• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

ChocolatE_DiamonD

*BitterSweet*
Anëtar
Sep 13, 2009
Postime
460
Pikët
0
Vendndodhja
Where you cant tell me what to do
Miqtë e shtirur ua vjedhin kohën. Kjo është një arsye më shumë që nga ata të krijoni armiq. Pas asaj më nuk do t’ju lodhin me probleme që juve as që ju interesojnë, me ftesa nëpër ndeja që juve nuk ju shkohet. Sa më pak kohë që kaloni me ata, aq më shumë kohë do të keni për veten tuaj dhe për atë që vërtet dëshironi të kujdeseni.


Duhet pajtuar me një të vërtetë: “Është e pamundur të jeni Diell për të gjithë”. Është e pamundur t’i pëlqeni të gjithë njerëzve. Është e pamundur që të jeni pandërprerë simpatik ndaj të gjithë njerëzve. E vërtetë është se mundohemi të jemi të këndshëm dhe të sillemi mirë me të gjithë njerëzit, dhe për këtë shkak dhe shpesh i durojmë pasojat. E vërtetë është po ashtu se mirësjellja dhe këndshmëria e juaj mund të zbutë shumë gjëra mirëpo vërtet a vlen që për shkak të kësaj të sillemi të këndshëm madje deri në hipokrizi? Nga jashtë çdo gjë kalon në pamjen e butë dhe të këndshme përderisa në brendi njeriu mezi përmbahet të mos shpërthejë. Kujdes nga personat që për së tepërmi janë paqësorë dhe të këndshëm me të gjithë, ngase agresiviteti i tyre, aq më shumë që e shtrydhin në brendi, bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm. Ndonjëherë është më mirë të keni armiq të sinqertë se të keni të dobët. Në vazhdim ju japim dhjetë arsye që vetes t’i krijoni së paku ndonjë armik aty këtu.

1. Mos lejoni t’ju mashtrojnë

Për të krijuar armikun e dëshiruar, duhet vazhdimisht t’i kërkoni të drejtat tuaja. Nëse nuk rebeloheni atëherë kur në shitore ju japin molla të kalbura, një gjë e tillë do t’ju ndodh shpesh. Posa i tregoni dhëmbët, njerëzit do të fillojnë t’ju kuptojnë.

2. Kanalizoni agresivitetin tuaj

Armiqtë janë të duhur sikurse që i duhet thesi boksierit për ta ushtruar teknikën e vetë të dhe për ta mbajtur vitalitetin. Në vend se t’i shkundni anëtarët e familjes dhe miqtë që s’kanë bërë asfarë mëkati ndaj jush, shfryhuni në armiqtë tuaj.

3. Vendosni kufit tuaj

Nëse pranoni se keni armiq, me këtë tregoni se keni vlera dhe principe. Sa më shumë pakënaqësi kapërdini, të tjerët aq më shumë nga ju do të presin që të kapërdini. Ai që është mjaft i guximshëm të ketë armiq, shkakton ndjenjë respekti dhe tërhjek vëmendjen te të tjerët. Pas kësaj nuk do t’ju thirin çdo herë kur kanë nevojë për ndihmën tuaj. Me juve do të sillen me më shumë respekt.

4. Shmanguni nga shpërthimet e menjëhershme emocionale

Më shumë vlen të keni një armik të vërtetë se një mik të rrejshëm. Kur me dikë jeni vazhdimisht të këndshëm, një ditë dashtë e padashtë do të duhet të ndaleni dhe të shpërtheni. Sa më shumë që e shtrydhni armiqësinë tuaj, kur të ndodh ai eksplodim, atëherë do të jetë në formë të shpërthimit shumë të fuqishëm. Dhe kur një gjë e tillë ndodh, asgjë më nuk mund të përmirësohet.

5. Kurseni kohën

Miqtë e rrejshëm ua vjedhin kohën. Kjo është një arsye më shumë që nga ata të krijoni armiq. Pas asaj më nuk do t’ju lodhin me probleme që juve as që ju interesojnë, me ftesa nëpër ndeja që juve nuk ju shkohet. Sa më pak kohë që kaloni me ata, aq më shumë kohë do të keni për veten tuaj dhe për atë që vërtet dëshironi të kujdeseni.

6. Mësoni diçka për veten tuaj

Aristofani njëherë pat thënë: - Njerëzit e mençur mësojnë shumëçka nga armiqtë. Vështroni me vëmendje armiqtë tuaj. Ata janë të parët që i vërejnë gabimet tuaja. Kështu do të jeni në gjendje që në kohë t’i korrigjoni ato gabime dhe ta kurseni veten nga kritikat e panevojshme. Nga ana tjetër, armiqtë tuaj zakonisht janë të parët që e mësojnë se çka mund t’ju dëmtoj juve. Nëse kësaj i kushtoni vëmendje, do të mund t’i shmangeni disa situatave të pakëndshme, apo së paku t’i zbusni ato.

7. Jeni gjithnjë në formë

Të kesh armiq, është gjë e mirë për të mbetur në kondicion fizik dhe shpirtëror. Armiqtë ju kushtëzojnë të jeni dinamik, lucid, të keni reflekse të mira, të keni kujdes se çka flitni dhe çka bëni. Kështu fitoni më shumë vetëbesim. Fitorja ndaj armikut, sado e vogël qofte, është e mirëseardhur për vetëbesimin tuaj.

