• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shqipëria natyrale

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Gafurr Adili: Pse duhet të ribashkohemi ne shqiptarët

Nga Gafurr Adili

- Shqiptarët dhe trojet e tyre etnike duhet të ribashkohen për shumë arsye historike, politike, ekonomike dhe mbi të gjitha edhe për arsye morale..!

- “Trepça punon, Beogradi ndërton..!”

- Bisedimet Kosovë-Serbi, si bisedimet Palestinë-Izrael..!

- Një njëri i gjymtuar (sakat), pa gjymtyrët e trupit të tij, qoftë ajo edhe mungesa e një dore apo e një këmbe, nuk mundet as të zhvillohet dhe e ka shumë të vështirë edhe të mbijetojë..!

- Vetëm popullit shqiptar i është mohuar dhe vazhdon t’i mohohet e drejta për Vetëvendosje!

- Republika e Shqipërisë një rast “sui generis” i të drejtës ndërkombëtare, sepse nga të gjitha anët e saj ajo kufizohet me popullin dhe trojet e veta etnike shqiptare..!

- Ka ardhur koha e fundit që të korrigjohet padrejtësia historike ndaj shqiptarëve !


Arsyet historiko-politike tanimë dihen nga të gjithë, jo vetëm nga ne shqiptarët, por edhe nga të huajt, sepse të gjithë ne e dimë se si trojet etnike të Shqipërisë, të katër vilajetëve: të Vilajetit të Kosovës, me kryeqendër Shkupin, të Vilajetit të Manastirit, të Vilajetit të Janinës dhe të Vilajetit të Shkodrës, u pushtuan dhe u kolonizuan nga pushtuesit sllavo-grekë, pushtim dhe aneksim që miratoi edhe Konferenca e Ambasadorëve të Londres .

Gjithashtu të gjithë, edhe ne shqiptarët dhe edhe të huajt, tanimë e dijmë se çfarë dhune dhe çfarë masakrash janë ushtruar, për gjatë gati një shekull, mbi popullin shqiptar të Vilajetit të Shkodrës, të Vilajetit të Kosovës dhe të Vilajetit të Manastirit, të njohur si shqiptarë ( kosovarë) të Kosovës, jo vetëm nga pushtuesit e kolonizatorët sllavë (serbë, malazezë dhe sllavo-maqedonas), por edhe nga pushtuesit e kolonizatorët grekë mbi shqiptarët e Vilajetit të Janinës, të njohur si shqiptarë (çamë) të Çamërisë, prandaj edhe as nuk e shoh të arsyeshme që, në këtë shkrim, t i përshkruaj të gjithë ato vrasje dhe masakra të ushtruara mbi popullin shqiptar, sepse tanimë historiografia shqiptare dhe ajo e huajë i ka pasqyruar në mijëra libra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

...
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Shqipëria natyrale

...

“Trepça punon, Beogradi ndërton !”

Tridhjetë vite më parë, në demostratat e “Pranverës së Kuqe”, siç Dëshmori Nuhi Berisha i ka quajtur demonstratat e mars-prillit të vitit 1981, pjesëmarrës aktive i të cilave isha edhe unë, rinia heroike (studentore) e Prishtinës, krahas shumë parullave të tjera hodhi edhe parullën “Trepça punon, Beogradi ndërton!”, parullë kjo që kundërshtonte shfrytëzimin kolonial të Kosovës nga Serbia dhe bandat e saj kriminale.

Republika e Kosovës, ashtu si nëna e saj, Republika e Shqipërisë, vazhdon të rënkojë nga varfëria dhe mjerimi, sepse krahinat e saj: Kosova Lindore (Preshava, Medvegja dhe Bujanoci) dhe Kosova Veriore (SANXHAKU), si dhe Kosova Veri-Lindore (TOPLICA) vazhdojnë të mbahen të pushtuara e të kolonizuara nga Serbia, ashtu siç Shqipëria Veriore (Ulqini, Tivari, Tuzi, Plava dhe Gucia), Shqipëria Lindore (Shkupi, Komanova, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, Prespa, Manastiri, Përlepi dhe Velesi), që mbahen të pushtuara e të kolonizuara nga pushtuesit malazezë dhe sllavo-maqedonas, po ashtu mbahet e pushtuar dhe e kolonizuar edhe Shqipëria Jugore (Çamëria) nga pushtuesit e kolonizatorët greke te Greqisë “Evropiane”.

