• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shqipëri, gjysma e buxhetit të Kuvendit për rrogat e deputetëve

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
420
Pikët
0
Deputetët shpenzojnë gjysmën e buxhetit të Kuvendit të Shqipërisë për paga, dieta dhe shërbime, raportoi të martën e përditshmja Panorama. Duke iu referuar relacionit të Kuvendit për realizimin e buxhetit të institucionit për vitin 2010, rezulton se nga fondi prej afërsisht 800 milionë lekësh në dispozicion të Kuvendit, gjysma e tyre ose afërsisht katër milionë dollarë janë përfituar nga deputetët.
Peshën më të madhe specifike e zënë përfitimet që deputetët gëzojnë nga statusi
i deputetit dhe ato përbëjnë 47 për qind të totalit të shpenzimeve.
“Këtu përfshihen përfitimet financiare për shpenzime telefoni, karburant, qera banese, honorare për pjesëmarrje në komisione, dieta për pjesëmarrje në aktivitete parlamentare si seanca plenare dhe mbledhjet e grupeve parlamentare, etj.”, thuhet në relacionin e Kuvendit.
Sa i takon dietave për udhëtimet jashtë vendit, mësohet se ato zënë 12 për qind, ndërsa shpenzimet për telefoninë fikse dhe celulare zënë rreth 8për qind. Ndërkaq sipas këtij relacioni shpenzimet për paga dhe kontribute janë realizuar në masën 94 për qind, ku 6për qind mosrealizim ka ardhur si rezultat i bojkotit të socialistëve, të cilëve u është bërë ndalesa e pjesshme e pagës për shkak të mospjesëmarrjes në aktivitetet parlamentare.
Ndërkaq, nga buxheti i shtetit Kuvendit iu akordua një fond prej 142 milionë lekësh të destinuara për investime, nga të cilat peshën kryesore e zinin rikonstruksioni I sallës së seancave plenare dhe i kryesisë së Kuvendit.

Nga telegrafi.com
 

INFINITY

Looks DO Kill
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
158
Pikët
0
Përgjigje e: Shqipëri, gjysma e buxhetit të Kuvendit për rrogat e deputetëve

Prandaj nuk ka ngelur me soj e sorrollop pa u bere deputet ne Shqiperi. Thjesht jam kurioze te di se si percaktohet buxheti per keta pseudo-deputetet tane?
 
Top