• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shqipëri: Qeveria propozon amnisti fiskale, kërkon konsensusin e opozitës

Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Qeveria shqiptare paraqiti sot dy variante të reja të amnistisë fiskale, si një përpjekje për të lehtësuar punën e bizneseve të vogla e të mëdha, duke kërkuar edhe votat e opozitës për ta miratuar së bashku në parlament. Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje opozitës socialiste që “të studiojë variantin e qeverisë, të bëjë ndryshime sipas pikëpamjeve të veta, dhe ta miratojnë së bashku amnistinë fiskale me 3/5 e votave”, siç e kërkon Kushtetuta. Ai tha që “nëse opozita nuk i bashkohet amnistisë konsensuale, atëherë qeveria do të bëjë një falje borxhesh me një ligj me shumicën e thjeshtë të votave”. Sipas tij, “amnistia fiskale do të përjashtojë bizneset e lidhura me pushtetarë dhe ish- pushtetarë dhe së dyti amnistia do të parandalojë pastrimin e parave krimimale nga trafiqet dhe droga”.
Projekti i qeverisë parashikon amnisti dhe falje të plotë të borxheve, gjobat dhe taksave të vjetra për biznesin e vogël. Projekti synon me këtë aministi që të goditet korrupsioni dhe që bizneset, pasi të çlirohen nga gjobat, të deklarojnë punëtorët që punojnë në të zezë, dhe të fillojnë nga zero të paguajnë taksat rregullisht. Biznesi i vogël clirohet plotësisht nga detyrimet, sipas këtij projekti, sepse është gjeneratori kryesor i punësimit dhe zë 80 për qind të bizneseve të vendit. Studimi ka nxjerrë në dritë faktin që biznesi i vogël është edhe më vitali krahasuar me të tjerët dhe forcohet përherë e më shumë sa herë i janë ulur taksat apo i falen borxhet.
Ideja për një amnisti fiskale të përmasave të mëdha po diskutohet në Shqiprëi qysh prej 2000. Ka më shumë se 10 vjet që ekspertët po përpiqen të gjejnë një rrugëdalje për tregjet e bllokuara nga pronat e palegalizuara dhe nga paratë e mbledhura pa ndonjë origjinë të qartë biznesi. Sipas të dhënave të fundit për këtë temë, mendohet se janë mbi 10 miliardë dollarë pasuritë e palegalizuara e të ngurtësuara në ndërtime apo forma të tjera, që nuk paguajnë taksa, dhe rreth 2 miliardë euro të tjera fatura të prapambetura të një morie detyrimesh fiskale që bizneset e mëdha nuk ia shlyejnë shtetit, sepse nuk kanë dokuemtacion të rregullt për origjinën e tyre.
Specialistët e ekonomisë e kanë parë gjithnjë me optimizëm të përmbajtur amnistinë fiskale si një mënyrë që do të clirojë tregjet dhe do të zhvillojë ekonominë. Por nga ana tjetër, kanë shqetësimin se nën vellon e aministisë biznese të ndryshme mund të legalizojnë veprimtari të parregullta, madje një pjesë e tyre mund të përpiqen të pastrojnë paratë pa origjinë të qartë.

Burimi:http://www.voanews.com/albanian/news/Qeveria-propozoi-amnisti-fiskale-dhe-kerkoi-konsensusin-e-opozites-117649138.html
 

Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Miliona dollarë çlirohen nga amnistia fiskale

Tiranë – “Nga legalizimi i aseteve pritet të çlirohen 15-20 miliardë euro”, theksoi të premten kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka.

"I kemi kërkuar ministrisë së Financave që tarifat që duhet të aplikohen për amnistinë fiskale duhet të kenë jo më shumë se 5 %, ndërsa për legalizimin e aseteve kërkojmë me forcë, aplikimin e një takse jo më shumë se 2-3 %", ka deklaruar Jaka.

Në këtë kontekst, ai i kërkoi partive politike që të angazhohen për të miratuar ligjin për amnistinë fiskale, i cili kërkon shumicë të theksuar në Parlament.

