• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sony investon miliarda për sensorë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Për të përmbushur kërkesat për sensorët e vet për fotoaparate digjitale, Sony ka për qëllim të investojë 1.2 miliardë dollarë në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese.
Një pjesë e këtyre investimeve tanimë është paralajmëruar për blerjen e serishme të linjës prodhuese nga Toshiba, e cila vlerësohet në 600 milionë dollarë. Sony po ashtu ka për qëllim të përshtatë një pjesë të fabrikës së saj në Nagasaki për prodhimin e sensorëve CMOS, si dhe ka për qëllim të blejë pajisje të cilat do të shfrytëzohen për prodhimin e sensorëve për fotoaparate digjitale.



Qëllimi i këtyre investimeve është të rrisë prodhimin e sensorëve për 50.000 fotoaparate digjitale për muaj deri në mars 2012, respektivisht të dyfishojë kapacitetet aktuale të cilat janë 25.000 për muaj.

Në fakt, në Sony theksojnë se ekziston kërkesë e madhe për sensorët e tyre Exmor e Exmor R të cilët shfaqin karakteristika të mira edhe në kushte të ndriçimit të dobët.
 
Top