• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sofra e zotit - vranisht guri i bardhë

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,939
Pikët
113
Vendndodhja


HORA E VRANISHTIT, NJË QENDËR ILIRIKE E EPIRIT – DIKUR NJIHEJ EDHE SI “GURI I BARDHË”, SINONIM I “GURIT TË MIRË” APO “GURIT HYJNOR”...
ATY GJENDET “SOFRA E ZOTIT” APO “GURI ME QIELL”.
HIMARA ËSHTË LABËRI QË LAG KËMBËT NË DET...

(Ja pse shqetësohet progonatasi i deklaruar si “grek” nga Himara, Pyrros Dimas, bashkë me pseodogrekët e tjerë dhe politikanët grekë pseudonacionalistë)

Hora e Vranishtit s’është legjendë, as ëndërr apo dëshirë, por mendojmë se është një realitet historik


Nga Agron Metaj


Shumë rrebeshe shkelën dhe shkretuan truallin iliro-arbëror. Një rrebesh tronditës ishte lufta e tretë iliro – romake në vitin 168, para lindjes së Krishtit, ku hordhitë romake të Paulus Emilus shkretuan 70 qytete të Ilirisë së Jugut, pra, të Epirit antik dhe morën robër mbi 150.000 bashkë me mjaft plaçka dhe mallra të shtrenjta.

Historiani Tit Livi në librin “Ilirët dhe Iliria” te autorët antikë, vol.1, fq.131 thotë:
“…në Iliri Anici nënshtroi mbretin Gent, dhe pasi vendosi roje në Shkodër…u nis për në Epir”. Këtu Fanote qe i pari qytet që u dorëzua… Anici pasi la roje në këtë qytet, prej këtej shkoi në Molosi, ku gjithë qytetet iu nënshtruan përveç Pasaronit, Fylakes dhe Horreas…”


Në fund të këtij libri, në faqen 547 bëhet sqarimi: Horrea-qendër e fortifikuar në Epir.
Këto të dhëna mund të pasurohen me mjaft tregues të tjerë:
Qyteti me emrin Horrea mendojmë se është Hora e Vranishtit.
Emri Hora është shkurtimi i emrit Horea që ka kuptimin: qendër e banuar, fshat, qytet. Horea ka si rrënjë fjalën orea pellazge që ka kuptimin “vend i bukur, i mahnitshëm, i mrekullueshëm, me klimë të shëndetshme”.
Toponimi qyteti i Horës rron prej më shumë se 20 shekujsh. 5-6 km në perëndim të Horës, pranë kalasë së Ceries gjenden edhe sot gjurmë të këmbëve të urës së Bogdanit, që lidhte Horën me qytetet Amantia, Olimpi, Kaninën dhe Aulonën antike etj. Këmbët e saj me blloqe gurësh të gdhendur me përmasa 3x3 m. Mbi këmbët prej guri hidheshin trupa drurësh ku kalonin njerëzit e karvanët. Kjo urë është prishur bashkë me Horën. Si një argument i pakundërshtueshëm rron toponimi: Vau i Palit ku u hodh ushtria romake e komanduar nga Paulus Emilus kur shkatërroi Horën. Për këtë shiko, midis të tjerash D. Matodashin, librin “Cmokthina 500 shtëpi” faqe 19.
Qyteti ynë ka pasur një shtrirje të gjerë në dy lagje kryesore: Në Liqerin e Horës dhe Sheshin e Mesit.
Trojet e këtij qyteti antik dhe mesjetar janë prishur nga viti 1945-1947, ku me këta gurë u shtrua xhadja nga Bramyshnja e Tërbaçit në Kuç.
Një parcelë prej 6-7 hektarë edhe sot e ka emrin Varre, pra një qytet me një varrezë të konsiderueshme kuptohet që ka qenë një qendër e rëndësishme.

Në Horë ka një kala. Historianët e shpjegojnë mesjetare, por mjaft bashkëfshatarë tregojnë se kur janë hapur themelet e koçekëve të kooperativës janë ndeshur me gurë të mëdhenj, gjë që tregon se kjo kala mesjetare është ngritur mbi themele dhe gjurmë shumë të lashta pellazgo – ilire.

