• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si dallohen te suksesshmit nga deshtaket ...

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Si dallohen të suksesshmit nga dështuesit...

Janë tre karakteristika themelore që i ndajnë të suksesshmit nga të dështuarit ...

Përgjegjësia ...

1. Të suksesshmit e pranojnë përgjegjësinë për veprat e veta, përderisa humbasit gjithmon i fajësojnë të tjerët për problemet që paraqiten në fazat e ndryshme të jetës së tyre. Në anën tjeëtr ata gjithnjë kërkojnë arsyetime.
Gjith ne, kohë pas kohe e zgjedhim të ashtuquajturën "vijë e rezistencës më të ulët", mënyrën më të lehtë për t'u ballafaquar me probleme P.Sh. i keni thënë shefit tuaj se në kohë të caktuar keni me e kryer një punë dhe këtë nuk e keni bërë. Do të filloni me arsyetime të tipit "i ka fajet koha që jam vonuar", apo "kolegu nuk e ka kryer pjesën e vet të punës dhe po e pres". Këto janë arsyetime tipike të humbësit. Përderisa nuk jeni në gjendje të lëkundni edhe tokën edhe qiellin për një punë, mos premtoni. Edhe nëse ndodh që premtimi i dhënë të mos përmbushet, pranoni gabimin dhe përgjegjësinë për atë që nuk është kryer. Të suksesshmit atë e thonë në mënyrën:"Ishte gabimi im, dhe do të bëj çmos që ta korrigjoj." -porosit dr Emeri.


Gabimet ...

2. Të suksesshmit mësojnë nga gabimet e veta në vend se ti pranojnë si indikacione të jokompetencës së tyre, gjë të cilën e bëjnë dështimtarët. Të suksesshmit i përdorin gabimet si mjet edukues. Ata thonë:" nuk kam për të lejuar që qeni t'më kafshoj sërish." Humbësit reagojnë në këtë mënyrë:" Si duket jam aq i paaftë saqë asgjë nuk më shkon për dore. Sërish e bëra të njëjtin gabim. Jam rast i humbur..."
Pëedorni gabimet tuaja si hapa drejt suksesit dhe mësoni ta thuani këtë: "Këtë herë vetëm mësova se si nuk duhet ta bëjë atë detyrë. Herën tjetër do të di shumë më tepër se si të ballafaqohem më të."

Vullneti...

3. Të suksesshmit kanë vullnet për të gjetur mënyra të reja, më të mira për veprimin e tyre. Humbasit me kokëfortësi i përmbahen mënyrave të vjetra, mënyrave të stërprovuara për shkak të shprehisë.
Bëhuni kreativ. Hulumtoni metoda të reja që të krijoni diçka më të mirë, për ta bërë jetën tuaj më kualiatative, më të lehtë si për vete asht edhe për familjen dhe të tjerët. Ushtroni këto tre mënyra të arritjes së suksesit dhe padyshim nuk ka për të munguar ai. Vështroni dhe mësoni nga ata që kanë fituar diçka gjatë jetës, apo gjat trajnimeve të ndryshme.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,724
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Si dallohen te suksesshmit nga deshtaket ...

Te paret nga njeri breg, te dytet nga bregu tjeter,
dhe ne mes... i ndan nje lume i gjere:O


-nani-

:p
 
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
5,309
Pikët
113
Përgjigje e: Si dallohen te suksesshmit nga deshtaket ...

Deshtaket i mbajne shpresat nga qielli, ndersa te sukseshmit s'kane kohe as ta shohin ate.:))
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,956
Pikët
0
Përgjigje e: Si dallohen te suksesshmit nga deshtaket ...

Nuk mund të ndahen kaq prerë dështakët dhe të suksesshmit. Rëndësi ka edhe si e arrin suksesin, sepse zakonisht suksesi nuk arrihet me metoda të ndershme.

Natyra i pajisur njerëzit me aftësi të ndryshme. Zakonisht njerëzit e zgjuar nuk kanë vullnet, ndërsa ata me një nivel mendor të ulët ose mesatar, kanë vullnet. Ata që i kanë të dyja, edhe zgjuarsinë edhe vullnetin, janë gjeni, dhe gjenitë janë shumë të rrallë.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,724
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Si dallohen te suksesshmit nga deshtaket ...

.................
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=naK5nGAsOTM"]YouTube - Reshat Arbana; Dy Shqiptar Të Mençur

........
 

HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Përgjigje e: Si dallohen te suksesshmit nga deshtaket ...

e thjeshte eshte ti dallosh
i suksesshmit truri i punon shume shpejt e kap me njeher mbaron pune
kurse deshtaket duhet ta kalojne njeher ne filtrin e trurit te mendohen edhe pastaj te veprojne nese ju a kap randari...haha
 

magnus

I larguar
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,489
Pikët
113
Përgjigje e: Si dallohen te suksesshmit nga deshtaket ...

eshte relative.

je i suksesshem per pjesen tjeter te botes dhe je deshtak brenda vetes tende, dhe vice versa.
ose kombinime te tjera.
 

tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,721
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: Si dallohen te suksesshmit nga deshtaket ...

