• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shtrigat legalizohen në Rumani

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Rumania mori vendim që shtrigat të kenë profesion legal, por vetë “shtrigat” nuk janë të kënaqura me këtë vendim.
Edhe pse deri më tash askush nuk i ka kërcënuar se do t’i djegë në turrë të druve si në kohën e inkuizicionit, ato vlerësojnë se me këtë vendim nuk kanë përfituar aspak pasi kjo është goditje direket për xhepat e tyre. Tash ato duhet të paguajnë tatim për shërbimet që bëjnë, ndërsa qeveria mori këtë vendim si njërën nga masat e shumta në luftën kundër recesionit ekonomik.

Në kategorinë e njëjtë të tatimeve gjenden edhe astrologët, ata që kryejnë shërbesat e balsamimit, pronarët e shtëpive që lëshojnë dhoma me qira dhe instruktorët e vozitjes, të cilët deri më tash kanë qenë të liruar nga tatimet.

Njëra nga shtrigat që është kundër këtij vendimi, Bratara, planifikon hakmarrjen me anë të specit të kuq dhe tharmit të bukës, prej të cilëve do të krijojë një formulë magjike e cila do të shkaktonte rënien e qeverisë.

Se a do të arrijë ta mposht kundërshtarin e saj me magjinë e saj, do ta tregojë koha, por deri në atë kohë edhe shtrigat, ashtu si edhe klasa tjetër punuese, duhet të paguajnë tatimet rregullisht dhe me kontributin e tyre të kontribuojnë në rimëkëmbjen ekonomike të Rumanisë.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Shtrigat legalizohen në Rumani

-boh-Nuk e kuptoj ....

Nje Injorance totale, tipike mesjetare, regres, nje spekulim, qe e paska nje vlere :Kontribut per rimekembje ekonomike..
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Shtrigat legalizohen në Rumani

Po derisa ato fitojne duke mashtruar pse mos t'i vihet ndonje haraç i vogel , te ishte per mu duhet t'i vinin drynin dyqanit kto . :p
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Shtrigat legalizohen në Rumani

Njerzit ngordhin per tu konsultuar pak ke shtriga, mire kan bere qe i kan tatuar dhe i kan legalizuar.
C'fare zanti ke?
Shtrige me shkolle te larte.

:D
 

ediplus

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 23, 2010
Postime
134
Pikët
0
Vendndodhja
Me kembe ne toke
Përgjigje e: Shtrigat legalizohen në Rumani

Po ne license si ja u shenojne ketyre, artikuj te ndryshem!???
 
Top