• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sofra Tironce

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Sofra tironce

Ca ka me honger ktu se me ka ardh koha e pushimit ?

Tironce ke bo gjo ti ? :p
 
Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,262
Pikët
0
Përgjigje e: Sofra tironce

Grosh:)
Do?
Hajde rrusho,shpejt se u ftohen
 
PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Sofra tironce

Lol.

S'jam partizone te ha grosh .... ik shih noj gjo tjeter keshtu te fresket :p shpejto se kam 30 min kohe :(

-hug-
 
Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,556
Pikët
38
Përgjigje e: Sofra tironce

eshte kafe KURSAL ajo o tirona e jo sportklubi.

e prishen ne koh te ppsh mbasi prishen dhe bashkin.
tani tironen e ka ne xhep vin rama me del yllin.
ja bejn m.utin ku te duan.
na sill gratacielin e qelbur te fidelit mu ne zemer te tiranes qe e ka ber qelbaniku i ardhur nga gerxhet e skraparit si soj kapteresh.

..
 
SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,237

Sa shpesh shkoke mer burre i varrezave
 
Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,556
Pikët
38
Përgjigje e: Sofra tironce

sys shko pi ilacet..
mo u huto mbas forumit..
he te keqen xhaxhi..
se me thot jot mam pastaj ..pse ma prish djalin nga mëntë..
 
Lov!

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
665
Pikët
63
Përgjigje e: Sofra tironce

na sillni Sarajet, edhe gura per pulat e egra..
 
SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,237
Pikët
113
Përgjigje e: Sofra tironce

sys shko pi ilacet..
mo u huto mbas forumit..
he te keqen xhaxhi..
se me thot jot mam pastaj ..pse ma prish djalin nga mëntë..
Momes time ti nuk i afrohesh...
Kshu gjyshi,se po bo ne gallate ti musmeqi.
 
Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,556
Pikët
38
Përgjigje e: Sofra tironce

Fatbardha Saraçi, mbesa e Qazim Mulletit:

Persekutimi i Mulletëve dhe fati i hidhur i Hajries, gruas së prefektit
2

Hajrie Mulleti me të birin, Reshitin

Ish-prefekti i Tiranës, protagonisti i njërës prej komedive më të famshme shqiptare “Prefekti”, Qazim Mulleti, la pas arratisjes së tij, përveç gruas e djalit, edhe vëllezërit bashkë me familjarët e tyre. Të gjithë, aktivë politikisht ose jo, u internuan. Kjo është historia e njërës prej mbesave të tij, Fatbardhës, e cila, e frymëzuar prej vuajtjeve që ka parë, është duke shkruar vëllimin e tretë të librit “Dhimbje”. Përveç intervistës e njohjes me të, prej vëllimit të dytë të këtij libri, jemi njohur edhe me jetën që iu desh të kalonte Hajrie Mulleti, gruas së ish-prefektit, bashkë me të birin, Rreshitin.

I gjithë ilariteti i shkaktuar prej komedisë “Prefekti”, ironizues dhe tallës me prefektin e Tiranës në kohën e pushtimit fashist, Qazim Mulletin, ka rënduar mbi supet e gjithë pjesës tjetër të familjes së tij. Edhe të atyre fëmijëve të sapolindur, që as e kishin idenë se ç’do të thoshte të ishe në krye të drejtimit të qytetit, të udhëtoje me makinat e shtetit, apo gjithfarë privilegjesh, që për një kohë të shkurtër familja mund të kishte. E më shumë akoma, nuk mund të kuptonin se nga buronte gjithë ajo urrejtje e përbuzje, që kohë më vonë e një pjesë të madhe të jetës, njerëzit do tregonin ndaj tyre. Qazim Mulleti në prag të rrezikut u largua nga Shqipëria, për t’ia lënë “të keqen” jo vetëm së shoqes dhe djalit të tij të vetëm, por edhe gjithë familjarëve të tjerë, vëllezërve me gjithë kishin e ç’kishin në shtëpi. Një prej tyre është Fatbardha Saraçi Mulleti. Mbesa nga vëllai e ish-prefektit, që i pa dyert e internimit që 5 vjeç, pas daljes prej tij, për shkak të një marrëdhënieje të vjetër shpirtërore me letërsinë, mblodhi e shkroi gjithë ç’kish parë me sy e dëgjuar me vesh nëpër shëtitjet nga njëri fshat në tjetrin e nga kasollet në baraka. Ashtu si ajo, të pangrëna, të paveshura, ishin edhe sa e sa femra të tjera, që të bëra tok, kanë bërë të mundur botimin e vëllimit të dytë të librit “Dhimbje” me autore një nga vetë bashkëvuajtëset. Sot, Fatbardha është duke punuar