"I kemi bërë thirrje gjithë forcave politike të jenë pjesë e ligjit për amnistinë fiskale duke e konsideruar atë jo si një ligj faljeje, por si një ligj për legalizimin e aseteve", tha Jaka. Sipas tij, biznesi e konsideron amnistinë fiskale si "një paketë të domosdoshme për ekonominë e vendit dhe sipërmarrjen shqiptare".

Për këtë qrsye, ai tha se "kjo reformë duhet të trajtohet si një platformë dhe jo si një proces". "DHTI në bashkëpunimn edhe me përfaqësitë e tjera është gati për të dhënë mendimet dhe se ç'farë këtë amnisti e bën më efikas dhe produktiv", deklaroi Jaka. /Start/

Burimi: http://www.gazetastart.com/lajme/Ekonomia/33379/
 

Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Qarqet politike dhe ato të biznesit në Shqipëri nisin debatet mbi projektin e amnisti

Qeveria shqiptare nisi sot konsultimet me qarqet e biznesit dhe grupet e interesuara për projektin e amnistisë fiskale.

Ministri i financave, Ridvan Bode, deklaroi në një tryezë me përfaqësues të biznesit dhe organizatave të tyre se “aministia fiskale synon të forcojë besimin mes konsumatorit, komunitetit të biznesit dhe qeverisë në fazën e post-krizës ekonomike globale dhe ringritjes ekonomike”.

Ai tha se besonte që “amnistia do të mobilizojë fonde të konsiderueshme dhe do të nxitë bizneset që të investojnë në fusha të ndryshme”. Zoti Bode thotë se “projekti është i hapur për sugjerime mbi listën e bizneseve që do të përfitojnë dhe garancitë që ato do të japin se nuk do të dalin më debitorë”. Sipas tij, kërkesat kryesore të qeverisë janë që të mos amnistohen ato pasuri që preken nga ligji antimafia, dhe ato pasuri që nuk janë deklaruar në pasuritë e zyrtarëve.

Nga ana tjetër, opozita socialiste bëri komente të matura mbi propozimin e qeverisë për këtë amnisti dhe për ftesën që opozita të bashkojë votat pro projekt-ligjit që duhet të marrë 3/5 e votave të parlamentit. Deputeti socialist në komisionin parlamentar të ekonomisë, Arben Malaj, thotë se “amnistia fiskale nuk është një zgjidhje magjike e problemeve të shumta që ka sot ekonomia shqiptare”. Zoti Malaj tha se “një amnisti fiskale në prag fushate zgjedhore themelon një precedent politik dhe rrit presionet negative për amnisti në çdo prag fushate”.

Zoti Malaj tha se “projekti për amnisti rrit pritshmëritë negative për amnisti fiskale periodike dhe nuk i nxit bizneset që të zbatojnë ligjin e të jenë të rregullta me detyrimet shtetërore”. Deputeti socialist tha që “nëse bëhet një amnisti, ajo duhet bërë në transparencë të plotë dhe në asistencë të ngushtë me institucionet ndërkombëtare, në mënyrë që duke këshilluar detaje për amnistinë, ata të certifikojnë versionin e duhur të amnistisë për Shqipërinë”.

Kjo është hera e parë që qeveria ndërmerr një nismë për amnisti fiskale, sepse herë pas here gjatë tranzicionit janë ndërmarrë vetëm falje të pjesshme borxhesh dhe gjobash.

http://www.voanews.com/albanian/news/Qarqet-politike-dhe-ato-te-biznesit-ne-Shqiperi-nisin-debatet-mbi-projektin-e-amnistise-fiskale-3-18-2011-118248469.html
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipëri: Qeveria propozon amnisti fiskale, kërkon konsensusin e opozitë

"Ne nje trasparence" gje qe nuk e ben asnjeri..
Pastaj e gjithe kjo behet qe ato qe nuk Kane paguar deri dje te falen, por me kusht qe: Qe sot e tutje t'i paguajne edhe qindarken e fundit shtetit..ku shumica biznesmeneve nuk fitojne ate qe duan..S'besoj se ndonjeri do "denoncoj" biznesin e vet pa leje..
 

