• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

"Shqiptari", dy trofe në festivalin e Moskës

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

"Shqiptari" (Der Albaner) një bashkëprodhim gjermano-shqiptar vlerësohet me dy trofe në Festivalin e 32 Ndërkombëtar të Filmit në Moskë ku pati premierën botërore më 24 qershor.


Juria e kryesuar nga regjisori francez Luc Besson dha dy "Silver George", njëri si çmim special i jurisë për filmin, i cili iu dorëzua regjisorit Johannes Naber dhe tjetri aktorit më të mirë të festivalit, shqiptarit Nik Xhelilaj protagonist me rolin e Arbenit te "Shqiptari".


"A e di që Shqipëria është vendi më i varfër i Evropës?" i thotë protagonisti vëllait të tij më të vogël. Dhe gazeta e festivalit në prezantimin e që i bën "Shqiptarit" të Naberit shton se Shqipëria "Në filmin e regjisorit gjerman Johannes Naber Shqipëria është një shoqëri primitive ekzistenca e të cilës bazohet në instinktet riprodhuese dhe mbijetesën."


Arbeni lë të dashurën e tij 20-vjeçare në Tropojë dhe niset drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë. Aty bën dush për herë të parë në jetë. Që të mbijetojë duhet të martohet me një burrë dhe që të bëjë para duhet t'i hyjë trafikut të emigrantëve.

"Por ai nuk i tradhton parimet sepse është shqiptar çka do të thotë shumë."
Skenari është shkruar nga Johannes Naber, Andeta Spahivogli, Christoph Silber, Alexander Steimle dhe Solveig Cornelisen. Interpretojnë Xhejlane Terbunja, Ivan Shvedoff, Amos Zaharia, Stipe Erceg, Çun Lajçi, Luan Jaha, Fatime Lajçi, Eva Löbau, André Hennicke, Yllka Mujo, Guljem Radoja, Bruno Shllaku etj..



"Shqiptari" është prodhim i Neue Schönhauser Filmproduktion (Gjermani), On Film Production (Shqipëri) në bashkëpunim me Südëestrundfunk Arte, financuar nga Medienboard Berlin Brandenburg, Deutscher Filmförderungsfond dhe Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë. Producentë Boris Schönfelder dhe Dritan Huqi.



Në edicionin e 32-të i Moscow International Film Festival që u mbajt 17-25 qershor, me çmimin e madh, "Golden George" u vlerësua filmi nga Venezuela "Hermano" i regjisorit Marcel Rasquin.


Juria e përbërë nga Besson, producenti austriak Veit Heidushka, regjisori lituanez Sharunas Bartas dhe aktoret Maria Mironova (Rusi) dhe Catalina Saavedra (Kili) shpalli regjisorin më të mirë polakun Jan Kidawa-Blonski për "Little Rose". Aktorja më e mirë u vlerësua çekja Vilma Cibulkova për interpretimin në "An Earthy Paradise for the Eyes".



Për kontributin në kinemanë botërore një çmim special iu dha regjisorit francez Claude Lelouche. Për arritjet në fushën e aktrimit dhe për përkushtimin ndaj shkollës së Stanislavskit u vlerësua aktorja franceze Emmanueelle Beart.


Sot, 28 qershor "Shqiptari" shfaqet në Festivalin e Filmit në Mynih. Konkurron në seksionin e New German Cinema (Kinemaja e re gjermane). Më 5 korrik shfaqet në Karlovy Vary International Film Festival, në kategorinë East of the West.
 
Top