• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si të huton mendjemadhësia

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Në Mesnevi thuhet: “Toka u dorëzua tek qielli duke i thënë:Unë jam një rob,ti lësho mbi mua ç’të duash”.

“Nëse nga dielli bie zjarr mbi të,toka i dorëzohet atij.Ajo,jo vetëm që nuk mund të ikë nga ai zjarr,por e lëshon fytyrën e saj dhe e heshtur i dorëzohet atij”.

“O njeri,edhe ti je një pjesë e tokës.Jeton mbi të,prandaj mos e kundërshto urdhërin,kadanë dhe kaderin e Allahut!...”

“E ke dëgjuar ajetin “Ne u kemi krijuar nga toka”.Kjo do të thotë se Allahu dëshiron që ti të jesh dhe.Mos e kundërshto urdhërin hyjnor!..”

“Allahu thotë: “O njeri,shiko me kujdes!Brenda trupit tënd të krijuar nga dheu, mbolla një farë nga shpirti im dhe kështu të kam lartësuar. Në një kohë që ti ishe pluhuri i kësaj toke,të bëra një krijesë të lartë. Të dhashë mendjen dhe ndjenjën e dashurisë”.

“Ti bëj përpara dhe ji modest.Atëherë unë do të të bëj prijës mbi gjithë krijesat e mia”.


Mevlana në rreshtat e tij të mësipërm shprehet se modestia është thelbi i njeriut,madje një domosdoshmëri e natyrës njerëzore.Trupi i njeriut e ka origjinën nga dheu,edhe ushqimet me të cilat ai formohet dhe zhvillohet vijnë nga toka.Ndërsa shpirti është një “urdhër” nga urdhërat e Allahut, domethënë është nga Allahu.

Shpirti,që ka hyrë në trupin njerëzor si rezultat i frymës hyjnore (nefha), është faktori që i jep atij epërsi mbi të gjithë krijesat e tjera dhe që e bën atë halife (mëkëmbës) të Allahut në tokë.Njeriu është i detyruar që të jetë modest si toka,e cila është origjina e trupit të tij. Veshja e mineralit të trupit me cilësitë e dheut dhe tokës që janë origjina humane,është edhe një domosdoshmëri e natyrës së njeriut.

Por këto prirje të natyrës së njeriut,dobësohen dhe prishen si rezultat i përdorimit jo të mirë të dy aftësive që quhen “mendje” dhe “vullnet”. Pastaj njeriu largohet nga modestia dhe vjen puna të cilësohet si “mendjemadh”, çka është veçori e shejtanit.Si rezultat i saj, ai vepron në kundërshtim me nderin e lartë që zotëron, duke i dhënë kështu lamtumirën natyrës së tij origjinale.

Çdo gjë që bie nga qielli,toka e pranon pa kundërshtim,sepse ajo nuk ka vullnet të lirë.Edhe njeriu duhet t’i dorëzohet përcaktimit hyjnor ashtu si toka, duhet t’i nënshtrohet kaderit në mënyrë absolute ashtu si i nënshtrohet toka qiellit dhe duhet të jetë i kënaqur prej asaj që vjen nga Allahu, në mënyrë që të arrijë kulmin e qëllimit të krijimit. Duke u përsosur kështu,ai do të vijë në stadin në të cilën meritohet cilësia “halifetullah” (mëkëmbësi i Allahut),cilësi e cila është përcaktuar për njeriun në tokë.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Mesnevi: “Fara e çdo fruti,së pari është në tokë.Hyn në tokë,pastaj prej aty hedh shtat dhe lartësohet”.

“Të gjitha mirësitë kanë rënë nga qielli në tokë dhe kanë hyrë brenda saj,për t’u bërë më pas ushqim për shpirtin e pastër”.

Toka është origjina e anës trupore të të gjithë krijesave.Shndërrimi i tokës nga një formë në tjetrën i sjell krijesat në jetë.Allahu i ka mbuluar me ujë tre të katërtën e rruzullit tokësor dhe vetëm një të katërtën e ka lënë tokë.Edhe në këtë një të katërt të rruzullit, bimët mund të rriten vetëm në një shtresë tridhjetë cm.e një të katërtës së saj.Kjo do të thotë se dheu,që gjendet në masën e një të gjashtëmbëdhjetës së tokës - e marrë në llogaritje si sipërfaqe, është një thesar i pashtershëm për formimin e bimëve,kafshëve dhe të njerëzve,atyre që kanë kaluar dhe atyre që do të vijnë.

