• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,144
Pikët
83
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

Shqiptarët protestë masive në Çikago

05/08/2014



Diaspora shqiptare në SHBA mbajti protestë në Çikago kundër diskriminimit shtetëror të shqiptarëve dhe drejtësisë selektive në Maqedoni.

Në këtë protestë kan marrë pjesë qindra shqiptarë, që protestuan në sheshin para bashkisë së qytetit Chicago dhe zyrës së konsullatës së Maqedonisë, për të shprehur përkrahje për protestat e shqiptarëve në Maqedoni kundër diskriminimit dhe drejtësisë selektive.

Protesta ka filluar në ora 11.00 me kohën lokale dhe ka vazhduar deri në ora 15:00 duke u nisur nga vendi i quajtur Daily Xenter - pranë Konsullatës së Maqedonisë dhe më pas protestuesit i janë drejtuar godinës së gazetës prestigjioze Chigaco Tribune, për sensabilizim, duke treguar para shtypit dhe opinionit amerikan mbështetje të protestave të shqiptarëve në Maqedoni për rastin “Monstra.

Protesta u udhëhoq nga ish-kongresisti shqiptaro - amerikan Joe DioGuardi, presidenti i LQSHA lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, dhe Këshilltares së Çështjeve Ballkanike Shirli Cloyes DioGuardi, kurse kishte përkrahjen e fuqishme të gjithë komunitetit shqiptarë nga zona e Illionisit, Wisconsin dhe Kenosha.

Në këtë protestë paqësore siç thuhet është shprehur revolta dhe pakënaqësia ndaj diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni, aplikimi i proceseve të montuara dhe drejtësisë selektive kundër shqiptarëve, pozita e vështirë e shqiptarëve, ndërsa është bër thirrje për përmirësimin e shpejt të gjendjes, ku shqiptarët do të duhet të kenë statusin e tyre të barabartë shtetëformues në Maqedoni, ose në të kundërtën Maqedonia nuk mund të jetë një vend demokratik dhe aspirues në strukturat euroatlantike.

Përfaqësues të shoqatave dhe forumeve të ndryshme shqiptare, nga Çikago në fjalimet e tyre kanë apeluar tek shqiptarët se do të vazhdojnë protestatderi në realizmin e kërkesave të tyre, dhe se protestat nuk do të ndalen, ato do të vazhdojnë edhe në Uashington e Nju Jork, për arritjen e qëllimit të tyre.

Protestuesit mbanin në duar flamurin kuqezi dhe simbole kombëtare, ndërsa nuk ka munguar edhe një flamur gjigand kuq e zi - që dallohej në mes të protestueseve. Protestuesit mbanin në duar dhe pankarta në përkrahje të shqiptarëve në kryeqytetin e Maqedonisë, si: “Shkupi jemi me ty”, “Shkupi nuk është vet”, “Jemi një komb”- "Shkupi nuk jeni vetëm" - "Të lirohen të burgosurit - luftëtarët e lirisë" "Ndaloni dhunën ndaj shqiptarëve".









Source: http://ina-online.net/maqedoni/45554.html
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,144
Pikët
83
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

Vazhdojnë protestat kundër rastit “Monstra”

07/08/2014



Këshilli organizativ i protestave kundër rastit “Monstra” përmes një konference për media ka përsëritur edhe një herë kërkesat e tyre për drejtësi të pavarur dhe objektive në Maqedoni.

Anëtari i Këshillit organizativ, Daim Luçi deklaroi se shteti maqedonas po ushtron dhunë dhe presion ndaj popullit shqiptar në Maqedoni.

“Derisa ky shtet ushtron dhunë mbi pjesën dërmuese të popullatës së saj, derisa ky shtet nuk e respekton ligjin dhe të drejtat e qytetarëve të saj, ne kuptojmë se në këtë shtet një populli të tërë i mohohet e drejta dhe liria e tij, ne besojmë se shteti dhe ligji është në mbrojtje vetëm të një etnikumi. Nëse koncepti i demokracisë është vetëm akt formal në letër dhe shprehje, atëherë vlen të besojmë se pushteti në këtë shtet është centralist me funksionimin e njëjtë të sistemit të dikurshëm diktatorial komunist”, tha Daim Luçi nga këshilli organizativ.

