• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shtrigat rumune në burg për parashikimet e gabuara

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa

Fallxhorët dhe shtrigat në Rumani së shpejti duhet të pajisen me leje pune, dhe do të detyrohen të respektojnë ligjin i cili mund t’i gjobisë ose dënojë me burg nëse parashikimet e tyre nuk dalin të vërteta.
Kjo është masa më e re e autoriteteve rumune kundër recesionit duke shndërruar zanatin e fallxhorëve dhe shtrigave në një veprimtari profesionale.

Deputeti social demokrat, Vadile Bletou, thotë se senati e ka aprovuar ligjin e ri dhe vetëm pritet edhe miratimi nga Ministria e Punës dhe Financave, për ta dërguar në Parlamentin e Rumanisë. Përveç që parashikuesit e fatit nuk mund të parashikojnë gabimisht për klientët e tyre duhet të kenë parasysh se më nuk lejohen të punojnë afër shkollave dhe kishave.

Mediat rumune thonë se kjo masë e re do të nxisë një valë të re të sehireve dhe magjive nga ana e shtrigave kundër presidentit dhe qeverisë rumune. /Telegrafi/
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
7,238
Pikët
113
Përgjigje e: Shtrigat rumune në burg për parashikimet e gabuara

dhe do të detyrohen të respektojnë ligjin i cili mund t’i gjobisë ose dënojë me burg nëse parashikimet e tyre nuk dalin të vërteta.
huh me sefundi nuk do shkojne leket kot .

Po taksa shtetit i paguajne ?
 
Top