Esther

∞∞∞∞∞∞
Staff member
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
6,642
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipëri: Qeveria propozon amnisti fiskale, kërkon konsensusin e opozitë

Ka disa gjera qe nuk shkojne me kete te ashtuquajturen amnisti fiskale:

1- Po behet ne prag zgjedhjesh dhe dihet arsyeja kryesore qe po behet pikerisht tani. Ne Shqiperi eshte bere e udhes kjo qe qeverite ofrojne gjera te tilla vetem ne prag zgjedhjesh dhe kuptohet qe keto fushata qe ndermerren jane teper gjysmake. Te njejten gje ben para dy vjetesh kur prene shiritin per rrugen dhe tunelet qe ben per te lidhur Shqiperine me Kosoven dhe dihet nga te gjithe se ne cfare gjendje te shkretuar gjendet kjo rruge tani dhe ato tunele qe po bien. Per te mos dale nga tema, e permenda kete gje per te treguar qe edhe kjo amnesti fiskale, nqs aprovohet, thjesht do zbatohet ne disa raste sa te fitohen zgjedhjet dhe pastaj do harrohet.

2- Permendin qe ne kete amnesti nuk do te perfshihen bizneset e lidhura me zyrtare. E si do ta zbulojne ata kete gje kur zyrtaret bizneset nuk i kane ne emrin e tyre se nuk jane budallenj, por krijojne kompani fantazma thjesht qe te mos zbulohet kush qendron mbas atij biznesi?

3- Duke bere kete gje a nuk e kuptojne qe ata po i nxisin pronaret e ketyre biznese te vazhdojne te mos-zbatojne ligjin pasi e dine qe ne zgjedhjet e tjera, kushdo qe eshte ne pushtet do beje te njejten gje per te fituar votat e tyre?
 

Esther

∞∞∞∞∞∞
Staff member
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
6,642
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipëri: Qeveria propozon amnisti fiskale, kërkon konsensusin e opozitë

Amnistia fiskale, biznesi kërkon më shumë kohë

2011-04-02 Ard Kola

Mblidhen në forum ekspertët e ekonomisë vendase, debat për garancitë ligjore

Nga ekspertët dhe përfaqësuesit e biznesit kërkohet më shumë kohë për të hartuar një ligj të zbatueshëm dhe me garancitë e nevojshme ligjore. “Biznes Albania” ka organizuar dje një tryezë ekspertësh për amnistinë fiskale me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësuesve të Ministrisë së Financave dhe të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si dhe ekspertëve të fushës fiskale. “Kërkohet më shumë kohë nga ekspertët dhe përfaqësuesit e biznesit për të hartuar një ligj të zbatueshëm dhe me garancitë e nevojshme ligjore”, deklaruan dje përfaqësuesit e biznesit. Ndërkohë “biznesi i bën thirrje opozitës të bëhet pjesë e diskutimit dhe debatit profesional për projektligjin e amnistisë, dhe të votojë për miratimin e tij”.

