• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si të fillojmë të Kujtojmë Jetët e Shkuara

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,752
Pikët
113
Vendndodhja

Kurioziteti për kuptimin e jetës është një mjet i fuqishëm që të gjithë e posedojmë, dhe kuptimi mund të ndryshojë në çdo çast kur do jemi në gjendje të marrim informacione nga mishërimet e kaluara. Mbi të gjitha, rruga e jetës sonë është një fragment tepër i vogël i rrugëtimit të pafundë shpirtërave tanë. Sa më shumë informacione të përfitojmë rreth kësaj teme, aq më shpejt do ta shohim rrugën e jetës përpara nesh.

Sigurisht që është e lehtë për ta thënë këtë, por mund të jetë e vështirë për të nxjerrë kuptim nga jetët e shkuara, pa ndihmën e telepatisë së specializuar në prapavajtjen e jetës së kaluar. Jo vetëm kaq, por është punë më vete të gjesh telepatik të besueshëm dhe të ndershëm që do të pranonte të angazhohej në këtë punë të vështirë. Për këtë arsye, ne do të donim të ndanim me ju disa mënyra ku mund të filloni vetë, kështu që kur të gjeni një telepatik të mirë, do jeni në rrugën e duhur.

Meditoni
Shpirti ka kaluar shumë mishërime trupore përpara se ishte ky që është, kështu që përse nuk e lini jashtë këtij ekuacioni trupin sa të jetë e mundur? Mendja është pjesë trupit, dhe kur mendja pushon, shpirti mund të flasë pa ndërprerje. Ndërsa meditoni, jini të vëmenshëm se çfarë ju vjen. Janë kujtime vendesh, njerëzish apo ndodhishë? Është me të vërtetë emocionuses që këto përvoja të hidhen në letër pasi kjo praktikë të mbarojë, dhe më pas shihni nëse mund të nxirrni informacione që mund t'i krahasoni me shënimet e historisë.

Konsultohuni me mishërimin tuaj aktual
Çfarë keni bërë gjatë jetës? Ka mundësi të keni pasur përvoja shumë të fuqishme që mund t'ju kenë ndihmuar të jeni personi që praktikisht jeni. Këto përvoja kanë ndodhur për një arsye: janë pjesë e rrugëtimit që shpirti juaj ka ndjerë për t'i dhënë formë qenies së tij të përgjithshme. E vërteta është se fati mban me vete nga jetët e shkuara, dhe vështirësitë e së tashmes mund të jenë një shenjë e transgresioneve të shkuara. Çfarë i ndodhi shppirtit të kaluar që nxiti nevojën e të mësuarit të mësimeve që keni mësuar në jetë?

Konsiderojeni të çuditshmen të zakonshme
Çdo njeri përjeton ndjenjën që dikush e ka përjetuar më parë, ose mund të ndihet në një vend të panjohur, çuditërisht, sikur të ishte në shtëpinë e tij. Ky është rezultati direkt i njohurive nga jetët e shkuara. Në fakt, shpirti orientohet në mënyrë natyrale tek ajo që është familjare për të, kështu që mund ta gjeni veten duke ndjekur rrugë që mishërimi juaj i kaluar i ka ndjekur tashmë. Kështu që është e rëndësishme të vëreni se çfarë është familjare apo çfarë shkakton ndjenjën e romancës.
Shkruajini që të mos i harroni.

Kushtojini vëmendje ndjenjave tuaja në lidhje me kujtimet e shkuara
Në një pikë, mund të hasni në "kujtime" që nuk i keni përjetuar në jetë. Që do të thotë se nuk i keni përjetuar në mishërimin aktual. Nëse rastësisht imagjinoni diçka që befasisht ju bën të ndjeni një emocion të fortë shpirtërorë, kushtojini vëmendje kësaj gjëje! Mund të jetë një kujtim i vërtetë i shpirtit tuaj, i po vjen në këtë jetë/SP/
 
Leaf

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 20, 2011
Postime
14,433
Pikët
113
Përgjigje e: Si të fillojmë të Kujtojmë Jetët e Shkuara

Metodat e Meditimit jane te pafunda. Sot egzistojne te gjitha mundesite per te ecur drejt asaj qe na dukej "pa lidhje" apo jasht llogjikes, me perpara.

Desha te shtoj qe nje menyre e bukur per te kuptuar se cfare imazhesh ju vijne ne mendje gjate nje meditimi, egziston menyra e hedhjes ne leter me sy te mbyllur , por jo me doren qe shkruani (zakonisht e djathta per shqiptaret) me ndihmen e nje lapsi format sic i perceptoni . Pasi te keni hapur syte interpretoni ato lakime vizatime , dhe pikerisht aty mund te gjeni nje histori te tere.

Meditimi i shendoshe ka si qellim boshatisjen apo eliminimin e cdo lloj mendimi . Kurse meditimi me qellim lidhjen me jetet e kaluara mund te behet pasi te jete praktikuar per disa kohe meditimi i shendoshe dhe njeriu arrin ta preki gjendjen me zero totalisht, mendime ne koke. Ne fazen kur njeriu eshte i afte te komandoje gjendjen ne meditim, eshte shume e thjeshte te lidhet me jetet e kaluara.

Personalisht jam lidhur me tre jete. Eshte nje ndjenje fantastike dhe kupton edhe shume detaje nga jeta e tanishme. (Nuk dua te personalizoj prandaj kush ka pyetje mund te me shkruaje ne mp)
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
10,597

Per automatic writing e ke fjalen Leaf?!
 
Top