• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shqipëtar besimtar të cilët kanë kontribuar për kombin tonë.

Alkoma

Jezusi Shpeton
Staff member
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,687
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Kjo teme eshte e hapur per te sjelle emra dhe pjese te historise se atyre burrave ose grave Shqipetare besimtare te cilet kane bere c'mos per perparimin e kombit tone.

Mund te sillni emra Shqipetaresh dhe pjese se historise se tyre nga besime te ndryshme fetare .

Mirepresim postimet tuaja!
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Staff member
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,687
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Shqipetar besimtar te cilet kane kontribuar per kombin tone.

Fan Noli shkroi drama, botoi artikuj në gazetën “Drita”, përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhet”. Ai shkoi në SHBA ku luajti rol në bashkimin e shoqërive shqiptare dhe për botimin e gazetës “Kombi”. Në këto vite Noli krijoi vargjet e para dhe nisi edhe shqipërimet. Megjithëse jetoi larg Shqipërisë ai dha shumë për të. Rolin kryesor Noli e luajti në pozicionin e tij si prift. Ai e mori këtë detyrë në moshën 27 vjeçare. Si prift ortodoks për herë të parë ai mbajti liturgji në gjuhën shqipe në sallën “Knights of Honor” në Boston. Ky akt përbënte hapin e parë drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Shqiptare Autoqefale. Në vitin 1913 Fan Noli vizitoi për herë të parë Shqipërinë dhe kreu të parën shërbesë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në këtë vend në prani të princit Vilhelm Vid.

Noli si politikan
Noli erdhi në Shqipëri në vitet 1913 dhe 1920. Ai u bë figurë udhëheqëse në luftën për vendosjen e rendit demokratik. Me fitoren e Revolucionit të Qershorit më 17 qershor 1924 Fan Noli u vu në krye të qeverisë së Shqipërisë. Gjatë gjashtë muajve, ai drejtoi një qeveri demokratike, e cila u mundua të përballonte problemet politike dhe ekonomike të shtetit të ri shqiptar, të cilat ishin mjaft të rënduara. “Por programi i tij për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, doli se qe tepër i nxituar në një vend pa tradita parlamentare”, mendojnë edhe sot një pjesë e historianëve. Me rrëzimin e qeverisë së tij Noli u largua përgjithmonë nga Shqipëria. Pikëpamjet mbi organizimin e shtetit, politikën e brendshme dhe të jashtme i shtjelloi në shkrime dhe fjalime të viteve 1921-1924. Luftoi që shteti të vinte në jetë parimet e demokracisë së përparuar.

Veprimtaria kulturore dhe atdhetare
Fan Noli është një nga figurat më të shquara të kulturës kombëtare. Me veprimtarinë e shumëanshme ai dha ndihmesë të çmuar në formimin e kulturës demokratike shqiptare. Një pjesë të mirë të forcave të tij ai ua kushtoi gazetarisë dhe publicistikës, duke drejtuar me ndërprerje gazetën “Dielli”, themeloi dhe drejtoi gazetën “Republika”. Ai është një ndër mjeshtrit e poezisë shqiptare, lirikat e tij ngërthejnë përgjithësime të rëndësishme artistike. Noli shprehu aspiratën e shtresave demokratike për liri dhe tokë, për drejtësi dhe përparim.
Fan Noli i kushtoi vëmëndje të posaçme edhe studimeve historike. Në këtë fushë interesat e tij u përqëndruan rreth jetës së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Njeri me interesa të gjera krijuese ai u mor edhe me muzikologji; monografia e tij “Bethoveni dhe Revolucioni francez” në gjuhën angleze, u çmuan lart nga specialistë dhe personalitete të shquara. Fan Noli la përkthime mjeshtërore të disa veprave të shkrimtarëve të shquar përparimtarë botëror, si Shekspiri, Ibseni, Servantesi etj. Ai vdiq në Florida në mars të vitit 1965 në moshën 83 vjeçare.

Marre nga : BalkanWeb.com
 

Fiore

ON/OFF
Anëtar
Mar 3, 2012
Postime
915
Pikët
0
Vendndodhja
Venus
Përgjigje e: Shqipetar besimtar te cilet kane kontribuar per kombin tone.

Dom Nikoll Kacorri
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Staff member
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,687
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Shqipetar besimtar te cilet kane kontribuar per kombin tone.