Fatbardha Saraçi Mulleti në kohë të ndryshme, gjatë viteve të internimit, si dhe kohët kur ishte mësuese

me vëllimin e tretë, por deri atëherë, të njihemi me jetën e saj dhe të atyre që u bënë pjesë e këtij libri. E meqë shkaku i gjithë rrjedhës së jetës së tyre erdhi i tillë për shkak të xhaxhait, Qazimit, do të flasim pikërisht për ato çka ai la pas, në kampin e tmerrshëm të Tepelenës, gruan, Hajrien dhe të birin. Si dhe gjithë fisin që rropatej fushave e të korrave në Savër të Lushnjës apo ngado t’i degdiste partia.
Gjithë historitë e emrat që shohim në librin “Dhimbje” ju i keni prekur vetë?
Të gjitha historitë janë të vërteta, ato jetuan bashkë me mua që kur isha 5 vjeç e vazhdojnë të jetojnë deri tani, që kam prekur të 70-at. I kam njohur këto nëna e bija ndër vite në qytetet e Tiranës, Kavajës, Lezhës, në fshatrat ku kam punuar, Zadrimë, Kallmet, Dajç etj. Në ato vite bashkëjetese me të keqen, të gjitha ngjarjet e librit ishin pjesë e së përditshmes dhe liria ishte vetëm një iluzion.
Duhet të ketë qenë vetëm dëshira për t’i ndarë këto dhimbje me të tjerët, sepse me letërsinë jo nuk ju lidh gjë…
Në fakt, letërsia ka qenë brenda meje gjithnjë. Pasioni për të lexuar libra artistikë e shkruar kujtimet e mia, më ka shoqëruar përherë. Por po, ka qenë më së shumti dëshira për t’i njohur njerëzit me ato realitete të hidhura, me ato vrasje për së gjalli e pushkatime, që sot as mund ta imagjinojnë se ç’janë. Prekeshin e vuanin njerëz që as kishin të bënin me ngjarjen e parë. Vuanin dënimet e të tjerëve.
Një nga këta ishit edhe ju vetë, apo jo? Babai apo ju vetë keni bërë diçka që i ka shkelur në kallo..?
Im atë, Haki Mulleti, pati studiuar në Austri e pas kthimit punoi në administratë. Asnjë lidhje nuk kishte me politikën, por meqenëse vëllai i tij, Qazim Mulleti u largua nga Shqipëria, e kapën këta që mbetën këtu. Së pari e burgosën e mandej e internuan bashkë me ne. Kjo ishte arsyeja pse prej vitit ’44 nuk e kujtoi më babanë në shtëpi, edhe pse gjithë ne të tjerët u nxorëm nga shtëpitë në rrugë për të lëvizur kasolle më kasolle të Kavajës e Lushnjës.
Ju keni qenë fare e vogël, ç’kujtoni nga ajo kohë?
Sado e vogël të ishe, nuk mund të mos përjetoje pushkatimet që të detyronin të shihje në oborret e shkollës në Kavajë. Na nxirrnin jashtë për t’i parë, sado që përpiqeshim të mbyllnim sytë. Ndoshta shërbenin si shembuj, se një ditë të gjithë mund të kishim të njëjtin fat.
Megjithatë, ju arritët t’i tejkaloni të gjitha sepse mundët të ndiqnit ëndrrën tuaj, të shkolloheni…
Përveç se dëshirë e imja, kjo ishte një edukatë me të cilën na kishte ushqyer babai. Ishte brenda meje dhe do bëja gjithçka për ta arritur. Megjithatë, po të vijoja të jetoja në Lushnjë, nuk do arrija të shkoja përtej shkollës 8-vjeçare. Njerëzit e mamasë më morën në shtëpinë e tyre në Shkodër, kështu që munda të vazhdoj edhe gjimnazin. Por edhe pas kësaj kohe u ktheva në Kavajë, ku më duhej të flija sërish në një shtrat me disa njerëz. Punova në bujqësi, u përpoqa duke takuar Ramiz Alinë për t’i kërkuar shkollë, por pa i thënë se kush jam, sado që babai më tha se disa ndere ia kemi bërë, duhet t’i kishe thënë kush ishe. Pas vdekjes së tim ati shkova në Lezhë, ku për fat kishin nevojë për arsimtare. Në këtë kohë nisi një dashuri e re për nxënësit, dashuri e cila më shoqëroi gjithnjë. Bashkë me mësimdhënien nisa edhe plotësimin e dokumenteve për të ndjekur Fakultetin e Shkencave Natyrore për Biologji-Kimi, meqenëse në këtë degë kishte nevoja rrethi. U përqendrova vetëm në këto dy gjëra të reja të jetës sime dhe arrita t’ia dal më së miri. Studioja deri në agim, flija pak orë, e në mëngjes merresha me nxënësit, me ngritjen e laboratorëve, me edukimin e tyre dhe të vetes, derisa arrita të përfundoj studimet.
Nuk është pak për “njollën” që kishit…
Nuk është pak vërtet, por nuk ishte as e lehtë për ta arritur. I gjithë përkushtimi në studime më mori edhe kënaqësinë e krijimit të një familjeje, të cilën e realizova në moshë të vonë, kështu që pati gjithsesi kosto. Megjithatë, edhe me arritjet që pata, nuk munda të vazhdoj punën time pa u prekur. Në kohë të ndryshme mund të prekeshe nga lufta e klasave dhe në fakt më ndodhi një herë në ’67-n e mandej në ’75-n. Në këtë rast të dytë isha e para që u hoqa nga puna për të mos u rikthyer më deri në vitet e demokracisë. Për mua aty mbaroi gjithçka deri në rifillimin e jetës së lirë.

