• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shqisa e shtatë - intuita

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,275
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Shqisa e shtatë - intuita

Kur biem në dashuri në shikim të parë thjesht e dimë që "ajo" apo "ai" është personi i duhur, poashtu kur presim një top e dimë se si. Kjo diçka të cilën nuk e kuptojmë se nga vjen ka shumë emërtime si zëri i brendshëm, ndjenjë e brendshme, intuitë.

Intuita ka pasur me qindra vjet nam të keq. Edhe sot edukohen njerëzit të maten mirë para se të vendosin. Intuitës nuk i kanë besim.

Intuitën e lidhin më së shumti me të menduarin femëror. Ose me një shqisë të shtatë. Kështu ajo vihet në pikëpyetje. Në të vërtetë intuita është një formë inteligjence. Një inteligjencë e pavetëdijshme, të cilën e zotërojnë si meshkujt ashtu edhe femrat.

Vendimet ku ne dëgjojmë zërin e brendshëm na shoqërojnë përditë - dhe ndodhin kryesisht pa e vënë ne re. Kështu në rrugën e njohur për në punë ne kthehemi intuitivisht djathtas, rrisim shpejtësinë e ecjes dhe parandjejmë situatat e rrezikshme. Këtë të fundit pa parë në të ardhmen. Më tepër janë përvojat ato që na kanë mësuar.

Pikërisht këtu bazohet intuita: në përvojë. Sa më tepër të kemi dijeni mbi një fushë aq më tepër mund t´i besojmë intuitës sonë në të. Ekspertët janë të mendimit se, për shembull dhjetë vjet përvojë në një punë mjaftojnë që në mënyrë intuitive të marrim vendimin e duhur.

Gjithçka që përjetohet dhe shikohet, merret vesh dhe mësohet që nga lindja, hyn brenda tek dituria jonë. Kësaj, sipas ekspertëve, i shtohen dijet që njeriu ka mbledhur përgjatë evolucionit - pak a shumë impulsi të mos i besohet një të huaji që e hasim në pyll.

Kohët e fundit intuita ka filluar të zërë vendin e vet.

Deri në 95 përqind të vendimeve që ne marrim janë intuitive. As blerjet që ne bëjmë nuk janë vendime racionale ku kemi peshuar mirë anët e mira dhe këqija të një produkti.

Në kokën tonë kemi një autopilot shumë të fuqishëm që vendos për ne. Kështu ne nuk na duhet të mendojmë gjatë, por vendosim në mënyrë impulsive.

Ajo që na bën të dyshojmë tek ky autopilot: ne e ndjejmë atë por nuk mundemi as ta drejtojmë e as ta kuptojmë. Shkaku për këtë gjendet në atë që intuita jonë vepron përnjëherë në mënyrë të pavetëdijshme. Ndërkohë që ne me vetëdije mund të përpunojmë 50 njësi të dhënash në sekondë - që i përgjigjet katër deri në pesë vetive - autopiloti ynë ia del mbanë të përpunojë njëmbëdhjetë milionë njësi të dhënash në sekondë.

Nëse do të përpiqeshim që këtë efikasitet të kujtesës sonë të pavetëdijshme të punës ta arrinim edhe në gjendje të vetëdijshme atëherë do të ishim të mbingarkuar. Ne pothuajse do të gjendeshim të burgosur në një rretheqark të pafundmë duke peshuar midis po-së dhe jo-së. Nuk do të arrinim të merrnim as vendimet më të thjeshta; do të ishim praktikisht të paaftë për të lëvizur.

Shkencëtarët kanë zbuluar shumë kohët e fundit mbi intuitën. Por nuk e dinë akoma me hollësi se si ajo funksionon.

Ata kanë gjetur se intuita, ndodhet njëkohësisht në shumë rajone të trurit tonë. Por ata nuk e dinë me saktësi se si truri na tregon se ç´drejtim të marrim. Kështu intuita mbetet një fushë e gjerë për t´u hulumtuar.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,724
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Shqisa e shtatë - intuita

Femrat e kane kete shqisen e shtate prandaj dalin gjithmone gabim :p

Gabimi eshte .......Pesim

Pesimi eshte........Mesim

Mesimi eshte.......Fitim


Kush del ne fund i humbur, femrat apo meshkujt ??? :p
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,724
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Shqisa e shtatë - intuita

Ajo qe thashe une eshte FORMULE dhe formulat jane Aksioma

Nuk diskutohen, as vihen ne dyshim :p
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Përgjigje e: Shqisa e shtatë - intuita

Une per vete kam pare goca te bejne te njejtin gabim mbi 10 here ...Keshtu qe mos ver bast kot Meri.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,724
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Shqisa e shtatë - intuita

Nuk jam une ajo qe dua te vej bast......!
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Përgjigje e: Shqisa e shtatë - intuita

Pse merziteni goca , ju thoni gjithmone qe keni shqisen e shate jo ne meshkujt :D
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Përgjigje e: Shqisa e shtatë - intuita

Ate po ju them, qe ju gocat e keni shqisen e shtate por sa here degjoni ate dilni gabim . Ne meshkujt nuk jetojme me shqisen e shtate, rrime me kembe ne toke :)
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Përgjigje e: Shqisa e shtatë - intuita

E sheh qe te genjen intuita jote prap, une thjesht po them qe gocat i vene me shume rendesi intuites edhe dalin gabim . Cfare mendon ti qe po them une gabim , edhe mendoj se kam gjithmone te drejte ,mund te ma shpjegosh ?
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,724
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Shqisa e shtatë - intuita

Alb_LoVeR !

Mos shpjego me, veç ......terhiqu nga basti :)
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,724
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Shqisa e shtatë - intuita

hahahahaha

....erdha dhe .....me Triumf :p
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,420
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Shqisa e shtatë - intuita

S'kuptoj pse gjithmone duhet te perfundoni ne debate..kur njeriu i njeh mire shqisat qe e rrethojne..gjithashtu askush si njef tmetat e tmira qe mund te ket..e qe gjithmon do perfundoj ne iden e tij qe ka ne kok..dhe mbas shum rreflektimesh mendoj se arrin dicka...po qe te arrish ne ate dicka..me pae duhet 1pesim etj...
Ndaj mendoj se cdo Tem do ket dicka bidje qe sperputhet si ndodhi dhe me ju lart...
1nje keshill do ju jepja un...mereni pak me but ..flm :)
 

unlovely

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 11, 2009
Postime
483
Pikët
0
Vendndodhja
Lost in the air
Përgjigje e: Shqisa e shtatë - intuita

hmmmmmmmmm femra ka intuite por jo se i del gabim mjafton thjesht te kuptoje intuiten nga instikti,femra ndikohet me shum nga instiktet se sa nga intuita por me sa di un intuita e femres eshte me e zhvilluar se e meshkujve pasi dhe femra si natyre eshte me e brishte me e ndjeshme ndaj ambjetit qe e rrethon,dhe kjo i sjell nje intuite te ndjeshme por jo se i del gabim...
 
Top