Allahu e ka lidhur krijimin pas ligjit të ndryshimit të pasosur(istihale) dhe e ka shndërruar atë në kapitalin e vetëm për masën e panumërt të krijesave.Sikur të kishte ardhur në tokë një lloj i veçantë bimësh apo kafshësh,hapësira dhe ushqimi nuk do t’i mjaftonte asaj, qoftë edhe e ndarë nga llojet e tjera.

Këtë,për shembull,mund ta mendoni edhe për një pishë apo elefant.Edhe për njeriun është e njëjta gjë.Sikur të gjithë njerëzit të kishin ardhur në këtë botë njëherësh, nuk do të kishin mundësi as për t’u ushqyer,as vend për të hedhur një hap para.Për këtë arsye,Allahu (xh.sh.) i ka sjellur të gjithë krijesat e Tij në këtë botë me “radhë”,duke përdorur “kapitalin”,origjina e të cilit është toka.Për çdo gjallesë, jeta fillon në tokë dhe aty mbaron.

Njeriu ka veçoritë e tokës për shkak se është krijuar prej saj.Toka herë-herë thahet, digjet nga i nxehti dhe përmallohet për ujë.Gjatë një stine duron vuajtjet e dimrit.Vjen koha dhe përsëri ngjallet me shirat e bollshëm të pranverës.Ajo shpalos vërshimin e fuqisë hyjnore me ngjyrat, erërat, harmoninë dhe bukuritë e shumta.Edhe njeriu kështu është.

Ai rrotullohet në vorbullat e vazhdimit të jetës si furtunat e rërës në shkretëtirë, duke e shkatërruar kështu vetveten nën pushtetin e egos.Por ai përsoset kur e kapërcen pengesën e egos së tij.Ai ngjallet duke fituar shfaqjet e begatisë dhe mëshirës,ashtu siç ngjallet toka me shirat e pranverës.Në këtë mënyrë,mirësitë që i vijnë,ai ua shpërndan njerëzve që e rrethojnë për hir të Allahut - siç ngjan në rastin e një toke pjellore të ngopur me bukurinë dhe bollëkun pranveror.

Shembulli i farës që jep Hazreti Mevlana,na mëson se bima që del nga ajo farë, do të kthehet përsëri në tokë qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë, qoftë si rezultat i një periudhe vazhdimësie.Ky ligj është i njëjtë për të gjitha krijesat.Kjo gjendje është një nga shfaqjet e panumërta të madhështisë hyjnore në gjithësi. Lum ata që mendojnë dhe meditojnë!...

Në ajetin fisnik thuhet: “Njeriu le të shikojë me se ushqehet!... Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.Pastaj e çamë tokën dhe bëmë që nga ajo të mbijnë drithëra, rrush e perime,ullinj e hurma,kopshte të dendura,pemë e kullota,që të përfitoni prej tyre ju dhe kafshët që mbani”. (Abese,24-32)
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Mesnevi: Personi fatmirë dhe që është njeri,e di se të jesh inteligjent dhe të bësh si i zgjuar është rruga e shejtanit,ndërsa pasioni dhe të qënit rob i Zotit është rruga e Ademit”.

“Ata që janë të zgjuar si djalli u ngjajnë njerëzve që notojnë në oqean.Rrallë ka ndodhur të shpëtojë i gjallë një njeri që noton në oqean.Në fund, fundoset dhe mbytet.Ata që i besojnë mendjes së tyre dhe nuk hipin në anijen e sheriatit, në fund do të shkatërrohen”.

“Lëre notin,hiq dorë nga vetëpëlqimi dhe braktise urrejtjen.Uji ku noton nuk është përrua, as lum,por oqean! Ky oqean në të vërtetë është deti i kadasë dhe kaderit!”

