• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sofia Vergara ka dashur të zvogëlojë gjinjtë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Los Angeles, 15 shtator - Aktorja dhe modelja tërheqëse kolumbiane, Sofia Vergara, thotë që i ka urryer gjinjtë e saj të mëdhenj kur ka qenë më e re, sepse për shkak të madhësisë së tyre “është dukur si striptizetë”.

“Kam dëshiruar të operohem kur kam qenë adoleshente. I kam thënë nënës që dëshiroj t’i zvogëloj sapo të arrij moshën madhore. Ajo më ka thënë: “Sofia, mbylle gojën. Kur ti kesh 18 vjet, do të jetë më ndryshe.” Atëherë kam menduar: “Pse do t’i doja gjinjtë kaq të madhej?” Vetëm atëherë e kam pasur numrin pesë, dhe ka qenë shumë e vështirë të vishem. Çfarëdo që kam veshur, jam dukur si striptizetë. Por, tani jam e lumtur që i kam. Sinqerisht më kanë ndihmuar shumë në karrierë dhe gjithmonë jam ndjerë seksi”, tha Vergara.

Ajo poashtu ka zbuluar që është bionde natyrale, por vetëm një herë kur i ka bërë flokët e mbylltë është bërë “amerikano-latine e nxehtë” dhe “nuk ka pasur kthim prapa”.

“Në çdo 100 role që u ofrohen aktoreve tjera, shfaqen gjithsej dy që i përgjigjen dikujt krejt si unë. Dua të them, nuk mund të aktroj shkencëtaren. E di kush jam, si dukem dhe si tingëlloj. Prandaj nuk dua t’i them agjentit për shembull, “Më lajmëro” për “Listën e Shindlerit 2”. “Kjo gjë thjesht nuk do të kishte shkuar”, ka thënë Vergara.
 
Top