• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Shkruan: Teuta Llalla

Nga pellazgjishtja në ilirishte dhe në shqipe u trashëgua dhe u ruajtë gjuha më e vjetër e Europës - (shih më poshtë figurën e gjuhëve)

Në kohën parahistorike, pra shumë në lashtësi njerzit mereshin vesh me anë të veprimeve dhe shenjave. Kështu lindi nevoja për komunikim me anë të një gjuhe të përbashkët. Dhe filluan të lindin gjuhët e para. Por, cila është gjuha e parë indoeuropiane?

Nga shumë historian të huaj dhe shqiptar jemi njohur se mund të jenë gjuha latine dhe gjuha greke !? Mirëpo nuk është e vërtet se latinishtia dhe greqishtja janë gjuhët e para indoeuropiane; tashmë është vërtetuar me argumente të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane.

Por lindë pyetja me të drejtë, se në gjuhën shqipe nuk është gjetur asnjë dokument i vjetër historik.?
Ku e kemi zanafillën! Mos vallë jemi ne pasardhë të tyre që janë quajtur grekë të lashtë, që në të vërtetë ishin pallazgjik ose shqiptarët!

Në ndihmë për të vërtetuar vjetërsin e gjuhës dhe historisë na erdhën ‘’Arqeologjët’’. Arqeologjët gërmojnë për të gjetur vendbanime të lashta e varre, me qëllim që të zbulojnë teknikën e ndërtimit të tyre, mbledhin vegla pune, armë, sende shtëpiake, monerdha, stoli etj. Dhe shkencëtarët na zbulojnë kohës që i përkasin dhe popullatës. Këto bëjnë të mundur që të njohim veprimtaritë shoqërore dhe fetare të popullatës para zbulimit të shkrimit.

Po pse nuk u shkruajt gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja?

Sot dhe dje në lashtësi letrarët dhe priftërinjt u interesonte latinishtja dhe greqishtja, që janë gjuhë letrare dhe diturore.

Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruajtën për ato ngjarje të kohës që ata mund ti vërtetonin dhe ti ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.

Fatkeqësisht, shqiptarët e lashtë nuk lanë absolutisht asgjë të shkruar, as letërsi, madje as edhe një mbishkrim. Në ndihmë pra siç e thash na erdhën arqeologjët. Kërkimet e tyre kanë nxjerrë nga toka poçeri qeramike, armë guri, bronzi, hekuri, gurë të çmuar etj.

Dhe këto të gjitha na ndihmojnë të rindërtojmë kulturën parahistorike.

Kurse shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të herëshme, dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët.

Pra gjuha njihet si një nga karakteristikat themelore të një indentitetit etnik të një populli. Fjala ‘’Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërrimit njerzor. Aspekte të rëndësishme të një studimi të gjuhës janë; ‘’Klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalë formimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transpetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën’’.

Në këtë aspekt, studimi historik i një gjuhe në proçesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh ‘’Arqeologjia’’ duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.

Ashtu si në Arqeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morrën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm dhe nuk e linin të tjerët që të diturohej.

Nga shekulli 19 dhe 20 shkenca e gjuhësis krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoeuropjane.

Disa nga studiuesit e gjuhëve të europës kanë thënë për gjuhën shqipe mbas shumë vite studimi.
Gotfrik Lajbnik 1646-1717, ishte filolog dhe deklaroi ‘’se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja’’.

Hans Tunman 1746-1778, historian suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologji i parë, që studioi shkencërisht origjininën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burrimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tre gjuhësh, sllav, grek dhe shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.

Hans Tunman arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.

Johan Fon Han 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin.

Botoi tre vëllime ‘’Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’’ Duke nxjerrë përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.

Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropjane. Botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxorri përfundimin se shqipja bënë pjesë në familjen indoeuropjane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.

Dhimitër Kamarda filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ’’Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’’ më 1864, vërtetoi me dokumenta lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetra në botë.

Gustav Majer 1850-1900, profesor austriak në Universitetin e Gracit, antar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘’Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoeuropjane’’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.

Eduard Shnejder një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij për ‘’Pellazgjët dhe pasardhësit e tyre,, më 1894, një leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘’tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazgje’’.

Holder Pedersen 1867-1953, danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese indoeuropjane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me rradhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vleshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.

Norbert Jokli 18877-1942, gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, biblotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë botërore, atë e ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp përqëndrimi nazist e privoi Shqipninë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.
Zef Skiroi 1865-1927, filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologjët më të shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorrën në dritë librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ në Romë më 1932.
Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historis të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, Profesori i madh dhe i shquar Eqerem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi etj.

Kështu mbas shumë studime nga shkencëtarë dhe gjuhëtarë të huaj, duke u bindur me një vargë argumentesh nxorrën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgjët parahistorik.
Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja, si gjuhë është formuar më herët se këto të dy gjuhë të vjetra.

Dhe ato pak fjalë greke dhe latine që kanë hyrë në shqipen e sotme duhet që më parë të kenë hyrë në ilirishten, që më vonë u trashëguan në shqipen.

