• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shqiptarët në Ukrainë

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
646
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Kjo video esht e dhimbshme sepse tregon sa te fort e kan identitetin shqiptaret e emigracionit dhe sa nuk e harojn origjinen dhe vendlindjen edhe pse jeton nne fund te botes
e kur shikon lloj lloj gabeli qe ka lind esht e rit ne shqiperi dhe flet gjuh gabelesh ne televizione dhe ne rug te vjen vertet keq qe shqiptaret ne shqiperi kan ren kaq posht
shifeni si kerkojn ndihm ng shteti shqiptar i cili vetem per shqiptaret nuk mendon duan libra sduan lek po kujt ja kerkojn thua ne shqiperi jan ber shumica filipidhis

Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,442
Pikët
83
Vendndodhja
Shkodër
Shqiptarët në Ukrainë gjenden në fshatrat Geandra, Taz, Tuiushki dhe Karakurt. Këto fshatra gjenden në zonën me dominim rusofolës, dhe dhe tani nën rrezikun e ushtrisë ruse. Çfarë po bën qeveria shqiptare për mbrojtjen e shqiptarëve etnikë në Ukrainë?
Kemi rreth 5000 shqiptarë në kolonitë shqiptare në Ukrainë. Pjesa më e madhe e tyre e ka harruar gjuhën, por një pjesë ende e flet. Megjithatë, pothuajse të gjithë të thonë që janë shqiptarë dhe janë krenarë për këtë gjë.
 
Xhebraili

El Pistolero
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
4,005
Pikët
0
Vendndodhja
Peja
Përgjigje e: Shqiptarët në Ukrainë të rrezikuar nga situata shpërthyese

fakt interesant qe sa vite jan atje
 
Nuk e dije për kolonitë shqiptare në Ukrainë? Kolonitë e para janë aty që nga koha e Luftës Ruso-Turke të 1774, dhe emigrimi ka vazhduar deri gjatë shtypjes së Lidhjes së Prizrenit.
Ja dhe zonat kryesore se ku jetojnë:

Ka ndonje fakte qe tani keta sjan asimiluar komplet deri me tani
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,195
Pikët
113
Përgjigje e: Shqiptarët në Ukrainë të rrezikuar nga situata shpërthyese

Shqiptarët në Ukrainë gjenden në fshatrat Geandra, Taz, Tuiushki dhe Karakurt. Këto fshatra gjenden në zonën me dominim rusofolës, dhe dhe tani nën rrezikun e ushtrisë ruse. Çfarë po bën qeveria shqiptare për mbrojtjen e shqiptarëve etnikë në Ukrainë?
Kemi rreth 5000 shqiptarë në kolonitë shqiptare në Ukrainë. Pjesa më e madhe e tyre e ka harruar gjuhën, por një pjesë ende e flet. Megjithatë, pothuajse të gjithë të thonë që janë shqiptarë dhe janë krenarë për këtë gjë.
Te rrine asnjanes ose pro ruse,qeveria jone shkruan ti.
 
BLEDI_SH

V.I.P
Anëtar
Feb 5, 2013
Postime
2,743
Pikët
48
Përgjigje e: Shqiptarët në Ukrainë të rrezikuar nga situata shpërthyese

nje tip nga ai forumi tjeter,thot qe kane kerkuar te marrin kombesi ruse..e kerkojne nderhyrjen e rusise..sa eshte e vertete kjo nuk e di....:
AFP, BREAKING
raportonte se me shume se gjysma e popullsise shqipfolese kishte kerkuar per pajisje me pashaporta ruse, dhe menjehere I kerkuan moskes qe te mbeshtesnin shtetin e tyre autonom te ri me nderhyrje ushtarake,,,,,,,,,,
 
Xhebraili

El Pistolero
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
4,005
Pikët
0
Vendndodhja
Peja
Përgjigje e: Shqiptarët në Ukrainë të rrezikuar nga situata shpërthyese

Te rrine asnjanes ose pro ruse,qeveria jone shkruan ti.

qe nga 1774 veshtire se ka mbet ndonje shqiptar aty tani ,asimilohen shqipetaret del 5 vjet ne gjermani edhe kur vjen ne Kosove flet me femiun e vet gjermanisht e lere me gjithe kete periudh.

Te ishim kaq patriot do te ishte ndryshe puna.
 