Pasuritë mbitokësore e nëntokësore të këtyre krahinave të Shqipërisë Etnike nuk shfrytëzohen as nga Tirana dhe as nga Prishtina, por ato edhe sot e kësaj dite, në Shekullin XXI, vazhdojnë të shfrytëzohen nga Beogradi, nga Podgorica, nga Shkupi (Skopje sllavo-maqedonas) dhe edhe nga Athina.

Një njëri i gjymtuar (sakat), pa gjymtyrët e trupit të tij, qoftë ajo edhe mungesa e një dore apo e një këmbe, nuk mundet as të zhvillohet dhe e ka shumë të vështirë edhe të mbijetojë.

Vetëm Shqipëria jonë e rrudhosur dhe e sakatosur ka mundur të mbijetojë, dhe kjo është arritur vetëm falë vitalitetit dhe vendosmërisë së popullit shqiptar për të mbijetuar.

Shqipëria e Rrudhosur (Shqipëria Londineze) dhe as krahinat e saj, ndër të cilat është edhe Kosova, nuk kanë mundur të zhvillohen ekonomikisht për shumë arsye, por më kryesorja ka qenë se, pasuritë e tyre nëntokësore i kanë shfrytëzuar pushtuesit sllavo-greke të Shqipërisë.

Pavarësia ekonomike e çdo individi apo shteti ka qenë dhe mbetet përcaktimi kryesor i pavarësisë politike të çdo individi apo të çdo shteti, prandaj nëse vërtetë ne shqiptaret dëshirojmë që të integrohemi në familjen evropiane me integritet kombëtar këtë do të mundemi ta arrijmë vetëm duke u ribashkuar në një komb-shtet të vetëm, në një Shqipëri të Ribashkuar prej 78 kilometër katroresh dhe me popullsi të përafërt sa kanë edhe fqinjët tanë, Greqia, Bullgaria dhe Serbia. Republika e Shqipërisë (Shqipëria e Rrudhosur) është një rast “sui generis”, sepse nga të gjitha anët e saj ajo kufizohet vetëm me trojet e saj etnike dhe me popullin e saj shqiptar.

...
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Shqipëria natyrale

...

Bisedimet Kosovë-Serbi, si bisedimet Palestinë-Izrael…!

Në tetor të vitit të vitit të kaluar (2010) pata deklaruar: “Kosova Palestina e Re e Ballkanit” dhe tash po rideklaroj edhe: “Bisedimet Kosovë-Serbi, si bisedimet Palestinë-Izrael..!”, dhe po vazhdoj, si më poshtë vijon:

- Bisedimet e filluara në Bruksel, për gjoja bisedime teknike, midis delegacionit të nivelit më të lartë të Kosovës, të kryesuara nga Zv. Kryeministrja e Hashim Thacit, Edita Tahiri, dhe delegacionit shumë të ulët të Serbisë së Zotit Boris Tadic, është edhe një dëshmi tjetër e radhës se, bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE dhe SHBA) vazhdojnë që Kosovën ta trajtojnë si Palestinën, që ashtu si Palestina dhe Izraeli, që për dekada të tëra kanë zhvilluar bisedime, edhe ”teknike”, në pambarim, por që gjithashtu, ashtu si Izraeli që asnjëherë nuk e ka njohur dhe as nuk e njeh Palestinën si shtet të pavarur e sovran, ashtu si Serbia që nuk e ka njohur dhe as nuk e ka në plan që ta njohë Kosovën shtet të pavarur e sovran, por përkundrazi, në Preambulën e Kushtetutës së saj “Kosova e Metohija”, si e ka quajtur dhe vazhdon ta quajë Serbia Kosovën, sanksionohet si pjesë territoriale dhe integrale e Serbisë.

