mshifte
Dhe i çonte ku desh ajo.

Veç athere kupetova
Se je zemer plot meshire
Dhe veten time e ngrova
Kur me puthe me deshire.

- Asdreni
 
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
3,253
Pikët
113
Vendndodhja
Diku!
Ti po vjen që prej së largu magji-plotë e dal-ngadal.
Ti po vjen që prej së largu dyke shkitur mbi lendina.
Nënë thëmbërzat e tua përgëzohet trendelina,
Shtrihet luleja mitare e zembakut qe t’ u fal.

E si shkon me hap te matur, më pushton një dhëmshuri:
Do të tretem të kullohem në kalim të këmbes s’ ate,
T’ i pushtoi i llaftaruar ato hapëza mëkate
Ndaj kalon mbi tufë lulesh madhërisht si yll i ri.

Dhe të qaj me mall të rëndë poshtë teje pa pushim,
Poshtë fillit të poleskës ku do shkeli kamba jote.
Të të shtroj nga dhëmbja ime një cudi prej pikash lote,
Një pluhurë të përvajshme vetëm dhëmbj’ e dëshirim.

Të m’ a shkelish hije- letë ! të m’ a shkelish mes për mes !
Të të shoh si më lekundesh me sy fjetur e fatuar,
Brënda lotëve të mija të të shoh të pasqyruar,
E pastaj le të venitem, le të hesht e le të vdes.

L.P
 

L0v3rm4n

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2019
Postime
542
Pikët
93
Poezi e ditëve kur s'du me ia ditë për ty



Kur duheshim
shkruaja për ty poezi dashurie,
pastaj u grindëm
e shkrujta poezi me grindje
e kur u mërzitëm
shkruajta poezi me trishtim,
me lot e paisje tjera si këto.



Por sot, që as duhemi
as grindemi,
s'di si quhet poezia jeme...
E gjeta!
Poezi e ditëve kur s'du me ia ditë për ty
kështu i bjen me ken.
Ndërkohë këtu filloi prapë shi,
ti kushedi me kë flet,
kushedi kë pyet si e kaloi ditën,
kushedi kujt i tregon për muzikën,
me kë do pish kafen nesër?
Ma thuj,
jo se më intereson,
por sa me pasë diçka për poezi.
Ma thuj, por pa fjalë
se ne s'flasim,
po ti ma thuj
ku ishe sot
dje
si je veshë
kush t'ka ba me qeshë,
se kur ti qesh
dukesh sikur ia ke lexu Zotit ditarin
kur ti qesh
i bjen pika
t'keqes.

Më thuj kur flen,
zgjohesh,
kur del,
vjen,
më fol per shoqet,
s'po të kerkoj shumë.
Disa gjana sa me shkru ktë poezi,
të ditëve që s'du me ia ditë për ty.




Kushedi kush të ka thanë je e bukur
se ka gjithfarë njerëzish,
por m'beso,
rrejnë të gjithë
bajne sikur të dojnë,
por jo sa unë,
jo si unë
pastaj ata nuk dine me t'shkru poezi.
Kraja asht i vjetër,
Rreshpja ka vdekë,
Migjeni po ashtu...
s'ka ma poet
nuk shkrun askush ma për ty
e ke kot
askush
as unë.

Tesh qe s'grindemi
e s'duhemi,
tesh që me indiferencën ma të madhe
shkruj poezi,
që s'dojnë me ia ditë për ty
A ke hangër darkë?

K.kojashi
 
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
3,253
Pikët
113
Vendndodhja
Diku!
Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…
Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh…
Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë…
Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë…
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë…
Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton…
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të rënda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos kij asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
dhe NJERI do të jesh, o biri im!
R.Kipling
 
Top