• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si shkohet drejt lumturise ? A pengon shoqeria ?

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Dostojevski e ben te thote Raskolnikovin ne librin Krim dhe Ndeshkim : Nuk eshte qellimi qe ka rendesi por rruga drejt qellimit ... "


Qe ne rrugen drejt qellimit drejt mireqenies apo lumturise ndodhet ajo qe kerkojme . Duhet pasur parasysh se Rruga nuk gjendet jashte tek shoqeria : apo drejt objekteve te caktuara ; perkundrazi kalon me teper nga e brendshmja e njeriut drejt subjektit .

Ne te gjithe perqendrohemi tek mireqenia apo lumturia qe do te arrijme ne nje menyre te mistershme te cilen shpresojme te na e beje te mundur e ardhmja por askush nuk e ka gjetur lumturine me thonjeza apo pa thonjeza , jashte qenies se tij .
Megjithese disa kushte te jashtme mund ta favorizojne , por te gjithe ata qe deshmojne , na thone se duhet kerkuar me teper brenda vetes ?

Si mendoni ju ne lidhje me kete proces qe na ndodh gjate jetes ?
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Si shkohet drejt lumturise ? A pengon shoqeria ?

....Po, gjithcka fillon nga brenda vehtes......
Fatkeqesia eshte se kerkojme e pretendojme shume tek tjetri...(po them, shoqeria )
Vuajme kur i kerkojme vehtes, ate qe nuk arrijme...
Jemi ne konflikt te panderprere mes deshirave dhe mundesive
Lakmojme dhe vendosim ne çekuiliber aftesite tona
Balanca behet e dhimbshme kur peshon me shume Sforcimi se sa Kapaciteti

Keto kalojne nepermjet subjektit....njeriut !
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,826
Pikët
113
Përgjigje e: Si shkohet drejt lumturise ? A pengon shoqeria ?

Shkrimi numer dy flet ne teori.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Si shkohet drejt lumturise ? A pengon shoqeria ?

Respektoj Idete e postimit nr.3
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,826
Pikët
113
Përgjigje e: Si shkohet drejt lumturise ? A pengon shoqeria ?

1 min,pergjigja promt.
`thankyou`
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Si shkohet drejt lumturise ? A pengon shoqeria ?

3 m.pergj.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Si shkohet drejt lumturise ? A pengon shoqeria ?

Pa mohuar aspak vlerën dhe rëndësinë nxitëse që ka ideja se në kohën tonë, në kushtet e një shoqërie liberale dhe individualiste, njeriu përpiqet individualisht që të jetë i lumtur, i suksesshëm, kompetitiv, eficent dhe rezultativ, gjërat duhen parë ca më ndryshe. Sepse nuk është ky i vetmi “kusht universal” për të qenë “individualisht i lumtur. Korniza e kufizimit të përmasave individualiste të lirisë dhe lumturisë së njeriut në shoqërinë tonë janë deformuar dhe kjo ka dhënë pasoja të dukshme. Padyshim në kohën moderne edhe njerëzit tanë nuk dalin në shoqëri si “turmë sociale”, por si njerëz që individualisht shprehin natyrat e tyre të veçanta, qëllimet dhe synimet e përveçme, koncepte të diversifikuara të lumturisë morale.Kur dikend e duam më tepër , jemi në gjendje të bëjmë çmos për ta bër të lumtur dhe kështu e bëjmë të lumtur edhe vetvehten… Ngarkimi etik qëndron në punën e njeriut për të qenë i lumtur edhe në këtë jetë, por duhet punuar për të fituar jetën , pra gjithe mundi për të fituar e jetuar në lumturi shëndrohet në turbullirë, zhgënjim tokësor dhe katrahurë etike.

Ps: Nese kerkon lumturine, pregatitu te presesh dhimbjen!
 
Top