• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si t‘i njohim miket e shtirura

ARIS

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 10, 2010
Postime
191
Pikët
0
Një shprehje e vjetër thotë "Kush gjen një mik, gjen një thesar". Është e vërtetë: një mik ose mikeshë është diçka e rrallë dhe e çmuar që e bën jetën tonë edhe më të bukur. Por ndonjëherë këto lloj lidhjesh emocionale mund të na "helmojnë" jetën, duke arritur në një hidhërim të plotë. Më poshtë do të lexoni se cilët janë shoqet dhe shokët "e rrezikshëm", prej të cilave duhet të distancoheni dhe të kemi shumë kujdes.

Mashtrueset

Shoqe jo korrekte dhe tek e cila nuk mund të mbështeteni: janë ato vajza që anulojnë gjithnjë takimet tuaja në momentet e fundit. Ndërsa ju jeni duke e pritur për të drekuar më të ajo thotë se nuk mund të vijë, pasi e kanë mbytur punët dhe nuk e di nëse do të lirohet. Kjo shoqe asnjëherë nuk ju gjendet pranë në momente të vështira, e aq më pak kur do t‘ju duhet t‘i besoni një punë, të cilën ju nuk mund ta kryeni vetë. Për t‘u ndarë prej saj është gjithnjë e vështirë, pasi idetë për t‘u takuar për të bërë diçka, janë gjithnjë të sajat dhe në përgjithësi shumë pak aktive. Përgjigjuni mungesës së saj të ndjeshmërisë dhe pazotësisë për t‘u para qitur në, duke u shtirur sikur keni harruar t‘i përgjigjeni mesazheve dhe e-mail që u ka dërguar.

Të ngjiturat

Është një nga ato tipa shoqesh që nuk ju ndahen në asnjë sekondë të ditës. Pretendon se është e përfshirë në jetën tuaj në çdo aspekt: me pak fjalë miqtë tuaj bëhen edhe të asaj; shtëpia juaj është dhe e saja. Mos u habisni që një ditë kur të ktheheni në shtëpi, ta gjeni atë duke ju bërë edhe punët, pastaj t‘iu thotë: "Kalova këtej dhe desha të të bëj një surprizë". Ajo mund të bëhet një pengesë për jetën tuaj intime: çiftet kanë nevojë të kalojnë shumë momente në intimitet dhe të mos flasin vetëm për seksin. Kanë nevojë të dalin bashkë për darkë, të bëjnë shëtitje etj. "Ngjitëset" kanë gjithnjë nevojë për këshillat tuaja dhe ju mbysin me telefonata, duke u treguar gjithçka në çdo moment. Nëse u thoni që ju keni nevojë për hapësirat tuaja jetësore ato mund të çmenden. Në këto kushte nuk ju ngelet gjë tjetër veçse t‘i shmangni me justifikime të ndryshme për t‘i larguar.

Të llastuarat

Ankohen gjithnjë dhe kanë tendencën e vetëshkatërrimit, pavarësisht se është krejtësisht e pafajshme: në një moment ankohet se nuk mund të gjendet një mashkull interesant për të, ndërkohë që pak çaste më vonë ju tregon se është duke shkuar me 3 meshkuj njëherësh. Ju thotë se nuk mund të dalë me ju për pica, sepse është duke mbajtur një dietë të fortë, e pak çaste më vonë shfaqet me një tas të madh me akullore. Është e bindur se ndiqet nga fati i keq për gjithçka. Në fakt diçka shkon shumë keq në jetën e saj dhe ajo është marrëdhënia ndërpersonale. Kjo shoqe është në gjendje t‘jua shkatërrojë mbrëmjen pikërisht me llastimet e saj. Ajo gjithnjë rri me turinj të varur. Një mënyrë për ta shmangur është ta mbani larg, ta injoroni. Nuk do t‘ju shërbejë për asgjë arsyetimi ose të bërit analiza për të kuptuar pse jeta e saj kalon nëpërmjet vështirësish të tilla. Mënyra më e mirë e përballjes me të është që të jeni e sjellshme, por njëkohësisht t‘ia prisni shkurt sa herë që ajo fillon të "qaravitet".