Hora në fushë dhe Guri i Qytetit në mal një simbiozë historike madhështore
Në Malin e Lipës në lartësinë afro 700 metra mbi nivelin e detit gjendet një gur i madh gjigant, konglomerat gëlqerorësh, që ngrihet mbi klishe të forta. Prej shekujsh është quajtur Guri i Qytetit.


Legjenda thotë: “Kur rrethohej kalaja e Horës nga armiqtë, nëpërmjet një tuneli të nëndheshëm që kishte dalje në buzën e përroit të Kaurit (te mulliri) dilnin të rrethuarit dhe duke shfrytëzuar relievin strehoheshin në Gurin e Qytetit”. Përmasat e këtij guri janë: Gjatësia 80 metra, gjerësia mesatare rreth 20 metra, lartësia në të gjitha anët rreth 25 metra, ndërsa nga Lindja rreth 30 metra. Dikur ka qenë edhe më i madh, se prej tij janë shkëputur disa gurë të mëdhenj që janë rrokullisur më poshtë. Ky gur i ngjan një trageti në udhëtim në drejtimin Jug – Veri. Ka vetëm dy pika ku me kujdes dhe, jo pa vështirësi mund të hipësh lart. Me mjete rrethanore këto shtigje mund të bëhen të pakalueshme. Vetëm armët e zjarrit mund të dëmtojnë njerëzit mbi këtë gur, se me armë të tjera si hark, shigjetë, jataganë, gurë me hobe etj., s’mund të dëmtosh asnjë njeri.

Në dokumentet e kohës bizantine një relacion ku Mitropolia e Ohrit përshkruan Mitropolinë e Beratit, gjeografinë e kishave në këtë rajon, historinë e ngjarjeve kryesore në antikitet, shkatërrimin e 70 qyteteve të Epirit, Hora nuk del me emrin e saj, por me emrin Lefka Petra, domethënë Guri i Bardhë.

Panajotis Aravanitoi në librin “Kronografia e Epirit” fq. 96, mendon se Lefka Petra duhet të jetë Vranisht. Ky gjykim mbyll debatin që më 1860 për vendin ku ndodhej Lefka Petra.

Përcaktori “i bardhë” nuk përdorej në kuptimin e ngjyrës, por me diçka më madhështore, më sublime. I bardhë ka kuptimin: I bekuar, i shenjtë, engjëllor, historik, shpëtimtar, stoik, liridashës. Gjithë këto epitete përcaktojnë vlerat e vërteta historike të një kalaje natyrore, të një vendbanimi shumë interesant, të fortifikuar, të sigurt e të pashembullt. Hora dhe Guri i Qytetit kanë qenë një simbiozë historike shumë e hershme, nga antikiteti deri në mesjetë, janë shpartalluar dhe rindërtuar kushedi sa herë. Rreth Gurit të Qytetit, sidomos nga ana veri-perëndimore, ka ledhe me gurë qikllopikë ku janë ngritur shtëpi, ku kanë banuar njerëz.
Aq shumë ka hyrë në zemrën e vranishtiotëve Guri i Qytetit sa të moshuarit betoheshin dhe betohen edhe sot: Për atë gur! Njësoj si beja: Për atë diell!

Është interesante se në regjistrin e Turqisë në 1507, fshati Gur i Bardhë shënohet kryeneç që s’pranoi të jepte taksat. Vranishti del i shkruar që në mbretërinë e Anzhuinëve me emrin që ka sot. Më 1431, në regjistrimin e parë osman del Ivranista.

Në librin “Dokumente të Periudhës Bizantine për historinë e Shqipërisë shekulli VII – XN (numri i dokumentit XLVII, faqe 86 thuhet:)

Një fshat me emrin Erohor (që për mua është një deformim i emrit Horea) bashkë me panairin që bëhet atje ditën e lindjes së të ndershmes, të të gjithë kulluarës zonjë dhe perëndisë mëmë, si dhe të drejtat që i përkasin atij mbi atë fshat, ku është ndërtuar dhe kisha(…).”