Pra, bisedimet Kosovë-Serbi, që do të zgjasin pafundësisht, si kanë zgjatur dhe ende po zgjasin edhe bisedimet Palestinë-Izrael, dhe nga këto bisedime do të përfitojë vetëm Serbia dhe jo Kosova, e cila vetëm do të humbasë shumë nga këto bisedime të ashtuquajtura “teknike”, por që në fakt kanë qenë, janë dhe do të jenë bisedime edhe politike, ashtu si gjithmonë që ka përfituar Izraeli nga të gjitha bisedimet e zhvilluara me Palestinën.

Prandaj, edhe forcat patriotike shqiptare, të përfaqësuara në Kuvendin e “Republikës” së Kosovës, Lëvizja për Bashkim dhe Lëvizja Vetëvendosje!, me të drejtë i kundërshtuan bisedimet Kosovë-Serbi, prandaj ky veprim kombëtar i LB-së dhe LV! duhet të përkrahet nga të gjithë patriotët shqiptarë kudo që ata ndodhen, në trojet etnike të Shqipërisë Historike apo në mërgim.

Gjithashtu, edhe përpjekjet e qarqeve antishqiptare sllavo-greke dhe të aleatëve të tyre që, edhe Republikën e Shqipërisë, ashtu si “Republikën” e Kosovës, ta shndërrojnë në një shtet multietnik, ne e kemi shfaqur si një rrezik permanent dhe e kemi bërë publik që në vitin 2007, përmes shkrimit: “Gjaku i shqiptarit 300 euro!”, të publikuar te Revista “KUVENDI”, Revistë e Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëkombëtar, sepse ne kishim informacione të detajuara se, Greqia me borxhet që ajo merrte nga Bashkimi Evropian ndante pensione për qytetarët në Jug të Republikës së Shqipërisë.

Përgëzimet tona shkojnë te Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), atdhetari Kreshnik Spahiu dhe te të gjitha shoqatat patriotike, ndër të cilat është edhe “Aleanca Kuq e Zi”, në Republikën e Shqipërisë për të parandaluar regjistrimin e popullsisë mbi baza fetare dhe etnike, si dhe edhe për të abroguar Ligjin (antishqiptar) për regjistrimin e popullsisë në Republikën e Shqipërisë.

Pra, për sa kohë ne shqiptarët nuk jemi të ribashkuar në një komb-shtet të vetëm shqiptar, Republika e Shqipërisë do të jetë e rrezikuar nga Greqia, kurse Kosova nga Serbia dhe shqiptarët nën IRJM, nën Mal të Zi dhe nën Serbi do të vriten sikur të jenë shalqinj në fushat e bostanit të Serbisë, Malit të Zi dhe “Maqedonisë”.

Edhe ne shqiptarët, më në fund, duhet të fillojmë të zbatojmë devizën sllavo-greke: “Sulmi është mbrojtja më e mirë!” të cilën historikisht e kanë zbatuar dhe vazhdojnë ta zbatojnë sllavo-grekët kundrejt ne shqiptarëve.

Kam deklaruar dhe rideklaroj se as Shqipëria nuk mundet të mbrohet në Himarë, por ajo mbrohet në Çamëri, dhe as Kosova nuk mbrohet në Mitrovicë, por edhe ajo mbrohet vetëm në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocin), në Krahinën e Sanxhakut dhe edhe në Krahinën e Toplicës.

Ka ardhur koha e fundit që të korrigjohet padrejtësia historike ndaj shqiptarëve !