Një vërtetim i pamohushëm për vjetërsinë e gjuhës shqipe janë emërtimet e qyteteve, maleve dhe lumenjëve që janë trashëguar deri më sot duke u qëndruar edhe pushtimeve të gjata nga popujt e tjerë, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRËS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj.
Trashëgimi nga pellazgjishtja në ilirishte dhe në shqipe, kemi dhe emrat e vjetër që janë edhe sot tek emërtimi i njerëzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Të tilla emra janë mbi 800, që ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.

Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë hartës të Europës, do të vëmë re, se shumë qytete, dhe krahina kanë emërtime të kuptimit në gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën shqipe si, Toskana në Itali, e ka marrë këtë emër prej banorëve të saj, se ata ishin toskë nga Shqipnia.

Siçilia e ka marë këtë emër që në lashtësi nga shqiptarët, për arsye se ishulli e ka formën si të kalit. Pra Siçili-si e kalit, Sikilia.

Brindizi ka kuptimin e flalës shqipe, si bri dashi.

Kryeqyteti i Francës. Parisi është në shqip i pari ose si i pari, dhe Parisi është qyteti i parë i Francës. Marrsiella, qytet i francës e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në lashtësi sepse ai ka qenë qytet tregëtar, pra marr- dhe sjell, është një term i zakonshëm shqiptar.

Po të vërejmë emërtimet e qyteteve të lashta greke, kanë emra të kuptimit shqiptar si, Athina -athenë, Edessa-edesha, Thiva-theva. Pra, një vështrim në hartën e Europës, vërejmë emërtime të qyteteve në gjuhën shqipe, por po të studioet dhe më gjerë, atëherë do të zbulojmë dhe më shumë fjalëm shqipe.

Dy veprat e mëdha të shkruar nga Homeri, që dhe fjala Homer është shqipe, duke patur parasysh që ai ishte i verbër, pellazgjikët i vunë emrin i Mjerë, Homer. Iliadha ose Troja dhe Odhiseas ose Udhë s’sheh. Janë legjenda pellazgje ose shqiptare, që u shkruajtën nga Homeri dhe gjatë shekujve u përvetësuan nga shkruesit e mëvonshëm grekë.

Në Iliadhën, të gjithë kryetarët e fiseve, pjesmarrës në betejën e Trojës, dhe nga vendet që vinin kanë emra të kuptimit në shqip.

Mikena-mik jemi, kishte mbret Agamemnonin-ai që mendon, është i zgjuar, i ditur etj. Menelaos-mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai i Agamemnonit.

Mirmidonët-mirditorët, kishin mbret Aqilean ose Akilin, që do të thotë-aq i lehtë. Elena-e lanë ment. Priami, mbreti i trojës, që është-drejto amën. Paridi-është i pari që di, etj. Leximi i vëmëndëshëm i poemës Iliadha, do të vërejme se ngjarjet na flasin për luftera midis fiseve pellazgjike ose shqiptare, dhe fjala e urtë shqipe thotë ‘’i yti ta fut, i yti të nxjerrë sytë, i yti të vjedh’’ etj.

Në veprat e Homerrit pasqyrohen ngjarje, legjenda dhe histori shqiptare.

Në të gjitha kohërat grekët kanë pasur maninë për të përshtatur emrat jo grek, në emra grek. Pra për të përkthyer në greqisht çdo fjalë jo greke. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar dhe mënyrën e shqiptimit të fjalive ose të emrave gjë që e bën të pakuptueshëm. Në qoftëse të lashtët grek dhe grekët e sotëm nuk do të kishin bërë gjithshka greke, megjithë shtrëmbërimin e shqiptimit fillestar në pjesën më të madhe të gjuhës pellazgje ose shqipe, ne nuk do kishim vërshtirsi për të rindërtuar fjalët e lashta parahistorike shqipe, të shkruara greqisht apo të përkthyera keq në greqisht si ‘’Piellbardh në-piellazgos, piellzis në-piellzious’’ etj.

Po të njohim perënditë e lashta të Olimbit ku besonin grekët në lashtësi, do vërejmë se ato perëndi quhen në fjalën shqipe si; Zeus-Zë, është perëndia më e fuqishme, dhe kishte për grua perëndin Herën-Era. Perëndia tjetër Letos-Lëton, Zeusi më vonë u martua me perëndeshën Mentis-ment, dhe lindën Athinanë. Marsi, ishte perëndia e luftës, dhe shumë herë nxiste grindje midis njerëzve, dhe duhet ta ketë marrë emrin nga shqipja ‘’i marrë’’.

Perrëndia Apollon, mendoj se e ka marrë këtë emër nga shqipja, apo-loni, dhe vërtet Apolloni ishte perëndi i muzikës, poezis dhe harqeve, dhe ç’farë bënte Apolloni! Luante muzikë, i ndryshonte drejtimin shigjetave.

Loja më e dashur për të luajtur për fëmijët është, shigjeta. Perëndia e detit quhej, Tetesi, që shumë herë në shqipe T zëvëndësohet me D.