Në Horë në veri – perëndim të kalasë gjendet toponimi Pazari, ky është vendi ku organizoheshin Panairi periodik dhe pazari i përditshëm.

Një qytet iliro – arbëror që bënte edhe panaire me mallra dhe prodhime bujqësore e blegtorale flet se Hora ishte një qendër e rëndësishme ekonomike.

Qyteti kishte edhe jetën e vet kulturore artistike. Ai trashëgonte qysh në kohën pagane festa të shumta. Me përqafimin e fesë ortodokse nderoheshin dhe respektoheshin figurat e shumë shenjtorëve. Kështu në rrugë kalimin Horë – Qafë e Shëngjergjit – Orikum ndeshemi me: Shën Premtin, Shën Kollin, Shën Rrokun, Shën Gjergjin. Kjo tregon rëndësinë, leverdinë dhe vlerën e kësaj rruge që e lidhte me përtej detin. Ndonëse Hora si qytet nuk kishte arritur të kishte stadium (ky është vetëm një konstatim vizual se kazma e arkeologut nuk është dëgjuar në Horë), banorët e Horës si gjithë bota ilire i faleshin natyrës, magjisë dhe mrekullisë së saj, gurit, drurit, malit, qiellit, diellit dhe natyrën e kishin të shenjtë. Aty, pranë burimit me emrin Nona, d.m.th. nëna në Bregun e Lugut të Valles, lodronin, vallëzonin, këndonin në ditët e shenjta.

Ky vend me emrin kuptimplotë Bregu i Lugut të Valles edhe sot ruan tiparet e një amfiteatri natyror buzë Shushicës kaltëroshe. Banorët e Horës dhe të Gurit të Bardhë, më vonë të Vranishtit i faleshin Lëmit të Lelerëve në Malin e Zotit (Bogonicë). Atje bënin kurbane dhe luteshin që Zoti t’i ndihmonte me shira dhe dëborë, për të siguruar pjellorinë dhe për të siguruar jetën. Mbi Gurin e Qytetit njerëzit i faleshin Gurit me Qiell dhe i luteshin t’u sillte begatinë, lumturinë dhe sofrën plot, prandaj i thonë shpeshherë: Gurit me Qiell ose Sofra e Zotit.
Një toponim tjetër, Rraustrati plotëson kuadrin e përgjithshëm të qytetit të Horës. Rrahu – në shqip ka kuptimin pylli i prerë. Strati- stratiotët ishin ushtarët që ruanin dhe siguronin jetën e qytetit të Horës.


Hora dhe mesjeta​


Edhe në mesjetë Hora është quajtur dhe klasifikuar qytet. Këtë dëshmi të një rëndësie të veçantë e gjejmë te libri “Familja Arianit Komnen Vlora”. Në faqen 295 thuhet: “Etinia, vajza e Pal Matërëngës, zot i Horës, qytet kryesor në rajonin me të njëjtin emër që përkon me rrjedhën e lumit Shushicë në Prefekturën e Vlorës”.

Etinia ose Onorata ishtë bija e Andreas II Muzaka, i cili ishte biri i Andreas I Muzaka, ku në mesin e shekullit XIII ishte sebastokrator, zot i Muzakës (Epirit).

Komita Muzaka 1372-1396 ishte zonjë e Kaninës, Vlorës, Himarës, Pargës, Sazanit që ja kishte dhënë pajë i vëllai Gjin Muzaka, kur u martua me Balshën II.

Ajo veronte në Horë dhe në mal të Vranishtit. Në mal kemi toponimin Maja e Komitës, Qafa e Komitës, vendi ku kishte llënxhën, tendën e pushimit dhe prej andej kundronte gjithë pronat e saj deri në Parga. Bija e Komitës, Rugjina nuk del në ndonjë toponim, por rron në kujtesën e brezave si një grua impozante, heroike dhe hijerëndë. Sot përdoret shprehja: Ah, Rugjinë, a Rugjinë, del edhe në formën Murgjinë edhe në formën mashkullore, ah Rugjo, Rugjo.