Cilësimi që i bën Mevlana mendjes si një veçori karakteristike e shejtanit,është shprehje e shkallës së egër të mendjes në të cilën ajo gjendet,kur është e paedukuar me shpalljen dhe zbulesën hyjnore.Përndryshe,mendja është kapitali themelor për të arritur tek Allahu dhe tek e mira. Megjithatë, vetëm ky kapital nuk mjafton që ta shpjerë zotëruesin e tij te Allahu.Me fjalë të tjera,ajo është e domosdoshme,por e pamjaftueshme.

Kjo është arsyeja që në Islam mendja është cilësuar si “akl nakis” e që në shqip do të thotë intelekt i mangët.Perfeksionimi i mendjes arrihet me lidhjen ndaj shpalljes, domethënë me nënshtrimin,i cili do të bëhet shkak për ta kompensuar atë duke e pranuar pamjaftueshmërinë e saj.Mendja është një mirësi e madhe e Allahut për njeriun, e cila ka vlerë vetëm brenda shpalljes,domethënë Kuranit dhe Sunetit.Në të kundërt, mendja e bën poseduesin e saj skllav të egos,duke mos e parandaluar zvarritjen e tij drejt shkatërrimit.

Mevlana e përngjason këtë botë me një oqean,ndërsa njeriun e cilëson si një notar të papërvojë - i destinuar të mbytet në këtë oqean.Të sfidosh kaderin duke i besuar mendjes dhe vullnetit njerëzor,nuk është gjë tjetër përveçse një marrëzi,sepse mendja dhe vullneti njerëzor nuk mund të realizojnë asnjë të mirë,përderisa nuk i dorëzohen plotësisht kaderit,domethënë vullnetit dhe dëshirës hyjnor.

Kaderi është i panjohur për njeriun në kuptimin absolut.Për këtë arsye,rruga e vetme e shpëtimit për njeriun është që t’i nënshtrohet kaderit pasi t’i ketë kryer detyrimet aq sa ka mundësi dhe pasi e ka përdorur vullnetin e tij të lirë.

Siç është marrëzi të presësh që bima të mbijë pa e mbjellur atë,po ashtu nuk është e mjaftueshme të mendosh se mbjellja e farës mjafton që bima të rritet dhe të hedhë shtat.Të hedhësh farën është punë e njeriut,ndërsa t’i japësh jetë bimës është e lidhur me përcaktimin dhe fuqinë e Allahut.

Për këtë arsye,njeriu “duhet ti kryej detyrimet” duke e mbjellë farën dhe pastaj duhet “t’i mbështetet dhe nënshtrohet” Zotit të Botrave, përcaktuesit të kaderit dhe ndodhive,në lidhje me të gjithë elementët që e kalojnë fuqinë dhe vullnetin e tij të lirë,siç janë era,shiu,koha etj.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

une nuk merrem me fete, por do jap nje shembull praktik: ketu ne Shqiperi te gjithe ecin me koken ulur dhe une s'e kuptoja persene, nje dite duke ecur ne nje rruge te rregulluar goxha mire, m'u fut njera kembe ne pucete, per fat shpetoi kemba tjeter, (kapaku i pucetes ishte vjedhur per skrap) dhe qe nga ajo dite eci edhe une me koken poshte. (Kalliu i rende e me kokra e mban koken poshte, ai bosh, pa kokra rri gjithmone kokelarte, po c'e do, ai eshte nje mburavec, dhe bie gjithnje ne pucete, po perseri e mban koken larte)​
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,597
Pikët
113
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Kur bie ne pusete thyhen kraharorin ose shtyllen mbrapesore.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Mesnevi: “Dashuria hyjnore është për besimtarët e zgjedhur si një anije.Ata që hipin në këtë anije,nuk i kap ndonjë fatkeqësi dhe të shumtën e herës dalin të shpëtuar”.

“O udhëtarë për tek Allahu! Shite mendjen dhe zgjuarsinë për të blerë admirimin! Të jesh i zgjuar dhe inteligjent konsiston në dhënien e një mendimi dhe në rënien në pandehje! Admirim do të thotë të sodisësh bukurinë,fuqinë dhe artin hyjnor të Zotit dhe të mbetesh i shtangur nga ato!”

