• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Soni thotë se është e dashura e karrierës

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
557
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Energjike, e qeshur, me një intensitet të madh merr mbi supe shumë iniciativa. Dhe ia del në fakt. Kur i futet një rruge e ka më se të qartë edhe përfundimin e saj. Pasi këngëtarja e suksesshme Soni Malaj e ka treguar prej kohësh kët
ë.

Aktualisht ka në dorë dhuratën për të gjithë të dashuruarit. Ditën e Shën Valentinit ajo doli në treg me albumin e saj të ri “Unik”, ndërsa vetë nuk do të festojë, pasi ende gëzon statusin s’ngel, gjë që nuk e shqetëson.

Përkundrazi, ndihet shumë mirë me veten e saj. ndërkaq këngëtarja bukuroshe do të vijë në një dimension të ri javës tjetër në spektaklin “Dancing with the stars”, ku për herë të parë do të shohim një Soni balerinë. Por, në këtë intervistë me të do të zbulojmë shumë detaje të tjera të jetës së këngëtares…

Soni, pritet të dalë albumi juaj i ri. Mund të na tregosh pak për punën?

Unë jam e lumtur që kam mbaruar një punë kolosale. 14 këngë të përzgjedhura në një album që quhet “Unik”. Titullohet “Unik” për arsye se është unik në rrymën që unë kam përzgjedhur, në mesazhet e teksteve që përcjell, në mënyrën e të kënduarit.

Ju jeni unike?

Jo, nuk është kjo ideja. Në fakt si përkufizim nuk e mbaj unë meritën, por është kompozitori Flori Mumajesi që e ka përzgjedhur para shumë kohësh, kur punonim për albumin. Ai donte një fjalë të shkurtër që përmbante shumë gjëra dhe mua më pëlqeu shumë, prandaj vendosëm që të titullohej “Unik” dhe Flori ka punuar me unikalitetin e tij në shumicën e këngëve.

Kjo ka ndodhur para se ju të ndaheshit apo gjatë kohës që ishit në proces?

Jo, jo. Është bërë pak konfuz kjo lidhja jonë. Ne kemi shumë kohë që jemi ndarë, pavarësisht se mediet kanë vazhduar të flasin për ne. U bënë gati dy vjet, por njerëzve u është krijuar ky binom. Ne jemi thjesht kolegë, kjo i ka bërë pak konfuzë njerëzit pasi ne kemi vazhduar punën e albumit mjaft natyralisht.

Si shkonte marrëdhënia juaj si ish të dashur dhe tani kolegë, ka ulje-ngritje?

Tani nuk mund të them jo, pasi i bie që kemi qenë një çift sipërfaqësor. Ne e vlerësojmë njëri-tjetrin si artistë dhe nuk kemi dashur ta humbasim njëri-tjetrin edhe si artistë dhe kemi vazhduar punën tonë, ai me kompozimin, ndërsa unë me këngën. Madje akoma edhe më shumë kërkues nga më parë. Kështu për shembull, një këngë e kemi regjistruar disa herë pasi nuk i ka pëlqyer tingulli i zërit apo mënyra ime, e ka dashur pak më ndryshe. Flori ka dashur diçka që kërkonte shumë stil në këtë album.

Ka ndodhur kur ai është nevrikosur gjatë punës?

Sigurisht, në punë kjo ndodh shpesh.

Thashethemet kanë qenë se ka pasur një ngërç mes jush për shkak të albumit dhe prandaj u vonua të dilte në treg… Përse u vonua në fakt albumi?
Në periudhën maj-qershor kur ishte situata zgjedhore, ishte parashikuar të publikohej albumi, por unë u angazhova me fushatën dhe lashë albumin pas dore. Madje Flori ishte kërkues dhe më thoshte që duhet të mbarosh albumin me patjetër, por unë nuk mundesha. Pastaj erdhi vera, me koncertet e mia. Më tej fushata zgjedhore në Kosovë dhe duhet të ikja atje. Flori ka një studio që bën këngë për shumë këngëtarë të tjerë, në atë kohë ishte shumë i angazhuar me “Kënga Magjike” dhe projekte të tjera që duhet të dilnin në fundvit, prandaj incizimet i zhvendosa në një studio tjetër për të liruar Florin dhe të përshpejtoja punën time në studion e Gent Musaraj. 2009 ka qenë një vit i ngjeshur pasi kam qenë duke investuar shumë për veten artistkisht, kisha shumë prova, koncerte dhe nuk mund të regjistroja, ishte një periudhë që nuk gjeja dot pushim, më duhet të rrija të pushoja vetëm 4 orë. Pa folur për palestrën, pasi duhet të isha edhe në “Dancing with the Stars”, isha e lodhur gjatë provave dhe zëri nuk ishte i përshtatshëm për regjistrim, por m’u gjend afër Gent Musaraj, duke më krijuar komoditet dhe profesionalizmin për të përfunduar albumin. Tani që e përfundova albumin, jam shumë e lumtur dhe dua të falënderoj kompozitorët që kanë punuar për të; Florin, Pirro Çakon dhe Enis Preshevën.