Toponime të tjera përputhen me emra të tjerë të shquar të kohës si Shullëri i Muzhaqit, Hija e Mërkurit, Hunda e Ndrere. Andrea del si zot i Horës, myslyman, i biri i Jelës, motra e Gjon Kastriotit. Gjini Muzaki vdiq në betejë me turqit dhe mendohet se toponimi Shullëri i Muzhaqit ka lidhje me të. Një toponim mesjetar është dhe Rrëza e Tereziut, ku tregon se këtu në këtë qytet ka pasur midis të tjerash dhe një artizanat të zhvilluar si leshpunues, rrobaqepës etj.

Në Horë janë zhvilluar beteja të mëdha kundër turqve dhe këto luftra të pandalshme kanë bërë që Hora të vuante përsëri dhimbjen e mungesës së lirisë. Ajo është shpërngulur herë në mal e herë në fushë, ka marrë dhe rrugët e mërgimit, por pati dhe familje që rezistuan në shekuj, mbijetuan dhe trashëguan vendin e tyre dhe lirinë. Edhe sot e kësaj dite besohet se në Horë kanë ardhur Gjon Kastrioti dhe Kostandin Muzaka për të organizuar betejën kundër turqve. Një varg i një kënge popullore thotë: “Pa dëgjoni erdhi Gjoni, dilni trima të luftoni për liri!”.... Një toponim mban emrin Guri i Kostandinit rrëzë Bogonicës dhe besohet se kemi të bëjmë me Kostandin Muzakën, ku ka ngulur fushimin e tij kur erdhi për çlirimin e Himarës dhe rrethinave të saj.

Ashtu si në Himarë është toponimi Guri i Gjonit, në kujtim të Gjon Kastriotit.
Hora e Arbëreshëve vazhdimësi e Horës së Vranishtit
Ka mjaft dokumente për të mbrojtur këtë tezë, por ne po përmendim pak prej tyre.
Më 1916, një kapiten kavalerie ka ardhur me një grup ushtarësh italianë në Horë. Ka dërguar në Vranisht 2-3 ushtarë dhe ka ftuar në kalanë e Horës pleqësinë e Vranishtit.
Pleqësinë e gjetën në një davet, ku vranishtiotët nderonin Qazim Ademin, mikun e tyre nga Bashaj – Matogjini dhe bashkë me të zbritën në Horë.

Kapiteni i kavalerisë pasi i takoi përzemërsisht, nxori një hartë ushtarake, e ka vendosur mbi murin e kalasë dhe me busull në dorë ka shkuar pranë truallit të një shtëpie të rrënuar, ku ka ndezur zjarrin dhe ka bërë vetë kafenë. Kur ua ka servirur u ka thënë: “Po ju qeras me kafe nga ky zjarr që e ndeza në vatrën e të parëve të mi, se unë ja Horian”. Burrat s’e kanë mbajtur veten. Kafen e pinë bashkë me lotët e gëzimit dhe dhimbjes që ndjenin për të kaluarën e tyre. Kanë kënduar dhe hedhur valle. Grupi i burrave e ftuan kapitenin për të vizituar fshatin, por ai u është përgjigjur: - Unë e ndeza zjarrin në oxhakun e stërgjyshërve të mi, po dua të vizitoj edhe kalatë e Cerjes dhe të Boderit, të ndez edhe atje në mos zjarr nga një qiri, se amanetin s’e tret dheu.

Po ky kapiten ka treguar historinë e Shegës së Horës që kur kanë ikur një plakë e vjetër, në shenjë kujtimi, kishte pështjellë një rrënjë shege të vogël në futën e saj, të cilën e kishte mbjellë dhe shumëzuar dhe sot quhet Shega e Horës. Ka dhe shumë dëshmi për këto lidhje. Mbiemra të familjeve të ndryshme përkojnë me mbiemra të familjeve të Vranishtit si: Shyti (Skiuti), Meçia, në Vranisht është toponimi rruga e Meçove (fis i larguar).