PARASHQEVI QIRIAZI

Shkruan:
Prof. Dr. Sabile
Keçmezi-Basha
Qëndresa e sakrifica, si formë e rezistencës tek populli shqiptar në përgjithësi e në veçanti te gruaja shqiptare, paraqitet në vazhdimësi gjatë historisë. Ato u rezistuan tendencave të asimilimit e furtunave të akulturimit, përmes edukimit human familjar e ruajtjes së traditës krijuese popullore e urbane që nga kohët antike. Por, ky nuk ishte fushëveprimi i vetëm i gruas shqiptare, ajo u shqua në lëmin e arsimit, të kulturës, të shkencës, të politikës, të diplomacisë etj.
Në historinë e mendimit politik shqiptar, motrat Qiriazi, pa dyshim zënë një nga vendet e nderit për luftën dhe angazhimin e tyre si në arsim edhe në diplomaci, duke e veçuar qëndrimin e tyre në faktin se, tërë jetën ia kushtuan çështjes së atdheut.

Jeta arsimore
dhe politike
e motrave Qiriazi
Gjatë hulumtimeve për jetën dhe veprimtarinë e motrave Qiriazi, më ka provokuar pjesëmarrja e tyre aktive në jetën arsimore e politike, e sidomos pjesëmarrja e Parashqevi Qiriazit në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919. Po ashtu më ka bërë përshtypje qëndrimi dhe diplomacia e saj që ka tregua gjatë mbajtjes së konferencës, ku me mençuri luante rolin e katalizatorit dhe bënte çmos për ta ruajtur ekuilibrin midis grupeve të ndryshme dhe u tregua shumë e zonja në këtë drejtim.
Parashqevi Qiriazi, grua shqiptare, e rritur dhe e edukuar në frymën e rilindësve. E diplomuar në dy universitete: në atë të Stambollit dhe, në atë të Oberlinit, (SHBA). Ishte njohëse e mirë e shtatë gjuhëve të huaja. Kryetare e shoqërisë së grave “Ylli i mëngjesit”, po ashtu edhe përfaqësuese e “Partisë Politike Kombëtare” në Konferencën e Paqes në Paris. Në kohën kur mori pjesë në Konferencë kishte vetëm 38 vjet, dhe ishte e vetmja diplomate grua, midis shumë diplomatëve të tjerë burra për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar dhe, shkëlqeu me aktivitetin dhe sjelljen e saj diplomatike në mes burrave të shumtë. Bile, në një rast nga Parisi shkruante “Korrespondenti”, duke dhënë këtë vlerësim për të “Le të mburremi, jo vetëm ne burrat, por edhe gjithë zonjat shqiptare se zonjusha Parashqevi Qiriazi, Zhan D’Arka e Shqipërisë na nderoi të gjithëve. As një komb i madh ose i vogël nuk ka sot në Paris një delegat zonjë, po Shqipëria ka këtë zonjushë, e cila me diturin dhe mençurinë e saj dita më ditë po fiton simpatinë e të huajve për fitim të Shqipërisë.
Angazhimi i saj merr vlerë të veçanta se, ajo punoi në një kohë kur errësira dhe prapambetja shekullore kishin lënë gjurmë të thella dhe hendeku midis veprimtarisë së burrave dhe grave ishte aq i thellë sa e bënte të pamundur pjesëmarrjen e tyre në jetën politiko-shoqërore.
Veç kësaj, ajo u ngrit mbi paragjykimet, duke qenë në ballë të elitës intelektuale të kohës. Parashqevi Qiriazi radhitet në mesin e intelektualeve, politikaneve dhe elementeve më demokrate, që kishin marrë mbi vete detyrën e shenjtë të luftëtarit për çlirim kombëtar, përparim, nxjerrjen nga prapambetja dhe radhitjen e saj përkrah vendeve të zhvilluara.

