• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si të huton mendjemadhësia

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,664
Pikët
113
ce ben mendjemadhin, mendjemadh?:oops:
Kur im ate vdiq ne spital, nje dite pas mberritjes ne Shqiperi, pas nje qendrimi disa mujor ne Kanada, mamaja ime refuzoi qe ai te vihej nen thiken e bisturise se autopsise. Nje ligj i rendesishem ne familjen time eshte se trupi duhet te mbetet i pacenuar, para vdekjes dhe pas vdekjes. Jo ne te gjitha rastet por ata te ngarkuar si "prifterinj" jane teper te shenjte per t'u prekur ne trup. Asnje cikatrizim, asnje shenje operimi. Ndaj edhe lindjet e femijeve i bera ne menyre te natyrshme edhe pse isha ne rrezik per arsye te trupit tim te imet perballe femijeve qe nxirrja me peshe "gjigande".


Mami refuzoi autopsine dhe trupi lakuriq i tim ati u mbart ne nje carcaf te bardhe nga vellai im dhe djali i xhaxhait. Ata i ndihmoi edhe ashensori i cili i zbriti ne katin e pare afer ambulances e cila e coi trupin e tim ati ne shtepine e tij. Ai kishte kostume te paveshura dhe kepuce te reja. Mami e cila ishte teper e nervozuar per ceremenonine e qau tek koka duke i thene sa e lumtur ishte qe UNE e kisha cuar tek parukjerja nje dite para largimit nga Kanadaja. Ajo e qethi bukur dhe i shkurtoi vetullat e trasha. Po ate dite une i vura nje ene me uje te nxehte tek kembet te cilat i ishin bere akull. Pervec meje ne familjen time jane te gjithe kembenxehte. Kjo me beri pershtypje sepse tim ate e mbaja me akull tek kembet. Meqenese i sherbeva i preva edhe thonjte e kembes.

Pasi mora rrugen per Shqiperi per varrosjen e tim ati, qe nuk e arrita dot, per fatin tim te mire sepse nuk shoh dot kadavra, qava aq shume sa qe mund te kem humbur gati gjysmen e peshes. Mendova me dhimbje menyren si e kishin nxjerre lakuriq nga spitali (me kishin vene ne dijeni ne telefon) dhe u indinjova shume per padrejtesite e kesaj bote.

Babai im ishte njeri teper MENDJEMADH per t'u larguar nga kjo jete ne kete menyre. Pastaj mendova edhe per marshet funebre qe iu kushtohen njerezve te vegjel ne shpirt dhe mendje, kur keta te fundit varrosen POR sidomos nderet ushtarake qe iu behen se gjalli kur ata kapen neper dhoma hoteli me veglat familjare ne shesh si dhe me gjinjte jashte.

Cfare eshte ai element qe duhet te beje nje njeri te ndihet MENDJEMADH. Te qenit vertete i madh ne mendje dhe zemer dhe aftesise per te kuptuar se sa me poshte biem ndonjehere aq edhe me siper ngrihemi. Sepse me poshte se kaq nuk ka ku te jete.

Une duhet te ndjeje ate qe ndjen llumi dhe te shohe te verteten me sy reale.

Le t'ju them, se te verteten e kam pare, ashtu si eshte.


Elelijah
 
Top