Pse e hodhët albumin në treg pikërisht më 14 shkurt në ditën e të dashuruarve?

E hodha në treg për “Shën Valentin” pasi edhe më parë ka ndodhur kështu. Këtë herë kam dashur më shumë për superticiozitet, të ndiqja baladën time “Të dua ty”, që ka pasur shumë sukses dhe e doja po kështu të nxirrja albumin tim në Shën Valentin. Albumi ka këngë ritmike, por edhe balada, që të dashuruarit mund t’i dhurojnë njëri-tjetrit.

Po Sonit i dhuroi dikujt diçka për Shën Valentin?
U dhurova fansave një koncert të bukur në Athinë.

Po të dashurit?
Jo, të dashurit.

Soni është beqare?
Nuk jam beqare, jam e dashuruar me karrierën.

Po ndonjë dashuri në sfond?

Ju them sinqerisht ju them “Jo”, për arsye se e ndiej që duhet t’i jap forca punës.

Kjo është një zgjedhje apo zgjidhje?
Ndoshta zgjidhje pasi duke parë karrierën time, kam mësuar të vrapoj me çdo ditë për të bërë diçka, nuk kam kohë për të menduar për atë gjënë tjetër. Kjo është frika, nuk e di çfarë të them, di që kur unë të kem një lidhje absolutisht që do të merret vesh në media ku do ta deklarojë e para. Për momentin dua që të shijoni albumin tim “Unik” dhe “Dancing With the Stars”, ku do të më shihni shumë shpejt.

Si ndihet Soni në rolin e balerinës?

Jam duke plotësuar një ëndërr të fëmijërisë time. Unë kam dashur të bëhem faktikisht balerinë dhe jam duke realizuar një ëndërr. Më pëlqen mënyra se si ecet… Madje kur isha e vogël hidhesha nëpër shtëpi dhe kjo që po bëj është diçka e bukur. Futesh në një dimension tjetër, përveç streseve të profesionit që bëhen mekanike, kur hyn në sallën e kërcimit, e vetmja veshje janë getat që të bëjnë të ndihesh lirshëm. Kemi kërcime karakteri si valsi, tango, latine apo flamengo që të shndërrojnë në një personazh tjetër, në një femër që të vjedh zemrën. Kjo të largon pak nga realiteti, në një botë pak imagjinare dhe lundron në tingujt e bukur të muzikës, ruan atë karakterin dhe qenien tende. Kjo është diçka shumë e bukur. Ajo që mua më ndihmon shumë profesionalisht për performancat në skenë, pavarësisht se njihem si këngëtare baladash, jam këngëtare performancash, kam filluar si këngëtare energjikë në skenë, madje më kanë krahasuar me Jannet Jackson që e kam idhull dhe jam frymëzuar nga shumë lëvizje të saj dhe kjo më ndihmon në lëvizjet e mia në skenë, një lëvizje e bukur është e hijshme për t’u parë.

Ka edhe një çmim ky spektakël, e dëshiron?
Çmimi i parë është relativ, nuk varet kush kërcen më bukur, por kur e kërcen më bukur koreografinë, pasi çdo kërcim ka një lidhje me balerinin tim, që është italian. Unë e dija që është thjesht kërcim, por ai ka një fabul. Fabula e kërcimit në çdo moment shtjellohet me një lëvizje që nuk ishte pa kuptim, e gjithë kjo është si një film dhe kjo më bëri që të punoj shumë dhe të futem brenda karakterit dhe kur e dashuron atë e ndien veten të sigurt, bën diçka të bukur dhe kërkon më shumë nga vetja, është e vërtetë që të gjitha çiftet janë shumë të mira. Ajo që mund të dëmtojë këtë performacë është fakti se ti nuk ke muzikën që do dhe të bën të mos e përcjellësh si duhet. /express/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top