• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si është e mundur që marrëdhëniet seksuale të jenë të dhimbshme?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Mund të bëhet fjalë për vaginizëm ose dispareuni. Duke përjashtuar çështjet organike, sidomos në vaginizëm mund të ndihmojë diskutimi me një psikoterapist, të shoqëruar me terapi qetësuese.
Në rastin e parë dhimbja gjatë marrëdhënieve shkaktohet nga një spazmë të pavullnetshme të muskulaturës vaginale që bën të pamundur penetrimin. Çështja shumë shpesh psikologjike dhe mund të jetë e lidhur me nervat, konflikte, frika në përballje seksuale.

Në rastin e dytë, sigurisht më i shpeshtë, dhimbjet janë si pasojë e infeksioneve sipërfaqësore ose të thella në moment ose gjatë kontaktit. Motivi është organik: mitra është në pozicion jo të përshtatshëm. Situata tjetër kur marrëdhënia mund të jetohet me dhimbje është menopauza, kushtet fiziologjike, ku mungesa hormonale reflektohet në mukozat gjenitale duke e bërë atë më pak elastike.

Duke përjashtuar çështjet organike, sidomos në vaginizëm mund të ndihmojë diskutimi me një psikoterapist, të shoqëruar me terapi qetësuese.
 
tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,710
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: Si është e mundur që marrëdhëniet seksuale të jenë të dhimbshme?

Eshte interesant se titulli i temes nuk korrespondon me ate qe shkruhet brenda.

Une do ta kisha quajtur: Si ka mundesi qe marredheniet seksuale MUNDET te jene edhe te dhimbshme?

Nejse gjera qe ndodhin edhe ne situata te tjera pervecse atyre psikologjikeve dhe infeksioneve.
 
Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Si është e mundur që marrëdhëniet seksuale të jenë të dhimbshme?

Interesante , po jo gjithmon ndodh , mendoj sa varet nga maredheniet ne cift , psh a arrijn te dy ne te njejten kohe eksitimin gjate aktit seksual , etj pastaj kur ska dhimbje sikur ska as lezet ..
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,489
Pikët
113

Ci punoke ti Sexshop lol
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,489
Pikët
113
Përgjigje e: Si është e mundur që marrëdhëniet seksuale të jenë të dhimbshme?

lol SystemA me dhe nje ide ..per te ardhmen ;)
Tani pa rrena: isha vete i katert(me ftuan dhe nuk ju thoja dot jo) pasiqe do me merrnin per jo modern.
Pashe(me) shume kuriozitete te ndryshme.
Une Shqiptar,dy Gjermane dhe njera nga Paraguai(ose y).
Nuk e kam e me dy pika,pra ishim cift.
Pa e zgjatur,me bene nje dhurate: filxhan kafeje ku shkruhej
Sexy eshte si puna telefonit,duhet te zgjedhesh apo ti biesh numrit pershtates.
E kam marre ne pune dhe e mbroj me fanatizem-qesh--qesh-
E vertete.
 
ahahhahahahhahahahahahahahh e ke myt lol

Po sexin e ka beku zoti pra :p
 
SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Si është e mundur që marrëdhëniet seksuale të jenë të dhimbshme?

Aman, ku e ke gjetur këtë shkrim kaq amatoresk. Për një njeri që ka studiuar fare pak lëndët e mjekësis i jep një përcaktim. Ulçërat tek gjenitalet ose rreth tyre mund të shkaktohen nga: Kondiloma e sheshtë, urdhja, sifilisi dhe gërryerja gjatë marrëdhënieve seksuale, masturbimit ose rrobave shumë të ngushta. Ndryshime si lytha tek gjenitalet ose rreth tyre mund të shkaktohen nga: Kondiloma ose molluskumi. Dhimbja në zonën gjenitale mund të shkaktohet nga: Skuqja e vaginës, skuqja e mitrës ose e tubave fallopiane, e cila nga ana e saj mund të shkaktohet nga klamidia, gonorreja ose baktere të tjera. Gjakosja ndërmenstruale mund të shkaktohet nga: Çrregullimet hormonale, infeksionet si p.sh. klamidia ose gonorreja, sidomos nëse gjakosjes i paraprin nxjerrja dhe dhimbja.
O Zot jetojm në një vend ku gazetarin e bën dhe këpucari, pa pikë profesionaliteti dhe forma më abstrakte. Sikur i kushton gjë të lexojn dy gjëra më shumë përpara se të shkruajn një artikull.
 
Ke humbur shume.
Fshije
 
Top