Hajrie Mulleti: Nga komedia te skleroza e vdekja në kampet e Tepelenës

Hajrie Mulleti, gruaja e Qazim Mulletit, me të birin, Reshit Mulleti

Krahas Qazim Mulletit, një emër tjetër real që prekej në komedinë “Prefekti”, ishte edhe ai i së shoqes, Hajries, e cila në gjithë vitet që njerëzit gajaseshin me dialektin a veprimtaritë e të shoqit, hante groshë me krimba në kampin e Tepelenës. Por cila ishte në të vërtetë kjo grua, përtej stereotipave të krijuar të komedisë?
Martesa dhe lumturia e shkurtër
Hajrie Mulleti ishte e lindur në Tiranë në një nga ato familjet po aq të vjetra e po me aq tradita sa të të shoqit. Pas fejesës me Qazim Mulletin, u martua me të në Vjenë më 1929. Meqenëse i shoqi ishte emigrant politik, Hajries iu desh ta rriste të birin e vetme në Shqipëri, duke shpresuar gjithnjë në mundësinë e një ribashkimi me të shoqin. Dhe në fakt ajo ditë erdhi pas nëntë vitesh, edhe pse zgjati fare pak. Ju duk gati si një rilindje, por gëzimi u pre shpejt në mes. Diktatura ishte pas dere, i shoqi, pas drejtimit të Bashkisë së Tiranës, për të shpëtuar veten, duhet të kthehej sërish nga kishte ardhur.
Grabitja e pronave dhe internimi
E nxorën me forcë nga shtëpia dhe iu grabit çdo gjë, përfshi dhe dhuratat që kishte marrë nga prindërit e saj.
E internojnë bashkë me të birin, Reshitin 15-vjeçar, në kampin e Tepelenës më shumë bashkëvuajtës të tjerë. Flinin në kazermë bashkë me 200 veta të tjerë pa dallim moshe a seksi. S’kishin dritë, as ngrohje. Ushqimi ishte vetëm një copë bukë e zezë. Por për shkak të të birit duhej përballuar gjithçka. Duhet të duronte edhe dhimbjet e shpinës prej ngarkesës së druve që i vinin të transportonte, në vend të karrocës, për familjet e oficerëve. Por kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Bashkë me të, ishin edhe motrat e vëllezërit e saj. Njëri u pushkatua i pari për shkak të bindjeve antikomuniste. Të tjerët ndoqën fatin e tij, u larguan nga jeta njëri pas tjetrit në internim, pa u parë a folur me të motrën. Natyrisht që nëse do të pranonte të bënte ndarjen nga i shoqi, fati do ishte më pak mizor, por këtë nuk e bëri kurrë.
Sëmundja dhe vdekja

