• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sindi, vajza shqiptare triumfon në Greqi te “Next Top Model”

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

“Jam nga Shqipëria. Dhe pastaj, çfarë? Nuk mendoj se kjo është një gjë e keqe. Këtë mendim kanë të gjithë miqtë e mi, nxënësit ku bashkë mësojmë dhe fqinjët e mi në Kipseli ku banoj prej dy vitesh. Ju siguroj se nuk kam asnjë problem nga racizmi. Kurrë në jetën time nuk jam përballur me racizëm”
Vajza shqiptare Sindorela Toli, është fituese e konkursit të madh të modës që organizohet në Greqi, Next Top Model 2. Ky është evenimenti më i rëndësishëm i botës së modës në Greqi.
17-vjeçarja shqiptare ka arritur të triumfojë mes dhjetar vajzash greke dhe në orën 02.00 të mëngjesit të sotëm pas një maratone që u transmetua drejtpërdrejt në televizionin kombëtar Antenna, fitoi çmimin e madh.
Finaliste të konkursit Next Top Model ishin veç Sindorelës edhe vajzat greke, Joana, Elena dhe Evangjelia.
Joana dhe Elena u skualifikuan në pjesën e parë të natës finale. Kurse për disa orë rresht, lufta ishte mes Sindorelës dhe Evangjelisë.
Përzgjedhja e Sindorelës si fituese e Next Top Model 2 u bë nga juria helene në bashkëpunim me menaxherin e përgjithshëm të konkursit me patentë botërore, mbërritur nga Milano.
Pas shpalljes fituese, Sindi ka zbuluar edhe planet për të ardhmen: “Qëllimi im i parë tani, është të përfundoj gjimnazin. Për më tepër që kohët e fundit kam qenë shumë e zënë. Krahas studimeve që do të vazhdoj, nuk do të largohem nga bota e modës. Ajo që do të bëj, është të vazhdoj të jem modele”.
Kurse ka treguar dhe diçka nga fëmijëria e saj: “kur isha e vogël, isha e zhytur në botën time. Ëndërroja dhe përjetoja si të isha një kukull Barbie”.
Kurse pak ditë para se të shpallej sot fituese, Sindi kishte dhënë një intervistë për revistën e famshme “People” e cila i kushtoi vend të veçantë.
“Jam nga Shqipëria. Dhe pastaj, çfarë? Nuk mendoj se kjo është një gjë e keqe. Këtë mendim kanë të gjithë miqtë e mi, nxënësit ku bashkë mësojmë dhe fqinjët e mi në Kipseli ku banoj prej dy vitesh. Ju siguroj se nuk kam asnjë problem nga racizmi. Kurrë në jetën time nuk jam përballur me racizëm”.
Reagimet
Sindorela:
“Jam shumë e lumtur. Nuk arrij dot ta besoj. Premtoj të jap gjithçka sepse dua që ata që më zgjodhën fituese të ndjehen krenarë për mua”.
Evangjelia:
“Unë ndjehem fituese. Do t’ia dal më tej sepse do t’ia kaloj shumë mirë”.
Joana:
“Erdhi krejt papritur. Nuk e prisja të përjashtohesha kështu”.
Elena (mes të qarash me dënesë):
“Besoja se do isha në dyshen finale por nuk ndodhi. Kjo më mërziti shumë, po shumë. Unë e meritoja të isha atje”.
 
Top