“Mendjen bëje theror para Muhamed Mustafasë dhe thuaj:“Allahu më mjafton!”
“Mendja dhe inteligjenca të bëjnë mendjemadh dhe krenar”.

“Mendjen bëje theror në pasionin e mikut,sepse të gjitha mendjet janë në anën ku ndodhet miku! Vendi nga kanë dalë edhe shpirtrat,edhe mendjet është Zoti! Për këtë arsye,mendjen bëje kurban për pasionin tënd ndaj Zotit!”

“Të mençurit i kanë dërguar mendjet atje ku ndodhet miku,në vendet përtej! Mendja që ka ngelur në këtë botë, është një mendje që nuk di ç’është dashuria, nuk dashuron,nuk dashurohet dhe është marrosur!”

Siç jemi shprehur edhe në shpjegimin e rreshtave të mësipërm,përdorimi në mënyrë të drejtë i mendjes është i mundur në masën e përshatshmërisë së saj ndaj “urtësisë” dhe “çështjeve” të urdhrave hyjnorë, domethënë me përvetësimin e konceptimit të urtësisë brenda përmbajtjes së Kur’anit dhe të Sunnetit.Të pandehësh se mendja ka një fuqi të pakufishme pa bërë më parë atë që sapo thamë,është një marrëzi e ngjashme me pandehjen e milingonës për kalë.

Tek shprehet “Mendjen bëje theror para Muhamed Mustafasë”,Mevlana nënvizon rëndësinë e nënshtrimit ndaj urdhrave hyjnor të komunikuar nëpërmjet tij.Siç ngjan edhe me një kalë të azdisur,përderisa mendjes nuk i vihet freri i “vahjit”,ajo e tërheq të zotin zvarrë drejt pohimeve dhe pretendimeve që nuk njohin kufi dhe drejt fatkeqësive që vijnë si rezultat i tyre.

Në qoftë se njeriu e përdor mendjen në udhën e ndjenjave të “mahnitjes” dhe të “admirimit” që do ti mundësojnë atij të dallojë artin dhe vërshimet e fuqisë hyjnore të Allahut në univers,ai edhe do të arrijë ta “përsos besimin”,edhe do ta shoh më qartë pamjaftueshmërinë e mendjes dhe të intelektit.

Ata që përjetojnë një “mbytje” absolute brenda këtij admirimi,ekzaltohen shpirtërisht për shkak se u ikën nga duart “vendosmëria” e domosdoshme për jetën e njeriut.Kjo është e refuzuar - megjithë begatitë dhe frymëzimet madhështore që i fal njeriut mahnitja dhe admirimi - sepse formon një dobësi në përmbushjen e nevojave normale të jetës njerëzore.

Për këtë arsye,preferohet dhe përzgjidhet që në fe më mirë të jesh “i joshur”,se sa të jesh “joshës”.Edhe joshësi ka humbur brenda mahnitjes dhe admirimit,ka arritur nivelin shpirtëror ku “njeriut i mjafton vetëm Allahu”,por, megjithë këtë,ai ka ruajtur edhe vendosmërinë e tij.Dashuria dhe humbja që ka zgjedhur Mevlana,është pa dyshim pasioni dhe përhumbja e mbështjellur me një vendosmëri të tillë.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Mesnevi: “Lum ai njeri që e konsideron egon e tij të pavlefshme!...Mjerë ai njeri që e sheh veten e ti të lartë sa një mal”.

“Dije mirë se mendjemadhësia,mburrja dhe të parit e vetes më lart se gjithë të tjerët,është një helm vrasës.Të marrët dehen duke pirë nga vera e këtij helmi”.

Në mënyrë që ta ketë kismet dhe ta fitojë favorin e përparimit në rrugën e pjekurisë,një besimtar duhet - me gjithë virtytet e shumta humane që mund të zotërojë - të kurorëzohet në krye me modestinë dhe ta pranojë veten e tij të pamjaftueshëm,sepse ata që e konsiderojnë veten si të përkryer, nuk mund t’i ndreqin mangësitë e tyre,pasi nuk dëshirojnë ta pranojnë që i kanë ato mangësi.Kjo është punë vetëm për ata që i konceptojnë mangësitë e tyre dhe i ruhen vetëmburrjes.

