• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Pjesa më e madhe shqiptarëve sot në Shqipëri i përkasin një konglomerati jo-fetar dhe ateist që kap rreth 75% të popullsisë


Historiku i shkurtër

Në lashtësi duke filluar që me pellazgët e mes ilirëve deri në krijimin e Bizantit nga Konstandini i Madh, dy kultet kryesore të adhurimit të natyrës kanë qenë Kulti i Gjarprit dhe Kulti i Diellit. Me vendosjen dhunshme të kristianizmit si fe të regjimit arrijmë në mesjetë, vitet 1300-1400, kur gjysma e popullsisë së Arbrit ishte ende pagane, ndërsa gjysma tjetër ndahej, sipas terminologjisë venedikase, mes latinëve (katolikëve) dhe skizmatikëve (ortodoksëve).

Paganizmi burimor dhe kristianizmi i importuar u gjendën atëbotë përballë zëvendësimit të udhëheqjes kristiane armeno-siriane të Bizantit, me udhëheqjen dhe fenë e re myslimane turko-arabe që vinte të zgjaste sundimin e Azisë në Ballkan dhe 500 vjet të tjera. Jo më kot dhe populli e quajti ushtrinë turke si ushtri bizantine, pasi nuk shihej ndonjë dallim mes tyre. Vlen të theksohet dhe se në mesjetë myslimanizmi konsiderohej nga bizantinët si herezi kristiane.

Sundimi fetar bizantino-osman do të përfundojë zyrtarisht për ne në vitin 1912 me shpalljen e pavarësisë duke sjellë në pah një popullsi pagane, kristiane e myslimane në Shqipëri. Këtu fillon dhe puna e shtetit modern shqiptar, që jo rastësisht, duke nisur që me përpjekjet e Rilindjes mishëruar në shprehjen e mirënjohur të Pashko Vasës, që prej 1912 ka punuar për dobësimin e feve dhe shfetarizimin e vendit duke i identifikuar fetë aziatike si importe të padëshiruara kulturore. Qëndrimet e Nolit me jehonën e shumë intelektualëve të tjerë për pavarësimin e institucioneve fetare nga Stambolli, Fanari e Vatikani, me ngritjen e shtetit modern do të bëhen realitet.

Programi i qeverisë së Zogut është ai që për herë të parë mes të tjerash bënte fjalë dhe për "reforma fetare". Por ç'ishin këto reforma?

Në 1923 me drejtimin e qeverisë mblidhet në Tiranë Kongresi i Myslimanëve Shqiptarë ku vendoset asgjë më pak se: shkëputja nga Kalifati, heqja e ferexhesë, kryerja e lutjes në këmbë dhe abrogimi i poligamisë, pra një çmyslimanizim i myslimanizmit, zhveshje nga thelbi i vet ritual. Në vazhdim më 1929 qeveria e shpall Kishën Ortodokse Shqiptare si autoqefale, gjë që ratifikohet nga Patriarkana vetëm pas 8 vjet mallkimesh e anatemash, në vitin 1937. Ndërkohë, po në këtë periudhë, do të kryhet dhe i vetmi census mbi përkatësinë fetare të popullsisë në Shqipëri. Është viti 1930, kur, duke ripohuar "statistikat" e administratës turke, me vetëm tre opsione të mundshme në mënyrë konvencionale popullsia e asaj kohe do të caktohet si 70% myslimane (sunitë dhe bektashinj) dhe 30% kristiane (ortodoksë 20% dhe katolikë 10%), duke kapur një numër 100% besimtarësh! Këto numra janë dhe numrat përgjegjëse për propagandën e sotme fetare. Në shtetin e Zogut do të shënohen dhe përplasjet e para midis dëshirës për pushtet të klerit dhe fuqisë së vetë shtetit që për ballafaqim do të zbatojë kombëtarizimin e tyre.

Rruga e shkelur nga qeveria e Zogut do të arrijë në ekstrem me vendosjen e diktaturës duke dhënë sot një shumicë dërrmuese jo-fetare brenda shtetit shqiptar. Reforma agrare e gushtit 1945, shtetëzon krejt 2'169 kishat, xhamitë e teqetë e vendit duke i kthyer në qendra kulture për rininë. Priftërinjtë dhe hoxhallarët shtrëngohen të braktisin të "kaluarën e tyre parazitare", dhe rreth 200 prej tyre do të burgosen e internohen madje dhjetëra do të vriten. Ateizmi militant i shfytyruar nga totalitarizmi komunist arrin në antiteizmën ekstrem shtetëror për herë të parë në histori. Në vitin 1967 nga radhët e rinisë nis shembja e objekteve të kultit, duke lënë në këmbë vetëm ato me vlerë historike, dhe Shqipëria shpallet zyrtarisht shteti i parë ateist në botë. Që prej atij çasti ushtrimi i fesë do të ndalohet me ligj.