Prandaj, le të punojmë bashkërisht për ribashkimin kombëtar shqiptar të Shqipërisë Historike, sepse vetëm atëherë me Greqinë, me Bullgarinë dhe me Serbinë ne shqiptarët do të jemi të barabartë dhe do të mundemi kundër tyre edhe të zbatojmë bashkëpunimin mbi parimin e reciprocitetit, edhe për pakicat kombëtare brenda Shqipërisë Etnike, të Bullgarisë Etnike, të Greqisë Etnike (Arvanitasve në Athinë) dhe edhe të mbi 200 mijë shqiptarëve në Beograd të Serbisë Etnike.

Tiranë më 12 mars 2011, (në 30 vjetorin e demonstratave të mars-prillit 1981)

noa.al
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Shqipëria natyrale

Marshim në Çamëri, çamët protestë kundër grekëve
18-03-2011

Partia Çame ka reaguar ashpër ndaj incidentit të policisë kufitare greke të cilët nuk kanë lejuar të udhëtojnë drejt Greqisë një çift të moshuarish vetëm sepse vendlindja e tyre ka qenë Çamëria.

Deputeti Shpëtim Idrizi e ka cilësuar këtë një rast flagrant në shkelje të të drejtave të qytetarëve duke paralajmëruar një udhëtim të organizuar në tokat çame brenda kufirit grek.

“Ja u prishën vizat hyrëse dhe u thanë në mënyrë direkte që ne kemi urdhër që çamët të mos hyjnë në Greqi. Sigurisht, ky është një rast skandaloz, reagimi ynë do të jetë direkt. Ne i jemi adresuar autoriteteve shqiptare, Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme, por dhe trupit diplomatik shqiptar në mënyrë që të vihen në dijeni të këtij rasti skandaloz”, tha Idrizi. /AS/
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Shqipëria natyrale

Ka vetëm një zgjidhje, Shqipëri Natyrale

Përkundër deklarimeve se gjendja në Kosovë u stabilizua, realiteti tregon të kundërtën. Në Kosovë po thellohet destabilizimi. Një qeveri me një pakicë shqiptare që mbahet në këmbë nga deputetë serbë dhe që mund të bjerë në çastin kur këta deputetë të marrin porosi nga Beogradi për tu tërhequr nga qeveria.
21 mars 2011

Një president që përfaqëson vetëm dy për qind të votave të shqiptarëve vazhdon të kontestohet ne Gjykatën Kushtetuese dhe që mund të rrëzohet në çastin që bashkësia ndërkombëtare do ta gjykoje të arsyeshme. Dhe kjo për faktin se edhe në Gjykatën Kushtetuese, shqiptarët janë pakicë. Nga 9 anëtarë, katër janë shqiptarë dhe pesë janë të huaj. Një EULEX që ndaj statusit të Kosovës vazhdon të mbajë qëndrim neutral, domethënë se nuk e njeh pavarësinë e saj dhe që kohët e fundit ka ndërmarrë një sërë arrestimesh ndaj ish-luftëtareve të UÇK-së. Një PDK, që megjithëse doli forca e parë politike, duket pas daljes në skenë të Vetëvendosjes me 14 deputetë dhe veçanërisht pas arrestimit te dyte te Fatmir Limaj, po shkon drejt ndarjes në dy pjese. Duke ju referuar realitetit, një territor i tërë si veriu i Kosovës vazhdon të jetë nën vartësinë e Serbisë dhe jo të Prishtinës.