Veprimi sipas programit të Lidhjes Kombëtare
Veprimtarinë e tyre në SHBA, motrat Qiriazi e zhvilluan në përputhje dhe brenda kuadrit të Programit të Lidhjes Kombëtare që kishte si moto kryesore ruajtjen e pavarësisë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të shtetit shqiptar, që brenda saj të përfshiheshin Kosova, Çamëria dhe vise të tjera të banuara nga shqiptarët.
Organizata “Partia Politike Kombëtare” e themeluar në vitin 1917 në Uorçester (SHBA), në gjirin e mërgimtarëve ekonomikë shqiptarë të atjeshëm, vazhdoi të vepronte deri në mesin e vitit 1920. Kryetarët e saj ishin Sevasti Qiriazi-Dako dhe Kristo Dako, të cilët në emër të kolonisë së shqiptarëve të Amerikës, u parashtruan qarqeve më të larta të shtetit amerikan dhe Fuqive të Mëdha të Evropës disa kërkesa në mbrojtje të çështjes shqiptare.
Gjatë tërë periudhës sa zgjati konferenca dhe sa veproi partia, anëtarët e saj zhvilluan një varg konferencash në qytete të ndryshme të SHBA dhe botuan artikuj me përmbajtje kombëtare. Partia Politike Kombëtare u drejtoi Fuqive të Mëdha disa memorandume e protesta dhe fillimisht duke i ditur meritat e mëdha të Ismail Qemalit për shpalljen e pavarësisë dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut, e kishte caktua delegat të saj për në Konferencën e Paqes në Paris.
Më 26 janar, 1919, në Peruxha të Italisë, Ismail Qemal Vlora ndërron jetë, dhe në vendin e tij, si përfaqësues të Partisë Politike Kombëtare u caktua të marri pjesë Parashqevi Qiriazi, e shoqëruar nga Mihail Grameno dhe Nuredin Vlora. Për llogari të PPK, në Paris kishte shkua edhe Nikoll Ivanaj. Këta të gjithë u bashkuan me përfaqësuesit e kolonive të tjera shqiptare: të Turqisë, të Rumanisë dhe të Federatës “Vatra” në SHBA. Për një kohë, formuan një front të përbashkët, duke iu kundërvu qëndrimit kapitullues të delegacionit të Qeverisë së Përkohshme të Durrësit ndaj Italisë.
Gjatë Luftës së Parë Botërore e më shumë në mbarim të saj u vu në rrezik e ardhmja politike dhe territoriale e shtetit të ri shqiptar. Në Konferencën e Paqes të organizuar në vitet 1919-1920, Fuqitë e Mëdha, fituese të Luftës Botërore mbështetën pretendimet ekspansioniste të shteteve fqinje në dëm të Shqipërisë, duke shpërfillur të drejtat kombëtare më themelore të popullit saj.
Parashqevi Qiriazi, me të mbërritur në Paris, në takimet me gazetarë, diplomatët e politikanë të huaj, ajo parashtroi kërkesat e Partisë Politike që përfaqësonte. Ajo iu kundërvu pretendimeve të vendeve fqinje për copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe u shpreh kundër synimeve italiane për protektorat të saj.
Me këtë përmbajtje edhe iu dërgua një memorandum Fuqive Aleate, një muaj më herët se të përfundonte Lufta e Parë Botërore, me anën e së cilës mbronte të drejtat e popullit shqiptar, interesat e tij dhe shtetin shqiptar nga lakmitë dhe synimet shoviniste të shteteve fqinje.
Ndër të tjera, Memorandumi ishte sforcuar, duke i dhënë si argument edhe të dhënat shkencore që kryesisht ishin marr nga shumë udhëpërshkrues (konsujve) të huaj. Të cilët hidhnin dritë mbi shqiptarësinë e vendeve që kishin mbetur nën sundimin e huaj. Me argumente dhe fakte historike vërtetohej jo vetëm lashtësia e popullit shqiptar, por në të njëjtën kohë demaskoheshin padrejtësitë që ishin bërë nga shtetet e ndryshme dhe Fuqitë e Mëdha.
Gjatë tërë kohës sa qëndroi në Paris dhe përderisa çështja shqiptare nuk ishte shtruar përpara konferencës, Parashqevi Qiriazi u tregua aktive dhe i dendësoi kontaktet e saja me pjesëtarët e delegacioneve, që merrnin pjesë në Konferencën e Paqes.
Veç kësaj ajo me kulturën, elokuencën e njohur, jo vetëm që iu imponohej bashkëbiseduesve, por njëkohësisht shkaktonte habi tek ata që nga errësira dhe prapambetja e një vendi siç ishte Shqipëria, kishte dal kjo grua që komunikonte aq lirshëm e me dinjitet me cilindo diplomat e burrë shteti.
Parashqevi Qiriazi, ishte një grua që e donte Shqipërinë, ashtu në kufijtë e saj të natyrshëm, por kur shihte përçarjet e delegacioneve shqiptare, trishtohej së tepërmi dhe është e njohur letra që i shkruan motrës Sevasti: “Neve, një grusht njerëz jemi, po katër soje shkrimesh dërgojmë: një Qeveria, një Mehmet Konica me dr. Mihal Turtullin, një delegatët e kolonive dhe një Esat Pashë Toptani.

