• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shqipëria me 4 sportistë në lojërat olimpike rinore ‘singapor 2010’

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Shqipëria do të përfaqësohet me 4 sportistë në edicionine e parë të Lojërave Olimpike Rinore, që do të zhvillohen në Singapor në datat 14-26 gusht.


Shqipëria do të përfaqësohet me 4 sportistë në edicionine e parë të Lojërave Olimpike Rinore, që do të zhvillohen në Singapor në datat 14-26 gusht.

Sipas Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, “ekipi olimpik përbëhet nga 4 sportistë dhe do të perfaqësohet në 4 disiplina të ndryshme sportive”.

Atletët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Rinore “Singapor 2010” janë atleti Julsian Guga, xhudistja Julanda Bacaj, Marsel Nika i sportit të vozitjes dhe notarja e talentuar Reni Jani.

“Këta atletë u vendosën pas një mbledhjeje që u zhvillua në zyrat e KOKSH me anëtarët e delegacionit shqiptar në Lojërat Olimpike Rinore "Singapor 2010", sqaruan për ATSH-në burime pranë KOKSH, të cilat shtuan se, shefi i Misionit do të jetë Viron Bezhani, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Komisionit Teknik të KOKSH”.

Sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Rinore “Singapor 2010”

Julsian Gega - Atletike - M

Julanda Bacaj - Xhudo - F

Marsel Nikaj - Vozitje - M

Reni Jani - Not - F
 
Top