Hajrie Mulleti, gruaja e Qazim Mulletit, në internim në Tepelenë

Punoi në bujqësi, me hipertension, për të rritur të birin, në ato kushte që jeta e kishte hedhur. Kjo ishte gruaja që komedia e bënte të çalë, injorante, qesharake, tek ajo numëronte kafshatat e munguara të bukës së të birit. Por duhet të kalonin shumë vite përpara se e gjithë kjo të dilte në dritë. Aq vite sa Hajria ishte plakur, bërë me sklerozë, në internim. Fjalët e vetme që mund të shqiptonte pas sëmundjes, kur e pyesnin, ishin: “Jam te shtëpia e babait tim, në oborrin me diell e plot lule, në dhomat e mëdha me jorganët e bardhë”. Imazhe këto që i kishin mbetur nga vajzëria e që shtynte netët e errëta të pagjumësisë.
Vdiq në një barakë prej llamarine e dërrase, mes baltës së Myzeqesë, në vitin 1980 larg Tiranës së saj, së cilës iu largua 35 vite më parë, për të mos iu rikthyer kurrë. Pas largimit të së ëmës, i biri, Reshiti, vetëm qante, i mbetur tashmë i vetëm, pa të ardhme e me zemrën mbushur me plagë.
Traumat e të birit
Reshiti jetoi me të atin për fare pak vite. Edhe në kohën që ishin bashkë, për shkak të luftës e angazhimeve të të atit, momentet e tyre së bashku ishin të numëruara, kështu që kujtimet e tij ishin të lidhura vetëm me nënën. Kur një i ftuar, mik i familjes, e pyeti Qazimin se pse nuk e merr dhe djalin me vete, përgjigjja e tij ish se politikanët nuk merren me gra e fëmijë. Mbas vitit 1944 nënë dhe djalë i kishin arrestuar disa herë, duke i mbajtur në biruca të veçanta.
Hajria pati presione të ndryshme në vitet pas largimit të të shoqit, për t’i grabitur pronat, ndërsa Reshiti akuzohej se shkruante parulla kundër komunizmit. Nuk mungonin as keqtrajtimet fizike nga shokët e shkollës, as herët kur kthehej i gjakosur në shtëpi. Kjo mënyrë jetese e përndoqi Reshitin në vitet më të mira të jetës, për t’i lënë kështu gjurmë të përhershme edhe kur koha do sillte të jetonte i lirë.

Qazim Mulleti në krye të Tiranës

Qazim Mulleti

Thuajse të gjithë qytetarët e kryeqytetit e pranuan me dëshirë zgjedhjen e një tiranasi në postin e kryetarit të bashkisë. Sekretar personal i tij ishte Mehmet Rushiti, ndërsa nënkryetar Halil Mëniku, që drejtoi më pas kryeqytetin përkatësisht në vitet 1943-1944. Shumë plane të nisura në kohën e Zogut, si godina e korpusit universitar, kolonadat apo sot Muzeu i Arkeologjisë, Akademia e Arteve, ku në atë kohë u vendos edhe opera, Kryeministria dhe hotel “Dajti” morën drejtim në kohën e kryebashkiakut Mulleti. Por reliktet e punës së tij, të cilat ekzistojnë edhe sot, janë banjat publike nën tokë. Sipas nipit të Qazim Mulletit, Tanush Mulleti, me të marrë postin e drejtuesit të Tiranës, nisi vendosjen e çezmave publike në rrugica, si dhe ndërtimin e banjave publike në disa pika të rëndësishme të qytetit, duke zgjidhur njëkohësisht problemin e kanalizimeve nëntokësore. Një tjetër sipërmarrje e vështirë e kryebashkiakut ka qenë heqja e varrezave brenda qytetit. Për të zgjidhur këtë situatë të vështirë, ai e nisi nga vetja. “Ne kena pas afër xhamisë te Pazari i Ri varrezat e shtëpisë. Por duke dashur me bo i reformë e me i çu varrezat mo larg qendrës, Qazimi e nisi nga vorrezat tona e në ven të tyne ma pas u ndërtu markata e Pazarit të Ri”, rrëfen Tanush Mulleti. Karrocat me kuaj që në atë kohë mbizotëronin, nuk u lejuan të shkelnin në qendër të Tiranës, duke i dhënë kështu qytetit të viteve ’40 një pamje më të pranueshme. Në kohën kur Bashkia drejtohej nga Qazim Mulleti, u ndërtuan dhe furrat e para elektrike të bukës në kryeqytet.

