• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shqipëri: Kundërshtohet ndalimi i simboleve fetare

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë thotë se është një organizatë e pavarur që mbledh në vetvete një numër të madh teologësh myslimanë.
Me deklaratën e saj të mërkurën ajo përfshihet në debatin publik për çështjen e shamisë islame, me shkas një projektligj për arsimin parauniversitar të autoriteteve të arsimit në vend.
Përmes një letre të hapur "Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë" deklaron se shamia nuk është simbol fetar, por pjesë e identitetit të besimit mysliman.
Ata kërkojnë që të marrë fund ajo që e quajnë diskriminim ndaj këtij komuniteti, pasi sipas tyre shfaqja publike e besimit, qoftë edhe nëpërmjet veshjes, nuk duhet të trajtohet si shprehje e një ekstremizmi fetar dhe cenim i laicitetit të shtetit, por si të drejta legjitime të këtyre praktikantëve besimtarë.
Hoxhallarët e grupuar në këtë grupim të pavarur thonë se rikonfirmojnë atë që është deklaruar edhe më parë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë se, shamia nuk është një simbol fetar, por pjesë e identitetit të besimit mysliman.
Sipas tyre, ndalimi i shamisë në arsimin publik parauniversitar, jo vetëm që përjashton një kategori të rëndësishme të shoqërisë shqiptare nga e drejta e arsimimit, por ai dëshmon për përjashtimin e tyre nga jeta publike.
Mirëpo deklarata e hoxhallarëve ka shkaktuar menjëherë reagime në publik i cili, më së shumti, shprehet pro projektligjit për ndalimin e simboleve fetare në arsimin parauniversitar dhe veçmas shamisë së kokës nga vajzat myslimane.
Përveç myslimanëve, në debatin që ka lindur pas prezantimit të draftit të ri të arsimit parauniversitar janë përfshirë edhe katolikët.
Monsinjor Rrok Mirdita, ka deklaruar se ky draft nuk duhet të aprovohet pasi, sipas tij, nuk përcaktohet qartë se çfarë kihet parasysh me simbol fetar
 
Top