Po të shohim ditës e javës në gjuhën shqipe me vëmëndje kanë një kuptim të plotë shqiptar dhe të perëndive ku besonin pellazgjët. E diela, është dita që përfaqson Diellin, po të vërejmë e diela është dita më me shumë diell. E hëna, përfaqson Hënën. E marta, është dita e Marsit, dhe quhet si ditë e marrë. E mërkura, është dita e Mërkurit. E enjta, nuk është zbuluar akoma. E premtja, është dita e zezë, të pren, e prenë. E shtuna, përfaqson Saturnin. Po të shohim grekët ditët e javës i emërtojnë, e diela përfaqson Zotin, e hëna është dyshi, e marta, është treshi, e mërkura, është katra, e enjtia, është e pesta, e premtja, është dita e shën Mërisë, e shtuna, e kanë marë nga hevrejtë.

Siç shihet shqiparët emërtimin e ditëve të javës e kanë më të vjetër se grekët, gjë që tregon se shqiptarët janë më të vjetër si popull në Ballkan.

Betimin pellazgjët e bënin për kokën e nënës, babait, ashtu si betohen dhe shqipëtarët sot, për kokën e nënës dhe të babait.
Pra edhe këtu kemi betimin e trashëkuar nga pellazgjët tek shqiptarët e sotëm, që janë shtarshëgimtarët e vërtetë të popullsisë që banonte në pjesën më të madhe të europës.

Gjatë shekuj shumë popuj, dikur të mëdhenj, janë shkataruar ose asimiluar nga popuj të tjerë duke humbur gjuhën, zakonet pa lenë gjurmë. Mirëpo pellazgjët me zakonet, muzikën, veshjen dhe veçanërisht me gjuhën e tyre shqipe, i kanë qëndruar kohës në trevat e tyre shqiptare, ndonëse tashmë të tkurrura, përgjat pregut perendimor të gadishullit Ballkanik
Studiuesit e gjuhëve vënë në dukje se gjuhët moderne nuk janë të izoluara, por i takojnë një familje të veçantë gjuhësh simotra, disave mundë ti gjihet edhe gjuha amë e përbashkët. Duke shkuar sa më thellë në proçesin e rindërtimit historik, ku del qartë se shumë prej këtyre gjuhëve amë e kanë prejardhjen nga një gjuhë e pashkruar, edhe më e lashtë që është shqipja.

Aspektet teknike të kësaj çështje u takojnë specialistëve. Pra është i pakundërshtueshëm fakti që shqipja është një nga gjuhët më të vjetra indoevropjane dhe shqiptarët janë populli parahistorik dhe ndër më të vjetrit në europë.
Shihet qartë se gjuhësia hedh dritë në kërkimet për origjinën parahistorike të popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij.
Prandaj duhet t’ia lemë specialistëve që të merren me misteret e pa zbuluara akoma të çështjes mbarë shqiptare.
Në përfundim duhet thënë dhe theksuar se mendimi i përgjithshëm shkencor është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të Ilirve dhe Pellazgjikëve, dhe fillesave indoeuropjane. Kjo e bënë edhe më të qartë arsyjen përse populli shqiptar i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i ynë është pushtuar shpesh nga grekërit, romakët, sllavët dhe turqit, edhe ndonëse ne shpesh kemi përdorur gjuhëra tregëtie, të ardhura gjetkë, njerzit, që sot njihen si shqiptar, kanë ruajtur me vendosmëri e sukses, zakonet, traditat dhe indentitetin tonë të lashtë, Ilir e Pellazgjik. Por që të ruhen edhe në të ardhmen duhet që ne të ndërtojmë, të pregatisim specialistë shkencor, pedagogjik, historik, juridik etj.

Që të pregatiten këto, duhet që shqiptarët të kujdesen për zhvillimin e më tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë institucione, universitete të tyre kombëtare dhe ti ruajnë me fanatizëm nga armiqtë shekullor të popullit shqiptar.
Arqeologjia, gjuha, dhe kronika të herëshme, hedhin dritë në atë që ndryshe do të ishte një e shkruar krejt e pakuptueshme e shqiptarëve parahistorik.

Fatmirësisht, Shqipëria gjendet në mes dy gjytetërimeve klasike, të Greqis dhe Romës, dhe shumë herë u përplas me të dyja këta. Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregëtar dhe fetar me shqiptarët. Më vonë udhëtarë europian, dijetar, aventurier shkruajtën për ashpërsinë malore të vendit, për luftëtarët krenarë, për veshjen karakteristike. Ulian Shekspir nuk e ka vizituar kurrë Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e tij ‘’Nata e Dymbëdhjetë’’ në Iliri, pra në Shqipëri. Lordi Bajron ngeli kaq i gëzuar dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i shkruante nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar dhe do ta vishte.

Por që fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua nga grekërit dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek.
Përallat, legjendat dhe trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku historia e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipnis me titull ‘’FLORANT AT LAURA’’ do të shkruej në gjuhën tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy.

Legjenda e heroit kombëtar Skënderbeut, tregohet nga çifuti spanjoll në veprën e Leongfellout me titull ‘’Përrallat e hanit buzë rrugës’’.