Në fillim të këtij takimi, presidenti i “Biznes Albania”, Luan Bregasi, tha se “nëpërmjet këtij projektligji, biznesi dhe individët mbyllin përfundimisht një kapitull të një angazhimi, pse jo edhe problematik dhe kërkojnë të rregullojnë pozicionet fiskale të sipërmarrjeve të tyre, që do të thotë pozicionim me dëshirë dhe vetëdeklarim të bilanceve reale, aktiveve, kapitaleve, riatdhesim i të mirave materiale. Ai shtoi se “duhet të ketë gjithë garancitë ligjore, çka kërkon edhe angazhimin e opozitës për ta votuar këtë projektligj”. Ndërkohë si një ligj që nuk bëhet gjithmonë, ai duhet ‘pjekur’, sigurisht pa u ‘djegur’, që do të thotë se qeveria duhet t’i lërë kohë biznesit për t’u njohur e për të dhënë mendime dhe sigurisht dhe kohën e nevojshme për ta kaluar në këshillin konsultativ të biznesit, para se ai të kalojë në Parlament”. Më pas, kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, është ndalur konkretisht në propozimet e institucionit që përfaqëson, dhe ka bërë të njohura ndryshimet ligjore që kërkon kjo dhomë, para se ligji të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, në fjalën e tij ka theksuar se kjo është një reformë e mbështetur nga të dyja forcat kryesore politike të vendit. Malaj ka nënvizuar ndërkohë se momenti në të cilin është hapur ky debat e ngarkon negativisht diskutimin profesional e shkencor dhe nuk do të japë produktin e mirëpritur. Deputeti socialist nënvizoi se “formulimi i politikave fiskale duhet të zbresë nga qëndrimet partiake” dhe se në prag të një fushate elektorale, “rritet presioni për politika populiste”. Malaj kërkoi që amnistia fiskale, si një reformë kombëtare me impakt pozitiv afatgjatë, të harmonizojë më mirë ekspertizat vendase dhe ato të huaja dhe nënvizoi me këtë rast kapacitetet e rritura të sipërmarrjes shqiptare dhe të botës akademike për ta bërë një gjë të tillë.

Sherefedin Shehu, deputet i Partisë Demokratike, u ndal në një problem delikat që ka të bëjë me ndërmarrjen e amnistisë. Shehu theksoi se ka disa pyetje që mund të bëhen në këtë rast, siç është për shembull pyetja se “si do të ndihen ata që nuk përfitojnë nga ligji i amnistisë fiskale?”. Ai theksoi se qeveria shqiptare ka përgjegjësi të konsiderojë të gjithë aktorët. Deputeti demokrat u ndal më pas në terma konkretë të projektligjit, si ato të vlerësimit kontabël dhe të garancive, sidomos për tatimet e papaguara, duke debatuar me të tjerë të pranishëm në këtë tryezë. Rektori i Universitetit Mesdhetar të Tiranës, ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli, duke kërkuar që përfaqësuesit e qeverisë, më shumë të dëgjonin se sa të flisnin në këtë takim, shtroi disa pyetje që kishin të bënin sidomos me konsensusin e kërkuar nga opozita për miratimin ligjor të këtij drafti. Ai tha se nevojitet vërtet një konsensus i gjerë, i cili përfshin jo vetëm politikën, por edhe biznesin dhe qytetarët. Angjeli rreshtoi tri arsye të dukshme për konsensusin e kërkuar, duke filluar nga koha e pamjaftueshme për opozitën politike, nga transparenca e qeverisë për këtë akt, dhe sidomos nga mungesa e një pakete të gjerë e të plotë ligjore e nënligjore që duhet të shoqërojë këtë draft. Angjeli i kërkoi autorëve të projektligjit të tregojnë se cili është efekti ekonomik i ligjit të amnistisë fiskale. Eksperti Agim Binaj, përfaqësues i Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, tha mes të tjerash se çdo vit, ekonomia shqiptare humbet rreth 1 miliard euro nga evazioni fiskal, por ai pyeti se cili është treguesi kosto-përfitim nga miratimi i këtij ligji. Binaj argumentoi në mënyrë profesionale se tarifat e amnistisë nuk mund të jenë më të larta se 1.5 deri në 5% dhe se ligji i ri nuk duhet të ligjërojë hajdutërinë ose fshehjen e të ardhurave. Kurse Ervin Bushati, sekretar në Këshillin e Ekonomisë së Partinë Socialiste kërkoi formalizimin e ekonomisë shqiptare, përpara se sa të ndërmerret akti i amnistimit. Ai tha se edhe si ekonomist, edhe si politikan, kushdo të donte që t’i hapte rrugë këtij ligji, duhej më përpara një përpjekje për të pasur shtetin ligjor, si garant të ekonomisë shqiptare.

Në përfundim, Alfred Rushaj, zëvendësministër i Financave dhe Eno Bozdo, zëvendësministër i METE-s, dhanë shpjegimet lidhur me pyetjet dhe problemet e ngritura dhe kërkuan bashkërisht që sipërmarrja shqiptare të bashkëpunojë me qeverinë dhe Parlamentin duke draftuar propozimet e saj për këtë ligj të rëndësishëm.

