• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Simpson tmerrohet nga peshkaqenët

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Jessica Simpson ka thënë se ajo ka aq shumë frikë nga peshkaqenët, sa që ka refuzuar të notonte në det gjatë një pushimi së fundmi.
Bukuroshja bjonde e festoi ditëlindjen e saj të 30-të muajin e kaluar me një udhëtim në Itali, ku ajo ka qëndruar në një jaht, por ka refuzuar të notojë në det për shkak se ajo është tejet e frikësuar për atë që mund të fshihet prapa valëve të detit.

“Unë pata një ditëlindje të mrekullueshme me shumicën e miqve më të mirë në Itali me mua. Ne kemi kaluar tri ditë në jaht në mënyrë që ta festoja ditëlindjen time të 30-të në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu që, këtë e bëra për vete. Por, pjesa më e mirë e qëndrimit në jaht nuk ishte kërcimi nga ai, për arsye se unë tmerrohem nga peshkaqenët. Të gjithë më thoshin, ‘Nuk ka peshkaqenë, aty nuk ka peshkaqenë!’. Por, gjithë ajo që mendoja në ato momente ishte se një peshkaqen do të më sulmonte, nëse aty do të ishte ndonjë”, është shprehur Simpson
 
Top