Ka në Horën e Arbëreshve emra e mbiemra të tillë: Zhupa (në Vranisht është burimi i Nik Zhupës), Strati është mbiemër në Horën e Arbëreshëve, në Vranisht arat e Gjin Stratit. Varfi ka mbiemër si në Horën e Arbëreshëve dhe në Horën tonë. Toponime të tjera përkojnë tamam si në Horën e Arbëreshëve dhe në Horën e Vranishtit si: Honi, Gryka e Honit, Shtegu i Honit, Vali etj. Nuk na lejon vendi që të zgjerohemi në fusha të tjera të dijes, ku argumentet janë të pafund, qofshin të të folmes pra, të gjuhës, të riteve dhe të bestytnive të ndryshme, te kremtimi i festave pagane, çështje të besimit, të këngëve, të zbulimeve, qoftë spontane arkeologjike në Vranisht dhe Horë, të cilët janë objekt i një libri që po plotësohet dita ditës.

Hora e arbëreshëve të Italisë është një ngulim që origjinën, emrin, ADN-në e ka edhe nga Hora jonë (Vranisht - Vlorë), qyteti ynë antik dhe mesjetar.
 

bizbal

Tolerance 0 Llumit!
Anëtar
Nov 22, 2010
Postime
210
Pikët
28
Përgjigje e: Sofra e zotit - vranisht guri i bardhë

HORA E VRANISHTIT, NJË QENDËR ILIRIKE E EPIRIT – DIKUR NJIHEJ EDHE SI “GURI I BARDHË”, SINONIM I “GURIT TË MIRË” APO “GURIT HYJNOR”...
ATY GJENDET “SOFRA E ZOTIT” APO “GURI ME QIELL”.
.
-------------------------------

Dy perendite pagane "Horus-Seth" qe nderoheshin nga Ptolemejte.
-----------------------------------------------------------------

Lashtesia e zones se Vranishtit dhe monumentet antike unike te saj me shtyne qe te kerkoj per pozicionin e sakte te saj. Kerkova tek: http://www.fallingrain.com/world/AL/index.html .

Me ra ne sy fakti qe fshati HOR eshte shume prane fshatit SHESHAJ.
Ja koordinatat e tyre:

HOR
Lat (DMS): 40° 13' 34N // Long (DMS): 19° 43' 15
SHESHAJ
Lat (DMS): 40° 13' 27N Long (DMS): 19° 42' 18E

Te kene lidhje emrat e dy fshatrave fqinje me tempuj qe nderoheshin nga Ptolemejte dhe populli i zones pra per 'Horusin zot i diellit' dhe vellain e tij binjak 'Seth' ?

Dyshen e fshatrave fqinje me emra te ngjashem me "Horus-Seth" e gjeta edhe ne zona te tjera te vendit. Nuk besoj qe jane te gjitha rastesi, p. sh. ne zonen Tepelene - Gjirokaster kemi :

SHESH
Lat (DMS): 40° 20' 12N Long (DMS): 19° 54' 51E
HORmove
Lat (DMS): 40° 14' 20N Long (DMS): 20° 6' 4E

Nje dyshe e ngjashme ndodhet ne veri, ne zonen e Valbones:

THETH (= SESI , nga www e permendur)
Lat (DMS): 42° 23' 45N Long (DMS): 19° 46' 28E
HERUSh
Lat (DMS): 42° 26' 46N Long (DMS): 20° 3' 8E

Nje rast i ngjashem haset prane Fierit, fshatrat Sheshaj( =Petovë, Petrovë) dhe Kor(ovesh):

SHESHAJ
Lat (DMS): 40° 46' 20N Long (DMS): 19° 34' 3E
KOR(ovesh)
Lat (DMS): 40° 46' 46N Long (DMS): 19° 34' 7E

----------------------------
Nuk pata kohe te kerkoj me gjate. Nuk dij nese ka rrenoja antike ne zonat e permendura, vec Vlores ?
 

