• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si ta çlironi mendjen nga mendimet negative

Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
5,889
Pikët
113
Jeni gjendur në një situatë ku një mendim ju ka pushtuar plotësisht trurin për disa orë ose ditë? Strategjitë e mëposhtme do t’ju ndihmojnë t’i jepni fund këtij fenomeni

Joga

Peshimi i mendimeve sa gjatë e gjerë nuk është shpeshherë produktiv dhe në vend që t’ju ofrojë ndonjë ngushëllim thjesht ju mbush me pendesa për atë që duhet të bënit apo thoshit. I gjithë ky mendim toksik është rraskapitës nga aspekti emocional dhe fizik. Studimet tregojnë se një mendje që përtyp vazhdimisht informacionet e mëparshme është jo e lumtur dhe as e shëndetshme.

Mos kërkoni fajtorë
Zgjedhja e ngjarjeve të së shkuarës dhe përpjekja për të hedhur fajin te vetja nuk është aspak produktive. Askush nuk është aty për të na kujtuar të vërtetën se gjërat së pari ndodhën dhe prej kësaj u shkaktuan të tjerat.

Mos u përpiqni të hyni në mendjen e tjetrit
Qetësojeni mendjen pa pasur nevojë të përjetoni mendimet e të tjerëve, sepse realisht nuk do t’ju çojë gjëkundi dhe do t’ju lodhë akoma më tepër.

Kini durim
Duke bërë durim gjërat ndonjëherë hyjnë vetë në rregullin e duhur dhe kjo është diçka që mund t’ia bëni dhuratë vetes.

Problemet më të mëdha të parat
Le të mendojmë se jeni në një grup telashesh të mëdha. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të zgjidhni problemin më alarmant dhe më të madh në mënyrë që të lodheni sa më pak duke e menduar atë.

Zemërimi ju errëson sytë
Ashtu sikurse dihet, zemërimi është një ndjesi që jua errëson logjikën dhe për këtë arsye mënyra më e mirë për të zgjidhur një situatë është të lini t’ju kapërcejë zemërimi. Më pas, do të shihni më qartësisht gjithçka.

Mos u përpiqni të kuptoni plotësisht të tjerët
Mos rrezikoni duke e zhvendosur fokusin te të tjerët, por kthejini sytë nga personaliteti juaj.

Mendimet tuaja nuk janë fakte
Ne i përjetojmë emocionet tona me ankth, tension, frikë dhe stres. Por këto emocione janë fizike dhe jo një shenjë e mendimeve të kulluara.

Si mund të përfitoni nga kjo?
Ju gjithnjë dilni nga një vështirësi falë personave të tjerë dhe më me eksperiencë. Për këtë arsye, mos u dekurajoni prej mendimeve dhe reagimeve të zakonshme. Shihini gjërat në lupën e përfitimit vetjak të personalitetit tuaj dhe nuk do të ndiheni shumë keq.

Nuk jeni magjistarë
Ky është mendimi që duhet t’i thoni vetes vazhdimisht. Ju jeni thjesht një person që përfshihet në zinxhirin e ngjarjeve dhe rastësive të jetës dhe veprimeve të të tjerëve.

Falni
Një thënie budiste deklaron se nuk keni përse t’i jeni besnikë vuajtjes suaj. Në vend të kësaj ofroni faljen si një mënyrë ideale për të shëruar plagët e vjetra dhe për ta shpëtuar mendjen nga gjërat që mendohen dhe rimendohen.

Zhvendosni vëmendjen
Zhvendoseni vëmendjen nga një grindje e brendshme me veten në një fushë tjetër që do t’ju rezultojë më e dobishme dhe gjithashtu më e përshtatshme. /Telegrafi/
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,656
Pikët
113
Nje mendim negativ, Onyx, ekziston vetem ne qofte se ceshtja eshte personale.

Ti nuk duhet te shkaterrosh veten duke menduar dhe idealizuar nje shoqeri per mbarevajtjen e se ciles jo vetem qe nuk ke kontroll por nuk ke te drejte per t'a kontrolluar apo t'a ndrequr. Sepse sigurisht faji nuk eshte i yti.

Idealizmi nuk eshte idealizem nqs ai nuk eshte personal.

Nqs ti ben dicka per te marre nje hak i cili te takon dhe te cilin ty nuk te kane dhene atehere kjo eshte personale. Per mendimin tim ti duhet te vazhdosh te kesh mendim negativ ne lidhje me personin apo personat te cilet kane abuzuar me besimin tend. Ti duhet te jesh rebel dhe te luftosh per te drejten tende.

Psh nqs dikush te vjen e te thote se ti ke nje dobic atehere ti nuk do te besosh dicka te tille pa kerkuar prova. Bilez edhe lufte nqs akuza nuk eshte e drejte.

Te luftosh eshte keq kur nuk duhet dhe te mos luftosh eshte keq kur duhet.


El
 

Meri

.
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
13,654
Pikët
113
Vendndodhja
...aty-këtu, tutje-tëhu`...
Jeni gjendur në një situatë ku një mendim ju ka pushtuar plotësisht trurin për disa orë ose ditë? Strategjitë e mëposhtme do t’ju ndihmojnë t’i jepni fund këtij fenomeni.....
Skeda koti....
------------------------

Rastesisht ne hallakatje, pa e patur mendjen, hasa ne kete :





E lexova 3 here...
Per te paren, tangent....
Te dyten here ; mu qesh pak...sh pak.
Vetem, Te treten here, e kuptova....
Nuk e ndjeva*, sepse s'kam se si e s'kam me se...
Por eshte "perle"!
 

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
3,916
Pikët
113
kur lexon Adean te vene syte direkt te pika 4 qe nuk egziston si numer


p.s. problemi eshte kur je komplet negativ si i behet?
 
Top