Deklaratat

Deputeti socialist Arben Ahmetaj theksoi se Partia Socialiste nuk ka qenë dhe nuk është kundër një amnistie fiskale. Kjo forcë politike e shikon transparencën e procesit si një element të rëndësishëm. Ahmetaj kërkoi që drafti të ketë kohën e duhur në dispozicion për t’u diskutuar e debatuar mes grupeve të ndryshme të interesit dhe solli si shembull rastin italian, ku biznesi debatoi për një ligj të tillë për rreth 22 muaj.

Sybi Hida, deputet i Partisë Demokratike por edhe një ekspert i njohur i kësaj fushe, analizoi disa nga nenet e këtij projekti dhe tha se e mbështeste amnistinë fiskale jo thjesht si deputet, por si ekspert dhe si një tregues për përmirësimin e eficiencës ekonomike të vendit. “Nuk mendoj se drafti përbën ndonjë element për përfitime politike, por ai mund të ketë edhe kosto politike, po të mendosh se ka njerëz që për 20 vjet kanë paguar rregullisht taksat dhe tatimet”, tha në fjalën e tij Hida. Ai kërkoi që personat që do të deklarojnë dhe përfitojnë nga amnistia fiskale nuk duhet të jenë më subjekt i kontrollit të administratës tatimore. “Në lidhje me tarifat mund të ketë debate dhe është e vështirë të gjesh një normë tarifimi fikse, por kjo mund të diskutohet”, - tha në përfundim deputeti demokrat.

Zef Preçi, drejtor (ACER) Kreu ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) tha se amnistinë e sheh si një rast për të përmirësuar klimën e biznesit në vend, posaçërisht marrëdhëniet e administratës fiskale në komunitetin e biznesit dhe kërkoi që hartuesit e draftit të tërheqin mendime dhe opinione, pa e deklaruar si një problem të zgjidhur që kërkon vetëm procedura normale votimi në parlament. Preçi foli më pas për disa dobësi në draftin e paraqitur dhe kërkoi që Ministria e Financave të publikojë të dhëna lidhur me përmasat e evazionit fiskal, që do të ishin subjekt i amnistisë fiskale, qoftë në formën e kapitaleve, apo edhe në formën e aseteve, që nuk trajtohen në këtë ligj, apo edhe në formën e evazionit fiskal. “Kjo mendoj se do të ndihmojë më pas në përcaktimin e normave të taksimit, tha z. Preçi, duke shtuar se “në botë, kjo analizë bëhet paraprakisht me qëllim që të ketë një balancë për qeverinë, biznesin dhe qytetarin, pra që lidhet me harmonizimin e interesave të të gjitha këtyre grupeve përfituese në këtë proces”. Drejtori i ACER kërkoi që drafti të mos dëmtojë konkurrencën e ndershme.

http://www.gazeta-shqip.com/index.php#/ekonomi/004fce05969d6ac10cfe596ee09f780a.html
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
15,792
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Shqipëri: Qeveria propozon amnisti fiskale, kërkon konsensusin e opozitë

Financat jane gjaku i nje shteti. Ne jemi nje shtet anemik qe mbahemi me gjak te marre hua(borxhe). Saliu nuk kursen por derdh edhe ate pak qe ka!

Ku ka shpatulla ky shtet te perballoj gjithe keto amnisti fiskale e falje borxhesh?!
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Shqipëri: Qeveria propozon amnisti fiskale, kërkon konsensusin e opozitë

Heme,se vetem amnisti fiskale kane propozuar,per amnistisi krimi nuk ka nevoje.
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
15,792
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Shqipëri: Qeveria propozon amnisti fiskale, kërkon konsensusin e opozitë

Heme,se vetem amnisti fiskale kane propozuar,per amnistisi krimi nuk ka nevoje.
Se mos ka ngelur ndonje brenda... Te gjithe ata qe kishin ngelur i fali ne zgjedhjet e kaluara!