Me zhbërjen e feve semite, kjo diktaturë ndihmoi jo pak dhe në zhdukjen e disa pjesëve të traditës burimore pagane shqiptare, pasi fetë, me përjashtim të sunitëve, në pamundësi për të çrrënjosur paganizmin, kishin trupëzuar mjaft elemente të theksuara pagane në ritet e tyre, si festat, praktikat, apo p.sh. dhe pelegrinazhi drejt vendeve ku më parë zhvillohej Kulti pagan i Diellit, mbi apo në të cilat ishin ndërtuar qëllimisht kisha e teqe. Popullsia vazhdon të këmbëngulë dhe sot në vizitën e këtyre vendeve të stërlashta të kultit diellor, që qoftë nga injoranca, qoftë nga synime të tjera kanë nisur sërish të keqinterpretohen nga neofetarët. Sidoqoftë vlen këtu të përmendet rrethi i Elbasanit për ruajtjen e vendosur të festivalit pagan të Ditës së Verës, më datë 14 mars, që tashmë është shpallur dhe festë kombëtare në Shqipëri.

Gjendja sot

Sot Shqipëria është shtet pa fe zyrtare dhe me liri besimi të garantuar me kushtetutë. Dy besimet semite (myslimanizmi dhe kristianizmi) me katër sektet e tyre (bektashizmin, sunizmin, ortodoksizmin dhe katolicizmin) kanë festa fetare të caktuara si festa kombëtare për shkak të prezencës historike në vend. Arsimi publik është jofetar dhe indoktrinimi fetar në to ndalohet me ligj. Në dallim nga shumë vende të tjera feja në Shqipëri nuk përfshihet si lëndë mësimore. Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Shtetit në vend ka 14 shkolla private fetare me 2'600 studentë. Që prej 1991 shënohet një ardhje e madhe misionarësh kristianë nga SHBA e cila filloi të dobësohej pas trazirave në vend në 1997. Bashkë me ta vijnë dhe misionarë myslimanë nga Arabia Saudite. Në vitin 2002 do të shënohen 31 shoqata kristiane, që përfaqësojnë 45 organizma të ndryshme dhe 17 shoqata e grupe islamike. Qershia në tortën fetare janë dhe 500-600 misionarë të pavarur fesh të ndryshme.

Pas 50 vjet ateizmi formal dhe informal në vitin 1992 të dhënat japin një pamje popullsie me 74% jo-fetarë. Pas vitit 1993 e deri në 2004 sipas sondazheve të të huajve në vend rreth 50-65% e shqiptarëve deklarohen po ashtu jo-fetarë. Në vitet 2005-2006 vlerësimet konkretizohen sërish tek 72%-75% jo-fetarë.

Propaganda fetare

Institucionet fetare në Shqipëri dhe vegla të ndryshme të tyre në instanca shtetërore, gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve kanë propaganduar majtas e djathtas statistikat e vitit 1930 duke i marrë si të mirëqena me marrëveshje, saqë është kthyer në shabllon deklarimi i rremë se Shqipëria ka 70% myslimanë (qëllimshëm pa caktuar dhe përqindjen në bektashinj dhe sunitë) dhe 30% kristianë (20% ortodoksë, 10% katolikë). Problemi kryesor i karakterit matematik me këto "statistika" është se tregojnë dhe popullsi 100% besimtare, gjë që është të paktën komike. Neomyslimanë të caktuar, në pozicione kyçe shtetërore, pa marrë pëlqimin e popullit, e radhitën Shqipërinë në Konferencën Islamike në vitin 1992, një lajm që ra si bombë atyre ditëve në Shqipëri, por që u hesht e ëmbëlsua me subvencionime të majme arabo-saudite.

Që prej vitit 1993 në Shqipëri veprojnë dy fraksione të rrezikshme asimilimi, fraksioni ortodoks nga Greqia dhe fraksioni islamik nga Arabia Saudite i cili në Kosovë dhe Maqedoni ka marrë dhe variantin ekstrem vehabist. Duke shfrytëzuar varfërinë në zona të ndryshme të vendit janë ndërtuar pa kriter kisha ortodokse dhe xhami sunite në vende ku rëndom nuk ka as besimtarë dhe të cilat as nuk frekuentohen as nuk pasqyrojnë realitetin. Për shkak të këtyre lëvizjeve të njëanshme dhe tendencioze ka patur dhe incidente kundër bektashinjve nga shtetas jo-shqiptarë. Zonat rurale u pushtuan për rreth 6 vjet me program të hollësishëm për larjen e trurit të fëmijve parashkollorë dhe indoktrinimin e tyre në myslimanizëm. Të gjitha këto lejoheshin nga shteti, por fatkeqësisht dhe nga prindërit injorantë të këtyre fëmijëve. Megjithatë për shkaqe të mirënjohura dhe për arsye pragmatizmi numri i ateistëve dhe jofetarëve ndonëse pati një rënie sidomos në vitet e para pas diktaturës është normalizuar sërish pak a shumë në të njëjtat nivele.

Vlerësimet sot janë se rreth 25% e popullsisë janë fetarë prej të cilëve myslimanët dhe kristianët ndajnë afërsisht të njëjtat përqindje, me numër "fetarësh të vërtetë" tek 4-5%, por ku janë më të dukshëm kristianët ortodoksë dhe myslimanët sunitë.

