• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si t’i aplikojmë maskat e fytyrës?

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113


Maskat natyrale janë produktet më efikase në mbrojtjen dhe përmirësimin e fytyrës. Ato bëjnë të mundur që lëkura të hidratohet, pastrohet si dhe të bëhet më e lëmuar. Megjithatë që maskat tuaja të jenë më rezultative njihuni me disa rregulla bazë për një aplikim të shëndetshëm. Konservuesit, emulgatorët, vajrat minerale dhe derivatet e tjera të naftës në preparatet kozmetike janë të dëmshme për lëkurën. Kështu kanë treguar të paktën studimet e reja. Për fytyrë më të përshtatshme janë preparatet natyrore të freskëta. Maskat natyrore ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës, sepse formojnë një shtresë të veçantë që e mbron lëkurën nga ndikimet e dëmshme të ambientit të jashtëm dhe e nxisin mikro-qarkullimin, duke e ruajtur lagështinë e lëkurës. Përpos që e pastrojnë lëkurën në thellësi, maskat për fytyrë e përmirësojnë edhe tonusin e saj dhe e rregullojnë yndyrshmërinë. Një ndër avantazhet e tjera është edhe çmimi i lirë. Ja se cilat janë disa rregulla për aplikimin e tyre.

Para vënies së maskës, pak kamomil

Para vënies së maskës në fytyrë, përgatiteni lëkurën duke e avulluar me çaj kamomili. Kjo i hapë poret duke e përmirësuar thithjen e përbërësve të maskës. Çaji i kamomilit po ashtu mund të përdoret edhe si tonik. Zhytni copat e pambukut në çaj dhe pastrojeni fytyrën. Derisa kënaqeni me maskat aromatike, në sy mund t’i vini qeskat e çajit.
 
Top