Ai lexoi edhe gjashtë pika me të cilat kërkohet lirimi i 6 të arrestuarve në rastin “Monstra” dhe 6 protestuesve, të cilët u dënuan me nga tre vjet burg, dorëheqja e prokurores dhe gjykatësit në rastin “Monstra”, si dhe ministres së Punëve të Brendshme.

Përveç këtyre, të enjten u kërkua edhe mbikëqyrje permanente edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë mbi sistemin juridik në Maqedoni, si dhe prononcim publik nga ministri i drejtësisë për dënimet e shqiptuara ndaj 6 shqiptarëve me burg të përjetshëm dhe po aq protestuesve me nga 3 vjet burg.

Familjari i të arrestuarve, Bedri Ajdari, tha se protestat do të vazhdojnë dhe ajo e radhës do të mbahet edhe këtë të premte nga ora 13:45. Ai ftoi studentët, intelektualët dhe të gjithë shqiptarët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë që të mbështesin këto protesta.
INA NEWS
http://ina-online.net/maqedoni/45642.html
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,144
Pikët
83
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

Nga protesta SOT ne Shkup - 8 Gusht 2014

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=kfG9ynQ7nJQ[/ame]
 

kurravica

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 12, 2010
Postime
27
Pikët
0
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

Vet nuk muni mei marrvesh jekto demonstrata,a jân kuûdra shtetit ose kûdra partija Shqiptare?Popilli i ka xgijedh politikanat e vet me kujdesua për drejtat e tyne.Kû jân ata politikana e çka bâjn n'parlamentin e shtetit,ni mos mujn me kujdesua për popullin e vet,ater det shkojn çobana me ruojt berre!
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,548
Pikët
113
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

Die politische Krise in Mazedonien könnte sich weiter zuspitzen. Die EU-Kommission hat einen Bericht über das illegale Abhören von 20.000 Politikern und Beamten, Korruption und andere Missbräuche durch mazedonische Behörden veröffentlicht

Der Ende der vergangenen Woche von der EU-Kommission veröffentlichte Bericht wirkte wie ein Urteil für die mazedonischen Behörden – die Sicherheitsdienste des Landes haben illegal auf Anweisung der mazedonischen Regierung 20.000 Telefonnummern abgehört. Zu diesem Schluss kamen unabhängige Experten bei der Analyse von 670.000 Telefonmitschnitten, die der mazedonischen Opposition zu Verfügung standen. Oppositionsführer Zoran Zaev veröffentlicht seit Februar dieses kompromittierende Material und fordert den Rücktritt des Premierministers Nikola Gruevski. Jetzt wurden die Vorwürfe durch die EU bestätigt.
Weiterlesen: Massenproteste in Mazedonien


Der Oppositionsführer gab dem Premierminister eine Frist bis zum 1. Juli, um seinen Rücktritt anzukündigen. Danach werde es eine Radikalisierung der Protestaktionen geben, so Zaev.

Die EU hat mit der Veröffentlichung des Berichts de facto die Legitimität der Forderungen der mazedonischen Opposition anerkannt.

Permblidhet ne Shqip: Euleshi mbeshtet kerkesat legjitime te Zaev,mbasi ka hapur dhe vete zyrtarisht ato qe ka shkruar dhe gjetur opozita(kush ja dha mendoj qe dihet).
Pastaj Grueski po nuk dha doreheqjen me 1 Korrik nuk dihet se qfar mund te ndodhi!
Shtesa ime: Nuk lejon USA pipelline ruse(mire apo keq) te kaloje nga Greqia nepermjet Maqedonise(kshu kot pune interesash)
Kaq ishte dhe do shqiptare do ngelen KOKEtrashe!
 

ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
5,084
Pikët
113
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

prap gjermanisht prit nje sec, kjo perkthehet prape " kujdes shqiptare"
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,548
Pikët
113
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

prap gjermanisht prit nje sec, kjo perkthehet prape " kujdes shqiptare"
Jo jo,perkthehet qe shqiptaret do ngelen kunguj(disa).
Ose me drejte: po tu vune te vdesin....si puna e grueskit....qeshtje kohe por me afat kesaj rradhe!
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,548
Pikët
113
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

Ska nevoje per perkthim: ata ne Kumanove shkuan kot.
Kur te vije ky Zaev ne pushtet te kqyrim se cfare do fitojne Shqiptaret atje.
 

ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
5,084
Pikët
113
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

Ska nevoje per perkthim: ata ne Kumanove shkuan kot.
Kur te vije ky Zaev ne pushtet te kqyrim se cfare do fitojne Shqiptaret atje.
po ashtu eshte te pakten per gjithe ate gjak qe u derdh duhet zbardhur skenari... eshte mire qe te mos kete viktima te kesaj natyre ne te ardhmen
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,548
Pikët
113
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

po ashtu eshte te pakten per gjithe ate gjak qe u derdh duhet zbardhur skenari... eshte mire qe te mos kete viktima te kesaj natyre ne te ardhmen
Kete nuk mund ta dime, por me mire se grueski do jete......ne letra ky zaev!
 

ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
5,084
Pikët
113
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

Kete nuk mund ta dime, por me mire se grueski do jete......ne letra ky zaev!
ne fakt kur te shoh me syte e mi qe shqiptaret e mostres te dalin nga burgu dhe te fitojne pafajesine atehere mund edhe ta marr ne konsiderate,,, ndryshe eshte i njejte me te tjeret sepse me ate gjykim denim dhe akuza nuk jane denuar vetem ata qe jane brenda por e gjithe etnia shqiptare e maqedonise
 

4x4

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 14, 2009
Postime
682
Pikët
0
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

Në protestë janë ngritur me qindra herë, po asgjë nuk kanë ndritur.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,018
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

Shqiptaret e Maqedonise duhet te protestonin per vrasjen e Astrit Deharit.

U MPRESH NE PAQE ASTRIT


Pse e vranë Astrit Deharin e Vetëvendosjes?

Vdekja e Astrit Deharit ishte një vrasje shtetërore, por e një surrogat-shteti (imitim shteti) që edhe aktet e tillë i kryen në mënyrë idiote.
Astrit Deharin e vranë që t’ u jepnin një kumt shqiptarëve të përtej kufijve të Kosovës se aktivizmi i tyre politik në Kosovë, jo vetëm që është i padëshiruar, por paguhet me kokë. Për këtë qëllim zgjodhën një shqiptar me origjinë nga Kumanova e Maqedonisë, si një njeri të cilin nuk e mbron shteti në të cilin është nënshtetas. Por kumti vlen edhe për shqiptarët e Shqipërisë, aktivistë të Vetëvendosjes, pra tash e tutje do të paguani me jetën tuaj.
Astrit Deharin e vranë ata që zyrtarisht kanë marrë meritat e luftës për çlirimin e Kosovës dhe pushtetin si trofe të pamerituar të saj. Me logjikën e tyre të mbrapshtë kriminale me të cilën u vra Astrit Dehari, nuk duhet të kishte pasur ushtarë të UÇK-së dhe dëshmorë të saj nga trojet shqiptare jashtë Kosovës, kur dihet se të tillë qenë një pjesë e madhe e tyre.
Me logjikën e mbrapshtë kriminale me të cilën u vra Astrit Dehari, Republika e Shqipërisë nuk duhet të kishte lejuar që territori i saj të përdorej si bazë për luftën e Kosovës.
Astrit Deharin e vranë në kohën kur gjendej i burgosur si terrorist dhe vrasjen e tij e shpallën si vetëvrasje.
Një shtet i cili akuzon një kundërshtar politik si terrorist, ka detyrim ta mbrojë në mënyrë speciale atë, edhe në burg, duke u kujdesur për shëndetin e tij çdo ditë, sepse vdekja e tij e dyshimtë e bën shtetin përgjegjës për vrasjen e tij.
Shteti-surrogat i Kosovës duket se ka dëshirë që të mburret para dikujt me vdekjen e Astrit Deharit./Kastriot Myftara
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,548
Pikët
113
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

Kumanovë, lagjet shqiptare si në Kandahar, në ato maqedonase nuk ndalen punimet.

