• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Simptomat e sëmundjes së veshkave

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113

Tumoret , janë shumë të përhapura tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Përveç gurëve, edhe tumoret duhet të trajtohen sipas specialistëve me bimë mjekësore të cilat duhet të përdoren në formën e lëngjeve. Për të evituar problemet me veshkat është e rëndësishme që çdo njeri, pavarësisht faktit nëse është I sëmurë apo jo duhet të konsumojë të pakën 2 litra ujë në ditë. Shenjat dhe simptomat: hiperkalemi, acidozë metabolike, oliguri.Diagnoza është eozinofiluria dhe tregon nefrit alergjik (tubulointersticial) ose embolizëm atherosklerotik. Prania e segmenteve eritrocitike tregon glomerulonefrit. Trajtimet që mund të parandalojnë formimin e gurëve në veshka janë të mundshme në çdo rast.

Shenjat dhe simptomat:

1. Sistemi tretës: anoreksi, pështjellim, të vjella.

2. Gjaku: hemoragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve.

3. Çrregullime të volumit intravaskular që janë pasojë e humbjes të aftësisë të veshkave për të rregulluar përqëndrimin e urinës.

4- Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinës.

5-Djersitje e vazhdueshme

6-Fryrje e trupit

7-Ethe

8-Dobësi

9-Urinë e turbullt me erë të keqe

10-Temperaturë

Bimët mjekësore

1-Trëndafil I egër

2-Kamomil,

3-Lëng kumbullash

Roli i veshkave për organizmin

Veshkat tuaja luajnë një sërë funksionesh të rëndësishme: rregullojnë ujin në trup dhe përbërës të tjerë kimikë në gjak si: sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin; largojnë mjekimet dhe helmimet nga trupi juaj; çlirojnë hormonet në gjak për të ndihmuar trupin; rregullojnë presionin e gjakut; krijojnë qelizat e kuqe; nxisin kockat e forta. Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90% e gurëve, kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurash mund të shpërbëhen me anë të mjekimeve; megjithatë, gurët me përbërje kalciumi (tipi më i zakonshëm), nuk mund të shpërbëhet. Gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Kur heqja e tyre bëhet e domosdoshme, ekzistojnë disa metoda të ndryshme për ta bërë këtë.

Metodat për heqjen e gurëve

Metoda më e mirë varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurë hiqen duke kaluar një instrument teleskopik tek fshikëza apo tek veshka, për ta nxjerrë gurin ose për ta copëtuar në fragmente të vogla me rreze lazeri apo valë tronditëse. Instrumenti teleskopik mund të futet drejtpërdrejtë në veshkë përmes një çarje të vogël në anën e pacientit për ta nxjerrë gurin të tërë ose atëherë kur duhet thyer në fragmente të vogla. Metoda më e re për ta hequr quhet "litotripsia e valëve të goditjes jashtë trupit (ESËL).

Meshkujt më shumë veshka me gurë

Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat, dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare. Rreth 80% e kacereve te veshkës janë karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet te kete lidhje me moshen, pasi haset tepër rralle nen 40 vjeçare. Tumoret beninje te veshkave mund te rrinë ne trup si te pandashëm.

Rrezet X, e identifikojnë kristalet dhe gurët

Prezencën e gurëve në veshka e identifikojnë rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj, mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve dhe për të identifikuar funksionimin e veshkëve. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin më të mire Pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kresyshit me gurët në veshka, vijnë nga prindër që kurrë nuk i kanë ndjerë shqetësimit, madje pavarësisht moshës në të ciolën ndodhen veshkën e kanë organin më të shëndetshëm.
 
Top