Shqipëria sot është zvogëluar është bërë një sanduiç i vogël midis ish-Jugosllavis dhe Greqis. Sot Shqipëria është si një dragua i fort i rrethuar prej çakenjsh dhe dhelpra të cilën i kanë lidhur këmbët dhe bëhen gati ta çajnë përsëri, dhe ta përlajnë të tërë si dikur më 1878.

Shqipëria duke u pushtuar nga grekërit, romakët, sllavët dhe turqit, u zvogëlua dhe shqiptarët u detyruan që një pjesë të asimilohej, një pjesë të emigrojë dhe disa fise u larguan për të jetuar të fshehur në male të larta. Kështu shqiptarët gjithmon kanë qenë nënpresionin e zhdukjes dhe nuk u ngeli kohë që të mendonin për shkruatjen e gjuhës së tyre shqipe, sepse nuk e lanë të tjerët rehat për zhvillimin e më tejshëm të gjuhës që lindi gjuhëra të tjera.

Vërej; Për këtë studim u shfrytëzuan libri ‘’Enigma’’ i autorit francez Robert D’Angly, libri i autorit amerikan Edwin E.Jacquen ‘’Shqiptarët’’. Librat e autorit grek Aristidh Kolia ‘’Arvanitët dhe preardhja e grekëve’’ dhe ‘’Gjuha e Zotit’’. Revista ‘’Ekskluzive’’ botim i Prishtinës, libri ‘’Iliada’’ i autorit Homeri, përkthim i Gjon Shllakut, Tiranë 1965. Biblioteka e papa Antonio Bellushit dhe revista italiane-greke-shqiptare ‘’Lidhja’’ 1980-2003, organ i ‘’Lidhjes së Arbëreshëve të Italis së Jugut’’.
Pema e lartëme është bërë ndërtimi i gjuhëve Indoeuropiane, dhe është botuar në vitet 1970 nga Instituti i gjuhëve në Suedi, dhe në vitet 1985 në disa revista ne Greqi.

Gjuha e parë siç shihet është APBANITIKH-Arvanitiki-Shqipja dhe me rradhë Armenishtja, Greqishtja etj. Pra siç shihet qartë shqipja është gjuha mëmë e gjuhëve Indoeuropjane. Që të ruhet dhe të pasurohet edhe me më shumë vërtetime, duhet që shkencëtarët dhe studiuesit shqiptarë të punojnë më shumë në këtë drejtim të përkrahur edhe nga Institucionet shtetërore studiuese përkatëse.

**** Prof.Teuta Llalla, mësuese e gjuhë-letërsisë shqipe në gjimnazin e Tetovës.

PEMA E GJUHËVE - MUND TË SHIHNI SE GJUHA E PARË, VAZHDIMËSI E PANDËRPRERË E GJUHËS PROTO-INDO-EUROPEANE (BURIMI I GJUHËVE INDO-EUROPEANE) ËSHTË SHQIPJA.

Pema e gjuhëve indo-europiane e ndertuar ne vitin 1974 nga Instituti i Gjuhëve ne Suedi dhe botuar më 1975 tek libri botëror: Webster’s New Twentieth Century Dictionary, Unabridged Second Edition, De Luxe Color, William Collins and World Publishing Co., Inc., 1975.

ISBN 0-539-048523-3

Një pemë të tillë botoi gjatë viteve 1985-1999 historiani arbëresh (arvanitas) Aristidh Kola në Greqi. Siç shihet, gjuha e parë është SHQIPJA, e dyta Armenishtja dhe e treta Gjermanishtja. Akademia Greke (bizantine) e Shkencave nuk e ka kundërshtuar këtë pemë, ka heshtur. Ç’të thotë vallë?

Deshifrimi i gjuhës së lashtë etruske dëshmon se Etruskët ishin Ilirë! - Me një analizim të artefakteve etruske mund të vërehet se gjuha aq misterioze etruske në të vërtetë nuk ka kurrfarë misteri në vete dhe është shumë lehtë të deshifrohet. Qartë mund të vërehet se fjalët e shkruara etruske në të vërtetë janë pothuajse 100% të njëjta me fjalët e sotme shqipe!
Ajo që bie në sy është: pse qindëra shkencëtarë deri tani nuk e kanë vërejtur këtë, apo nuk kanë dashur ta vërejnë?

Ekzistojnë deri tani shumë vepra dhe studime shkencore të cilat kanë tentuar, por njëanshëm, që këtë gjuhë ta shpallin për greke, madje edhe sllave, mirëpo siç mund të shihni edhe ju vetë nga këta shembuj, është fare e qartë se bëhet fjalë për gjuhën ilire gjegjësisht shqipe, me pothuajse vetëm disa variacjone në disa fjalë, por shumica janë madje plotësisht të njëjta me fjalët shqipe që edhe sot janë në përdorje! (shih p.sh. fjalën "mendja").

Siç e dinë ndoshta shumica, besohej se etruskët ishin popull i vjetër që krysisht jetoi në trojet e Italisë së sotme dhe përreth. Shpjegimet klasike të deritashme kanë qenë të mbështjellur me një perde të misterit, dhe është thënë se ata janë zhdukur dhe kanë lënë pas veti vetëm artefakte arkeologjike me domethënie të çuditshme.

