• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si ndryshoi me themel filmi i animuar?

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Pasi që në vitin 2001, në kinematë u paraqit vazhdimi i parë i “Shrek-ut”, ndryshoi rrënjësisht filmi i animuar komercial i Hollywoodit.


Deri në paraqitjen e “Shrek-ut”, lloji i vetëm ekzistues i kino-animacionit ka qenë ai i Disneyit, i cili ishte i kodifikikuar në mënyrë të rreptë dhe i ngrirë në vitet e pesëdhjeta (të shekullit të kaluar).

Me “Shrek-un”, Dreamworks ndryshoi me themel këtë qasje klasike të Walt Disneyit dhe të gjithë shkollës së tij, duke ndërhyrë në filmin e animuar me frymën e postmodernës.

Filmat e vizatuar në Hollywood u bënë ironik, cinik, intertekstual, përplot citate dhe parafrazime, plotë zhvillime komike që pëlqeheshin shumë edhe prej të rriturve, e jo vetëm prej fëmijëve. Njëkohësisht, “Shrek” arriti që në një film të animuar i cili megjithatë si publik kryesor ka fëmijët, të kthejë temat që para se të gjithash i preokupojnë të mëdhenjtë, tema çfarë janë ta zëmë konfliktet e gjeneratave dhe marrëdhëniet e traumatizuara me familjen e burrit.

Që prej atëherë pra, prej prezantimit të “Shrek-ut 1”, kanë kaluar nëntë vjet, dhe në botën e animacionit, “Pixar” ia ka marrë vendin e parë “Dreamworksit”, por “Shrek” ishte dhe mbeti filmi më i madh vizatimor i studios së njohur të Spielbergit dhe Katzebergut.

Në ndërkohë, u përgatitën edhe vazhdimet tjera të “Shrek-ut”, të cilët bënë që kritikët me shije më të stërholluar të kenë vërejtje gjithnjë e më shumë (gjë që është edhe pak a shumë normale, sepse vazhdimi i parë, ai origjinali i një filmi, zakonisht mbetet i patejkalueshëm), por kjo nuk ndikoi që këta filma të mos jenë shumë të suksesshëm.

Filmi i katërt i serialit për “Shrek-un”, i quajtur “Shrek Forever After”, në regjinë e Mike Mitchellit, duket që e ka ndërmend ta përmbyllë këtë serial i cili do të mbahet në mend njëmend për një kohë të gjatë, apo përgjithmonë, siç paralajmëron titulli i vazhdimit të katërt. Kritikët janë goxha të kënaqur me këtë filmin final të serialit, i cili i afrohet, për nga cilësia, filmit të parë, natyrisht, duke e ruajtur atë qasjen apo modelin e një meta-përralle e cila në fakt merret me të rriturit, me situatat familjare: Në këtë rast, Shrek përballet me krizën e moshës së tij të mesme, kur ky ka nostalgji për kohërat e vjetra kur ishte i rrezikshëm dhe impulsiv.

“Shrek Forever After” ka më pak rrëfime interteskuale se sa paraardhësit e tij në nëntë vitet e kaluara, është më pak humorist, ndërsa në këtë vazhdim janë shënuar edhe disa ndryshime ikonografike: në vend të pastoralitetit përrallorë të titujve/vazhdimeve të mëhershëm, tani, Shrek është më artificial dhe më dekadent. Por, për dallim prej vazhdimit të dytë dhe të tretë, Shrek IV ka një narracion më koherent dhe shumë më interesant.

Skenaristët e “Shrek Forever After” kanë shfrytëzuar motivin e historisë paralele për të “resetuar” botën e Shrekut dhe që në një mënyrë, ta rifillojnë të gjithë tregimin. Shreku IV ka më shumë kuptim si rrëfim. Gjiganti jeshil që kutërbon ka shënuar në shumë mënyra këtë dekadë, prandaj ka siguruar vendin e tij në historinë e pop-kulturës. Për këtë shkak, rendi është që në këtë mënyrë të rrumbullakohet kallëzimi për Shrek-un./zeri/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top