ANI JAUPAJ

panorama

-
 
Se mos eshte ndonje e re.Keto dihen,kjo propaganda jote eshte pa boje...hapur fare.Ne 2013 ke ndermend ti kompensosh Tironcit???
Me cfare???
Sa vjet qe vetem pellet!
Ke maloket qe kani tapi ne Tirone,per te mbeshtetur ate BISHEN tane.
 
Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,262
Pikët
0
Përgjigje e: Sofra tironce

LinuxoiD Flm per kengen

Pershendes Sauren dhe Linden se me ka marre malliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

E prevet bileten,apo skeni ndermend kete vere

Ju puth fort
 
Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,262
Pikët
0
Përgjigje e: Sofra tironce

Marre nga Bashkia Tiranes

Tirana u themelua në 1614 nga Sylejman Pasha nga fshati Mullet.
Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furrë dhe
një hamam.

STATISTIKA
• Qyteti i Tiranës kufizohet në veri nga
Kodër-Kamëz me lartësi 112 m mbi nivelin e detit;
në jug nga Selita me lartësi 303 m mbi nivelin e detit;
në perëndim nga Universiteti Bujqësor dhe në lindje
nga Kodra e Surelit me lartësi 418 m mbi nivelin e detit.
• Temperatura mesatare vjetore është 16°C.
• Sasia mesatare e rreshjeve është 1,297 mm.
• Tirana përshkohet nga 2 lumenj kryesorë: Lumi i
Lanës (nga Ish Autotraktorët tek Rezervati i Peshkut) me
gjatësi 15.3 km dhe Lumi i Tiranës (nga shkalla e Tujanit tek
Universiteti Bujqësor) me gjatësi 10.25 km.
• Në Tiranë ndodhen 4 liqene: Liqeni i Tiranës,
Liqeni i Kodër-Kamëz, Liqeni i Farkës dhe Liqeni i
Tufinës.

Tri hipotezat për prejardhjen e emrit të Tiranës

1- “Tiranë” mendohet se vjen nga fjala
“Theranda”, e përmendur në burimet e lashta greke
dhe latine, që vendasit e quanin Te Ranat, meqë fusha ishte
formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat
nga malet përreth.

2- “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka
qenë një kështjellë në shpat të Malit
të Dajtit. Edhe sot e kësaj dite ekzistojnë
rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që
daton në fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet
të ketë qenë kështjella që historiani bizantin
Prokop, (shek.VI), e quan Kështjella e Tirkanit.

3- “Tirana” vjen nga greqishtja e vjetër,
“Tyros” që do të thotë bulmet. Mendohet se
ky variant ka mbetur ngaqë në fushën e Tiranës
bëhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave
përreth.