Duhet përmendur fakti se ky realitet i cili mund të konstatohet mjaft lehtë nëse jeton në Shqipëri, luftohet nga dy degëzimet e mësipërme asimiluese po aq fort sa dhe serbët e grekët nëpër shtyp dhe internet. Qëllimi për të dy palët është i një karakteri të ndryshëm propagandistik, por me zbatim të njëjtë. Për përhapjen e mitit ka ndihmuar fuqishëm dhe injoranca dhe papërgjegjësia e gazetarëve vendas dhe atyre të huaj, ku këta të fundit sa herë që përmendin Shqipërinë i bashkëngjisin pa të keq dhe epitetin "myslimane" apo togun "shumicë myslimane". Këto ndodhin kur Ministria e Jashtme dhe përfaqësitë e shtetit shqiptar në dhé të huaj nuk ndërmarrin asnjë veprim për ruajtjen dhe paraqitjen e saktë të imazhit të vendit, saqë gjithsecili mund të thotë ç'të dojë pa asnjë lloj pasoje.

Ilustrim të kësaj dukurie përbën dhe një hollësi me vizitën e presidentit Bush. Dy ditë përpara vizitës Xhorxh Bushi do të shprehet në shtyp për Shqipërinë si "vend mysliman", por gjatë dhe pas vizitës togu në fjalë u zëvendësua shprehimisht me "vend me tolerancë fetare". Gjasat janë që dikush paska ndërmarrë hapa saktësimi, por problemi qëndron se shtypi i huaj e riprodhoi masivisht rastin e parë sidomos për të theksuar idenë se ja "një vend mysliman që e do Perëndimin". Rasti më flagrant syresh i ditëve të fundit ishte dhe ky gazetar që e çon myslimanizmin në Shqipëri në cakun e 95%-it. Vetëm se ka një problem, Shqipëria jo vetëm që nuk është vend mysliman, jo vetëm që nuk ka shumicë myslimane, por nuk është as vend me shumicë fetare!



Te dhenat statistikore jane marre nga US Department of State

http://www.state.gov/g/drl/rls/irf/2006/71364.htm
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,257
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

75 perqind?! Not bad!
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

Me pelqen..:)
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,957
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

Gjynah! 75% te shqipetareve qekan te destinuar per ne ferr:p Megjithese shqipetaret jane te parapergatitur per ferrin me shume se cdo kombesi tjeter. Pas 50 vjet komunizem ala-shqiptare ku i ben syre tert shqiptetarit me!:p
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

Eshte mjaft misterioz dhe i habitshem fakti qe nder te tere anetaret e forumit, vetem dy jane ata qe ne cdo dy shkrime, njeri do te permbaje patjeter fjalen komunizem apo do te referohet per ndonje te keqe qe na vjen nga nje periudhe 50 vjecare e cila ne vetvete tashme eshte 22 vjet larg. Njeri prej tyre je ti Maqellarjot.
Me lind pyetja, si ka mundesi qe dikush qe nuk jeton ne Shqiperi prej shume e shume vitesh, ende nuk ka mundur te dale nga ky kujtim i se kaluares? Fiksim, shock ne femijeri dhe shume i hershem per te cilin ne nuk dime asgje, apo sindroma e te berit gjeste duke treguar veshet dhe duke qeshur perpara nje shurdhi?

Relax, let go. It is time to get over it. Life goes on.
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,957
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

Eshte mjaft misterioz dhe i habitshem fakti qe nder te tere anetaret e forumit, vetem dy jane ata qe ne cdo dy shkrime, njeri do te permbaje patjeter fjalen komunizem apo do te referohet per ndonje te keqe qe na vjen nga nje periudhe 50 vjecare e cila ne vetvete tashme eshte 22 vjet larg. Njeri prej tyre je ti Maqellarjot.
Me lind pyetja, si ka mundesi qe dikush qe nuk jeton ne Shqiperi prej shume e shume vitesh, ende nuk ka mundur te dale nga ky kujtim i se kaluares? Fiksim, shock ne femijeri dhe shume i hershem per te cilin ne nuk dime asgje, apo sindroma e te berit gjeste duke treguar veshet dhe duke qeshur perpara nje shurdhi?

Relax, let go. It is time to get over it. Life goes on.
hahahaah...Gurax ke folur si psikolog i vertet. Shume "Psycho analytic":p

Qe ta 'dish' ti Gurax, ai numri 75% e para e punes eshte dokerr. Shqipetaret mund mos te jen fetar te flaket por shumica identifikohen me fene Myslimane. Te pelqen ty apo apo ndo nji tjetri ketu.

Per sa i perket 'shokimit'/tronditjes femijenore qe je munduar te prekesh me lart, nuk eshte azgje me teper se nje xhest i poshter dhe hakmarres. Teper i dobet dhe ne nivel te ulet! Ne qoftese ti nuk e di Shoku Gurax, shqipetari jetoj 50 vjet rresht ne nje terror fizik dhe psikologjik. Nje terror i cili u be ne emer te komunizmit. Sote shumica e popullsise eshte akoma e tronditur nga kjo perjudhe. 22 vjet nuk mjaftojn te shkundesh kujtesen dhe plaget qe komunizmi la aq kollaj sikur te shkundesh ujin nga floket. Ne se 75% e ketyre shqipetareve qe sipas juve jane Ateista, eshte e vertet nuk eshte arritje, nuk eshte perparim, nuk eshte azgje tjeter vecse nje faktor tregues se si nje komb i tere u 'alianizua' kolektivisht, u cvesh nga cdo vler e vertet njerezore. Biles ju ndalua edhe e drejta e te menduarit. Ne fakt ky numer nese eshte i vertet tregon qe shqipetaret jan viktimat, jane deshmitart okular te luftes psikologjik dhe fizike qe ju be besimtarit ne shqiperi. Me nje fjale 75% e shqipetareve jane viktima dhe jo te 'emancipuar' ashtu sic mundoheni ti paraqisni ju.