Ëndrra për
Shqipërinë e lirë
Ajo e kishte të qartë se me qëndrimet e ndryshme të delegatëve shqiptarë, jo vetëm që nuk do të arrihej bashkimi, por as që do të realizohej qëllimi dhe ëndrra e tyre për ta parë Shqipërinë të lirë, përkrah vendeve të tjera evropiane. Në një letër tjetër ajo shkruante: “Grekët kanë një përfaqësues të vetëm, ashtu edhe serbët, po ne , të mjerët ne”.
Ajo kreu me ndërgjegje të lartë edhe një mision tepër fisnik: bashkimin në një të vetme të mendimit shqiptar për qeverisjen e vendit duke u ndodhur në një situatë tepër të vështir si pasojë e koncepteve të ndryshme që kishin delegacionet e tjera shqiptare. Ajo qëndroi në Parisë për 8 muaj në mbrojtje të çështjes kombëtare, duke zhvilluar një aktivitet të jashtëzakonshëm diplomatik, një veprimtari të dendur politike me takime, diskutime, mbledhje me delegatë shqiptar dhe të huaj për të përcaktuar strategji dhe taktika të vazhdueshme në dobi të çështjes kombëtare. Diplomacia evropiane e ka cilësua Parashqevi Qiriazin edhe siç e ceka edhe më lart “Zhan D’Arka shqiptare”.
Parashqevi Qiriazi, u kthye në atdhe më 1921, edhe më tej ajo ndoqi me interes dhe mbështeti zhvillimet politike në Shqipëri, pa pushuar së shkruari për çështjen kombëtare. Në ndërkohë u bë një nga themelueset dhe drejtueset kryesore të Institutit Femëror “Kyrias” në Tiranë e Kamëz (1922-1933), duke e shndërruar institucionin në një nga shkollat e mesme më serioze në Shqipëri. Për shkak të qëndrimit të saj antifashist, më 15 tetor 1943 u internua nga Gestapoja në kampin Anhalt (Banjicë). I mbijetoi vdekjes dhe pas mbarimit të luftës u kthye në atdhe. Më 17 dhjetor 1970, vdiq në Tiranë.

Marre nga https://www.google.al/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=5&cad=rja&ved=0CD8QFjAE&url=http%3A%2F%2Fwww.kosova-sot.info%2Fkulture%2Fparashqevi-qiriazi-diplomatja-e-vetme-grua-ne-konferencen-e-paqes-ne-paris&ei=z2MFU6aSO4aAhAe3w4FA&usg=AFQjCNGdaR-kbaULCnRLs9jFUmlcMr5fuA
 

qipii92

Falenderimi takon Allahut
Anëtar
Jan 7, 2014
Postime
509
Pikët
0
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Shqipetar besimtar te cilet kane kontribuar per kombin tone.

qe qetu jon kan mesa di 27 hoxhollar
DEKLARATA E PAVARSIS SE SHQIPERIS
Me emra me shkruj duhet shum sa i perket muslimaneve bllokohet tema kshtu qe pe la me qekaq
 

qipii92

Falenderimi takon Allahut
Anëtar
Jan 7, 2014
Postime
509
Pikët
0
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Shqipetar besimtar te cilet kane kontribuar per kombin tone.

Kjo nuk eshte e vertete.
numri nuk eshte % i sakt afer ti nuk di sakt sa
do me kapuq e do pa kapuq
:d
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,010
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipetar besimtar te cilet kane kontribuar per kombin tone.

numri nuk eshte % i sakt afer ti nuk di sakt sa
do me kapuq e do pa kapuq
:d
A skuqesh, te pakten, kur genjen?
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,655
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Shqipetar besimtar te cilet kane kontribuar per kombin tone.

