• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sinan Hoxha: Dërgova 1000 SMS për Domin

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
‘Telenovela’ Seldi dhe Sinan Hoxha kundër Domenikës duket larg mbarimit, pasi që tani në skenë ka dalur vetë i akuzuari si homoseksual nga Domenika, Sinan Hoxha, i cili në një intervistë për Panorama ka hedhur kategorikisht poshtë pohimet e ish-të dashurës së mikut të tij, Seldit.
Këngëtari Sinan Hoxha pohon se gjithë zhurma e krijuar nga Domenika ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes për shkak se ai është i famshëm. Për fotot e publikuara nga Domenika ai thotë se janë montime të thjeshta.

“Dërgova 1000 SMS që të nxirrja fituese Domenikën në Big Brother, mund ta verifikoni tek AMC. Unë vetë nuk kam dhënë asnjëherë detaje për jetën time private. Nuk më ka pëlqyer kurrë ta hedh atë në treg. Më ka mjaftuar fama si këngëtar, por mbase sot është momenti t'iu rrëfej se unë nuk do ndihesha asnjëherë mirë, nëse unë do të bëja një jetë të mirë dhe familjarët e mi jo. Unë kam ndihmuar gjithkënd të fisit tim kur ka pasur nevojë. Ndërsa ata kushërinj që si Seldi kanë pasur talent në muzikë, iu kam qëndruar afër, pasi e di çfarë do të thotë të kërkosh të futesh në botën e artit, është shumë e vështirë”, theksoi Sinan Hoxha.

Këngëtari shtoi se ka pasur mbështetjen e shumë këngëtarëve të cilat kanë dashur që të dalin publikisht për t’i mohuar akuzat e Domenikës. Në fund, këngëtari u shpreh të jetë tejet i zhgënjyer nga sjellja e Domit, pasi atë e ka mbështetur brenda shtëpisë, por sjellja jashtë BBA 3 për Sinanin ishte skandaloze.
 
Top