Ka nji ndryshi te madh midis merparimit mendor te mirefillt te individit dhe imponimi i nje ideje me dhune. E para eshte natyrale dhe ndodh me hapa shume te ngadalet. Vertetim i kesaj eshte periudha e "Renaissance-es". Sic e dim nje rrevolucion i tille zgjati shekuj te ter per tu pjekur perfundimisht. Kurse imponimi i nje Ideje eshte shume afatshkurter dhe zakonisht i pavullnetshem nga masat. Imponimi i ideve te tilla Shoku Gurax quhet Diktature. Shfaqet ne menyra te ndryshme dhe te skajshme. Por ne te gjitha rastet eshte Fanatizem, qofte i praktikuar nga Besimtaret qofte nga Ateistat.

Ateizmi per shqipetaret eshte nje pasoj dhe jo avancim;). Pranoj kete dreq fakti te pakundershtueshem nje here e mire. Paske qen koke fort shume.
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,957
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

Desha te thoja dy gjera rreth ketij shkrimi...

Rruga e shkelur nga qeveria e Zogut do të arrijë në ekstrem 15425129me vendosjen e diktaturës duke dhënë sot një shumicë dërrmuese jo-fetare brenda shtetit shqiptar.
E para: kam ven re se jeni shume te gatshem te shkruani per diktaturen e Zogut, me hollesi dhe vullnet te palodhur, kurse kur ju bie rasti per te permendur diktaturen e enver hoxhes, kjo ndodh vetem ne rastet kur nuk i shmangeni dote, emri i diktatorit enver hoxhes evitohet ne nje menyre te cuditshme. Mermendni dikaturen por por jo diktatorin, pra pergjegjesin me te madh. Ate qe instaloj diktaturen.


Pjesa më e madhe shqiptarëve sot në Shqipëri i përkasin një konglomerati jo-fetar dhe ateist që kap rreth 75% të popullsisë



Gjendja sot

Në dallim nga shumë vende të tjera feja në Shqipëri nuk përfshihet si lëndë mësimore. ]
E dyta: Kur shkruani me siper se ne Shqiperi ne dallim me vende te tjera nuk perfshin Fen si lende mesimore, me ke e krahasoni. Te gjithe vendet perendimore, Shtetet me shoqeri te perparuara nuk perfshijn fen si lend mesimore ne shkollat publike.

Nje shkrim i till eshte mashtrues qellimisht. Se ne thelb mundohet te nxjerri ne pah 'arritjet' e shtetit shqipetare me shkeputjen e institucioneve shteterore nga feja. Te cilat ne te vertet nuk kan qen kurre te lidhura me fen. Biles e kan luftuar ate me mish e shpirt deri ne shdukje te plot. Dhe sipas shkrimtarit, nje ndarje e till gjoja kjo ka ndikuar ne 'perparimin' e shqoqerise shqiptare. Jane te gjitha dokrra. Jane deklarate donkishoteske, hipokrite.

Cfar dreq perparesimi ka bere shoqeria shqipetare? ne qoftese indiferentizmi, paragjykimi ekstrem, pandergjegjshmeria dhe injoranca kolektive shihen si perparime atehere, keni te drejt, kemi perparuar shume ne kete drejtim.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

Wwewee Maqo se eshte dhe vape...jo me kaq vrull moree

haha
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,957
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

Wwewee Maqo se eshte dhe vape...jo me kaq vrull moree

haha
Si mos ta marresh me vrull moj Meri....Shqiperia na qenkerka nji nga vendet e Pakta qe nuk lejon fen si lende mesimi ne shkollat publike! Ngelen duke shtremberuar te verteten gjith jeten keta mendje handikapatet qe na mbahen si intelektual. Me ke e krahasojn Shqiperine keta me shtetet kriminele fqinje qe akoma bejn genocide ne sy te botes ne shekullin e 20-te? Gjithmone ngelem te vegjel ne mendime dhe akoma me te vegjel ne veprime. Nje shoqeri e tille eshte e destinuar per te vuajtur pa hesap. Dhe mbetet gjithmne vegel qorre e atij qe ka fuqine.
 

crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,127
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

ti mbete duke derdellitur mer, megjith kte islam, te dhjefsha islamin, bashke me krishterim, dhe bashke me keto te dyja futim dhe komunizmin, i cili ngjason si dy pika uji me islamin.
cdogje akuzon komunistet, fute mir ne tru, shqiptari s'ka qene kurre fetar.