Ky është realiteti politik i Kosovës. Duke i shtuar edhe realitetin social, ku varfëria vazhdon të thellohet, atë gjeopolitik ku shqiptarët e Kosovës janë një ishull i izoluar nga Evropa, pasi janë të vetmit që duhet të qarkullojnë me Viza, mund të nxjerrim konkluzionin se deklarimet janë falso, manipuluese. Qoftë deklarimet që vijnë nga disa politikanë shqiptarë, qoftë deklarimet që vijnë nga disa diplomatë perëndimorë, janë një mbulesë e dobët, që nuk e fshehin dot këtë realitet përkeqësues të gjendjes politike dhe sociale të Kosovës. Një popull, deri dje i shtypur, i persekutuar, sot përjeton realitet tjetër, atë të shtypësit dhe persekutorit. Raporti i Dik Martit, arrestimet e dhjetëra luftëtarëve të UÇK-së, bisedimet e detyruara me Serbinë janë disa prej dëshmive të pohimit të sipërthënë. Dhe në qoftë se dikush apo disa mund të shprehen se nuk atakohet populli, por disa politikanë të tij, më duhet të pohoj, se këta politikanë kanë dalë nga ky popull, janë votuar prej këtij populli. Përsëri në ndihmë të pohimit të bërë, vjen fakti se arrestimet e bëra së fundi, nuk janë për korrupsion, i cili ju takon vetëm politikanëve, por për krime lufte, drejtohen ndaj UÇK-së, që luftoi kundër regjimit të Miloshevicit. Pra indirekt synohet të satanizohen shqiptarët në tërësi.

Cila është pasoja? Janë dy: E para kjo situatë tek një pjesë politikanësh që drejtojnë aktualisht Kosovën dhe që kanë filluar bisedimet me Serbinë, për të ruajtur komoditetin që të jep pushteti, do të sjellë lëshimet që do t’i vuajë shteti dhe populli. E dyta do të thellojë pakënaqësinë në shtresa të gjëra të shqiptarëve, e cila pakënaqësi do të vazhdojë të thellohet. Aktualisht kjo pakënaqësi, po thellohet ndaj EULEX, pra ndaj BE. E paprekur ka mbetur vetëm SHBA. Fshehja e realitetit, do thellojë pakënaqësinë që nesër mund të shpërthejë më shumë se protestat e deritanishme. Pra BE me ndihmën e disa politikanëve inferiorë dhe të kapur fort pas pushtetit, po e çon Kosovën drejt shpërthimit, që kur ai të ndodhë, të fajësojë shqiptarët dhe rehabilitojë plotësisht serbët. Duket se në Bruksel ka akoma simpatizantë të Gjorgjevicit dhe Miloshevicit.

Por a ka një zgjidhje? Ka, por ka vetëm një. Zgjidhja ne Kosovë nuk është Edhe..Edhe. Ajo është vetëm Ose...Ose. Cila është ajo? Bashkimi me Shqipërinë, është e vetmja zgjidhje që Kosova të kapërcejë krizën ku është futur. Vetëvendosja, Lëvizja për Bashkim, deputetët pro-bashkimit në PDK, LDK, AAK, PSD, janë para imperativit të bashkimit mes njeri-tjetrit dhe kërkesës zyrtare për bashkim me Shqipërinë. Kërkesa për bashkim me Shqipërinë, jo vetëm do zgjidhe krizën në Kosovë, por do të ndihmojë edhe Tiranën të zgjidhë krizën e saj. Pasi do ta detyrojë, të kalojë në plan të dytë luftën e egër për pushtet, duke nxjerrë në mënyrë të detyrueshme diskutimin e kërkesës për bashkim. Dhe në fund nuk duhet të harrojmë historinë: Në vitin 1912, Shqipëria natyrale që u shpall ne Vlorë nga Ismail Qemali, u ngjiz në Kosovë nga Hasan Prishtina dhe Isa Boletini.

Shkruar nga Koço Danaj
(Autori është drejtues i Lista për Shqipëri Natyrale)
 

KILI MERTURI

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 17, 2010
Postime
86
Pikët
0
Përgjigje e: Shqipëria natyrale

LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

Të gjithë atdhetarët duhet të bashkohen që të bëjmë Shqipëin Etnike/Natyrore.

AKSH është një nga aktorët.
LVV është njëra nga aktorët .
LB është një nga aktorët.
Balli Kombëtar është një nga aktorët.
...

Le të bëhemi të gjithë na që kemi gjak shqiptarë aktorë dhe të lëvizim gjërat drejt krijimit të asaj që na takon SHQIPËRIA NATURORE/ETNIKE!
 
Top