At Anton Arapi qe s'e nderroj dot me njeri (mendim personal)...
si dhe i madhi Hasan Tahsini ku kam mbaruar edhe shkollen...

p.s. Hasan Tahsinin edhe pse dikush lart e ka vendosur para meje nuk mund ta lija pa permendur personalisht
 

bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: Shqipetar besimtar te cilet kane kontribuar per kombin tone.

Gjon Bozuku

Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare, shqipëruesi i një libri kishtar, që është quajtur "Meshari" (1555). Kjo vepër cilësohet si vepra letrare më e vjetër shqipe e botuar dhe ruajtur deri sot. Gjoni ishte prift katolik për nga besimi, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore jo aq larg nga vendi i botimit. Për autorin, nga ishte, ku punoi, mbi ç'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janë pyetje që ende nuk kanë gjetur një përgjigje të plotë. Ndonjë gjë të paktë që dimë për jetën e autorit, për vështirësinë që hasi, për punën, qëllimin dhe kohën kur e shkroi ose e botoi veprën e vet, e mësojmë vetëm nga parathënia e librit dhe gjuha e tekstit. "u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzuku"[1] Gjon Buzuku ishte prift katolik për nga angazhimi religjioz, i Malësisë së Mbishkodrës, mendohet të ketë qënë nga Kraja.

Meshari përbëhej nga 110 fletë (220 faqe). Kopja e librit që ka arritur është e cunguar, përbëhet nga 94 fletë (188 faqe). Kësaj kopjeje i mungojnë 16 faqet e para, ndër to edhe kopertina me faqen kryesore. Duke qenë se Meshari është përkthim i teksteve të njohura liturgjike dhe pjesëve të Dhiatës së vjetër dhe Dhiatës së re, ai nuk është shumë i vështirë për t’u interpretuar, me gjithë ortografinë e ndërlikuar, gjuhën arkaike, gabimet e shumta të shtypit e mungesat e fjalëve. Të 188 faqet e tekstit përmbajnë 154 000 fjalë me një tërësi fjalori prej rreth 1500 leksemash, dhe janë një minierë ari e vërtetë për leksikografët dhe gjuhëtarët historikë. Përmban lëndë të ndryshme kishtare dhe pjesët kryesore të liturgjisë katolike. Kjo përmbajtje flet për përdorim të gjuhës shqipe në shërbesat fetare, lidhur siç duket me përpjekjet për përdorimin krahas latinishtes edhe të gjuhëve amtare. Meshari është botuar me alfabetin latin të tipit gjysmëgotik, i zakonshëm në atë kohë në Italinë veriore. Kryesisht për tingujt e gjuhës shqipe që nuk i ka latinishtja (g, gj, th, dh, z, x, i) ka edhe pesë shkronja të posaçme, që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Autori shihet se ndjek një traditë mjaftë të konsoliduar të shkrimit të shqipes, të cilën do ta vijojnë edhe autorët pasardhës të Shqipërisë veriore. Qenia e një tradite letrare të mëparshme shfaqet edhe në gjuhën relativisht të përpunuar të veprës. Në pasthënie shprehen shkoqur ndjenjat atdhedashëse që e kanë frymëzuar, dëshira e tij për të ndritur mendjen e bashkatdhetarëve. Në veprën e Buzukut gjejmë ndonjëherë edhe pjesë të një proze tregimtare me vlera letrare, të shkruara me gjuhë të qartë dhe të kuptueshme. Bie në sy puna e tij, ose e traditës së, mëparshme, për pasurimin e shqipes me fjalë të reja, në mes të cilave ka mjaft fjalë të sferave të jetës mendore. Si vepër e parë shqipe e njohur, "Meshari" ka rëndësi të madhe për historinë e kulturës, në mënyrë të veçantë për historinë e shqipes së shkruar dhe të letërsisë shqiptare. Është dëshmi e shqipes në shek. XVI, në një fazë kur nuk ishin zhvilluar ende një pjesë e dallimeve dialektore të mëvonshme. Me gjuhën në një masë të mirë të standardizuar e të kodifikuar, si koine letrare që u ngjit e u zhvillua me veprat e autorëve të Veriut në shekujt XVI - XVIII, vepra e Gjon Buzukut hapi një etapë të re në lëvrimin e shqipes si gjuhë e shkruar kulture.
 

bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: Shqipetar besimtar te cilet kane kontribuar per kombin tone.