The Albanians were too much pagans to be Christians. And those who had been converted to Islam were too much Albanians to be Moslems...
The foreigners who had come to the land of the Arbér worshipped this heavenly symbol of nights. They wanted to perpetuate darkness everywhere. But the people believed in the sun. It was the most ancient characteristic of their baptist.
p.34

New Albania. 1990


Indiana University
 

crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,127
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

dhe na flet per Renaissance ky, qe s'ka as idene me minimale cfar eshte.

me Renaissance/Rinascimento-n saldohet sekularizmi ne europe, pra ndarja e shtetit nga feja.

apo do i akuzosh per komuniste te enver hoxhes dhe rilindasit europiane:p
 

crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,127
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

dhe meqenese kam vene re qe je zogist, zog legeni qe ja mbathi si lepur kur u pushtua shqiperia, pervecse erdhi ne pushtet me ndihmen e serbeve dhe te ruseve, ka qene turkoshak i qelbur.
pra mut zogu, mut dhe enver hoxha, pas Skenderbeut s'ka pare me burra shqiperia.

Ahmet Zogu për turqit
Ahmet Zogu - Mbret i shqiptarëve, gjatë takimit me ambasadorin turk në Tiranë Ryshen Eshref, më 19.4.1934

Për pesë shekuj jetuam në unitet ndjenjash dhe kulture me Turqinë. Kjo bashkëjetesë ka lënë tek ne ndjenja të pashlyeshme dashurie dhe mirënjohjeje. Për pesë shekuj unitetin e kombit shqiptar e mbrojti Turqia. Po të mos ishte Turqia, Shqipëria nuk do të shpëtonte as nga pushtimi sllav e as mund të pengonte dot fshirjen e saj nga harta e botës prej latinëve. Thelbin e ekzistencës sonë ia kemi borxh Turqisë. Kombin fisnik turk ne e shohim si vëlla të madh dhe shtetin e tij si shtet të madh. Madje edhe sot, shumica a antarëve të qeverisë së Shqipërisë së re janë arsimuar dhe edukuar në Turqi. Prandaj gëzohemi shumë kur shohim këtu ambasadorin e Turqisë. Ju këtu nuk jeni i huaj; konsiderojeni veten si në vendin tuaj. Sigurisht do të keni kontakte të ngushta me qeverinë, por mos u kufizoni vetëm me këtë. Ju lutem të shëtisni sikur të jeni vendës, krijoni kontakte të ngushta dhe të afërta me popullin. Do të shihni me sytë tuaj ndjenjat dhe dashurinë që ushqen vendi ynë për popullin fisnik turk. Krijoni kontakte të ngushta me qeverinë, pyesni çfarë të dëshironi, mësoni madje edhe çështjet sekrete. Këtë e them sinqerisht nga zemra. Tek unë do të gjeni një mik tuajin, të kombit tuaj, të të mëdhenjve tuaj… Kur të dëshironi, ejani të takohemi. Bile edhe po s'patët ndonjë punë, ejani qoftë edhe vetëm për t'u fjalosur. Në fakt, ambasadorët e tjerë do të bëhen pak xhelozë për këtë, por s'ka asnjë rëndësi. Sepse secili duhet ta dijë që ambasadori turk në Shqipëri nuk konsiderohet i huaj

Ahmet Zogu - Mbret i shqiptarëve, gjatë takimit me ambasadorin turk në Tiranë Ryshen Eshref, më 19.4.1934

Cituar sipas: AMPJT: Shqipëria, K 5/12. Raport dërguar MPJT-së së Turqisë nga ambasada turke në Tiranë, 19.4.1934, nr. 8.7/997/68
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

Eshte e vertete qe une doja te ndaloje kete fiksim qe cdo gje e lidh me komunizmin ne cdo forme te mundshme, jo vetem ketu por ne cdo teme te mundshme. Dhe dilema ime ishte gjenuine lidhur me fiksimin, apo shockun, apo llojin e species njerezore qe jep mend si duhen te jene gjerat diku kur vete ferkon barkun ne krahun tjeter te botes, apo qe tallet me te shurdhtin. Ajo qe bera ne fillim ishte nje observim, ti je vertet nje nga dy imazhet e forumit qe jane poster child i anetarit te flakte te akomunizmit. Ti nderkohe ben interpretime, te tuat. Nderkohe qe mund te diskutohet per vertetesine apo jo te tyre, faktet e vezhguara jane qe ti vertet ne cdo dy shkrime permend komunizem, qe studimi tregon se 75% e shqiptareve sju ha fare per fene, si dhe po te them une nga burime te brendshme qe censusi i bere vjet ka vezhguar qe rreth 75-80% e shqiptareve sju ha fare per fe.
'Stupid is who stupid does.' - Forrest Gump.
Get over it, let go. And pretty please, with cherry on top, keep off the grass.
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,957
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

Ne fakt Maqellarjot, nese ka nje idiot ne kete mes, je ti. Eshte e vertete qe une doja te ndaloje kete fiksim qe cdo gje e lidh me komunizmin ne cdo forme te mundshme, jo vetem ketu por ne cdo teme te mundshme. Dhe dilema ime ishte gjenuine lidhur me fiksimin, apo shockun, apo llojin e species njerezore qe jep mend si duhen te jene gjerat diku kur vete ferkon barkun ne krahun tjeter te botes, apo qe tallet me te shurdhtin. Ajo qe bera ne fillim ishte nje observim, ti je vertet nje nga dy imazhet e forumit qe jane poster child i anetarit te flakte te akomunizmit. Ti nderkohe ben interpretime, te tuat. Nderkohe qe mund te diskutohet per vertetesine apo jo te tyre, faktet e vezhguara jane qe ti vertet ne cdo dy shkrime permend komunizem, qe studimi tregon se 75% e shqiptareve sju ha fare per fene, si dhe po te them une nga burime te brendshme qe censusi i bere vjet ka vezhguar qe rreth 75-80% e shqiptareve sju ha fare per fe.
'Stupid is who stupid does.' - Forrest Gump.
Get over it, let go. And pretty please, with cherry on top, keep off the grass.