Për këtë arsye,në hadith thuhet: “Kush shfaq modesti një shkallë për hir të Allahut,Allahu e lartëson atë një gradë shpirtërore.Po ashtu,kush shfaq një shkallë mendjemadhësi ndaj Allahut, Allahu e poshtëron atë një gradë.Më së fundi,e hedh atë në esfelu’s-sefilin,më të poshtmin e më të poshtmëve.”

Robërit modestë,të lavdëruar nga Allahu, përshkruhen kështu në ajetin kuranor:“Robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë e të përkorë dhe kur i sulmojnë me fjalë injorantët,ata u thonë: “Paqe (dhe kalojnë)!” (el-Furkan,63)

Ndërsa në disa ajete të tjera njeriu urdhërohet të heqë dorë nga mendjemadhësia dhe mburrja: “Mos ec nëpër tokë duke u mburrur!... Sepse ti as nuk mund ta çash tokën,as nuk mund të arrish lartësinë e maleve”. (el-Isra,37)

“Mos kthe kokën mënjanë prej njerëzve duke i nënçmuar ata dhe mos ec nëpër tokë duke u mburrur,sepse Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë dhe atë që rri duke u krenuar me veten e tij”. (Llukman,18)

Duhet të tregojmë kujdes që modestia,si një virtyt i lartë njerëzor,të mos bëhet shkak që njeriu t’i numërojë për asgjë mirësitë që i ka dhënë Allahu. Delikatesa shpirtërore në këtë kontekst,përkrah konceptimit të mirësive hyjnore,është edhe urtësia që ta kuptosh se këto mirësi vijnë nga Allahu.Kjo në fe quhet “tahdisi nimet”, që do të thotë të konceptosh ekzistencën e mirësive me kusht që ta pranosh se ato në të vërtetë,i përkasin Allahut dhe ta falënderosh Atë.

Kjo nuk është mendjemadhësi.Mendjemadhësi është atëherë kur këto mirësi i pranon si të tuat, domethënë se i ke nga vetja jote.Ky “egoizëm” e tërhoqi drejt shkatërrimit e drejt dallgës së nefsit Karunin,duke u bërë shkak që ai të humbasë në fund të tokës.Prandaj edhe fjalët që ka shprehur Mevlana rreth koncepteve siç janë mendja,vullneti,modestia dhe mendjemadhësia,duhet t’i pranojmë brenda kësaj kornize të mendimit.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

edhe kur thua jam modest eshte mendjemadhesi... se modest eshte ai qe nuk e thote...-go-
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Ashtu është mik i dashur në qoftëse njeriu nuk e thotë atë për si veti por për ta bërë të njohur "modestin" e tij.Këtë modesti po desh ta bëjshë të njohur edhe pa e thënë (reklamuar fare) duhet ta edukosh egon,gjë që nuk është edhe proces i lehtë edukimi i tij...
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Te huton mendjemadhesia aq sa harron qe njerezit e tu te degjojne se te duan dhe jo se ti ke shume mend apo je me pozite, apo je i pasur, apo je V.I.P.``shqipe``
 

Fiore

ON/OFF
Anëtar
Mar 3, 2012
Postime
915
Pikët
0
Vendndodhja
Venus
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

po ka me te bukur se ajo qe kane thene shkodranet qe nese do te mallkosh dike ,thoji :" te ardh't vetja ne qejf";)
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Një mallkim të tillë e kanë edhe gjakovarët "Tu rritë mendja" dhe mendja e rritur të qonë në theqafje..
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Mesnevi: “Një mbret e mund një mbret tjetër,e vret atë ose e hedh në burg; por i njëjti mbret,kur has një të plagosur të rrëzuar apo ndonjë nevojtar fatkeq,i vendos melhem plagës së tij dhe e ndihmon atë.Po të mos ishte helm vetëpëlqimi dhe mburrja ngaqë ishte mbret,atëherë përse padishahu fitues do ta vriste mbretin e thyer dhe të zënë rob, megjithëse ai nuk ka bërë faj tjetër përveç kësaj?”