Për herë të parë emri i Tiranës në
formën e sotme përmendet në vitin 1418 në një
dokument të Venedikut.
Për herë të parë regjistrimi i tokave u bë
nën pushtimin otoman në vitet 1431-1432. Tirana kishte 60
qendra të banuara me rreth 1000 shtëpi dhe 7300 banorë.
Në shekullin XV njihen, siç përmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogël.
Në regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranës rezulton me 110
qendra të banuara, 2900 shtëpi dhe 20, 000 banorë.
Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me
origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një
xhami, një furre dhe një hamam.
Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga
Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë
qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në
zonën mes qëndrës aktuale dhe Rrugës së
Elbasanit, në të dy anët e Lanës.
Në vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorë.
Në vitin 1769 treva e Tiranës eksportonte në tregjet e
Venedikut 2600 fuçi me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.
Në vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banorë.
Në vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorë.
Në fillim të shekullit XX, Tirana kishte 140.000
rrënjë ulliri, 400 mullinj vaji, ndësa pazari i saj
numëronte 700 dyqane.
Në vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorë.
Në vitin 1945 kishte 60.000 banorë. Xhamia në
qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Et'hem Beut,
filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla Beu, i ardhur nga
Petrela. Xhamia u përfundua më 1821 nga i biri i Molla Beut,
Haxhi Et'hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për
të punuan mjeshtrit më të mirë të
Shqipërisë. Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et'hem Beu
rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve
të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga
familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar
një sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësine 35
metra. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sahati u
dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit
1946.
Kisha Ortodokse e Shën Prokopit u ndërtua në vitin 1780.
Kisha Katolike e Shën Mërisë u ndërtua në
vitin 1865 me shpenzimet e Perandorit austro-hungarez Franz Jozef. Ura
e Tabakëve dhe Ura e Terzive, (aktualisht ura e Rrugës
së Elbasanit), datojnë në fillim të shekullit XIX.
Tyrbja e Kapllan Pashës, (pranë monumentit “Ushtari i
Panjohur”), është ndërtuar në vitin 1816.
Bibloteka u themelua në vitin 1922 dhe kishte 5000 vëllime.
Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në
shekullin IV, para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në
shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë
kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.
Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 8 shkurt 1920
nga Kongresi i Lushnjes dhe përfundimisht e mori këtë
status më 31 dhjetor 1925.
Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti
1925, vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe përzunë nga
Turqia.
Plani i parë rregullues i qytetit u hartua në vitin 1923 nga
Estref Frashëri. Rruga e Durrësit është hapur
më 1922 dhe quhej rruga “Nana Mbretneshë”.
Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtëpi e
kopshte. Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe
fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Atje, më 1
shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkinë.
Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët e
njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de
Fausto dhe Armando Brasini.
Pallati i Brigadave (ish-Pallati Mbretëror), godinat e Ministrive,
Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është
ndërtuar në vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Në
periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi
“Skënderbej” deri te Stacioni i Trenit u quajt
Bulevardi “Stalin”.
Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe
Bibloteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u
ndërtua mbi ish-Pazarin e Vjetër të Tiranës dhe
tulla e parë u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov
më 1959.
Monumenti i Skënderbeut, i ngritur më 1968, është
vepër e Odhise Paskalit, në bashkëpunim me Andrea Manon
dhe Janaq Paçon. Ai u vendos me rastin e 500-vjetorit të
vdekjes së heroit tonë kombëtar.
Monumenti “Nënë Shqipëri”, 12 metra i
lartë, u përurua në varrezat e
“Dëshmorëve të Kombit” më 1971.
Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.
Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të
përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë
dhe të huaj.
Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe afresku
në pjesën ballore të tij titullohet
“Shqipëria”.
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu “Enver
Hoxha”, u përurua më 1988. “Piramida” u
projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e
Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.
Në vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorë. Aktualisht,
dyndja masive e banorëve nga gjithë pjesët e tjera
të vendit drejt kryeqytetit, e ka çuar popullsinë e
Tiranës në mbi 700.000 banorë.
Në vitin 2000 qendra e Tiranës, nga Korpusi Qendror i
Universitetit dhe deri te Sheshi “Skënderbej”, u
shpall Ansambël Kulturor me vlera të veçanta dhe
mbrohet nga shteti. Po atë vit, në këtë zonë
filloi një proces restaurimi i quajtur “Kthim në
Identitet”

Kronologjia e pronësisë dhe e administrimit të Tiranës
Deri në shekullin e XV

Sundimtarët e Pellgut të Tiranës• Familja e Topiajve deri në shekullin e XIV
• Familja e Kastriotëve deri në shekullin e XV

Me vdekien e Skënderbeut, territoret e sundimit të tij me
qendër Krujën u tkurrën u shpopulluan e deri u
braktisën duke rimarë format e niveleve të fshatrave.
Në këto rrethana fillon e i hapet rrugë një qendre
tjetër, pesha e së cilës është
shkallëzisht në rritje. Fjala është për
Tiranën.

Sundimtarë të Tiranës

Sundim familjar i familjes Bargjini nga viti 1614 - 1800)
• Sulejman BARGJINI -- PASHA
• Ahmet Myftar BARGJINI -- PASHA (I biri i Sulejmanit)
• Ibrahim BARGJINI -- BEJ (I biri i Ahmetit)
• Ahmet BARGJINI -- PASHA (I biri i Ibrahimit)

Ndërpritet sundimi familjar i Bargjinëve pasi Ahmet BARGJINI
nuk kishte djalë. Sundimin e merr Kapllan TOPTANI - PASHA.
Katër vajzat e Bargjinëve martohen me katër djemtë
e Kapllan PASHËS.

