• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shqipëri - Loja me shaminë...!

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Nëse laicizëm do të thotë mohim i të drejtave elementare, atëherë qeveria i bie të jetë komuniste, përderisa qeveritë demokratike shërbejnë si rregullatorë për të gjitha shtresat sociale, duke iu ofruar mundësi të gjitha kategorive.

E hëne 27 Dhjetor 2010 22:45
Pa u mbushur ende një vit nga miratimi i ligjit për diskriminimin, i cili pandehu se do të mbyllte përfundimisht çështjen e shamive, Ministria e Arsimit doli me një projektligj të ri, i cili shprehimisht thekson se ndalohet ekspozimi i simboleve fetare nëpër shkollat publike.
Askush nuk e kuptoi se pse MASH doli me një projektligj të tillë. Duket se “goditja” ndaj komunitetit musliman, erdhi pasi kreu i opozitës njëkohësisht kryetari i Bashkisë Edi Rama, premtoi ngritjen e një xhamie të re në Tiranë. Shpresat se Rama do të hidhte një hap të tillë ishin tejet të vakëta, pas refuzimit që i kishte bërë disa herë idesë së ndërtimit të një xhamie të madhe. Pak e shumë, të gjithë e lidhën këtë me zgjedhjet lokale që po afrojnë, ku pesha e komunitetit musliman, pra e besimtarëve muslimanë po rritet çdo ditë e më shumë, aq sa po bëhet një faktor i rëndësishëm.
Pikërisht këtu, politika nuk nguroi të përzihej, për të “marrë në anën e saj” këtë grupim të madh votash. Berisha, i zhgënjyer nga premtimet e Ramës, ndërmori hapin tjetër, atë që në fakt bie në kundërshtim me deklarimet e tij jo vetëm në emisione televizive, por edhe në vendime qeverie e më pas në vendim Parlamenti. Cili do të jetë roli i muslimanëve këtu e tutje? A do të duhet që ky komunitet të bëjë “lëshime” për njërën palë kur në fakt, të drejtat e tij ia siguron jo vetëm Kushtetuta por edhe të gjitha ligjet e njerëzimit që janë ngritur mbi të drejtën? I ndodhur në këtë situatë, komuniteti musliman do të duhet të zgjedhë midis së majtës që premton leje për xhami dhe të djathtës që bën presione për të ndaluar vajzat me shami për të frekuentuar shkollat publike.
E gjithë beteja duket se bashkohet në një pikë: 8 majin kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale. Por, përpos kësaj, komuniteti i besimtarëve muslimanë është i indinjuar nga këto “përzierje” të herëpashershme të politikës në të drejtat dhe parimet fondamentale të Islamit, siç është rasti i shamisë, një ndër kushtet e kësaj feje. E përtej simbolit të Ministrisë së Arsimit, kur përfshihet padrejtësisht edhe shamia, duket se qëndron diçka tjetër; laicizmi i shkollës. Afatshkurtër, kjo s’është tjetër veçse një arsye banale, afatgjatë të gjithë të vdekur do të thoshte një ekonomist.
Parë në një këndvështrim laik, problemi nuk qëndron tek prania e një vajze të mbuluar në shkollë, të cilat për fat janë shembuj atje ku ndodhen, por tek vetë shamia si nocion Islam. Prania e elementëve të tillë duket se përbën problem për “laikët”, që në fund të fundit, edhe ata janë një lloj feje. Përtej kësaj, të gjithë duhet të pyesim se nga buron e drejta e “laikut” për të imponuar norma mbi shoqërinë? Këtë nuk mund të na e thotë as vetë kreu i arsimit, për të cilin argumenti i vetëm është: Shkollat publike janë laike.
Nëse laicizëm do të thotë mohim i të drejtave elementare, atëherë qeveria i bie të jetë komuniste, përderisa qeveritë demokratike shërbejnë si rregullatorë për të gjitha shtresat sociale, duke iu ofruar mundësi të gjitha kategorive. Në momentin që qeveria demokratike largohet prej kësaj filozofie, popujt demokratë dalin në rrugë për të kërkuar largimin e shtypësve të këtyre të drejtave. Muslimanët shqiptarët ndodhen përballë provës së radhës, ku largimi i vajzave me shami nga shkollat, do të thotë gjithashtu cenim i dinjitetit njerëzor. Ministria e Arsimit duhet të përgjigjet për këtë..!
 
Top