• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shprehni ndjenjat e momentit me nje poezi!

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
19,537
Pikët
113
E kapi veshi, gjuhën mat
Me fjalë të rënda pa llogjikë
E nuk i foli për kohë të gjatë
Filloj prej saj të kishte frikë.

Gjuha , si gjuhë , një ditë s'duroj
Çohet i thotë: - përse s'më flet?
Por veshi bëri sikur s'dëgjoj
- Hej zot i madh , akoma pyet!

- Ne do pajtohemi, apo jo ?
Filloj ajo t'i servilosej
- Nuk e kuptoj , përse nuk do?
Bënte sikur alivanosej.

- Të siguroj , nuk qenë të miat
- A mund t'i them unë ato fjalë?
- Unë posedoj të gjithë të mirat
- Nga gjuhë tjetër mund të kenë dalë!

- Atëherë unë qënkam i paaftë
- Këtë po pretendon të thuash?
- Dil prej këtu, menjëherë jashtë
- Edhe më pas folë sa të duash!

- Kur t'i dëgjosh fjalët që thua
- Edhe prej tyre të turpërohesh
- Vetëm atëherë flet ti me mua
- As mos guxo të më afrohesh!
A. D
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
19,537
Pikët
113
Një gisht u zgjat mbi buzët e mia
Mbi buzët e mia nga puthjet gjak
Një gisht që më pengonte fjalët
Frymën, lumturinë ma ndalonte pa shkak..
 
Cepi i parajsës ngjethshëm po ikte
Mbi xhama avujsh puthjesh-plotë
Një stinë e mykur pa ngjyra vinte
Me diell të ngrirë e sytë lotë.
 
Më thoshte se ne do ndaheshin të qetë,
Ashtu, pa britma pasionesh kushedi
Nuk vdiste kurrë dashuria e vërtetë
Dikur, diku mund të takoheshim përsëri..
 
Habia e qetësisë që grisej kështu,
Prej derës së hekurt që duhej të hapja,
Mrekullinë e një dhome harruar diku...
Në periferi të dëshpërimit po mbartja
 
E thellë plaga e ndarjes po hapej
Tragjike njohja, dashuria, gjithçka,
Zemra qe lënduar sa mund të ndalte
Dhe vdekja të mbinte papritur,.. hata!.
 
Vështrimin e saj dritëhëne shihja
Përcjellës, e ndjekës, tragjik, sy-lotë
Më lutej të ikja, të ikja, të ikja
Në takim me vetminë time të ftohtë,
 
Dhe bosh-in e kobshëm me vete e mora
Me dritë të ndezur ike edhe ti
Një një cep të pluhurosur planeti...
U ndamë pa zë, në heshtje, gjithsesi..

MIHALLAQ QILLERI
 

Elina

V.I.P
Anëtar
Feb 4, 2013
Postime
2,345
Pikët
113
Vendndodhja
Ne lotin e gezimit.
Mendimi,
Të lodh e shplodh në një kohë,
Të shëron e sëmur, pa e ditur,
Të djeg, të ushqen a të ngroh,
Të vjen, të troket pa e pritur.

Të njeh dhe të rrit pa u ndierë,
Të mbush e shpie ku s‘ke qenë,
Të pushton, të lëkund të hap derë,
Dhe përgjigjet për gjithçka ke thënë.

„ Mendimi „ © Alma Papamihali
 

shoku_tanku

patriot
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
21,019
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Buzet e mia puthin gota
Kristal i akullt,here i ciflosur
Ne leng acidi plaga s've dot kore
Gjak i zi mbi buze te plasur
Si pellg nafte ne toke te shkrete
Lengu kalimthi rrjedh mbi to
E nuk e shuan dot thatesiren
Etja behet me e madhe
Gllenkat behen me te vogla
Zgjaten buzet me dhimbje
Lypin te tjera puthje
Cakersyte fiksohen ne nje pike
Te fundit pike

Dhjetor 2012
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
19,537
Pikët
113
Nuk di si ndihesh pranë syve të tjerë,
Unë kam mall e inat, lodhur nga pritja.
Do të doja të shihja vetëm njëherë,
Thjesht të puthja, a të shaja e të ikja

Ke rënë pre e të mirës, a të keqes!?
Por ty as të puth dot, e jo më të të shaj.
Se ty, të kam përtej syve, brenda vetes.
Si mund të të shoh atje, e të flas pastaj...!?
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
19,537
Pikët
113
Kam nevojë që sot të shprehem
Dhomën plotë t'a mbush me fjalë.
Si prift, murit t'i rrëfehem
E në fund ti them, më fal!

Do t'shplodh shpirtin e rënduar
Ti dëgjomë me imtësi.
Heshtja ime ka filluar
Të t'tregoj një histori!

Natë dhjetori! I ftohtë i hidhur
Në acar tërhiqja zvarrë
Shiprtin tim, duke u dridhur
Edhe zemrën në "litarë".

Për një gjest, një fjalë të bukur
Për një "mos" që gjë s' kushton.
N'egoizëm thellë i strukur
Përtej hundës nuk shikon!

Ajo iku! Unë vështroja
Kthehu kokën me ngadalë…
Pse nuk renda t'a ndaloja,
E në gjunjë t'i them më fal?

Edhe kurrë s'i thash çfarë ndjeja
Egoizmi s'më lëshonte.
Mënyrë s'gjeta t'a gënjeja,
Kërkoj ndjes, në mur unë sonte!
Bledi Ylli
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
39,647
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
SHQIPERI, O JETEGJATE

Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
mendohemi gjerë e gjatë,
ti kurrë s'prishesh, s'shkretohesh,
as drobitesh, as rrëgjohesh,
më ke gjithë bukuritë
e tëtëra mirësitë,
ke fusha me lule shumë.
lumenj të mëdhenj pa gjumë,
male të lart' e të veshura,
buzën e detit të qeshur,
Mëje dritëz në dritë
me të gjitha mirësitë.
...................................
Shqipëri, të qofsha falë,
të kam mëmë e më ke djalë.

- Naim Frasheri
 

L0v3rm4n

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2019
Postime
1,803
Pikët
113
1600631192110.png
Nuk kam qenë kurrë aq e duruar sa të marr copëzat e thyera dhe t'i ngjis me njëra-tjetrën dhe t'i them vetes se ajo që sapo ndreqa është po aq e mirë sa edhe e reja. Çfarë është thyer, është thyer- do ta mbaj mend siç ishte në fillim sesa ta rregulloj atë dhe të shikoj gjatë gjithë kohës copat e thyera.

~Margaret Mitchell~
 
Top