• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shtëpia e Bardhë: Përparim në negociatat për buxhetin

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
420
Pikët
0
Shtëpia e Bardhë: Përparim në negociatat për buxhetin

Zëri i Amerikës E hënë, 28 shkurt 2011

Shtëpia e Bardhë thotë se negociatorët në kongres duket se kanë bërë përparim në shmangien e ndaljes së funksionimit të qeverisë, ndërkohë që afrohet afati për arritjen e marrëveshjes mbi buxhetin.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhei Karni tha se duhet kujdes në mënyrë që të mos preket ekonomia. Ai tha se negociatorët duhet të punojnë për një masë shpenzimesh që do t’u jepte ligjvënësve kohë të mjaftueshme për të miratuar legjislacionin për financimin e qeverisë për pjesën tjetër të vitit fiskal.
Fondet e tanishme të qeverisë skadojnë të premten. Mbyllja e qeverisë do të prekte shërbimet jo-esenciale qeveritare, dhe do të linte pa punë përkohësisht qindra mijëra punonjës të qeverisë.
Presidenti Barak Obama u ka bërë thirrje ligjvënësve të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të miratojnë një marrëveshje për buxhetin para se të skadojë afati i fondeve të tanishme.
Qeveria federale ka punuar deri tani me masa të përkohshme shpenzimesh që nga viti i kaluar, meqenëse kongresi nuk e ka miratuar buxhetin për vitin fiskal, i cili filloi me 1 tetor.
Hera e fundit që është mbyllur qeveria ishte në fund të vitit 1995, fillimi i vitit 1996 gjatë presidencës së demokratit Bill Klinton.
 

INFINITY

Looks DO Kill
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
158
Pikët
0
Përgjigje e: Shtëpia e Bardhë: Përparim në negociatat për buxhetin

Edhe pse qeveria amerikane eshte e hapur edhe per dy jave te tjera, edhe pse u prene $4 Billion shpenzime, gjera akoma me te veshtira pritet te ndodhin mbas dy javesh pasi Republikanet duan te bejne $60 Billion shkurtime ne buxhetin federal dhe keto jane pikerisht shkurtime qe kane te bejne me fondet per reformen e shendetesise apo te Wall Street per te cilat Obama dhe demokratet luftuan shume per t'i kaluar para se republikanet te vinin ne fuqi. Eh c'eshte politika. :)
 
Top