“Përse i bën mirë dhe i dhimbset nevojtari fatkeq,paçka se ai as i ka shërbyer mbretit,as është shpallur rob i tij? Ti mund ta kuptosh se ç’lloj helmi është mendjemadhësia,vetëm duke i marrë në konsideratë këto dy situata”.

Shembulli i përmendur nga Mevlana tregon shfaqjet e vullnetit që dalin në pah tek modestët dhe mendjemëdhenjtë.Me të vërtetë,të gjithë vrapojnë për të ndihmuar një njeri të plagosur pa e ditur se kush është ai, njeri i mirë apo i keq, sepse gjendja e tij e vështirë provokon ndjenjat e mëshirës dhe të ndihmës së njerëzve që e shohin.

Ndjenjat që lindin tek bashkëbiseduesi me një njeri mendjemadh dhe pretendues,janë e kundërta e atyre që thamë më sipër. Ato ndjesi e shpien në konkurrencë me të tjerët dhe puna kthehet në nevojën e demonstrimit të forcës.Kjo do të thotë se modestia është një mirësi e madhe për zotëruesin e saj sa i përket shërimit të brengave njerëzore dhe rrugëzgjidhjes së situatave pa dalje.Kurse mendjemadhi e shkatërron këtë mirësi menjëherë dhe me duart e veta.Shkurtimisht,modestia dhe paaftësia tërheqin mëshirën; edhe të Allahut,dhe të njeriut…

Mesnevi: “Hizri –alejhisselam- e shpoi dhe e dëmtoi anijen për ta shpëtuar atë nga disa njerëz të këqinj”.

“Meqenëse i dobëti,i rëni dhe i mjeri shpëtojnë,edhe ti je i dobët,i rënë dhe i mjerë. Shpëtimi dhe paqja janë në mospasje.Eja edhe ti,shpëto nga egoizmi e kamja dhe shko drejt mospasjes”.

“Mali,minerali i të cilit përmban flori dhe argjend në sasi të pakta,bëhet copë-copë prej goditjeve të kazmave”.

“Shpata ia shkurton kokën atij që e mban kokën përpjetë,ndërsa hija është e shtrirë për tokë.Meqë hija nuk ka as trup e as shtat,është e pamundur ta presësh me shpatë apo ta plagosësh”.

Me këto thënie,Mevlana shpreh të njëjtën të vërtetë me një mënyrë tjetër. Mendjemëdhenjtë ia rrisin oreksin bashkëbiseduesve të tyre,duke i kthyer ata në armiq, sepse shpallin majtas-djathtas e në mënyrë të ekzagjeruar virtytete e larta që kujtojnë se i kanë.

Në një proverb të njohur thuhet: “Vuajtja e bylbylit është belaja e zërit”.Kjo do të thotë se,sikur bylbyli të mos kishte zë të bukur,askush nuk do ta fust e atë brendanë kafaz.Me të vërtetë, asnjëherë nuk është parë që në kafaz të kenë futur një sorrë.

Si rezultat i kësaj,duhet të themi se fakti që njerëzit e virtytshëm kanë armiq në këtë botë,është në këtë jetë pothuajse një rregull negativ,edhe nëse ky njeri bën vetëm të mira dhe shpërndan vetëm frymë virtytesh të larta,siç është rasti me pejgamberët…

Për të shprehur këtë të vërtetë, poeti thotë:Njerëzit kundërshtarë bëhen jobesimtarë.
Çdo Ahmedi i gjendet një Ebu Xhehl.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
sa besimtare qe jeni ju ne Prizren, edhe ketu ne forum ndihet shume``shqipe``
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Po u bërë i tepërt (në qoftëse të bezdisin temat fetare) ma thuaj se për respektin që kam për Vlorën e ndërpres së shkruar në tema fetare....
 

trestenik

Heavy Metall
Anëtar
Jan 25, 2011
Postime
735
Pikët
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

magari me i madhi i te gjith magarve eshte mendje madhi.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Njeriu gjithë jetën e jeton i dijshëm,ndërsa më në fund vdes budalla...
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
jo, nuk thashe qe te heqesh dore, dhe faleminderit per respektin qe ke per Vloren...

