• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si të bëhesh gjeni? Pak fat dhe shumë punë

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Revista angleze "New Scientist" publikon "dozat", të përcaktuara nga Universiteti i Cambridge. Thelbësore është studimi i mirë.



Sekreti në një formulë. Talenti nuk është gjë pa aplikim

Gjeni lind apo bëhesh? Një diskutim shumë i vjetër, i cili këtë radhë ka marrë përgjigjen "shkencore". Studimi i parë analitik i këtij problemi është verdikti që kanë dhënë ekspertët: gjeni bëhesh (ose më mirë lind dhe bëhesh). Një dozë e talentit natyral është patjetër e nevojshme, por kjo nuk mjafton, duhet që ta kultivosh me shumë studim dhe ta zhvillosh me kalimin e viteve me shumë punë. Kjo vlen për shkencën në përgjithësi dhe për artet kreative, duke filluar që nga shahu dhe disiplina të tjera sportive. Për ta afirmuar këtë të fundit ka dalë një libër: "The Cambdrige Handbook of Expertise and Expert Performance", i cili është publikuar në këto ditë në "Cambridge University Press". Tezat janë se aftësia, të cilën në shumë raste ne e përcaktojmë si talent ose gjeni, nuk është fryt i një dhurate të natyrës, por është rezultati i një kombinimi të aftësisë së lindur dhe instruksioneve të larta dhe një pune shumë të madhe. Në thelb të studimit të tezës së publikuar nga Universiteti i Cambridges, thuhet se duhet të harrohet ideja që talenti ose cilësi të tjera të lindura janë gjëra që u përkasin vetëm "kokave" të mëdha. Gjenialiteti nuk është gjë tjetër veçse një përzierje mes talentit të lindur, studimit dhe aplikimit për të prodhuar rendiment shumë të lartë pune. Sipas Ernest Hemingway (në fushën humaniste) dhe Thomas Edison (për atë shkencore) tregohet se gjeni është 1 për qind talent (frymëzim krijues) dhe 99 për qind punë. "New Scientist" tregon "formulën e gjenialitetit": 1 për qind fat, 29 për qind shkollë e mirë dhe 70 për qind punë.

Studimi sugjeron "rregullin e 10 vjetëve", që përbëhet nga talenti i lindur si dhe nga të paktën dhjetë vjet që nevojiten si praktikë, punë serioze dhe intensive për të arritur majën. Një analizë te 120 atletë, aktorë, artistë, matematikanë dhe shkencëtarë, e bërë nga psikologu i famshëm Benjamin Bloom nga universiteti i Chicagos, tregon se çdo njeri i ekzaminuar ka bërë dhjetëra studime dhe ushtrime para se të fillonte studimet ndërkombëtare.

Secili prej tyre ka pasur një këshillues, një figurë kryesore që e ka ndihmuar dhe e ka inkurajuar gjatë kohës.

Në tezën e Universitetit të Cambridges citohen raste të famshme: Mozarti i binte violinës kur ishte vetëm 3 vjeç si dhe kompozonte simfoni në moshën shtatëvjeçare. Ndërsa në adoleshencën e vonë ka prodhuar muzikën që e bëri një gjigand në këtë fushë; Einstein ishte një nxënës mediokër dhe i pavullnetshëm; vetëm atëherë kur iu përkushtua fushës së tij të preferuar dhe për të cilën kishte talent, ai "shpërtheu"; Tiger Woods ka mësuar që ta luajë golfin para se të ecte, por mbi të gjitha ka qenë stërvitja e vazhdueshme që e ka bërë të jetë më i miri (e njëjta gjë vlen edhe për Pete Sampras dhe Michael Jordan).

Mes individëve fatlumë që lindin me një dozë talenti në një fushë të caktuar, vetëm studimi dhe intensiteti praktikues bëjnë dallimin: ky njeri bëhet gjeni, kurse tjetri vetëm një zbatues i mirë.

"Më falni, nga këtu si arrihet në Carnegie Hall? - tempulli i muzikës klasike në Nju-Jork ka qenë një batutë e konservatorëve amerikanë. Përgjigja ironike ishte: "Me shumë praktikë".
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,596
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Si të bëhesh gjeni? Pak fat dhe shumë punë

Si joeksperte qe jam : Gjenialiteti eshte i lindur.....Perfeksioni arrihet...Gjeni behesh me Fat te madh qe ke lindur i tille dhe, me Pune.
 
Top