E para mos u kreno shume ketu me Ateizmin tend, sepse nuk e ke fituar, arritur me forcat e tua. Ateizmi i rrealizuar ne nje ambient ku egziston alternativa eshte nje perparim psikologjik i mirefilt. Ti je viktim e rrethanave. Je ataist sepse linde ne nje shoqeri te deformuar, pa alternativa. Ne fakt alternativa ishte burgu dhe persekutimi. Ti e di shume mire kete gje sepse u linde dhe u rrite ne nje shoqeri pa shpirt pa ndergjegje, pa "social skills" dhe si nje produkt bruto i nje shoqerie ordinere do te ngelesh gjithmon qenie bosh, e peshtire , e cila nuk do te jete kurre ne gjendje te mbushi boshllekun qe i rendon sic i rendon topi dhe zinxhiri te burgosurit te perjetshem, e cila e lidhur si laku ne fyt te detyron te zvarritesh gjith jeten.... e mban mend kete? Kur e shkruajta nuk te kisha ty ne mend, por me sa dukt ti je pikerisht kjo qenie.

Te gjitha temat qe une permend komunizmin kane qene brenda kontekstit. Ashtu sic eshte edhe kjo tem. Vetem nji idiot i vertet ose nje kelysh komunisti mund te mohoj faktin qe shqiperia sote me shumice eshte ateiste per faktin e pakundershtueshem qe iu imponua me dhun. Nuk besoj se je dhe aq idiot besoj se je me shume ajo e dyta. Shume nga 'ju' jeni mbeturian, klyshat e komunisteve dhe si te tille ju djeg kur permendet ose ju shahet e kaluara juaj e lavdishme;)



P.S Oooh yea one more thing… Please enough with those cheesy lines. Keep off the Grass?
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,957
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

ti mbete duke derdellitur mer, megjith kte islam, te dhjefsha islamin, bashke me krishterim, dhe bashke me keto te dyja futim dhe komunizmin, i cili ngjason si dy pika uji me islamin.
cdogje akuzon komunistet, fute mir ne tru, shqiptari s'ka qene kurre fetar.

The Albanians were too much pagans to be Christians. And those who had been converted to Islam were too much Albanians to be Moslems...
The foreigners who had come to the land of the Arbér worshipped this heavenly symbol of nights. They wanted to perpetuate darkness everywhere. But the people believed in the sun. It was the most ancient characteristic of their baptist.
p.34

New Albania. 1990


Indiana University
.

Ngele duke u krenuar me Paganizmin. Sikur Paganizmi te ishte ndo nje iluminim per njeriun. Nuk u qendroni dot debateve dhe kaloni ne ekstrem, beni deklarata debileske te mirefillta, biles edhe i perforconi me nje Citim nga mbrapa.

Po mire mor i gjithditur 'landi', a nuk besonin paganet ne supernatyralen, ashtu sic besojn monoteistet. Paganet biles besonin tek kafshet, tek guret. Paganet ishin njerez te eger me kuptimin e mire te fjales. Sakrifikonin femijen e vet, pra e benin kurban per te kenaqur zotin e detit apo te rrufese apot te gjarperit, e ku di une cfar tjeter.

Ti je nje budall klasik qe te eshte mbushur mendja se je me te vertet i gjithditur,ishte monoteizmi ai qe cliroj njeriun nga prangat e shtazez. Me shumice te gjitha kokat me kryesore te Renaissance-s ishin besimtare, pefshire ketu edhe Mikelangelon qe beri freskot ne tavanin e "Sistin chapel". Mikelangelo: " une do te skulpturoj dhe pikturoj njeriun ashtu si une e shikoj ne mendjen time, lakuriq te pafajshem te pakorruptuar ashtu sic Zoti e krijoj ate ne imazhin e tij. Ashtu sic e konceptoni njeriun edhe greket e lasht, dhe jo ashtu sic mundohen te paraqesin prifterinjt dhe papat"

Panvaresisht abuzimeve qe u ben gjat rruges Monoteizmi qe rangu i rradhes i domozdoshem qe mundesoj gjitjen e njeriut nje shkall me lart kundrejt humanizmit. Monoteizmi luajti rrol kyc ne evolucionin psikologjik dhe shoqeror, ishte nje perparim i mirefillt. Me personifikimin e zotit njeriu arriti te krijoj nje qender te vertet e bazuar ne nje krijes inteligjente qe kishte nje qellim te caktuar per njerezimin dhe jo thjesht beso nga te fryj era. Nese shikohet me thell feja strehon shume nocione te perparuar filozofike te cilat kur u trajtuan me me kujdes dhe disipline perdoreshin si nje metode per nje perparim te vertet. Po ku dole ti kaq filozof mor tru mefsh, nje brut nga Korca.