Teorisë se ata mund të jenë në të vërtetë ilirë, shkenca klasike praktikisht nuk i ka lënë mundësi të ekzistojë, kjo edhe më shumë nga ana e armiqëve të shqiptarëve. Ka pasë raste që studjuesit e pavarur janë bërë objekt i përqeshjes me thënje si "po, ata tash thonë ndoshta se edhe banorët e Antlantidës kanë qenë ilirë", e kështu me radhë. Është fakt se shumë arritje historike dhe vepra artistike, si dhe shkencore, në të vërtetë u takojnë ilirëve/shqiptarëve, mirëpo fatkeqësisht, kjo në shumicën e rasteve i është përshkruar të tjerëve, kështu që sot kemi "antikën greke", "filozofët grek", "zotat grek në Olimp", emrat e të cilëve, për habi, nuk kanë kurrfarë domethënie greke por shqipe - hyjnesha Afrodita (Afërdita), Zeusi (Zoti), Hera (Era), etj.

Do t'i tregojmë edhe disa pjesë nga punimet e vjetra etruske, meqë fatkeqësisht pothuajse asnjë nga muzeumet dhe institutet shkencore, të cilat kanë artefakte etruske, nuk shprehet i gatshëm t'i japë këto në analizim, prandaj shumica e skemave këtu është marrë nga librat e ndryshëm mbi etruskët.

Ky është Disku i Phaestos nga viti 1700 p.e.r. dhe është shumë i njohur për shkak të stilistikës së figurave. Disa madje i kanë dhënë atij edhe vlerë aritmetike si një dëshmi e kulturës së lartë minoite (Kretë).

Disku përbëhet nga 52 simbole si dhe 3 të posaçme që paraqesin "apostrofime" që do të thotë secili i përgjigjet një fjale bazë.

Në këtë figurë shohim anën B të diskut. Në anën A gjindet një poemë me aspekte intenzive seksuale, prandaj mendojmë se njerëzit kanë mësuar leximin në kohën e pubertetit, kur temat seksuale gjejnë interesim të madh. Është zbuluar edhe lidhja në mes secilit simbol dhe fonemëve - shikoni disa shembuj më poshtë:
TRUNGU I GJUHVE INDOEVROPIANE NE SUEDI
http://www.forum-al.com/attachment.php?attachmentid=1337&stc=1&d=1285936512
 
malick

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
106
Pikët
0
Përgjigje e: Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane

e mer fegi sa te nderlikume jan gjonat:D

kollaj esht te thuash sicilia domethon si kali:p shko pyt sicilianet iher ca thon:D
 
SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane

Dy gjuhë jan që s'kan degëzime, Shqipja dhe Armenishtia, të tjerat lidhen diku dhe kanë degëzime...
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,257
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane

Wow, mesova dicka te re qe nuk e dija/dinim!
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,257
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane

sa kam qeshur me kete :D
E cfare ka ketu per te qeshur? Toskana do te thote Toskeri dhe vertete jane shqiptare te ardhur nga Shqiperia.
 
kreksi

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
3,852
Pikët
113
Vendndodhja
France.

Që kanë folur etruskët shqip kjo nuk diskutohët, dëshmohet sot përmes shqipes.
Mirëpo a duhët të vetëknaqemi gjithëmonë vetëm me këtë hipotez ?
Pse mos të hulumtojmi edhe gjurmime tjera, se si u bë që këta etruskët të flasin shqipë ?
Duke u nisur nga thënja nga Robert D'Angely i cili thotë apo bie nê kundershtim më këtë teori, se Shqipëria sot duhej tê ishte së paku një vend prej 13 milion banorëve që tï ndrërlidhte të gjitha këto treva ku hasim fjalë të gjuhës shqipe, që nga vêndet Balte e deri në vendet Baske...por është vertetuar se Shqipëria asnjêherê nuk ka prodhuar aqë popullêsi tê madhe ku do ti kishte nisur për të imigruar në të gjitha këto vênde të largêta, prandaj, duhët ta rrotullojmi këtê guri, dhe të dalim nga ky absyrditet, ku mendohët edhe sot se e tërê europa na rrjedhka nga vêndi yni...
Kjo teori revolucionare mua mê kushtoj edhe largimin nga FSh; pas 8 vite anetarsimi !
Mê njê fjalë, ne jemi vetem se shqiptar autokton, por kjo nuk do thotê se tjere popuj që kalun jah vëndet tona at mêsuan edhe gjuhen tonê shqipe e pastaj e perhapen andej, duke llogaritur kêtu se edhe ne morem fjalê të huaja nga këta popuj qe erdhen nga lindja, pra të mendohet sot ne shekullin XXI nê shekullin e shkences se ne ishim dhe jemi burimi i të gjitha gjuhëve europiane, është një samar i ngarkuar rëndê mbi supet tona, qê duhet të bêhêmi nê tê ardhmen më të pjekur, më tê zgjuar dhe tê vetêdijshëm, që tê mos tallen bota më ne nê forume...

