• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si mund të marrin pension ata që nuk kanë mbushur vitet e punës

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,531
Pikët
113
Vendndodhja
Të gjithë ata persona që kanë vite të munguara pune mund dhe nuk duan të humbasin pensionin mund të plotësojnë vitet e mbetura në mënyrë vullnetare.


Në këtë formë mund të përfitojnë pagesën e plotë të pensionit. Kjo skemë mund të përdoret edhe nga ata persona që kanë punuar për shumë vite, por pa arritur numrin e duhur për të përfituar pension pleqërie. Kjo procedurë është propozuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe është e vlefshme për të gjithë shtetasit shqiptarë.


Drejtori i Drejtorisë së Kontributeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Naim Balluku, theksoi dje se janë shumë persona që kanë vite pune në Shqipëri, por që ato nuk janë të plota për të përfituar pension në rastin e mbushjes së moshës.


Pikërisht, me anë të pagesës së kontributeve të sigurimit shoqëror vullnetar të gjithë këta persona që kanë periudha të paplotësuara të vjetërsisë në punë mund ti plotësojnë ato dhe të marrin pension. "Kategoria më e interesuar është ajo pjesë e qytetarëve që ka më pak se 15 vite pune për të përfituar pension të pjesshëm pleqërie apo edhe ata që kanë më pak se 35 vite pune për të përfituar pension të plotë pleqërie",- tha Balluku.


Për të përfituar një pension të plotë pleqërie kushtet kryesore janë, mosha që në vitin 2012 do jetë 65 vjeç dhe 35 vite vjetërsi në punë, ku përfshihet dhe periudha e shërbimit ushtarak për burra dhe koha e studimeve universitare për gratë.


Aktualisht deri më 1.7.2011 burrat plotësojnë moshën e pensionit kur të kenë plotësuar 64 vite e 6 muaj dhe gratë 59 vite e 6 muaj. Për përfitimin e një pensioni të pjesshëm aktualisht kërkohen 15 vite sigurimi. Kjo do të thotë se kur një shtetas ka nën 15 vite sigurimi, nuk mund të futet në kushte përfitimi nga ligji i sigurimeve shoqërore.


Pra në këto kushte këto vite sigurimi nuk i vlejnë pasi nuk përfiton asnjë lloj përfitimi. Në rast se këto periudha i kompenson me sigurim vullnetar atëherë plotësimi i periudhës prej 15 vitesh do bënte që ky të përfitonte një pension të pjesshëm.


Po kështu në të njëjtën mënyrë një shtetas që nuk ka mbushur vjetërsinë për pension të plotë mund të sigurohet për vitet e mbetura për ta marrë totalisht këtë lloj përfitimi. Pra problemi qëndron që qytetarët të mos i "djegin" vitet e punës, por të kompletojnë vitet e munguara për të përfituar nga ligji një pension të plotë ose të pjesshëm.


Sipas Ballukut, personi i interesuar për sigurim vullnetar duhet të paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendit ku ai banon dhe duhet të marrë kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar.


Personi i interesuar për këtë pagesë duhet të ketë me vete fotokopje të librezës së punës, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit, fotokopje të librezës së kontributeve, në rast se e disponon si dhe fotokopje të letërnjoftimit elektronik.


Pasi bihet dakord për pagesën, sipas procedurës së përshkruar, dhe bëhet pagesa nga qytetari, inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore është i detyruar të bëjë pasqyrimin në librezë të kontributeve të personit të interesuar, ose të hapë librezë të re nëqoftëse nuk ka.

Shembull i specialistit të ISSH-së

Aktualisht, kontributi mujor për të përfituar nga kjo skemë duke filluar nga 01.07.2010 është 3 633 lekë, e cila ndryshon në çdo vit kalendarik. Edhe për sigurimin e periudhave të kaluara do paguhen me këtë shumë, për arsye se pensionet indeksohen çdo vit.


Kontributet mund të paguhen tremujore dhe kur këto paguhen paradhënie, zbritet 1.5% nga shuma e kontributeve, gjashtëmujore ku zbritet 3% e kontributeve dhe vjetore ku zbritet 6% e kontributeve.

Për të qenë më konkretë, një shtetas ka gjithsej 15 vjet periudhe kohore të ndarë në 12 vjet periudhë sigurimi dhe tre vjet të pambuluar me sigurim. Ai dëshiron t`i mbulojë këto tre vjet me sigurim vullnetar.


Masa e kontributit që do të paguhet nga shtetasi i interesuar do të jetë e barabartë me pagesën aktuale mujore për sigurim vullnetar, e cila aplikohet e tillë për gjithë periudhën tre vjeçare. Më konkretisht, pagesa aktuale për një muaj sigurim vullnetar është 3 633 lekë x 12 muaj x 3 vjet = 130 788 lekë (për tre vjet).


Kush ka të drejtë të bëjë sigurim vullnetar?


Vazhdim vullnetar të sigurimit kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar të cilët janë larguar nga sigurimi i detyrushëm dhe nëpërmjet marrëveshjes për këtë fushë sigurimi, bëjnë sigurim vullnetar.


Mbulim vullnetar të periudhave të kaluara kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar të cilët paguajnë kontribute vullnetare për periudhat e kaluara dhe jo për vitin korent. Kontributi që do të paguhet, do të jetë në masën e kontributit minimal në kohën e pagesës së tyre.


Përfitimet në këtë fushë janë vetëm për pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar. Sigurim vullnetar kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar të cilët nuk janë ekonomikisht aktivë dhe sigurohen për vitin korent.


Ata kanë të drejtë të paguajnë kontribute deri në nivelin maksimal, për të përfituar deri në nivelin maksimal të pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar.


Sigurim për një shumë më të madhe të ardhurash, kanë të drejtë të bëjnë të vetëpunesuarit, të punësuarit dhe punëdhënësit privatë, duke paguar kontribute deri në nivelin maksimal, për të përfituar deri në nivelin maksimal të pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar.

Shekulli
 
Top