Qëndra e Nën-prefekturës Krujë-Tiranë kalon në Tiranë më 1807

Sundim i fituar me martesë më 1807

Kapllan TOPTANI--PASHA (Sundimtar i Krujës) (vdes më 1816 )

Sundimin e merr përkohësisht
• Haxhi Et'hem BARGJINI --BEJ
(nga fisi i Bargjinëve por jo trashëgimtar)
(Sundon nga viti 1817-1822 kur Toptanët rimarin pushtetin)

• Abdurrahman TOPTANI -- BEJ
(Sundon nga viti 1822-1837)

• Ahmed TOPTANI -- BEJ
(I biri i Abdurrahman TOPTANIT)
(Sundon nga viti 1837-1865)

Merr fund administrimi nga SHEFI i familjes sunduese

Rritet roli qytetar i PARISË

Në vitin 1865 u reformua administrata e Turqisë duke u organizuar vilajetet,

Vilajeti i Shkodrës -- ekujvalent -- Qarku i Shkodrës

Sanxhaku i Durësit -- ekuivalent -- Prefektura e Durrësit

Nënprefektura e Tiranës

Ky administrim vazhdon deri në vitin 1912 me shpalljen e Pavarësisë

Nga viti 1913 Tirana administrohet nga Kryebashkiak vendas duke mbushur
këtë vit, 90 vjet të vendosjes së
administratës lokale shqiptare

PER VIZITORET

Atraksionet kryesore të qytetit përfshijnë:

Monumentin e heroit tonë Kombëtar “Gjergj Kastrioti
Skënderbeu” i vendosur në sheshin Skënderbej.

Muzeu Historik Kombëtar

Kalaja e Dorsit që gjendet në rrethinat e Pezës dhe i përket kulturës së hershme ilire.

Kalaja e Petrelës gjendet ne jug të Tiranës në
të djathtë të rrugës kryesore Tiranë-Elbasan.

Kalja e Bashtovës është ndërtuar në
mesjetën e vonë në shek. XIV kur filloi të shfaqej
sistemi feudal në Shqipëri. Gjendet në perëndim
të Rrogozhinës , 3-4 km në veri të erdhjes në
det të lumit Shkumbin. Ajo u shërbente venecianëve
për mbrojtjen eskelave detare e lumore.

Kalaja e Prezës është ndërtuar nga turqit pas
vdekjes së Skënderbeut më 1468. I përket fundit
të shek. XV dhe ndodhetnë vargun perëndimor të
kodrave që e rrethojnë fushën e Tiranës për
të mbikqyrur zonën e Krujës si një zonë e
fortë kryengritjesh.

Xhamia e Ethem Beut gjenet në qendër të Tiranës dhe
është ndërtuar në vitin 1789. si dhe Kulla e
Sahatit e ndërtuar në vitin 1830. Të dyja këto
objekte janë shumë të njohura historikisht për
kryeqytetin.

Ministritë përfaqësojnë vlera të mëdha
arkitektonike. Janë ndërtuar në vitin 1930 në
kohën kur Shqipëria ishte Mbretëri nën
udhëheqjen e mbretit Zog. Pas pushtimit gjerman, d.m.thpas
mbarimit të Luftës II Botërore në vitin 1966 u
ndërtuan Pallati i Kulturës dhe Teatri i Operas dhe Baletit,
në vitin 1968 u ndërtua Moumenti i Skënderbeut në
vitin 1981, Muzeu Historik Kombëtar dhe më 1987 Qendra
Ndërkombëtare e Kulturës (Piramida).

Muzeu Arkeologjik

Galerinë e Arteve

Ekspozita e Kulturës Popullore

Në Tiranë është gjithnjë e këndshme
të bësh një shëtitje në Parkun e Madh të
Tiranës, i cili shtrihet në pjesën jugore të
qytetit dhe zë një sipërfaqe prej 230 ha. Në
qendër të këtij parku gjendet një liqen artificial
me sipërfaqe prej 55 ha.
 
Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,262
Pikët
0
Përgjigje e: Sofra tironce

Lagjet e TIRONES!