Hafiz Ali Ulqinaku
(1855-1913)

Hafiz Ali-Riza Ulqinaku është një figurë e shquar fetare-atdhetare, që i përket periudhës së Rilindjes Kombëtare, por që nderohet në të gjitha trojet shqiptare…

Lindja, shkollimi dhe përkushtimi

për fe e atdhe

Lindi në vitin 1855, në Ulqin, në mëhallën ”Ranë”, që ndodhët pranë detit. Është djali i Jakub Behlulit, që rrjedh prej një familje të njohur barkëtarësh.

Ali-Rizai ishte një djalosh i zgjuar, kështu që babai i tij, Jakub Behluli, e dërgoi për të mësuar tek dijetari më i njohur i Ulqinit, myderriz Salih Hylja…

Myderriz Salih Hylja ishte një pedagog i dalluar, ishte hafiz i shquar, atdhetar i dëshmuar… Në kohën e “Lidhjes së Prizrenit” (1878-1881), Hafiz Salih Hylja udhëhiqte degën e “Lidhjes së Prizrenit” në Ulqin…

Hafiz Ali-Rizai, si nxënës i Medresesë, luftoj me pushkë në dorë, përkrah luftëtarit, profesorit të tij, Myderrizit, Hafizit, Salih Hylja, për liri, duke luftuar, duke i mbrojtur trojet shqiptare nga Mali i Zi…

Kur Mali i Zi i pushtoi trojet shqiptare, në vitin 1880 mbi 400 familje shqiptare u detyruan të largohen nga Ulqini dhe fshatrat dhe u shpërngulën në Shkodër e rrethe, ndër këto familje ishte edhe familja e Hafiz Ali-Riza Ulqinakut….

Hafiz Ali-Riza Ulqinaku i vazhdoj studimet në Medresenë e Shkodrës derisa diplomoi. Pas diplomimit filloi veprimtaria e tij në fushën e arsimimit, edukimit…

Në vitin 1882, kur ishte në moshën 27 vjeçare, emërohet mësues në shkollën fillore, në lagjën Dudas, në Shkodër. Shtatë vjetë më vonë, në vitin 1889 emërohet mësues në Lezhë.

Në qytetin e Lezhës, përveç detyrës së mësuesit, ka shërbye edhe si imam e myfti.

Hafiz Ali-Riza Ulqinaku ndrroi jetë me 23 prill 1913, në Shkodër.

Ky burrë i nderuar, ky burrë i kulturuar, përveç që ishte fetar, atdhetar, luftëtar, hoxhë, imam, myfti e mësues, ai ishte edhe krijues…

Një krijimtari me shumë dobi



Duke pas parasysh kohën kur ai u muerr me krijimtari, nuk teprohet nëse cilësohet se ajo krijimtari i solli shqiptarëve shumë dobi…

Ishte ndër të parët tek shqiptarët që ka shkrue, përkthye, botue, vepra fetare-letrare, edukuese-moralizuese…

Në vitin 1884 ka botuar një përmbledhje me tri vepra të veçanta, të cilat janë:

1. Përkthimi shqip i veprës turke “Huda Rabbim”

2. Mevludi, në katër kapituj, me 634 vargje.

3. Një-Ferrëfenjës, me 804 vargje.



Përveç këtyre veprave të botuara, në dorëshkrim ka hartuar një abetare dhe tre fjalor të ndryshëm.

Fjalori i parë është në vargje, turqisht-shqip.

Fjalori i dytë është Fjalor Alfabetik, turqisht-shqip, kurse fjalori i tretë është:

Fjalor shqip-turqisht, i cili përbëhet prej 4000 fjalëve.





”Mevludi” vepër tjetër, si kryevepër

Dy-tri fjalë rreth ”MEVLUDIT”

Mevludi është vepër e poetit të njohur turk, Sulejman Çelebiut, të cilën e ka përkthye në gjuhën shqipe Hafiz Ali Rizai. Ky përkthim është adaptim, përshtatje në gjuhën shqipe, është një poemë që i kushtohet lindjes apo ditë-lindjes së Pejgamberit, Muhammedit (a.s.)

