• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shuani me mençuri "ndezjet" në zyrë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Shfrytëzojeni inteligjencën tuaj emocionale, në mënyrë që të zbuloni ndjenjat e bashkëpunëtorëve tuaj, të cilat mandej mund t'i shfrytëzoni në mënyrën më të mirë...
Bëhuni e mirësjellshme:
Ngandonjëherë fjalët e pafundme në zyrë mund të çojnë deri te "ndezja e gjakrave", e kjo askujt nuk i ndihmon. Faktori i befasisë gjatë këtyre mosmarrëveshjeve ka rol kyç. Kolegun tuaj luftarak "bllokojeni" me fjalët: "Më fal, ke pasur të drejtë. Po e shoh cila është poenta jote". Mos u çuditni nëse ju përgjigjet: "Edhe unë tashmë e kam të qartë çfarë ke dashur të thuash".

Dëgjoni me kujdes: Kur kolegu në mbledhje mundohet të sqarojë qëndrimin e tij, dëgjojeni me vëmendje çfarë dëshiron të thotë. Pastaj bëjini pyetje të cilat lidhen drejtpërdrejt me temën për të cilën bëhet fjalë. Kjo tregon se i çmoni ato që i flasin kolegët dhe se vërtet jeni e interesuar të mësoni diçka më shumë për punët e tyre (projektet), detyrat. Ky është komplimenti më i madh të cilin mund t'ua drejtoni kolegëve tuaj.
 
Top