Gjimnazi Partizoni
4Deshmoret
Shkolla Kuqe
Rruga Bardhyl
Siri Kodra
Selvia
Kopshti 10
Medresja
Punishtja Pastave
Kodra Kuqe
9 Katshet
Pazari Ri
Pazari Vjeter
Treni
Rruga Durrsit
Brryli
Ali Demi
Rruga Fortuzi
21 shi
Ekspozita
Pallatet Agimi
Tirona Re
Irfan Tomini
Ish Ekonomiku
Rruga Elbasonit
Kombinati
Kinostudjo
Lapraka
Zogu Zi
Polici me dor
Gastronomi
Markata Modhe
Rajoni # 2
Pallati pionerve
Shallavaret
Postiqja a.k.a Qimja
Xhomlliku
Porcelani
Qyteti Nxonsave
Misto Mame
Mihal DUri
Instituti (Edukimit Fizik)
Pallati Sportit
Ushtari panjoft
Sahati
Internacionali
Ambasada Turke
Ambasada Kubaneze
Ambasada Italione
Rruga Durrsit
Rruga Kavajes
Rruga Dibres
Parku
Qibrie Ciu
Oxhaku
Fusha Begsave
Sanatoriumi
KOmbinati Autotraktorave

..9 katshet

..xhamia ..tek qendra..
 
Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,262
Pikët
0
Përgjigje e: Sofra tironce

Bulevardi i Tiranës, fiton projekti i "Grimshaw"
16/05/2012

Projekti fitues për zgjatimin e bulevardit dhe lumin e Tiranës është ai i studios britanike 'Grimshaw Architects'.

Kryetari i Bashkise se Tiranes ka shpallur sot fituesin duke kerkuar qe brenda viti te paraqitet projekti teknik i detajuar, nderkohe qe institucionet do te nisin punen per t'i hapur rruge punimeve, me zhvendosjen e Stacionit të Trenit dhe Nënstacionit Elektrik.

"Pas një diskutimi të detajshëm dhe sheshimit, nëpërmjet diskutimit, të çdo dileme, ne kemi vendosur se projekti që mishëron më së shumti aspiratat e qytetarëve të Tiranës, për një qytet modern europian, për një cilësi më të mirë të jetës, për shanse më të mëdha të zhvillimin ekonomik, mirëqënies dhe punësimit është ai i përfaqësuar dhe i prezantuar nga studio 'Grimshaw Architects'", tha Basha.

Studio 'Grimshaw Architects' ka projektuar bulevardin me gjeresi 60 meter, me tre sheshe kryesore, por ndryshe nga studio tjeter "DAR", "Grimshaë" nuk ka prezantuar koston. Nderkohe sipas zotit Basha studiove u eshte kerkuar mesatarisht nje kosto 100, deri ne 130 euro per meter katror. Perfaqesuesi i "Grimshaw" shpjegon më në detaje projektin.

"Mund të them se është zgjatimi i bulevardit, por thyhen elementët shumë formale, me një seri të atyre që ne i quajmë zona të jetuara urbane. Do të kemi një shesh që do të jetë qendra tregtare për të bërë pazar, apo për argëtim, do të kemi një kompleks kinemaje, supermarkete të mëdha dhe dyqane të vogla që përbëjnë një bërthamë. Një hapësirë më formalë për drejtësinë, ku do të jetë edhe Pallati i Drejtësisë, avokatët, gjykatat dhe përtej kësaj do të kemi sheshin bashkiak dhe një tjetër për artin dhe kulturën, ku shpresojmë të grupohen ndertesat e reja për artin dhe kulturën që qyteti vendos të investojë", thotë Never Sidor, përfaqësuesi i studios.

Prioritet tjetër i kësaj studioje do të jetë edhe ndërtimi i parkingjeve me kate.

PS: Projekti prish ekuilibrat social-mjedisorë

Nepermjet nje deklarate kane reaguar keshilltaret socialiste. Ata i kerkojne zotit Basha t'u tregoje qytetareve se sa milionë euro u ka çuar dëm në këto 10 muaj, duke zhvilluar konkurse, që ishin zhvilluar më pare,si dhe sa milionë euro u kushton qytetarëve maketi i tij i sotëm.

Sa e shkaterrojne ekuilibrin social dhe mjedisor të Tiranës, kullat qe Basha ka planifikuar të ngrejë? Ne deklaraten e keshilltarëve socialistë thuhet, se qytetaret e Tiranës kanë dëgjuar vetëm të pavërteta në këto muaj, ndërkohë që e ardhmja e tyre vazhdon të rrezikohet nga mashtrimi publik me makete, me miliona euro të çuara dëm, si ne rastin e sheshit 'Skenderbej', me taksat që Basha premtoi të ulte, por në fakt u dyfishuan, me hipotekat qe do t'i gezonin, por qe ende nuk i kanë në dorë apo me Planin Urbanistik te 2008, qe po paraqitet si plan i sotem i Tiranës.

http://www.youtube.com/watch?v=Ry8eSEakQxg
 
Top