Këtë vepër e ka shkrue, përkthye, adaptue, në moshën 18 vjeçare, në vitin 1873, kurse është botue me 1885. Kjo vepër pranohet si kryevepër sepse i ka udhëzuar, frymëzuar shumë brezi, jo vetëm në aspektin fetar, por edhe në atë kombëtar…

Në parathënie të “Mevludid”, ndër të tjera, Hafiz Ali-Riza Ulqinaku tregon pse e shkruen në gjuhën shqipe:

“N'gjuhën shqipe kam qëllim un me i tregue

Që kështu vllaznit sa do pak me përfitue",

(sepse gjuha shqipe....)

Asht nji gjuh' qi me kalem s'asht kollanis".

"Kushdo, qi t'a vejn hesap ndonji hata

M'godit aj qi t'a shof, i baj rixha".

Ndërsa, për rëndësinë e lindjes së të Dërguarit, ndër të tjera, shkruen:



”U ndriçue jeta, kur leu Ai Resul,

Qiell e tok' m 'at sahat u mbush me Nur.

Kushdo të don prej xhehenemit nexhatë,

Le të bin tuj qa me lot ai salavatë.”



Ky Mevlud duhet trajtuar e pasqyruar si segment i veçant i letërsisë, ai përmban në brendi teologji e filozofi, mistikë e didaktikë, brenda vlerave fetare duken vlerat atdhetare dhe universale....

Nga paragjykimet tek vlerësimet

Në të kaluarën, për veprimtarinë e Hafiz Ali-Riza Ulqinakut është shkruar pak, për mungesë hulumtimesh, gjurmimesh e studimesh, ndërsa më vonë jo në mungesë hulumtimesh, gjurmimesh, studimesh, por për shkaqe paragjykimesh ideologjjike e politike...

I pari që është marrë me jetën e veprimtarinë e Hafiz Ali Ulqinakut është shkrimtari, atdhetari, studiuesi, hulumtuesi, Mid’had Frashëri, (1880 -1949) djali i Abdyl Bej Frashërit, i cili qysh në vitin 1926 në revistën "Dituria", ka paraqitur fakte interesante e të pabotuara për Hafiz Ali Ulqinakun.

Për veprimtarin e Hafiz Ali Ulqinakut më vonë janë marrë studiues të ndryshëm si dijetarët e mëdhenj e gjuhëtarë: Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Shaban Demiraj etj., në veprat e tyre e citojnë si poet, si përkthyes e si hartues fjalori duke vënë në dukje meritat në këto drejtime.

Studiuesi i shquar, orientalisti, Osman Myderrizi me një varg punimesh të gjata cilësore, ndër të tjera e vlerëson lart duke thënë se:

"Zëvendësimi i turqishtes në Mevludin dhe i arabishtes në hytben kishte rëndësi, sepse sillnin me vehte një konsakrim të gjuhës dhe të shkrimit shqip", ndërsa për fjalorin shqip-turqisht pohon se:

"Ky fjalor paraqitet me vlerë të madhe, se përmban shumë fjalë të rralla, në mes të të cilave edhe terma detarie; Një pjesë e këtyre fjalëve pa dyshim do të kaloje edhe në fjalorin e përgjithshëm të gjuhës dhe do të shërbejë për zhvillimin e gjuhës letrare kombëtare".

Studiuesi, orientalisti tjetër i shquar, Tahir Dizdari, në veprën e tij madhore "Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe" çmon tepër personalitetin e Hafiz Aliut, për Mevludin ai shënon:

"Edhe pse i vjetër i ka rezistuar kohës, sepse autori ka ditur t'u flasë mirë ndjenjave të besimtarëve me frymën poetike që e dallon ndaj të tjerëve, me shprehje të përmallshme e rrjedhshme. Ky Mevlud është në përdorim dhe kërkohet prej njerëzve".

Hafiz Ali Ulqinakun e kanë vlerësuar si poet, gjuhëtar, atdhetar e luftëtar, pjesëmarrës aktiv në luftë pë mbrojtjen e Ulqinit, si veprimtar i Lidhjes së Prizrenit, edhe studiues të tjerë siç janë: Sytki M. Hoxha, Dr.Ruzhdi Ushaku, Dr.Nail Draga, Hamdi Bushat, Tonin Çobani, Dr.Hasan Kaleshi, Dr.Jashar Rexhepagiqi, Dr.Muhamet Pirraku, Dr.Feti Mehdiu, Dr.Nehat Krasniqi etj.