Po, kush eshte perkufizimi i te suksesshmit?
Hapesja e temes flet per tiparet e tyre, dhe ben mire, por, cdo te thote te jesh i suksesshem ne jete? Familje, pune, para, dashuri,Neil Armstrong,...?
Po elementin fat, ku e fusni ju? Po boten qe ju rrethon dhe qe influencon domosdoshmerisht tek suksesi, ku e fusni? Po ate qe natyra te ka dhene ne menyre spontane (dmth talentin)?
 

Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
7,101
Pikët
113
Përgjigje e: Si dallohen te suksesshmit nga deshtaket ...

Kjo teme me kujtoi ato employee trainings - njohur ndryshe si humbje kohe - qe na detyrojne te bejme njehere vit. Nje prej tyre fliste per internal/external locus of control. Sipas asaj zonjes qe e drejtonte, na hengri dy ore kohe per te na thene qe disa njerez fajsojne veten per ç'do gabim te bere, teksa te tjere fajsojne rrethanat perreth. Ekstremet e asnjellojshme nuk jane mire dhe duhet te evitohen. Ne shkrimin hapes, tema eshte trajtuar shume ceket. Siç ka thene Land me siper, suksesi eshte relativ, nuk e mat dot ne nje menyre te caktuar.
 

tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,721
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: Si dallohen te suksesshmit nga deshtaket ...

Ne shkrimin hapes, tema eshte trajtuar shume ceket.
Hapesja e temes ka te pakten meriten qe ka hapur nje teme dhe jep nje opinion. Natyrisht qe suksesi eshte multifaktorial dhe per kete asnje nuk ka dyshime por tiparet e karakterit te nje personi luajne nje rol te rendesishem.

Prandaj te thuash qe tema eshte trajtuar 'shume ceket', me duket e tepert. Per informacion, midis te bardhes dhe te zezes egziston ngjyra gri...
 

Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
7,101
Pikët
113
Përgjigje e: Si dallohen te suksesshmit nga deshtaket ...

Hapesja e temes ka te pakten meriten qe ka hapur nje teme dhe jep nje opinion. Natyrisht qe suksesi eshte multifaktorial dhe per kete asnje nuk ka dyshime por tiparet e karakterit te nje personi luajne nje rol te rendesishem.

Prandaj te thuash qe tema eshte trajtuar 'shume ceket', me duket e tepert. Per informacion, midis te bardhes dhe te zezes egziston ngjyra gri...
Kritika ime nuk ishte drejtuar hapeses temes por autorit/autores se shkrimit, prandaj edhe cilesova "ne shkrimin hapes, tema eshte trajtuar shume ceket". Derisa shkrimi nuk eshte i saj, por eshte cituar nga diku, komenti im lidhej me origjinen dhe autorin e tij. Vazhdoj te qendroj me te njejtin mendim, nqse ky shkrim eshte shkruar nga nje psikollog/e, me duket i ceket (si edhe shume shkrime/studime te ngjashme). Ç'mund te mesosh nga ky shkrim? -boh-
 

Fiore

ON/OFF
Anëtar
Mar 3, 2012
Postime
915
Pikët
0
Vendndodhja
Venus
Përgjigje e: Si dallohen te suksesshmit nga deshtaket ...

Te suksesshmit cdo gje e presin nga vetja ,deshtaket nga te tjeret.:))
 

magnus

I larguar
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,489
Pikët
113
Përgjigje e: Si dallohen te suksesshmit nga deshtaket ...

Te suksesshmit cdo gje e presin nga vetja ,deshtaket nga te tjeret.:))
ne kete bote mund te jesh lindur biri i bill gates dhe je automatikisht i suksesshem, pra pa asnje merite personale, varet cdogje nga point of view.
eshte teper relativ lol

une suksesin e mat, me cfar kam une ne plan te realizoj per veten time, nese nuk e realizoj plotesisht, i dont fuckin' care nese te tjeret mund te me konsiderojne te suksesshem, e konsideroj veten te deshtuar.
dhe e kunderta, kur realizoj ate c'ka synoj, le te me quajne te tjeret deshtak gjith diten e gjith naten, s'me rruhet fare.
ne kete pike jam egoist.

ka pika veshtrimi te tjera, shumices i intereson te jete i suksesshem per boten, dhe pse jeten mund ta kete mizerabel.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,558
Pikët
48
Te sukseshmit jane fetar qe nuk besojn tek Zoti por besojne tek fati,ndersa deshtaket jane ateist qe nuk mund te besojne tek fati se nuk besojne as tek Zoti.
 
Top