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
421
Pikët
0
Përgjigje e: Sofra e zotit - vranisht guri i bardhë

-------------------------------

Dy perendite pagane "Horus-Seth" qe nderoheshin nga Ptolemejte.
-----------------------------------------------------------------

Lashtesia e zones se Vranishtit dhe monumentet antike unike te saj me shtyne qe te kerkoj per pozicionin e sakte te saj. Kerkova tek: http://www.fallingrain.com/world/AL/index.html .

Me ra ne sy fakti qe fshati HOR eshte shume prane fshatit SHESHAJ.
Ja koordinatat e tyre:

HOR
Lat (DMS): 40° 13' 34N // Long (DMS): 19° 43' 15
SHESHAJ
Lat (DMS): 40° 13' 27N Long (DMS): 19° 42' 18E

Te kene lidhje emrat e dy fshatrave fqinje me tempuj qe nderoheshin nga Ptolemejte dhe populli i zones pra per 'Horusin zot i diellit' dhe vellain e tij binjak 'Seth' ?

Dyshen e fshatrave fqinje me emra te ngjashem me "Horus-Seth" e gjeta edhe ne zona te tjera te vendit. Nuk besoj qe jane te gjitha rastesi, p. sh. ne zonen Tepelene - Gjirokaster kemi :

SHESH
Lat (DMS): 40° 20' 12N Long (DMS): 19° 54' 51E
HORmove
Lat (DMS): 40° 14' 20N Long (DMS): 20° 6' 4E

Nje dyshe e ngjashme ndodhet ne veri, ne zonen e Valbones:

THETH (= SESI , nga www e permendur)
Lat (DMS): 42° 23' 45N Long (DMS): 19° 46' 28E
HERUSh
Lat (DMS): 42° 26' 46N Long (DMS): 20° 3' 8E

Nje rast i ngjashem haset prane Fierit, fshatrat Sheshaj( =Petovë, Petrovë) dhe Kor(ovesh):

SHESHAJ
Lat (DMS): 40° 46' 20N Long (DMS): 19° 34' 3E
KOR(ovesh)
Lat (DMS): 40° 46' 46N Long (DMS): 19° 34' 7E

----------------------------
Nuk pata kohe te kerkoj me gjate. Nuk dij nese ka rrenoja antike ne zonat e permendura, vec Vlores ?
Ndryshe nga fshatrat e tjerë të zonës së Lumit të Vlorës, ku kryesisht janë kodrinorë ose malorë, Sheshaj është fushë, shesh fare.
Sa për Horë e Vranishtit, termi Horë është i shumëpërdorshëm, Ajnej ka postuar mbi këtë.
 

bizbal

Tolerance 0 Llumit!
Anëtar
Nov 22, 2010
Postime
210
Pikët
28
Përgjigje e: Sofra e zotit - vranisht guri i bardhë

Ndryshe nga fshatrat e tjerë të zonës së Lumit të Vlorës, ku kryesisht janë kodrinorë ose malorë, Sheshaj është fushë, shesh fare.
Sa për Horë e Vranishtit, termi Horë është i shumëpërdorshëm, Ajnej ka postuar mbi këtë.
----------------------------
Flm. per pergjigjen. Shoh qe nuk jam shprehur qarte (ne postimin #2) lidhur me dyshen e fjaleve 'hora' dhe 'sheshi'.
Tek #2 nuk kam patur parasysh perdorimin e tyre si fjale te 'Gjuhes Shqipe' qe jane "hora=fshat,... etj." dhe "sheshi=vend i rrafshte, ... etj.".
Tek #2 kam patur parasysh perdorimin e varianteve te aferta(ne shqiptim) me kete dyshe si emra 'individesh' qe hasen ne mitologjine mesdhetare.

Per rastin e Vranishtit, kam parasysh keto vecori unike per te:

1. afersine me monumentin antik madheshtor qe shihet tek fotografia ngjitur e postit #1, "Froni i Zotit" ose "Taula"
2. afersine me mozaikun e famshem te Mesaplikut, me diellin dhe me fjalen e shkruar "Aparkeas"(Ptolemeu ? pse jo)
3. afersine me shpellen e famshme te shkruar
4. afersine me dy fshatrat 'Hor' dhe 'Shesh'.
 