8. Dashuroni me sinqeritet

Nëse do të keni vetëm të vërtet ndonjëherë, më shumë do t’i duani ata. Kur të keni armiq, ësitë e vërteta do të jenë më të vlefshme për ju. Së paku do të dini se, kur jeni në telashe ku mund të mbështeteni.

9. Le të flitet për ju

Armiqtë shpesh ju bëjnë reklamë të mrekullueshme. Me këtë që flasin keq për ju ndoshta e shtrembërojnë dukjen tuaj të vërtetë, por që pa vetëdije në të njëjtën kohë tërhjekin vëmendjen në drejtim tuajin. Ndërsa njerëzit, (është në natyrën e njeriut kjo), më tepër vëmendje i kushtojnë “të keqes” se “të mirës”! Prandaj për miqtë tuaj flitni gjithnjë mire, ndërsa për armiqtë tuaj mos flitni fare, që të mos u bëni ndonjë shërbim falas./rtvzik/
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
646
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
nese dikush ste pelqen mjafton ti thuash ik pirdhu esht mese e leht ndersa kush sju do mundohuni tja beni jeten sketerre 100 her me shum sesa ai mundohet tjua bej juve, ruge te mesme ska
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,420
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Titulli: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

UN 2RRUG KAM...
1 i dua dhe jap jeten per ata
2 se shof ic se ekzistojn ...
ne kete rast fliteet per te dyten...per mua ska asnje arsye as ti hedh sty e dava me lexu e degju se cfare flasin......
I bej 2-2 dhe maron puna ;)
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,523
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Titulli: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

per njerezit qe nuk me duan i sillem normalisht qe mos ti ngeli asgje per te thene mbrapa krahve ;) pavarsisht se nuk me kuptojne!
 

Mikela

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 4, 2009
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
U.S.A
Titulli: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

hahahaha sa gjate i bjeni me une i them f uu edhe kaq ignore:p:p:p
 

unlovely

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 11, 2009
Postime
483
Pikët
0
Vendndodhja
Lost in the air
Titulli: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

just ignore....por nuk duhet te pretendojme me na dasht te gjith aq me shum ti shohim me sy te keq ata qe nuk na duan.....
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,725
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

Nese nuk me do dikush , ....nuk arrij dot ta kuptoj kete, por nese eshte fjala kur arrin ta kuptosh se ka nje antipati reciproke psh, ne keto raste, instiktivisht behem e vemendshme kur ndodhem prane ndonje personi te tille.
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
996
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

I injoroje dhe shikoj punen time.....
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
56,953
Pikët
113
Përgjigje e: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

Me deshire i kundershtoj,phhhhhhhhhhhhhhh
prap moral..
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,420
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

Zemerohu sa mend e ka kane then pleqte e eshte fjale me vend..kohet e fundit jam tu i fut INJORE ose si lexoj hic ca flasin :)
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

Thjesht tregohu menefregist dhe shiko punën tënde. Askush nuk të afrohet dhe askujt si afrohesh nëse tregon mëndjamadhësi :) Bëje tjetrin të kuptoj se është shumë posht teje dhe nuk gjen asnjë shteg për asnjë nga ato supozimet e mësipërme :p
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,420
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

Thjesht tregohu menefregist dhe shiko punën tënde. Askush nuk të afrohet dhe askujt si afrohesh nëse tregon mëndjamadhësi :) Bëje tjetrin të kuptoj se është shumë posht teje dhe nuk gjen asnjë shteg për asnjë nga ato supozimet e mësipërme :p
Ekzakt ;)-bla--bla--bla- nxjerr gje ne drite ?
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,725
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Titulli: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

per njerezit qe nuk me duan i sillem normalisht qe mos ti ngeli asgje per te thene mbrapa krahve ;) pavarsisht se nuk me kuptojne!
-shok-

Ketu Choco_ ka dhene vec 9 aresye (menyra "imune" ) ndaj personave qe nuk ju duan.
Me se shumti lexoj qe shkruhet si reagojne. -boh-Uroj qe t`ia KENE ARRITUR qellimit perhere, sepse ....!
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,725
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

..........Kam dhene nje mendim me lart, gjithesesi :

S`ka asnjihere Bardhe e Zi......

Spektri "i ngjyrave" eshte i gjere ne gjithcka.

Pak delikat prb....Me mire larg Formulave...
 

Alb

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 9, 2011
Postime
229
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

Egziston nje dicka kur dikush nuk me do dakort ka arsyet e veta qe si pelqen tipi im, spara bej shume histori dhe vjen nje kohe qe vete marredhenia ftohet, gjithesecili shef hesapin e vet, e vetmja gje qe nuk arrij te kuptoj eshte kur ne sy sillen ndryshe dhe mbrapa kraheve flasin ndryshe, nejse dhe per kete rast une bej sikur sdi gje, sikur se kam kuptuar apo marre vesh qe x person me shan mbrapa kraheve dhe atyre u sillem ne menyre normale duke mos i lene te kuptojne gje, i vetmi ndryshim eshte se nuk bej me per ata persona thjesht i flas bej muhabet por jo qe kur kane nevoje per ndihme ti ndihmoj aty ja kane eleminuar vetes ate mundesi.
 
Top