Se sa per patriotizem, asnjêri nuk ma shkon këtu, jam 100% shqiptar por autokton, dhe se jam banor i lashtë i kêtyre trojeve tona, por nê asnjê mênyr nuk guxoj tê thêmê se e tërë europa e mori gjuhên shqipe nga ne...!
Ne duhet ti hapim sytë, e të mos mirremi mê fantazma të lalave...mos ta teprojmi e tê bêhëmi aqê te pabesueshëm para botës, se pellazgët që sot shkenca europiane i ka studiuar mirê dhe mê nuk mirret mê ta, ishin vetem se njê diaspor qê bredhete nêper Mesdhe, pasi që kishte kaluar edhe nê trojet tona, ku e mesoi gjuhen shqipe nga vendasit dhe e perhapi gjithandej nëper Mesdhe e europê, kjo nuk do thotê s e të paret tanê e pushtuan gjysmen e botês që nga Baltiku e deri në vendet Baske atje nê Spanjê e Angli, por ishte kjo diaspora tregtare që e perhapi gjuhên tonê, të perzier edhe mê shumê e shumë gjuhê tjera.
E di qê kjo teori nuk do ju pelqeje asnjêrit as kêtu nê kêtê forum, por realiteti êshtë kêshtu, sepse fatkeqsija jonê e madhe ështê se asnjêri nuk mirret të hulumtoje se ksuh ishin dhe nga vinin keta pellazget, por mirremi me citime te Homerit e Herodotit etj.. pêrralla e fantezira koti mê çka sot nuk mirret shkenca mê kêto pêrralal.
Pra interesi yni êshtê ketu se keta popuj mergimtar e perhapen gjhen shqipe por ishin vetem se shqip folêsa, tregtar, emigrant, se perndryshe, sot edhe Akademia shqiptare do i ksihte njohur si stergjysherit tanë, por e dijnë fort mirê se keto janë vetem se pêrralla, prandaj bazat e njê origjines sê njê popullit nuk mbeshteten mbi perralla Hoerike por mbi baza shkencore ku êshtë dokumentuar se ne jemi popull tjetêr autokton ne trojet tona dhe i races Dinarike qê nga para historia, populli me i lashte i europes e vertte por kurrêsesi nuk duhet te mendohet as te besohet kjo se e tere europa sot që flasin shqipen rrjedhin nga tê parêt tanê, ...duhet tê lirohemi nga absurditeti pra, dhe kur të lirohemi nga kêto pranga atêhere e kemi gjetur origjinen tonê tê vertete qê êshtê autoktone dhe vendase e jo se ne jemi nga njê diaspor endacake ku atdhe ksihin anijet qê bredhnin neper detin Mesdhe ... siç ishin diaspora pellazgjike qê asgjê nuk na lidh me ta, perpos qê erdhen tek ne dhe mêsuan gjuhên tonê shqipe.
Falemnderit !

Pra bêhuni edhe ju 100 % patriot si unê, dhe do e gjeni se ne jemi vetem se shqiptar autokton e Ilirianê tê races dinarike siç ështê argumentuar nga shkencatrêt e dijetaret e j nga pêrrallat e kengêve Homerike qê mê pelqejnê edhe mua por si pêrralla !

Antropologjia e gadishullit; http://rilindjapelazgoilire.blogspot.fr/2012/05/antropologjia-ne-ballkane.html
 
kreksi

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
3,852
Pikët
113
Vendndodhja
France.
Përgjigje e: Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane

Mendoj se i duhet kjo lidhje për Teuta Llalla...qê të mêsoje se kush ishin pellazgêt e etruskët;
John Jamieson - 1814 - 368 pages - Afficher la publication en entier
Resemblance of the Greek Language to tJiat of the Scythians. Let us now advert to the historical proofs of similarity ... had recently migrated from Scythia, or had formed a part of those Pelasgi who had been driven from Etruria.
-----------------------------------------------
Cleary, etc..., - 2003
Amongst the Celts are to be mentioned the Umbrians, the Etrurians, or Etruscans, the Sam- nites, Sabines, ... in the I rish language ; and this derivation is considered probable, as Jhe Scythian nations were all famous archers, ...
-------------------------------
books.google.frBarthold Georg Niebuhr, Julius Charles Hare, Leonhard Schmitz - 1831 - 641
before it fell int;o the hands of the Etruscans, is uniformly represented as a Pelasgian city : and as the ... Scythian, and Persian words, was no more deficient in attention to languages, than we are: this very passage plainly shews ...
---------------------------------
books.google.frJohn O'Hart - 1989
... the Umbrians ; the Etrurians or Etruscans ; the Samnites and Sabines of Italy ; the Thracians, Istrians, ... has been applied to various nations of Scythian origin, speaking cognate dialects of one great language the Celtic.
---------------------------------------------------------
burimi;http://books.google.fr/books?id=OQYJAAAAQAAJ&pg=PA58&dq=etruscans+langage++of++scythian&hl=fr&sa=X&ei=yp23T_mOMtGR0QWclKTOBw&ved=0CFoQuwUwBg

Shkenca sot ka perparuar, edhe ne duhet te hecim perpara me shkencen e jo ti mbyllim sytë..!