BARAT

tăl'ithu kyOO'mI
Anëtar
Nov 17, 2012
Postime
670
Pikët
28
Vendndodhja
Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
Përgjigje e: Sofra e zotit - vranisht guri i bardhë

Foto:

Guri me qiell. Ndodhet ne majen e malit te Lipes ne fshatin Vranisht. Ai eshte nje monument prehistorik i perhapur ne neolitin e vone dhe ne epoken e bronzit 4 - 9 mije vjet me pare. Kjo veper e arkitektures prehistorike ka lidhje me kultet mbivarrore si dhe ate te Diellit. Sipas arkeologut te njohur M. Zeqo, "eshte nje gur gjigant i vendosur nga dora e njeriut mbi dy shkembinj te tjere, duke krijuar nje tryeze per perendite…".

http://www.bashkiavlore.org/index.php?option=com_content&task=view&id=83&Itemid=74&lang=sq
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,939
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Sofra e zotit - vranisht guri i bardhë

Gjurmë shqiptare, sofra e Zotit


Në ciklin e radhës të kësaj të diele, të transmetuar në orën 13:00 në ekranin e Top Channel, “Gjurmë shqiptare” i gazetarit Marin Mema ju ka njohur me një udhëtim për të zbuluar “sofrën e Zotit”...

Shpesh mund të duket e pamundur, apo më keq çmenduri, fakti se në zemër të Labërisë ngrihet “sofra e Zotit”. Por çfarë është ky objekt? Një mit, një legjendë apo ka diçka të vërtetë?

Uudhëtimin për të zbuluar “sofrën e Zotit”, që mendohet nga studiues e arkeologë të jetë ndërtuar mijëra vite më parë, të zhvilluar përmes malit të Perëndive e legjendave për njerëzit me krahë, mund ta ndiqni të plotë në videon, që nuk duhet humbur.

/ Top Channel

 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
2,826
Pikët
113
Përgjigje e: Sofra e zotit - vranisht guri i bardhë

Ajo fotoja eshte noi fotomontazh apo nga noi ven tjeter. Se s'kemi nigjuar e s'kemi pare nje te tille gjer me sot.
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,470
Pikët
113
Përgjigje e: Sofra e zotit - vranisht guri i bardhë

Ajo fotoja eshte noi fotomontazh apo nga noi ven tjeter. Se s'kemi nigjuar e s'kemi pare nje te tille gjer me sot.
Eshte ne Shqiperi ai guri.

Shiqoje dokumentarin nje postim me siper se ja vlene.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,939
Pikët
113
Vendndodhja
~ GURI ME QIELL ~
(Vranisht, Vlorë)
▬▬▬▬▬▬▬▬▬
MOIKOM ZEQO (arkeolog):
“ZBULIMI I DOLMENIT NË VRANISHT ËSHTË NJË NGJARJE E MADHE KULTURORE, KUR ARKEOLOGJIA HISTORIKE NA RIKTHEN DREJT FILLIMIT DHE GJENEZËS ILIRE TË LASHTË”