Une nuk jam kundra Ateizmit, biles une vet menjanoj nga Ateizmi me shume, por nuk duroj dote idiotesirat qe dalin nga goja jote dhe Gurxit. Krenaria juaj e pabaze dhe e pamerituar te te qenit Ateist. Juve nuk jeni Ateista por mbeturinat e nje sistemi kriminel qe crrenjosi cdo vlere njerezore dhe mbolli ne vend qenie ibrishte si ju, te cilat nuk dine si te pershtateni ne ansji abmjenti apo shoqerie, per arsyen se jeni te catrafiluar nga trute. Juve nuk dalloni dote miresjelljen nga dobesia, nuk dalloni rrespektin nga servilizmi thjesht per faktin se vuani nga komplekset e inferioritetit dhe si te tille nuk do te arrin kure te jeni qytatare te botes se civilizuar kurre. Ne me te shumten vetem mund te shtireni. Do te ngeleni gjithmon kopjac.
 

crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,127
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

.

Ngele duke u krenuar me Paganizmin. Sikur Paganizmi te ishte ndo nje iluminim per njeriun. Nuk u qendroni dot debateve dhe kaloni ne ekstrem, beni deklarata debileske te mirefillta, biles edhe i perforconi me nje Citim nga mbrapa.

Po mire mor i gjithditur 'landi', a nuk besonin paganet ne supernatyralen, ashtu sic besojn monoteistet. Paganet biles besonin tek kafshet, tek guret. Paganet ishin njerez te eger me kuptimin e mire te fjales. Sakrifikonin femijen e vet, pra e benin kurban per te kenaqur zotin e detit apo te rrufese apot te gjarperit, e ku di une cfar tjeter.

Ti je nje budall klasik qe te eshte mbushur mendja se je me te vertet i gjithditur,ishte monoteizmi ai qe cliroj njeriun nga prangat e shtazez. Me shumice te gjitha kokat me kryesore te Renaissance-s ishin besimtare, pefshire ketu edhe Mikelangelon qe beri freskot ne tavanin e "Sistin chapel". Mikelangelo: " une do te skulpturoj dhe pikturoj njeriun ashtu si une e shikoj ne mendjen time, lakuriq te pafajshem te pakorruptuar ashtu sic Zoti e krijoj ate ne imazhin e tij. Ashtu sic e konceptoni njeriun edhe greket e lasht, dhe jo ashtu sic mundohen te paraqesin prifterinjt dhe papat"

Panvaresisht abuzimeve qe u ben gjat rruges Monoteizmi qe rangu i rradhes i domozdoshem qe mundesoj gjitjen e njeriut nje shkall me lart kundrejt humanizmit. Monoteizmi luajti rrol kyc ne evolucionin psikologjik dhe shoqeror, ishte nje perparim i mirefillt. Me personifikimin e zotit njeriu arriti te krijoj nje qender te vertet e bazuar ne nje krijes inteligjente qe kishte nje qellim te caktuar per njerezimin dhe jo thjesht beso nga te fryj era. Nese shikohet me thell feja strehon shume nocione te perparuar filozofike te cilat kur u trajtuan me me kujdes dhe disipline perdoreshin si nje metode per nje perparim te vertet. Po ku dole ti kaq filozof mor tru mefsh, nje brut nga Korca.

Une nuk jam kundra Ateizmit, biles une vet menjanoj nga Ateizmi me shume, por nuk duroj dote idiotesirat qe dalin nga goja jote dhe Gurxit. Krenaria juaj e pabaze dhe e pamerituar te te qenit Ateist. Juve nuk jeni Ateista por mbeturinat e nje sistemi kriminel qe crrenjosi cdo vlere njerezore dhe mbolli ne vend qenie ibrishte si ju, te cilat nuk dine si te pershtateni ne ansji abmjenti apo shoqerie, per arsyen se jeni te catrafiluar nga trute. Juve nuk dalloni dote miresjelljen nga dobesia, nuk dalloni rrespektin nga servilizmi thjesht per faktin se vuani nga komplekset e inferioritetit dhe si te tille nuk do te arrin kure te jeni qytatare te botes se civilizuar kurre. Ne me te shumten vetem mund te shtireni. Do te ngeleni gjithmon kopjac.
nuk kam nge te merrem me analfabete sepse te ulin gjithmone ne nivelin e tyre, megjithese po te citoj ty, ne fakt po shkruaj sakte dhe shkurt per te tjeret.

Burckhardt perkufizon dy periudhat, mesjeten dhe rilindjen keshtu. Mesjeta ka qene trashendentiste, teocentrike, universaliste.
Rilindja ka qene umanentiste, antropocentrike, partikolariste.
Rilindja eshte pika e ktheses ku njeriu flaku supremacine e inkuizicionit teist vatikanist mesjetar.
Michelangelon, qe e permend, megjithse punoi per kishen, kontribuoi ne rikthimin e artit perfekt pagan romak, duke zhdukur ne pikture dhe skulpture ndikimin e erret bizantin te krishtere. Michelangelo ishte vetem nje fillese , ne artet figurative, po rilindja nuk eshte vetem arte figurative, rilindja preku literaturen, historine( historia deri ne ate kohe i referohej vetem bibles, me rilindjen u bene hapa gjigande duke flakur tutje zotin biblik), shkencen(shkenca duke flakur tutje zotin filloi te marre fryme), politiken( e cila rezultoi me vone ne ndarjen e shtetit nga feja(pra zhdukjen e monopolit te zotit ne punet shteterore), edhe ne vete religjionin pati ndikim, i cili rezultoi me shizmen e madhe protestante.