Kulmin e vlerësimeve të veprimtarisë së Hafiz Ali Ulqinakut e simbolizon miratimi, dekorimi me titullin e lartë nderues “Mësues i Popullit” sipas vendimit Nr. 999 me datë 27 Dhjetor 1994 nënshkruar nga Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Dr.Sali Berisha, me këtë arsyetim:

"Klerik dhe intelektual i shquar, studjues i apasionuar, mësues dhe edukator i nderuar i rinisë dhe i masave popullore, hartues e përkthyes i veprave fetare e shkencore".

Më në fund, mjafton të themi se “Mësuesi i Popullit”, Hafiz Ali-Riza Ulqinaku, me krijimtarinë e tij, u përpoq ta ruej, ta zhvilloj gjuhën e ëmbël shqipe, në një kohë, kur gjuha shqipe, konsiderohej gjuhë armike…
 

qipii92

Falenderimi takon Allahut
Anëtar
Jan 7, 2014
Postime
509
Pikët
0
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Shqipetar besimtar te cilet kane kontribuar per kombin tone.

Jakup Asipi
Idriz Gjilani
( dihet fjalt e fundit cilat jon kan madheshtore)
Adem Jashari ( Sulmi i par qe i ka ndoshur shtepis se jasharve eshte zbulu edhe jon mbrojsht se jon kan tu hanger syfyr)
Ekrem Avdiu ( nen komanden e ti ka pasur shum ushtar nder ta sot jan 27 imam) se mu perzi me nenshkruesit e pavarsis nr
jon vra 24 medresant nluften e fundit etj etj ejtetj ka plot shiptar besimtar qe jon shku shehid In-sha-Allah e kan luftu plot tjer ka shum shum shum
 

bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: Shqipetar besimtar te cilet kane kontribuar per kombin tone.

Ky qe flet ne kete videon larte!!!Nuk arrij te kuptoj ku qendron ndryshimi ne mes tij dhe millosheviqit...
 

qipii92

Falenderimi takon Allahut
Anëtar
Jan 7, 2014
Postime
509
Pikët
0
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Shqipëtar besimtar të cilët kanë kontribuar për kombin tonë.

Njeri i madh u kan ky edhe do mbetet kshyrja fjalt po tqellume po i thot hallall hallall hallall.
NGonja komplet ligjeraten ju lutem fjal tmdhaja flet

Me komandat Gurin
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
26,415
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipëtar besimtar të cilët kanë kontribuar për kombin tonë.

sali ram berisha. ka ndertu rrugen e kombit.

po socialistet a kane besimtar qe kane kontribuar per kombin?
 

Eliot

.
Anëtar
Oct 24, 2010
Postime
925
Pikët
0
Re: Përgjigje e: Shqipetar besimtar te cilet kane kontribuar per kombin tone.

numri nuk eshte % i sakt afer ti nuk di sakt sa
do me kapuq e do pa kapuq
:d
qipi,po te citoj ne temen e gabuar,mirepo tipat si ti e lypin 5 here ne dite,edhe mas bile.

Fotoja eshte jashte teme,mirepo per te te ngjallur paksa epshet tua fetare

 

qipii92

Falenderimi takon Allahut
Anëtar
Jan 7, 2014
Postime
509
Pikët
0
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Shqipëtar besimtar të cilët kanë kontribuar për kombin tonë.

o eliot mos u bo si fmi plzz.
Kta nfoto meri kshyri se kush jon mos u bo injorant lexo pak...
Veshja nuk te bon musliman edhe kta nuk jon hiq musliman(as prejardhje as pasardhje)
 

bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: Shqipëtar besimtar të cilët kanë kontribuar për kombin tonë.

Njeri i madh u kan ky edhe do mbetet kshyrja fjalt po tqellume po i thot hallall hallall hallall.
NGonja komplet ligjeraten ju lutem fjal tmdhaja flet

Me komandat Gurin
E si mund te jete i madh nje njeri qe nuk don flamurin,pavarsin dhe kombin shqiptare,ata qe bejne propagande kunder ktyre vlerave nuk mund kurr te jene te mdhej,veçse tradhtare dhe njerz te prishur,qe helmojne dhe indoktrinojne popullin duke perdore fene si instrument kunder shqiptarizmit!

PS: I hek kapelen te gjithe atyre klerik ,qe nder tjera,duan kombin dhe atdheun!
 
Top