"Debilet"

Kujdes, është rrezik! Këto shoqe mund t‘ju heqin besimin që keni në vetvete. Në filmat amerikanë një shoqe e tillë personifikohet si ‘cheerleader‘ bionde, dhe me një fizik shumë të bukur. E dashura e më të "fortit" të shkollës dhe gjithnjë e rrethuar nga vajza të tjera që e shikojnë atë si model. Pra me pak fjalë e keni kuptuar se për çfarë tipi bëhet fjalë! Ajo ka gjithnjë nevojë që të rrethohet nga mike të dashura, pasi ndihet e pasigurt për t‘u përballur në publik, por në të njëjtën kohë lufton me të gjithë universin për t‘i bindur se është më e mira mes tyre. Për këtë arsye nëse keni një shoqe të tillë do të jeni gjithnjë e kritikuar, për çdo sjellje, veprim, veshje ose paraqitje tuajën. Nuk ju duhet asnjë justifikim për të mos u shoqëruar më me të. Nëse me shumë mikesha të tjera jeni të detyruara të tregoheni pak të kujdesshme për ndërprerjen e marrëdhënieve, me të nuk ia vlen. Duhet ta shmangni sa më parë dhe pa hezituar. Asnjë telefonatë, asnjë takim dhe asnjë përballje do të ishte shumë më mirë për ju.

Xhelozet

Maskën e saj të xhelozisë e vesh gjithnjë. Është gjithnjë e sjellshme, e shoqërueshme dhe e gatshme për gjithçka. Nuk thotë kurrë jo dhe nuk jua kthen asnjëherë fjalën. Është e lindur për t‘i bërë të lumtur të tjerët, të paktën nga pamja e jashtme. Por kur ju të gjeni një të dashur ajo në pak minuta ju bën biografinë e tij. Sepse sipas saj meshkujt në qarkullim, përveç të vetit, janë të gjithë pemë pa kokrra. Çdo përmirësim i juaji estetik për të është një shtrembërim i imazhit, që sipas saj më shumë ju dëmton se ju zbukuron: "Nuk ka nevojë të bësh asgjë, ti je vetë shumë e mirë, edhe këto thinja që të kanë dalë të shkojnë", janë fjalët e saj lajkatare. Kjo mikeshë gjithnjë do të jetë kritike ndaj teje, por di të përfitojë edhe nga lumturia juaj. Zgjidhja: është mosaprovimi me përshkrimet e saj për meshkujt. Bëjini gjërat si mendoni ju se janë më mirë dhe që ju vijnë më mirë në përditshmërinë tuaj. Xhelozia më e madhe e saj është pikërisht në lidhjen tuaj të dashurisë, ndaj është më mirë që të mos ia vini shumë veshin. Mos u shoqëroni me të për të bërë pazar, por dëgjoni më mirë një këshillë që mund t‘ju japë nëna juaj.

Dorështrënguarat

Është më se normale që në shoqëri të shfaqen edhe shoqe të tilla, të cilat për arsye të çuditshme harrojnë gjithnjë çantën në shtëpi dhe kanë gati fjalinë klasike: "Paguaj ti sot, herën tjetër e kam unë". Por asnjëherë nuk i bie ndërmend që t‘ju ofrojë një kafe. I duhet të shkojë në dasmën e një kushërirës së saj dhe ju kërkon borxh një palë këpucë, që edhe mund të mos i merrni më mbrapsht. Ajo kërkon çdo gjë dhe kurrë nuk jua kthen. Me të është mirë të mbani distancë, duke mësuar t‘i thoni jo në shumë momente. Është mirë që tipave të tillë t‘jua ktheni me të njëjtën monedhë, në të kundërt do të jeni gjithnjë ajo që do të paguani.
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
646
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Përgjigje e: Si t‘i njohim miket e shtirura

miku me i mir esht vetvetja dhe vetmia
 

ARIS

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 10, 2010
Postime
191
Pikët
0
Titulli: Si t‘i njohim miket e shtirura

is super intiligjent.
 
Top