Rrugët në lagjet shqiptare në Kumanovë janë në gjendje të mjerueshme, në lagjet e banuara me maqedonas po rregullohen dhe asfaltohen edhe rrugët dytësore.
Këtë shqetësim e kanë shprehur banorë të kësaj komune të cilët janë të revoltuar se shumë rrugë në lagjet: Bahçet, Serava, Lagja e Trimave, Barakat janë në gjendje të mjerueshme.
Nga ana tjetër, gati të gjitha lagjet e banuara me maqedonas në disa pjesë të qytetit po rregullohen intensivisht.
Së fundi në disa lagje edhe rrugë dytësore po rregullohen dhe asfaltohen, përfshirë edhe parqe të vogla.
Reagimet shkojnë në adresë të kryetarit të komunës, Zoran Damjanovski dhe LSDM, e cila sipas banorëve ka arritur të marrë votën shqiptare, përmes një mashtrimi të improvizuar.

Shenimi im: te dashtun motra ne vllazen mos u merrni me Korene e Veriut,se kena puna bollna.

PS: fillim jave te mbare dhe TUNGa.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,548
Pikët
113
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

3 000 vajza të shitura, si u bë Leka bossi i prostitucionit në Ballkan.

Dilaver Bojku, i njohur më shumë si Leka, u vra përpara kafenesë së tij në Strugë me plumb në kokë.

Siç raportojnë mediat maqedonase, Leka ka qenë krimineli më i madh i Maqedonisë, kur bie fjala tek trafiku i femrave.

Ish-ambasadori amerikan në Maqedoni e quante madje “qytetari më i njohur i këtij vendi”.

Edhe autoritetet amerikane njësoj si Interpoli, ishin të përfshirë në hetimin e aktiviteteve të bosit mafioz.

Ato realizoheshin kryesisht në Veleshtë, një fshat pranë Strugës.

Thuhet se ai u vra për shkak të hakmarrjes, pasi djali dhe vëllai i tij janë përfshirë në vrasje të shumta.

Dëshmitarët thonë se atentatori e qëlloi në kokë, hipi në motorr dhe u largua.


Ankand për femrat

Thuhet se aty ai organizonte deri në vitin 2006 ankande për shitjen e femrave.

Bëhet fjalë për femra të reja, që ose ishin rrëmbyer, ose ishin mashtruar.

Bojku ishte drejtuesi kryesor i dy rrugëve të mëdha të trafikut të femrave nga Moldavia, Rumania dhe Ukraina.

Një prej këtyre rrugëve kalonte nga Bullgaria, tjetra kalonte nga Shqipëria.

Të dy këto rrugë kryqëzoheshin në fshatin Veleshtë.

Mediat lokale thonë se në këtë fshat të vogël shiteshin çdo ditë nga 200 deri në 250 femra.

Leka i mbante për vete 20 më të bukurat.

Ato ua ofronte klientëve në barin “Ekspreso”.

Pasi vajzat punonin disa muaj për të, ai dyshohet se i shiste në Kosovë.

Më shumë se 3 mijë femra të shitura:Statistikat zyrtare të policisë maqedonase theksojnë se Bojku ka trafikuar të paktën 3 mijë femra.

Në vitin 2002 ai u arrestua dhe u dënua me burg.

Por falë lidhjeve të mira, ai u arratis për në Mal të Zi.

Në vitin 2003 u dënua me 4 vite burg për prostitucion.

Pasi e shërbeu këtë, ai dyshohet se u angazhuar në industrinë e turizmit me biznes të ligjshëm.

Kosmo.at

Diten e mire.
 

nghi ngo

V.I.P
Anëtar
Nov 22, 2013
Postime
2,574
Pikët
83
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

System, me fal por eshte cik pa lidhje me temen ky lajm, Jo se s'eshte mire te mesojme me cfare merren shqiptaret.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,548
Pikët
113
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

Menova qe... meqe ato femrat ishin lindore,do xefen ruset dhe do bejne perseri nderhyrje ne macedoni ose kumanovi dhe do kete prape protesta.
Tani njoni po shko me <pushime> por jo ne det!
[ame]https://www.youtube.com/watch?v=f_RwXRR361Y[/ame]
Gjithe te mirat pam,pum,son,liu,kim sun IV.
Agreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee.
 

nghi ngo

V.I.P
Anëtar
Nov 22, 2013
Postime
2,574
Pikët
83
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

A thua ka nacionalitet me keto lloj njerzish? E Nuk Mendon se mund te kene qene dhe shqiptare? -mendon-
 
Top