Xhebraili

El Pistolero
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
4,005
Pikët
0
Vendndodhja
Peja
Përgjigje e: Shqiptarët në Ukrainë të rrezikuar nga situata shpërthyese

nje tip nga ai forumi tjeter,thot qe kane kerkuar te marrin kombesi ruse..e kerkojne nderhyrjen e rusise..sa eshte e vertete kjo nuk e di....:
AFP, BREAKING
raportonte se me shume se gjysma e popullsise shqipfolese kishte kerkuar per pajisje me pashaporta ruse, dhe menjehere I kerkuan moskes qe te mbeshtesnin shtetin e tyre autonom te ri me nderhyrje ushtarake,,,,,,,,,,
Bledi sh prej 1774 e deri me tani beson se kan ruajtur gjuhen shqipe ata atje hiq sma merr mendja..
 
cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
45,342
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC

Keta Shqipharruesit si nuk kerkuan ndihmen ushtarake te Shqiperise qe te mbroje te drejtat dhe interesat e tyre (Shqipfojesve te Ukraines)......ta shifnin balalaikat kur te dilte U105 nga ndryshku e ta bote Vlore - Sevastopol per 2 dit................. e ta shifte Putoja se c'do te thote gjatosh dhe penelataxhi i ulur siper topit te basketbollit.
 
Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,442
Pikët
83
Vendndodhja
Shkodër
Përgjigje e: Shqiptarët në Ukrainë të rrezikuar nga situata shpërthyese

Ka ndonje fakte qe tani keta sjan asimiluar komplet deri me tani
Shqiptaret e Ukraines fillimisht u vendosen ne veri te Odeses 220 km ne fshatin Karakut se bashku me bullgaret dhe gagauzet. Ne fillim te vitit 1860 nje pjese e fshatit Karakurti sot Zhovtnjovoje u shperngul ne rajonin e brigjeve te detit Azov rreth 10 km larg brigjeve, ku u themeluan 3 fshatra: Taz sot Devnenskoje, Tyshki sot Gjeorgjevka, Xhandran sot Gamovra sot ku jetojne edhe sot qe kete toke ja dhuroi Katerina -II- e Rusise. Banoret janë toskë, të shpërngulur nga rajoni i Pogradecit dhe Korçës, si pasojë e përndjekjes osmane. Pas një rrugëtimi nëpër Greqi, Bullgari e Rumani përfunduan në Ukrainë. Gjuha që flitet sot në këto katër fshatra, Karakurt (Zhovtnjovoje), Taz (Devneskoje), Tyshki (Gjeorgjevka) dhe Xhandran (Gamovra), është një përzierje e shqipes toske me rusishten. Por megjithatë zakonet, veshjet dhe tiparet dalluese mbeten të njëjta. Banorët e këtyre fshatrave e identifikojnë veten si shqiptarë.

Ata kanë nevoje për shqiptare, pasi nuk kanë njeri tjeter për t¡¯i mesuar gjuhen shqipe. Ne arkivin e tyre ruhen nje numer i madhe fotografish te vjetra dhe kostume prej 195 vjetesh qe kur kane ardhur ketu.

http://www.youtube.com/watch?v=WMn9EuqtMS0

http://vimeo.com/18699227
 
BLEDI_SH

V.I.P
Anëtar
Feb 5, 2013
Postime
2,743
Pikët
48
Përgjigje e: Shqiptarët në Ukrainë të rrezikuar nga situata shpërthyese

Bledi sh prej 1774 e deri me tani beson se kan ruajtur gjuhen shqipe ata atje hiq sma merr mendja..
sikur kam pa ne youtube ca prej tyne tu fol shqip,po sa te organizum jane nuk edi...grekt e kan rujt,se di sa kohe jane atje,ka dhe grek nje pjese atje,e tham kte se i shah ne televizion,qe japin intervista per situaten ne kanalet greke...grekt ne ket pune jane shume te organizum,e kan rujt gjuhen etj e bashkpunojne kudo qe jane,sa inat i kam per kyt,kurse ne kurr sbana as 2 bashke..
 
Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,442
Pikët
83
Vendndodhja
Shkodër
Përgjigje e: Shqiptarët në Ukrainë të rrezikuar nga situata shpërthyese

nje tip nga ai forumi tjeter,thot qe kane kerkuar te marrin kombesi ruse..e kerkojne nderhyrjen e rusise..sa eshte e vertete kjo nuk e di....:
AFP, BREAKING
raportonte se me shume se gjysma e popullsise shqipfolese kishte kerkuar per pajisje me pashaporta ruse, dhe menjehere I kerkuan moskes qe te mbeshtesnin shtetin e tyre autonom te ri me nderhyrje ushtarake,,,,,,,,,,
Unë njoh vetëm një shqiptar nga Ukraina, dhe ai mezi flet ca fjalë e fjali në shqip, por kjo ngaqë ka jetuar në qytet e jo në fshat mes shqiptarëve të tjerë. Pavarësisht nga kjo, ndjehet shumë shqiptar, dhe të gjithëve u thotë që është shqiptar, e pastaj shtetas ukrainas.
 
Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,442
Pikët
83
Vendndodhja
Shkodër
Përgjigje e: Shqiptarët në Ukrainë të rrezikuar nga situata shpërthyese

qe nga 1774 veshtire se ka mbet ndonje shqiptar aty tani ,asimilohen shqipetaret del 5 vjet ne gjermani edhe kur vjen ne Kosove flet me femiun e vet gjermanisht e lere me gjithe kete periudh.

Te ishim kaq patriot do te ishte ndryshe puna.
Ke shqiptarët në Arbëri (Itali) që edhe pse kanë ikur që në 1490-ën, e flasin gjuhën shqipe. Nuk janë si këta shqiptarucët e sotëm të Shqipërisë e Kosovës që as fëmijës së vet nuk i mësojnë gjuhën.
Shih videot, shqip flasin (megjithëse është e vjetër dhe e varfër) http://vimeo.com/18699227
 
CERMENIKASI

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2011
Postime
1,819
Pikët
83
Përgjigje e: Shqiptarët në Ukrainë të rrezikuar nga situata shpërthyese

Shqiptar të Ukrainës

Gon!

IllyrianMuslim
Anëtar
Sep 22, 2011
Postime
6,545
Pikët
48
Përgjigje e: Shqiptarët në Ukrainë të rrezikuar nga situata shpërthyese

Le te kthehen ne trojet e tyre..
 
Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,442
Pikët
83
Vendndodhja
Shkodër
Përgjigje e: Shqiptarët në Ukrainë të rrezikuar nga situata shpërthyese

Keta Shqipharruesit si nuk kerkuan ndihmen ushtarake te Shqiperise qe te mbroje te drejtat dhe interesat e tyre (Shqipfojesve te Ukraines)......ta shifnin balalaikat kur te dilte U105 nga ndryshku e ta bote Vlore - Sevastopol per 2 dit................. e ta shifte Putoja se c'do te thote gjatosh dhe penelataxhi i ulur siper topit te basketbollit.
Me gjithë atë tritol që ushtria e bombavënësve shqiptarë ka, i shti frikën gjithë Rusisë :)
 
Gon!

IllyrianMuslim
Anëtar
Sep 22, 2011
Postime
6,545
Pikët
48
Përgjigje e: Shqiptarët në Ukrainë të rrezikuar nga situata shpërthyese

Ani ja kane nis kto t'shkretat (Si Shipnija, edhe Kosova) me deklarata tu i denu veprimet e Rusise, me shku e me t'i thone atyne shylybylave tane atje nelt ; "Po rrini more, trusni qaty he plaqja ju rafte, se doni me na pru ukin te dera.. buqa juve ka met' me i dhone vrejtje Rusise..!!"
 
cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
45,342
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Përgjigje e: Shqiptarët në Ukrainë të rrezikuar nga situata shpërthyese

Me gjithë atë tritol që ushtria e bombavënësve shqiptarë ka, i shti frikën gjithë Rusisë :)
Me gjith ato llokuma e bumje qe kena mush male e kodra e kishim bo gadishullin e Krimese..... ishull.....ti jepnim dicka edhe gjeografise e te na kujtohej emri nder shekuj.
 
Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,442
Pikët
83
Vendndodhja
Shkodër
Përgjigje e: Shqiptarët në Ukrainë të rrezikuar nga situata shpërthyese

ATSH/
E hënë, ora 23:30
Reagon shoqata e tritolvënësve anonimë të Shqipërisë:
Në një deklaratë për shtyp, kryetari i shoqatës, z. Filan Fisteku, deklaroi se në rast se Rusia nuk tërhiqet nga Krimea dhe zonat shqiptare në Ukrainë, do të fillojë të zbatojë planin "Moska me shpërthime". Gjithashtu, bombavënësit shqiptarë kanë deklaruar se do të futen në grevë dhe nuk do të venë bomba në Shqipëri deri në tërheqjen e trupave ruse.
 
Top