Os e perndryshe; te ne thuhet, mendja e madhe e zeza e vetit, kur mundohêmi ta bêjmi tërë Europen mê origjinë shqiptare, patjetër se do kemi edhe kthim mbrpa si bumerang...!
Se dikur moti edhe unë kêshtu iu thoja italianêve e tê huajve tjarë se gjuhet europiane rrjedhin nga shqipja...por sot pas 30 vite hulumtimesh e mbroj vetem se gjuhen shqipe, ate qê na takon !
 
kreksi

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
3,852
Pikët
113
Vendndodhja
France.
Përgjigje e: Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane

Gjuhêt qê krijuan gjuhêt europiane, dhe vertetuar se ne nuk ishim kêrthiza e botês, duhet pra të zhvillohêmi, tê mêsojmi ditê natë e tê mos mbesim te prapambetur, se gjêja mê e keqe êshtê kur njê popull i têri mbytet nê ideologji te mbrapshta e tê pa dobishme por teepr tê damshme per popullin shqiptar. Ne duhet ta mbeshtesim vetem se Akademin tonë, ajo e di mê sê miri dhe ne interesin tonê êshtê ti ndjekim punimet e Akademikêve shqiptar e jo te atyre qê shkruajnê e mirren mê pêrralla se historia nuk ështê roman por shkencë !
Mos mendoni që sot njerêz tê tjerê, tê huaj ne forume nuk dijnë tê kerkojnê ne google ?...dhe pêr kêtê ne duhet ta mbeshtesim vetem se Akademin shqipëtare, mos te mirremi me mendjemadhesin e disave e pêrrallat pellazgjike apo ariane e indo europiane koti, se ne nuk kemi kurrfare lidhje me pellazget, as me skitet e as etrusket, jemi te races Dinarike dhe autoktonë ne trojet tona, dhe te jeni te bindur se keto teori qe perhapen sot, jane jo vetem te demshme, por edhe te pa baza shkencore, te behemi te vetdijshem pra !
Kêto që i thêmë, duhet ta dini se i thëmê per tê miren tonê...e ju mê gjykoni si te duani...unë mbêshtes vetem shkencen, ate çka thotê sot Akademia jonë shqiptare të cilet i dijnê gjêrat mê sê miri...dhe e dijnê shumê mirê se cila teori na pergjigjet neve, kjo e dokumentuar shkenctarishtê se ne jemi autokton, e jo pellazgo skitiko semitikë...siç na mbyten sot me kêto librat njêra pas tjetres mê kêta pellazgianêt judeo semitiko skitike ariane....

"I take all the races of Syria mentioned in Scripture, as well as in the Egyptian and Assyrian inscriptions, to have been Scyths; and in Asia Minor, the only Arian nations which i recognise with any certainty, are Tubal and Meshech. From Syria the Scyths probably crossed to Cyprus and Sicily, Southern France and Iberia, this line of emigration being well marked in classic authors, and the modern Basque language attesting the Scythic origin of the Iberians. From Asia Minor, the great Scythic stream which passed into Europe, I suppose to have been Tyrrheno-Pelasgic, and I refer to the ancient Etruscans, and more doubtfully to the modern Slcipetars, as a proof of the ethnic affinity of the early settlers. The whole Illyrian nation, indeed, including Macedonians, Epirotes, and Albanians, may have been of the true Scythic family, as distinguished from the Arian Hellenes. The Pelasgians were probably Scytho-Ariaus, as the Etruscans were Scytho-Semites ; and in this distinction between the compound character of the barbaric element which prevailed respectively in Greek and Latin, we see perhaps the reason of the predominance of Semitisms in the latter language, as compared with the former."

...https://www.google.fr/search?tbm=bks&hl=fr&q=etruskan+langage++of++scythian&btnG=#q=etruscans+langage++of++scythian&hl=fr&tbm=bks&psj=1&ei=-6a3T7OvAsq30QWdvPCjCA&start=70&sa=N&bav=on.2,or.r_gc.r_pw.r_cp.r_qf.,cf.osb&fp=f798381487759237&biw=1280&bih=662
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane

Jo vetem gjuhet indoeuropiane por edhe alfabetin mors.
 
kreksi

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
3,852
Pikët
113
Vendndodhja
France.
Enigmae engmes..

E cfare ka ketu per te qeshur? Toskana do te thote Toskeri dhe vertete jane shqiptare te ardhur nga Shqiperia.
Hello.....këtu jam ! ...mos shkoni ne forume te huaja te shkretoni atje ldhje e pa lidhje...
Qe se si e shohin dijetaret e shquar apo babai i pellazgeve gjuhen shqipe.. e ju shkoni shkretoni se gjuha shqipe eshte "nana e gjuheve ndoeuropiane e fanteziar tjera... e ne anen tjeter na e mbaroje te huajt gropen para syve; per ç'faer arsyje; sepse ne nuk dijm ende te lexojmi, te shkruajmi po ...shitemi te zgjuar shumë..Lexoje pra; mos me kerko linke si AL;;; se nuk kam,;;; kam vetem librin origjinal para syve qe ti hapni syt, edhepse per dike kjo hapje e syve iu duket propagand..por ne realitet eshte per t e miren tone se ne çafre mjerimi kemi ardhur sot,iu besojmi te huajve e jo Akademise sonë.! qelexoje;"Perkthimi i sakët nga Enigma faqe 322 --- 323 Botim viti 1991 nga origjinali, mirëpo në versionin e botuar shqip nuk e kamë hasur këtë permbajtje; athua pse iu fshihen lexuesit shqiptar intrigat ?
Qe se si shprehet autorii i "Enigmes" nga i cili disa jane infektuar nga ky virus, me vjen keq..!

