• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si te shmangim eren e gojeS?

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer


Këshillat e bakteriologëve për të larguar aromën e keqe të gojës

Dhjetë bimë që ndihmojnë për një frymëmarrje të freskët
Nga vaji i mentës e deri te çimçakizi me përbërësit e lëvores së Manjolias, Barbara Lantin, një studiuse bakteriologe amerikane na tregon alternativat e trajtimit për uljen e aromës së pakëndshme të frymëmarrjes.
Majdanozi i freskët
Nëse ju përtypni këtë barishte në sasi të vogla, nuk do të lejoni që njerëzit të kthejnë kokën nga ana tjetër kur ju filloni për të flisni, për shkak të aromës jo të këndshme të frymëmarrjes, sidomos kur sapo çoheni nga gjumi. Majdanozi përmban disa përbërës antibakterialë të cilat largojnë mikrobet e dëmshme që gjenden në gojë.
Rrëshira
Rrëshira natyrale disa përbërës antiseptikë të cilët ulin nivelin e aciditetit në gojë. Të përtypësh këtë përbërës ndihmon në reduktimin e baktereve që shkaktojnë aromën e keqe.
Shpëlarës antibakterial
Një gargarë çdo mëngjes me një përbërës antibakterial do të ndihmonte për largimin e shijes së pakëndshme të gojës, po ashtu edhe të frymëmarrjes më aromë të keqe. Këto shpëlarës janë të dobishëm edhe për dhëmbët tuaj.
Jogurti i freskët
Studimet kanë treguar se jogurti i freskët ul nivelin e hidrogjen sulfiteve, të cilat prodhohen nga bakteret në gojë dhe shkaktojnë një aroma të pakëndshme. Bakteret Lactobacillus bulgaricus dhe Streptocoçus thermophilus që gjenden te jogurti asgjësojnë bakteret e “këqija në gojë”.
Shpëlarja më soda
T’i lash dhëmbët me soda apo soda bikarbonat, ndihmon në uljen e aciditetit në gojë i cili shkakton shijë të thartë dhe aromë të pakëndshme të frymëmarrjes. Studimet e publikuara në vitin 1996 dhe në 1998 kanë treguar se pastat e dhëmbëve që përmbajnë 20 për qind soda reduktojnë aromën e keqe të gojës për rreth tre orë.
Vaji i mentes
Disa praktikues të shëndetit natyral besojnë se tabletat me vaj mente e mbajnë gojën tuaj të freskët. Po këtë konkluzion treguan edhe studimet e mëtejshme të shkencëtarëve.
Farat e koprës
Përtypja apo mbajtja në gojë për pak kohë e farave të koprës pas ngrënies së mëngjesit ka qenë një mënyrë tradicionale për të mbajtur aromën e gojës të freskët. Studimet kanë treguar se kopra përmban disa përbërës antibakterialë.
Majdanozi
Përbërës antibakterialë gjenden të vaji i majdanozit dhe vaji i lulediellit. Shkencëtarët dhe studimet kanë rezultuar në publikime thuajse kontradiktore lidhur me këto produkte nëse sjellin aromë të mirë apo të keqe të gojës. Megjithatë studimet treguan se majdanozi përmban përbërës antibakterialë.
Çimçakizi me manjolia
Lëvorja e kësaj bime përmban disa elementë të cilët ndihmojnë në trajtimin e të vjellave, tretjen dhe rregullimin e ciklit menstrual. Studime të tjera kanë treguar se ajo ndihmon për një frymëmarrje të freskët.
Pastruesit e gjuhës
Bakteret që shkaktojnë aromën e pakëndshme të frymëmarrjes qëndrojnë në gjuhën tuaj, prandaj është e nevojshme që ajo të pastrohet vazhdimisht.
 

Crystal

Ŧђαήк ¥☺ů...
Anëtar
Nov 9, 2012
Postime
73
Pikët
0
Përgjigje e: Si te shmangim eren e gojeS?

Cdo nate dhe cdo mengjez gargare me caj kanelle dhe mjalte.
 

thirsty

V.I.P
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
41,346
Pikët
113
Përgjigje e: Si te shmangim eren e gojeS?

Une se pastroj fare
Neser do filloj ta pastroj keshtu sic thote tema
 
  • Like
Reactions: J-W

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Si te shmangim eren e gojeS?

Edhe me hudhra e qep,mund te pastrohet.
 

Crystal

Ŧђαήк ¥☺ů...
Anëtar
Nov 9, 2012
Postime
73
Pikët
0
Përgjigje e: Si te shmangim eren e gojeS?

bah 30.000 lek kg i mjaltit... je ne vete ?
Atehere me caj rigoni, por te djeg shume fytin. Ky lloj caji nuk eshte vetem per gargare por edhe per ta pire. Eshte nje antiseptik i mire per stomakun.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Si te shmangim eren e gojeS?

Busave,kjo bo per te gjitha,por zakonisht perdoret per shmangjen e dhimjes se fytit.
nuk e di .. duhet secilen shkronj me analizue .. une po e provoj , nese jam gabinm mos u ankoni ...
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Si te shmangim eren e gojeS?

nuk e di .. duhet secilen shkronj me analizue .. une po e provoj , nese jam gabinm mos u ankoni ...
Ti provoe pa frik,se nuk bo dom.Por mos e ekzagjero,pije nga pak,jo me gota teke e as me gota dopio,pije direkt nga shishja qe te jesh i sigurt per masen.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Si te shmangim eren e gojeS?

Ti provoe pa frik,se nuk bo dom.Por mos e ekzagjero,pije nga pak,jo me gota teke e as me gota dopio,pije direkt nga shishja qe te jesh i sigurt per masen.
po ta djega fytin .. edhe nuk po e ndi dhimbjen e dhembit.. EUREKA , kjo qenka medicinë -hihi-
 

bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: Si te shmangim eren e gojeS?

Te rregulloni dhembet ,nese i keni te prushur,dhe ti pastroni ata rregullisht,bile te pakten nje here ne dite....
 

atrevido

edamus bibamus gaudeamus
Anëtar
Feb 13, 2011
Postime
3,082
Pikët
0
Përgjigje e: Si te shmangim eren e gojeS?

Uh sa eksperte, e paskat kete siklet me duket. `lol`
 
Top