Kete pune ben Saliu. I fut njerzit kot brenda dhe pastaj i liron me kusht qe te ruajn qetesin ne qendrat e votimit dhe ato te numerimit.
 

Esther

∞∞∞∞∞∞
Staff member
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
6,642
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipëri: Qeveria propozon amnisti fiskale, kërkon konsensusin e opozitë

Biznesi i trembet "Antimafias": Te ndryshohet ligjin per amnistine

Shoqatat e biznesit i bejne thirrje ne "kor" qeverise, qe te mos e miratoje ligjin e amnistise fiskale pa ndryshuar me pare nenin me te rendesishem te tij, ate qe u jep te drejten tatimeve te kontrollojne sipermarresit pas deklarimit. "Ajo qe ne kerkojme eshte ajo qe denon rende integritetin e sipermarresve pas implementimit te amnistise fiskale, qe eshte garancia qe duhet te ofroje ky ligj per sipermarresit shqiptare", deklaron kryetari i Dhomes se Tregtise, Nikolin Jaka. Luan Bregasi, i cili drejton "Biznes Albania", nje organizate qe permbledh disa shoqata biznesi, thote se ne keto kushte ligji rrezikon te zhvleresohet. "Kjo do te sjelle pasiguri dhe ligji nuk do kryeje misionin e vete",-thote Bregasi. Biznesi i propozon politikes qe te mos nxitoje ne miratimin e ligjit dhe te shikoje rruget per gjetjen e konsensusit, pasi ndryshe procesi eshte i cenuar. "Edhe pozita edhe opozita duhet te gjejne vullnetin qe ky ligj te kaloje me shumice parlamentare, me 84 vota. Kjo do te thote se eshte nje amnisti e plote dhe nuk do te sjelle pasiguri ndaj ketij ligji", nenvizon Bregasi. "Biznesi shqiptar eshte njohur me reagimin e fundit te Ministrit te Financave, Ridvan Bode kur beri propozimin e projektligjit per Amnistine Fiskale. Shoqatat e biznesit e gjejne me vend te reagojne dhe te shprehin qendrimin e tyre te hapur ndaj asaj cfare ministri ka deklaruar per berjen e amnistise fiskale dhe legalizimin e aseteve, pasi nuk mund te ndihen te perfshire si subjekte te ketij ligji nese nuk eshte i garantuar elementi thelbesor i tij, garancia pas aplikimit te ligjit", u shprehen ata. Per biznesin, kater jane shtyllat kryesore qe duhet te respektoje ligji per Amnistine fiskale jane, gjitheperfshirja, tarifa aplikimi te uleta, garancine qe duhet te afroje ky ligj per qytetaret dhe biznesin qe perfiton prej tij dhe krijimi i grantit per biznesin, i cili do te sherbeje per kreditimin e biznesit me kredi afatgjata dhe me tarifa jo me shume se 2 per qind duke pasur prioritet sektoret e bujqesise dhe turizmit, i cili do te drejtohet nga nje bord, ku brenda tij te jene dhe perfaqesues te biznesit.

Kater argumentet e biznesit

Se pari, sigurimi i gjitheperfshires se subjekteve perfitues, si dhe i detyrimeve tatimore e doganore qe do te falen

Se dyti, tarifat e aplikueshme per rivleresimin e aseteve te biznesit duhet te jene dukshem me te uleta, per te siguruar pjesemarrjen e sipermarrjes shqiptare ne proces, propozim qe ne te vertete eshte marre ne konsiderate nga hartuesit e ligjit

Permasa e trete kryesore qe duhet permiresuar ne draft-ligj ka te beje me garancite qe ofron ky ligj si per qytetaret shqiptare, dhe per bizneset qe falen

Deklarimet vullnetare si te qytetareve dhe te biznesit te mos behen indicie nga organet e specializuara te shtetit per kontrolle selektive.

http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=58811
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Shqipëri: Qeveria propozon amnisti fiskale, kërkon konsensusin e opozitë

E ky Saliu eshte i modh;e lufton korrupsionin me anmisti,e admistin me korrupsion.
 
Top