AUTORI " Enigma"faqe 322 --- 323 Botim viti 1991 nga origjinal...
"Për të dëshmuar se shqiptarët Toskë tê sotëm e kanë marrur emrin nga Etruskët të cilët erdhen nga Italia për tu vëndosur në këto vise të quajtur Toskënia da llohet nga gjysma e shqipëtarëve tjarë. Dhe për t'iu bërë ballë këtyre toskëve që imigruan në Shqipëri, pjessa tjetër e shqiptarëve ishin indigjenë, vëndas, në viset që quhët Gheghënia....!
...dhe me tej..."Edhe një dëshmi tjetër se shqipêtarët Toskë janë pasardhësit e Etruskëve të vjetër, të ardhur nga Italia...dhe vëndosën në Shqipërinë e mesme, në ato vise ku Pol Emili i kishte shkatërrrua rreth 168 -164 para krishti, dhe nga kjo kohë, edhe sot dialekti i tyre, mëgjithëse të vëndosur më afër Greqisë dhe nê kontakt më ta, ngjanë më shumë si tek latinët se sa të grekëve të vjetër."
...pastaj edhe ketu ne te njejten faqe; "Pra, gjuha shqipe që gjuhëtarët dhe etnologet e kanë anashkaluar apo harruar, gjuhë e cila ka aftëisnë të na japi provat e egzistencës dhe mbijetesës së Pellazgëve dhe se ende edhe sot kjo gjuhë neve na mundëson ta deshifrojmi gjuhën Etruske ose të quajtur gjuha shqipe e dialektit Toskë që fllitet sot në Gadishullin Ballkanik dhe më gjerë ...."...e pastaj edhe me shani pse unë ua sjelli provat se diçka nuk është nê rregull me keto kunderthenje...thikê me dy teha...! ..pra me mire qenka te heshtim, ta mbyllim gojen, pse duhet heshtur para ketrye intrigave qe na behen prapa shpines ?
 
Askushi

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,496
Pikët
113
Kepucar, merru me kepucet, rrobaqepes merru me rrobat...
sa qef te bejme not edhe kur s'dime...

Gjuhesia eshte nje dege e bukur dhe joshese...

(eshte ekzakte dhe nuk ka vend per hamendesira (hipoteza)...

Kalofshi mire...
 
crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,145
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane

Andi, ja pra qe ti dhe Cabej ja fusni kot lol, me sakte ja fuste kot, se tani s'ka me c'te fuse...nuk eshte aq ekzakte sa duket.
Por une te them kaq, qe vete Cabej duke qene kepucar i tekej here here qepte dhe pantallona:D

cabej ka qene nje indoeuropianist i thekur, teoria indoeuropiane eshte nje bullcrap e mbeshtetur vetem ne hipoteza, dhe ne asnje fakt konkret.

http://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=9&cad=rja&ved=0CGYQtwIwCA&url=http://www.youtube.com/watch?v=b9ANqodslCY&ei=ywxRUI3gOtHP4QTPpoDoDA&usg=AFQjCNElaVSA7DsyTn94g3ChiY4g36avQg&sig2=EKgS50-PMDUnRvSeuqECyg
 
Askushi

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,496
Pikët
113
Ehhhh, te perpiqesh te besh shqipot nje mendje eshte si puna e Sizifit, ngjit gure, rrokullis gure, ngjit gure ne maje, rrokullisu gure teposhte...

Cabej eshte maje, (per kete komb qe s'njeh as hierarki as maja).

Megjithate ke nje te drejte qe: "pa dyshuar nuk arrihet zhvillimi".

Te pershendes!
 
crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,145
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane

Ehhhh, te perpiqesh te besh shqipot nje mendje eshte si puna e Sizifit, ngjit gure, rrokullis gure, ngjit gure ne maje, rrokullisu gure teposhte...

Cabej eshte maje, (per kete komb qe s'njeh as hierarki as maja).

Megjithate ke nje te drejte qe: "pa dyshuar nuk arrihet zhvillimi".

Te pershendes!
eshte maje qe shkon deri tek indoeuropianizmi:p
sigurisht, teori e shpikur jo prej tij, por prej nje te ngjashmi anglez kohe me pare, te cilit i duhej india.

hipotezat qe cabej i shante shume i ke me thase tek indoeuropianizmi. dhe tek vete kepucari cabej qe qepte dhe pantallona dhe fustane.
 
Top