• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shqipëria ka mbi një milion përdorues të Facebook

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Sipas Social Bakers, numri i përdoruesve të Facebook në Shqipëri ka tejkaluar shifrën prej 1 milion dhe në këtë mënyrë ky rrjet social renditet me një penetrim të popullsisë prej 34.23 për qind.
Sipas statistikave nga Social Bakers, kompani e specializuar në sjelljen e statistikave nga Facebook, thuhet se kostoja mesatare për një klikim është 0.10 dollarë, kurse mesatarja për përshtypje është 0.04 dollarë.

Top brendet më të popullarizuara nga Facebook në Shqipëri janë Xbox në iterime të ndryshme, ndërsa ndonjë brend tjetër nuk është i renditur as në top dhjetëshe. Numri më i madh i përdoruesve (48%0 është i moshës mes 18 dhe 24 vjeç, kurse 15% i përkasin moshës 16 deri në 17 vjeç, 19% moshës 25 deri në 34 vjeç, 12% moshës 13 deri në 15 vjeç, 1% moshës 55 deri në 64 vjeç, etj.

Shkalla e përdorimit të rrjetit social meshkuj-femra, është dominante për gjininë mashkullore me 65 për qind, kurse 35 për qind janë femra.
Sipas asaj që shihet tek Social Bakers, rritja më e madhe është vërejtur gjatë dy viteve të fundit dhe numri shihet se është në rritje e sipër pasi që interneti po vazhdon të shpërndahet edhe më tej në Shqipëri. Në anën tjetër SHBA, Indonesia, Britania e Madhe, Turqia dhe Franca janë në maje të listës së përdoruesve më të mëdhenj të rrjetit social Facebook, kurse Shqipëria renditet e 66-ta.

Fatkeqësisht për Kosovën nuk ka ndonjë statistikë nga Social Bakers edhe pse në hartë të saj është e definuar si shtet. Megjithatë dihet se problemet teknike dhe problemet tjera pengojnë Kosovën që të jetë vend ku mund të bëhen analiza dhe hulumtime të këtilla të tregut.

Shikoni më shumë rreth kësaj analize tek Social Bakers.
http://www.socialbakers.com/facebook-statistics/albania
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Shqipëria ka mbi një milion përdorues të Facebook

Nga 1 miljon shqiptar qe perdorinin FB 650000 qenkan meshkuj. Mos me thencin mua dbh nese pjesa me e madhe e tyre nuk kan te pakten nga dy profile per te gjuajtur ato 350000 femrat, qe gjithashtu duhet te ken nga dy profile te pakten per koke. :D
 
Top