• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si e nisët emigrimin... dita që latë Shqipërinë

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Si e niset emigrimin....dita qe late Shqiperine!

Kam pare qe shumica e antareve jane emigrant neper bote.!!
A deshironi te pershkruani se si filloi emigrimi per ju ?
Si e menduat ne fillim?? Sa keni vuajtur?? Dhe si jeni ndjere, shpirterisht, moralisht, dhe ekonomikisht??
..sepse ma merr mendja cdo emigrant ka pasur veshtiresi.
 
Marina

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 27, 2010
Postime
676
Pikët
0
Vendndodhja
N'prishtin
Përgjigje e: Si e niset emigrimin....dita qe late Shqiperine!

Ne fillim fare kur erdhem se mbaj men se kam qen e vogel,

Por mbaj men ni rast kur kam qen 6 vjece, kishim shku ne shqipo dhe ater skishim akoma letra,
Kemi nis qe ne 9 te darkes deri ne 12 te dites tjeter tu hec ne mal, turtur ka qen , mkan ron nja 4-5 her tfiket ngaqe skisha fuqi me hec, :(
 
Hyllien

R[love]ution
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
6
Pikët
0
Vendndodhja
Mobil Ave.
Përgjigje e: Si e niset emigrimin....dita qe late Shqiperine!

Emigrimi për Shqiptarët filloi në ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe në po të njëjtën ditë kur u morr vesh se idealet për cka luftuam 50 vite ishin tradhtuar dhe përsëri fqinjët ja kishin arritur të vendosnin Kalin e Trojës për të disatën herë. Këto janë tema sensitive, që duke parë dhe reagimin shqiptar sot gati me përbuzje dhe tallje për ata ish-emigrantë, pasi tani shumica janë integruar në vendet ku ndodhen e jetojnë të japin shtysë ti rrish sa më larg. Vetëm në një shtet si Shqipëria ka emigruar klasa elitare qytetare. Në asnjë komb në botë nuk qëllon qe në kriza ekonomike apo politike klasat elitare të shkolluara e qytetare të ikin e të marrin rrugët. Hajde de se po marrin rrugët dhe shteti shqiptar ka plan se si të ardhurit nga malet e fushat ti kthej në qytetarë(se fundia Italianët kur ishin në fillimet e viteve 1900 ishin pa asgjë në Amerikë e sot kontrollojnë financat), dicka që bëhet, por kur ky shtet nuk ka ndërmënd të bëj asgjë, duket qartë se në 1990 nuk ju shpall luftë Komunizmit, por luftë klasës intelektuale dhe qytetare shqiptare. Sot rezultatet janë të llogaritshme fare mirë, me disa kriza ekonomike, politike, piramida, luftë civile, Gërdec, Otranto etj etj.
 
Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Si e niset emigrimin....dita qe late Shqiperine!

Hyllien te pergezoj per postimin , e te uroj mire se ardhjen po spo e gjej lidhjen e citimit me temen? :)
 
Hyllien

R[love]ution
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
6
Pikët
0
Vendndodhja
Mobil Ave.
Përgjigje e: Si e niset emigrimin....dita qe late Shqiperine!

Hyllien te pergezoj per postimin , e te uroj mire se ardhjen po spo e gjej lidhjen e citimit me temen? :)
Përshëndetje,

Citimi ka lidhje pasi tashmë emigrantët shqiptarë, në këtë botë globale, me të mirat e të këqiat e veta nuk mund të quhen më emigrantë. Kush u detyrua të ikte iku para 20 vitesh, kush besoi u kthye por e pa se nuk mund të bëhet gjë në shqipëri dhe direkt pas 1997 iku përsëri për mos tu kthyer më. Emigrantë ishim në 1990, tashmë kushdo që është jashtë shtetit nuk mund të quhet i tillë. Nëse vazhdojmë e quajmë njëri tjetrin emigrant, nuk do bëjmë kurrë diasporë(që faktikisht kur përdoret si term tingëllon po aq i cuditshëm sa termi emigrant). Dhe nëse nuk bëhemi diasporë, kurrë nuk do kemi mundësi të ruajmë traditat tona, të krijojmë një komunitet të fuqishëm kudo që ndodhemi dhe me shpresë mos ndihmojmë dhe atë vend të shkretë. Mendoj se e kemi kaluar fazën e emigracionit. Tani duhet të jemi dhe nëse nuk jemi ti futemi fazës së organizimit.
 
Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Si e niset emigrimin....dita qe late Shqiperine!

Pershendetje :)
Shume i sakte dhe i drejtperdrejte, ketu ku jetoj un eshte per tu habit qe akoma ska nje komunitet , por mund te siguroj qe vertet traditat ruhen biles , mendoj se me shume se ne Shqiperi,, sa per Temen pa dashur te hyj ne detaje , e pa dashur te vazhdoj akoma me gjate me sensin e insistimit lol e kisha sepse ketu ka shum emigranta, sikurse jam dhe vet,, ka dicka me bindese e me me dataje se kaq,, dmth jam shume dakort me ate qe ti the me lart! qe emigracionit smund te quhet me emigracion tani, ne keto kohe qe po vijn, po ama ka qe e vuajn akoma,, sidomos Ata qe thyn tabutin si ne kohen e Xhaxhit dhe te Alise e me radhe, e me radhe...

Ka nje menyre prezantimi e ky ishte motivi qe me beri te hap kete Teme :)
Gjthsesi te Flm per mendimin e dhene e shpresoj te vazhdosh kshu e ne vazhdim.. Respekte :)
 
alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
995
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Si e niset emigrimin....dita qe late Shqiperine!

Ka shume forma jetese jashte Shqiperise.Njoh familje konservative qe jane me fanatik se ne Shqiperi,Kosove,apo Maqedoni.Ka edhe familje moderne qe jan integruar.Une mendoj qe sa me shpejte te integrohen njerzit aq me te kollajte e kane jetesen.Mendoj,nuk eshte mire me ndertuar shtepi me shume kate ne Shqiperi,Kosove e Maqedoni dhe ketu ne perendim me jetuar me ndihme ekonomike.Nuk po hy me thelle ne kete teme se kam shume per te thene.Njoh njerze qe femite e tije nuk i con ne shkolle se kushton shume dhe nga ana tjeter u paguan studimet femijeve te vellait ne Kosove.
 
r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Re: Si e niset emigrimin....dita qe late Shqiperine!

Hyllien emigrimi shqiptareve eshte shum here me i vjeter sesa momenti qe ke cituar ti
fillon qe nga cezari e ska mbaruar kurre deri ne diten e sotme

alem_de sa mire flet per ate qe bejne kosovaret çuditerisht haron shum fakte akoma me te renda sesa kjo si psh prostitucioni masiv te shqiptaret e shqiperis ....
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
61,273
Pikët
113
Përgjigje e: Si e niset emigrimin....dita qe late Shqiperine!

Ka shume forma jetese jashte Shqiperise.Njoh familje konservative qe jane me fanatik se ne Shqiperi,Kosove,apo Maqedoni.Ka edhe familje moderne qe jan integruar.Une mendoj qe sa me shpejte te integrohen njerzit aq me te kollajte e kane jetesen.Mendoj,nuk eshte mire me ndertuar shtepi me shume kate ne Shqiperi,Kosove e Maqedoni dhe ketu ne perendim me jetuar me ndihme ekonomike.Nuk po hy me thelle ne kete teme se kam shume per te thene.
Shume e drejte kesaj rradhe.
Ne 26.12.1991 jam larguar nga Rinasi.
Jam intergruar as nuk diskutohet.
Besoj une.
 
Jolene

Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,444
Pikët
226
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Përgjigje e: Si e niset emigrimin....dita qe late Shqiperine!