Respekte!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Mesnevi: “O njeri indiferent që përpëlitesh vetëm pas pasurisë së kësaj bote,të cilën e adhuron!... Morali i keq që kishte Faraoni ndodhet edhe tek ti! Edhe ti je mendjemadh, edhe ty të pëlqen vetja,edhe ti vrapon pas pasurisë dhe epshit! Por kuçedra jote, domethënë egoja jote ka rënë brenda pusit të paaftësisë dhe varfërisë. Është e pafuqishme dhe për këtë arsye nuk mund të sulmojë dhe nuk mund të bëjë asgjë,ashtu siç ngjau edhe me faraonin!”

“Turp të kesh! Të gjitha këto fjalë që thuhen janë veprimet dhe cilësitë e tua të këqija.Ti ia vesh ato vetëm Faraonit!”

“Kur të flasin për gjendjet dhe cilësitë e tua të këqija, mërzitesh dhe kjo gjë nuk të pëlqen; por nëse dëgjon të flitet rreth të tjerëve,ty të duket se je duke dëgjuar ndonjë përrallë!”

Tendencat për “egoizëm” dhe “përshpirtshmëri” gjenden së bashku tek çdo njeri,sepse Allahu në Kur’anin fisnik thotë: “Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi!Ai i cili i mësoi njeriut se cilat janë të këqijat dhe të mirat!” (esh-Shems,7-8)

Mëkati dhe devotshmëria i pëshpërijnë gjithmonë njeriut.Për këtë arsye,personaliteti i njeriut i ngjan një fushë-beteje, duke qenë në gjendje antagonizmi ndërmjet përshpirtshmërisë dhe hyjnësisë që e tërheq atë drejt së mirës,dhe egoizmit që e shpie drejt së ligës.

Pranohet se njeriu bëhet më i lartë se një engjëll atëherë kur e mposht egon e tij, dhe bie në një shkallë më të ulët se kafsha atëherë kur mposhtet prej egos dhe bëhet i varur prej saj në kuptimin e vërtetë të fjalës.Meritën e “epërsisë ndaj engjëllit” njeriu e meriton, sepse ai arrin të kapërcejë një pengesë aq të madhe që ka përpara - siç është “egoja” - kundrejt ëngjëllit që nuk ka ndonjë barrierë të tillë në rrugën drejt orientimit për mirë dhe ndaj Zotit.

Çdo njeri fsheh në vetvete një tendencë me efekt “për t’u bërë faraon”,por meqenëse kushtet dhe mundësitë e të gjithëve nuk janë të njëjta dhe të vetme,kjo tendencë tek disa njerëz gjendet vetëm në fazën e filizave të vegjël,ndërsa kur gjen kushte të favorshme tek njerëzit e tjerë,bëhet e tmerrshme,rritet dhe zhvillohet në gradë anormale.

Duke nënvizuar këtë urtësi,Mevlana kërkon nga personat që kritikojnë faraonin dhe ngrehin shigjetat e qortimit kundër tij,që të mos harrojnë se edhe brenda tyre gjendet një faraon i vogël,i cili ka mbetur i mbyllur brenda lëvores vetëm për shkak se kushtet e tija nuk qenë aq perfekte sa kushtet e Faraonit të njohur në histori.Në të kundërt, sikur edhe ai t’i kishte pasur mundësitë për tu zhvilluar,nuk do të kishte mbetur pas Faraonit historik me mizoritë dhe egoizmin e tij.

Në këtë mënyrë,Mevlana na mëson se personat që kritikojnë njerëzit e tjerë, të shumtën e rasteve mashtrojnë vetveten,duke pandehur se ata vetë janë të pastër në çdo aspekt. Kjo sjellje e tyre buron nga mendjemadhësia.

Në një dyvargësh tjetër Mevlana shprehet:“Mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi nuk ndalin së kërkuari pozitë,gradë dhe pasuri, sepse oxhaku nxehet me bajgë.Këto dy “dado”, domethënë pozita dhe pasuria,e dhjamosin dhe e trashin lëkurën,ndërsa nga brenda e mbushin me dhjamë,mish,mendjemadhësi dhe krenari të sëmurë”.
 
Top