• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sparta,spartanet dhe i spartiati.

Zeus10

Epirus Patria Nostra
Staff member
Anëtar
Nov 28, 2011
Postime
649
Pikët
43
Vendndodhja
Canada
I kam lexuar me vëmëndje rrëfenjat për Dorianët dhe fiset e tjera “Helene”, pra Jonët dhe Aeolët. Nga të tre këto fise, Dorianët mund të konsiderohen, helenë të mirëfilltë, me dy të tjerët duke qenë pellazgë. Tani, Hellada ne kuptimin politik, nuk ka egzistuar kurrë në lashtësi, si një e tërë. Por ajo mund të konsiderohet Pellazgjia e dikurshme, me zemër Peloponesin ose vetë Peloponezi i parë si Pellazgjia. Kjo botë e lashtë, e quajtur pellazgji, u ballafaqua ushtarakisht me te ashtëquajturit Dorianë, që perfaqsoheshin nga tre fise: Hyllinët, Pamfylët dhe Dumanët. Hyllinët një fis ilir, i quajtur mdryshe Byllinjet, ishin fisi kryesor edhe pse nuk ishin dorianë të mirefilltë. Prijësi i tyre ishte Yllus, që ju dha dhe emrin. Ky fis luftoi për gjenerata të tëra, kundër pellazgëve danaikë të Peloponezit, derisa i mundi ata dhe krijoi qytetërimin Helenik, që sipas të gjitha gjasave, është një version i emrit Hyllin. Hyllenjtë, përvecse ishin ilirë, ishin dhe Heraklidë, sepse Yllus ishte një nga bijtë e tij dhe për këtë arsye, gjithë helenët e lashtë, ja dedikonin prejardhjen Heraklit. Pamfylët dhe Dymanët themeluan qytetërimin Dorian në Azinë e Vogël, por ata u quajtën low-tone helenikë, sepse helenikët e vërtetë ishin vetem Hyllejtë, fisi ilir i Byllejve apo lotus-eater, qe zbriti nga Illyria propria (Kroaci e sotme), në Epir duke themeluar Bylisin epiriotik dhe më pas, në Peloponesus, duke shkatëruar qytetërimin pellazgo- danaik, të akejve, eolas joniko- arkadian.
Ky është një variant, për mendimin tim epiko- mitologjik i historise, por unë kam gjetur dëshmi të tjera, që dorianët janë në fakt, të sjellë në Peloponesus nga perandorët romakë. Kjo është arsyeja, që historia e helenëve, është e lidhur me 100 fije me romanët dhe është në fakt një histori romane, ashtu dhe si gjuha e tyre.
U mundova të shkruaja shkurt, por këto janë histori shumë të gjata dhe jam i sigurtë që kam lënë shumë pa thënë, nga ato që mendoj.
 
Last edited:

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
9,634
Pikët
113
Vendndodhja
PËR ORIGJINËN ILIRE TË DORËVE: EMRI HYLL ËSHTË ILIR, ASHTU SI FISI DOR HYLLEI.

Një emër në gjenealogjitë lakedaimone, para Agisit dhe Euriponit, mund të jetë historik: Herakliti Hyll. Sipas Herodotit (9.26.3) Hylli drejtoi një ushtri kundër Peloponezit dhe u vra në një betejë në Isthmos të Korintit. Një tjetër përpjekje e Heraklitëve kundër Peloponezit nuk u bë më herët se sa gjenerata e tretë pas asaj që ndodhi; në atë kohë, ata arritën të kalojnë nga Lokrisi në Peloponez. Ky sulm i dytë, ishte i ashtuquajturi "Kthimi i Heraklitëve", emri i grekëve për pushtimin dorik, i cili përmendet për herë të parë në letërsinë greke të ruajtur, nga Tyrtaios (Fr. 2 Diehl).

Humbja e Hyllit dhe e ushtrisë së tij mund të datojë në gjysmën e parë të shekullit të trembëdhjetë p.e.s., nëse pranohet një datë rreth 1200-s, për ardhjen e parë dorike në Spartë. Historia e betejës së Isthmos-it ka gjetur kohët e fundit disa konfirmime interesante arkeologjike: profesori O. Broneer ka zbuluar një mur të gjatë mbrojtës përgjatë një pjese të Isthmos-it; ai është datuar, sipas qeramikës së gjetur në të, e cila i përket periudhës së vonë helladike III B, si i shekullit të trembëdhjetë (AJA 62 (1958) 322 ff.), dhe sugjeron fort se peloponezasit u detyruan në atë shekull që të mbronin Isthmos-in nga një pushtues. Kur rreth vitit 1200 p.e.s. dorët dhe udhëheqësit e tyre heraklitë bënë një përpjekje të dytë ndaj Peloponezit, ata vendosën që të tejkalojnë pengesën isthmiane dhe e drejtuan sulmin e tyre nga deti, nga veriperëndimi.

Emri Hyll është ilir, ashtu si fisi dor Hyllei (krh. Hyllianët që jetojnë në Kërkyrën e Zezë në brigjet e Ilirisë: Müller, Dorians 1.13). Për origjinën ilire dhe epirote të pushtimit dorik dhe të shpërnguljes thesalike në rrugëkalimet e malit Pind, shiko artikullin e vlefshëm të N. G. L. Hammond, BSA 32 (1931/2) 131-79.
Thënie për shqiptarët
_________
Titulli: Early Sparta
Autori: George Leonard Huxley
Botues: Cambridge, Harvard University Press, 1962

1598370357389.png
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
9,634
Pikët
113
Vendndodhja
PREJARDHJA E FISEVE DORE, RAJONI ILIRO-EPIROT

Tre fiset dore: Hyllejt, Dymanët dhe Pamfylët, ekzistenca e të cilëve në Spartë vërtetohet drejtpërdrejt, për herë të parë dhe të vetme, nga Tyrtaios-i (fr. 19.8), pothuajse me siguri, i bashkuan forcat përpara ndërmarrjes së marshimit të gjatë drejt jugut. Pika e tyre më e mundshme e origjinës më të afërt, është rajoni iliro-epirot i Greqisë veriperëndimore, i cili në pjesën më të madhe ka qenë i paprekur nga qytetërimi mikenas; disa kanë parë një lidhje etimologjike midis emrave “Hyllei” dhe “Ylliria / Iliria”.
Thënie për shqiptarët
_________
Titulli: Sparta and Lakonia a regional history, 1300-362 BC
Autori: Paul Cartledge
Botues: Routledge & Kegan Paul, 1979

1602826249247.png
 
Top