ti je aq truthare saqe e lidh cdogje me komunizem, kumunizmi vete eshte aq shume i ngjashem me universalizmin e vet po aqsa religjionet, komunizmi eshte i ngjashem si dy pika uji me islamin, dhe me krishterimin e dikurshem(se ky i sotmi s'ka me fuqi), jane sisteme diktatoriale qe me universalizmin e tyre zhdukin nocionin komb.

jo rastesisht rilindasit shqiptare ndoqen te njejten rruge(kishin te treja karakteristikat, umanizmin, antropocentrizmin, partikolarizmin)...me parullen lapidar "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria", apo dhe rilindasit ishin komuniste haha

fat qe ne shqiperi ka pak njerez si ky maqellara islamik.

ik futi i tas grosh tani.:D
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,957
Pikët
113
Përgjigje e: Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

Shiko...oooo i Gjithdituri landi! Nuk po diskutojm Ri-lindjen ne kete forum. Une vetem sa e preka pak ne siperfaqe per te ber nje ilustrim te shkrutet. Qe ti je i gjithditur e dim te gjith, dhe nuk ke nevoj te na pershkruash me hollesi etapat e ndryshme qe pershkoj levizja Ri-lindase. Te thuash qe islamizmi dhe komunizmi jane si dy pika uji tregon nje deficit te theksuar mendor te individit.

Eshte akoma me absurde te thuash se ri-lindasit shqipetare ishin komunsit, me vetdije apo jo, sepse ideologjia e komunizmit filloj ne 1840-en. Nje ideologji qe nuk u perqafua nga askush fillimisht. Me prjashtime te Leninit Cifut qe ndoqi hapat e te pareve te tij po cifut dhe perhapi ideologjin e krye cifutit Karl Marx. Per shqipetaret e vertet dhe patriot komunizmi ka qene gjithmone nje ideologji aliane qe eshte ne kundershtim te plot me natyren e njeriut. Keshtu qe ri-lindasit nuk ishin vetem mysliman por katolik dhe ortodoks. Biles ato me patriotet kane qene edhe prifterinj.

Ti mund te dish te lexosh, por nuk mjafto me kaq. Duhet te kesh kapacitet per te analizuar, logjikuar dhe se fundi per te kuptuar ate qe lexon. Per ndryshe harxhon kohen kote.

P.S harrova dicka. Atij xhashit tend nuk i pelqeu fakti qe rilindasit e veriut, dhe ata me vone qe ishin shtyllat me kryesore te levizjes se pavaresise luftouan jo vetem osmanet dhe greket por edhe serbin vellezerit me te shtrenjt te ati pederasit nga Gjirokastra. Prandaj ose i zhduku nga faqet historise ose i etiketoj si tradhetar. Por ti me siguri do te jesht 'shkolluar' tek shkolla qe ai pederasti dha mesimi, atje tek qyteti qe kendon, be Korce:) I keni kenduar kriminelit nje jete te tere dhe sote hiqeni si burra te mire.;). Kam degjuar se ne Kanada nje pjes derrmuese e shqipetareve kane ber jete te dyfisht;)
 

KILI MERTURI

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 17, 2010
Postime
86
Pikët
0
Përgjigje e: Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

Në këtë shekull njerzimi nuk ka nevoj për fe.

Ne si komb nëse jo për dicka tjetër , sa i përket fesë jemi në hap me boten e civilizuar.
Mendoi se pas "demokratizimit" të shoqëris sonë edhe pse kan ardh shum misoinar nga vende të ndryshme për të p¨rhapur fe, nuk kan arrit këtë.

Sukses o shqiptarë.

Feja e jonë është Shqiptaria.

Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
 

Scion

Enraged
Anëtar
May 11, 2011
Postime
239
Pikët
0
Vendndodhja
Tiranë
Përgjigje e: Shqipria 75% e popullsise , jo fetare

Land,
Renesansa ne artet e bukura, nuk duhet te ngaterrohet asesi me Rilindjen e Kombeve qe katalitoi pothuaj ne gjith Evropen pas revolucionit Francez, dhe qe nje produkt i Iluminizmit si levizje intelektuale. Qe ketu fillojne rrenjet e sekularizmit ne Evrope. Renesansa ne Artet e bukura beri nje gje komplet tjeter, zbriti "Zotin" si koncept dhe e beri me njerzor ndersa ne letersi u parapri nga Humanizmi si levizje qe solli risine e personazheve jo-biblik (Njerez te rendomte). Prurja me interesante e asaj periudhe sigurisht, stili antik Helen ne skulpture dhe arkitekture, thene ndryshe nje ri-zgjim i antikes si nga dijet ashtu dhe artet e bukura.

Nese ne skulpture, Doriphoros-i u rizgjua me Davidin e Michelangelos, ne shkence e gjith dituria e botes antike u rilind tek Galileo. Sigurisht, jo pa-pasoja.
 
Top