Para disa ditësh një miku im nga fshati Vranisht i Vlorës, më tha se kishte mundësi që në malin e Lipes mbi lartësinë e fshatit Vranisht ishte një monument i arkitekturës prehistorike, por kjo gjë duhej parë nga një specialist i arkeologjisë dhe duhej vërtetuar. Pa nguruar për asnjë çast më 14 qershor u nisa drejt fshatit Vranisht.
Së bashku me miqtë e mi Agim Celibashi, Krenar Skënderi dhe Fatmir Çeloaliaj, udhëatuam në qendrën e fshatit Vranisht dhe nisëm të ngjitemi në të përpjetën e pjerrët dhe të vështirë të malit të Lipës. Një nga banorët e fshatit, Kaçoanton Hasani si dhe një djalë më emrin Agim (mbiemri nuk më kujtohet) më treguan se në majë të malit ekziston vërtet një monument, që quhet prej fshatarëve “Guri me qiell”. [...]
[A]rkeologët italianë kanë zbuluar në mënyrë të pakundërshtueshme kulturën e bronxit dhe hekurit të fiseve ilire të japikëve dhe mesapëve. Jo rastësisht në zonën e Vranishtit, të Lepenicës dhe të krahinës labe të Kurveleshit është edhe toponimi Mesaplik që sipas prof. E.Çabej lidhet me emrin e vjetër ilir të fisit mesap të shtegtuar në fundin e epokës së bronxit dhe fillimin e asaj të hekurit në brigjet italikë.
. . . Zbulimi i dolmenit në Malin e Lipës mbi Vranisht është një ngjarje e madhe kulturore, kur arkeologjia historike na rikthen skajmërisht në kohë drejt fillimit dhe gjenezës ilire të lashtë, paraardhësve të shqiptarëve.
Thënie për shqiptarët
________
Titulli: Globalizmi dhe shqiptarët: biseda me Makabe Zaharinë
Autori: Moikom Zeqo
Botues: Florimont, 2004

Video: FB: Labëria

 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
9,679
Pikët
113
Nuk di kushe eshte po kam vizituar kete fshat dhe me ka len shume pershtypje si nga natyra dhe mikpritja e mikut babit qe jetonje ne Vlore por kishin shtepin atje :)
Ti qe nga je Xhenet, nese nuk e ke problem qe ta thuash?
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
37,362
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
K’to historite e vjetra/lashta me mahnisin.

Dmth guri egziston akoma ?
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
6,704
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Atje eshte.

Shqiperia ka qene e mbushur me monumente te tilla historike. por shume jane demtuar e shume jane zhdukur. Fatkeqesisht per motive nga me banalet dhe nga mosnjohja e historise. Fatmirsisht populli yne ka perdorur ndertime guri dhe ato i qendrojne kohes. Shume prej tyre nuk jane zbuluar ende, apo ne kalojme prane tyre pa ia kuptuar rendesin historike.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
37,362
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
C’fare disfate... por sikur edhe nuk i reklamojne dhe informojne hapur per publikun aq sa duhet . Po kjo qysh shpjegohet ?
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
6,704
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Qysh shpjegohet...

Jemi popull i zgjuar. Shume te zgjuar per te qene shqiptare. Zgjuarsin tone nuk mund ta kufizoj dot nje shtet me kufij kaq te vegjel. ajo eshte e pamateshme. Zgjuarsi jone eshte globale. Primitive por globale.

Te udhetosh nga Saranda deri ne Shengjin do te zene syte emra te till si "Kost azur" rreze kenetes, Riviera buze lumenjeve, WC Hale Manhaten, Kafe bar Berlini ne mes te lagjeve te arixhinjeve, Parking Hilton e me mijra budalleqe te tilla toponimesh. Asnje emer shqip thua se ketu nuk ekzistojne shqiptare. Tani pas 200 vjete brezat e ardheshem cfare do mendojne... kush e banonte kete vend qe nuk gjen asnje emertim kafeneje, restoranti apo haleje shqip.

Merse vini ne shqiperi.
 

kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,687
Pikët
113
Qysh shpjegohet...

Jemi popull i zgjuar. Shume te zgjuar per te qene shqiptare. Zgjuarsin tone nuk mund ta kufizoj dot nje shtet me kufij kaq te vegjel. ajo eshte e pamateshme. Zgjuarsi jone eshte globale. Primitive por globale.

Te udhetosh nga Saranda deri ne Shengjin do te zene syte emra te till si "Kost azur" rreze kenetes, Riviera buze lumenjeve, WC Hale Manhaten, Kafe bar Berlini ne mes te lagjeve te arixhinjeve, Parking Hilton e me mijra budalleqe te tilla toponimesh. Asnje emer shqip thua se ketu nuk ekzistojne shqiptare. Tani pas 200 vjete brezat e ardheshem cfare do mendojne... kush e banonte kete vend qe nuk gjen asnje emertim kafeneje, restoranti apo haleje shqip.

Merse vini ne shqiperi.
Tabachino :d
 
Top