Shume e re jam larguar dhe jam rikthy shume vjet me vone... kur nisesh per diku, ose te besh dicka qe nuk e ke ber kurr, se ke idene se cfar te pret.
Ka qen e veshtire nuk diskutohet, rendesi ka qe cdo gje u realizua ashtu sic deshirova. I LOVE HOME

;)
 
J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Përgjigje e: Re: Si e niset emigrimin....dita qe late Shqiperine!

Hyllien emigrimi shqiptareve eshte shum here me i vjeter sesa momenti qe ke cituar ti
fillon qe nga cezari e ska mbaruar kurre deri ne diten e sotme

alem_de sa mire flet per ate qe bejne kosovaret çuditerisht haron shum fakte akoma me te renda sesa kjo si psh prostitucioni masiv te shqiptaret e shqiperis ....
E ca do me thon kjo ? Me gjej vetem nje "lagje ne cdo shtet te botes" qe nuk e ka nje prostitute mrena
 
malick

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
106
Pikët
0
Përgjigje e: Si e niset emigrimin....dita qe late Shqiperine!

kam nisur emigrimin me ambasadat, po kalojne dy dekada.
dmth kur kam emigruar une, shumica e antareve ketu kane qene bebusha:p

kisha nja 500 lek shqiptare, i hodha nga autobusi.
 
mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,009
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Si e niset emigrimin....dita qe late Shqiperine!

me idene, deshiren, obiektivin dhe kembenguljen per te filluar nje jete te re por pa pasur idene qe po ndaheshim perfundimisht nga ajo e perparshmja..
 
WALCHIRIA

Best Of Me
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
4,208
Pikët
113
Përgjigje e: Si e niset emigrimin....dita qe late Shqiperine!

Me oooooiiiiiiiiiiiiiiiiii e kam nisur , nuk doja hic ta leja shqiperin , por me doli per hajer :d
 
SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Si e niset emigrimin....dita qe late Shqiperine!

jam larguar femije e vogel dhe vendimet i kane marrur prinderit duke marrur parasysh situatat e atehershme te vitit 1990-91 dhe jam shume e lumtur ketu ku nodhem.dhe me vjen mire se jam dhe afer vendit tim mundem te shkoj kurdo here... gjithe te mirat.. :)
 
J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Përgjigje e: Si e niset emigrimin....dita qe late Shqiperine!

Me oooooiiiiiiiiiiiiiiiiii e kam nisur , nuk doja hic ta leja shqiperin , por me doli per hajer :d
Pse mi emigrante je ti ?

Na bje naj euro se u tham me pi naj birre :p
 
WALCHIRIA

Best Of Me
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
4,208
Pikët
113
Përgjigje e: Si e niset emigrimin....dita qe late Shqiperine!

Pse mi emigrante je ti ?

Na bje naj euro se u tham me pi naj birre :p

Pse nuk e kishe kapitur ti qe ashtu jam :d

Ketu tek une ska euro jemi kondra euros ne ...haha
 
SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Si e niset emigrimin....dita qe late Shqiperine!

E kam nisur pa vetëdije, isha një foshnjë të cilin e morën në krahë dhe u futën në Ambasadën Gjermane, ku ndënjën për 5-ditë të ngujuar sa doli urdhëri për emigrim në Gjermani. Fillimisht kemi shkuar në Hamburg, më pas u transferuam në Wiesbaden. Në moshën 14-vjeçare u transferova në Belgjikë, Liege në një vend Kelmis, ishin Gjerman-folës. Më pas në Ostend nga ku i nisa dhe në Angli. E tërë jeta rrugëve të Europës, po shumë shpesh i kthyer në vendëlindje për faktin se prindërit u kthyen dhe isha i detyruar të vija shpesh. Tani mendoj se do rri në mënyrë të përherrshme në vendin tim. :)
 
SubZ pothuajse paskemi pasur te njejtat gjera per fillim te emigrimit..kur babi im mori motren dhe shkoj ne ambasaden gjermane...por u kthye se nuk i pranoj mami im.....por kishte bere nje gabim se mua me kishte lene..dhe tha sikur tju merrja te dyjave dhe mami do vinte vetevetiu...:D nejse te uroj shendet...
 
Top