• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Speca të tharë të mbushur me grosh

SnAke

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
87
Pikët
0


Përbërësit:

* 300 gr groshë
* 1 qepë
* 1 filxhan kafeje oriz
* 50 gr arra të bluara
* 12 speca të tharë, më të mëdhenj
* 4 lugë pure domatesh ose salcë më të dendur
* gjalpë ose vaj ulliri
* piper i kuq dhe i zi, kripë, vegetë
* disa fletë naneje ose nane e tharë,sipas dëshirës ruzmarinë dhe erëza të tjera.

Grosha ulet në mbrëmje, pastaj derdhet uji i valës së parë dhe zihet në zjarr të ulët gjersa të zbuten kokrrat. Fërgohet qepa gjersa të zbutet. Hidhet specall (biber i kuq), 3/4 e salcës së domateve dhe në atë masë derdhet grosha pa ujë. Hidhet kripë, piper, vegetë, nane, erëza sipas dëshirës, arrat e bluara dhe orizi. Masa përzihet me kujdes në mënyrë që kokrrat e groshës mos të ndrydhen. Specat pastrohen nga farat,përvëlohen dhe në valë qëndrojnë afro ë orë. Me masën e groshës mbushen specat. Hidhet salca e mbetur e përzier me ujë, përderisa të mbulohen specat dhe pak vegetë mbi speca. Tava futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë Celsius shkalla e ulët e furrës dhe piqen për ë orë. Shërbehet me pogaëe ose bukë misri.
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,256
Pikët
113
Përgjigje e: Speca të tharë të mbushur me grosh

E po speca te thare te mbushura me grosh nuk e kishja degjuar ndonjehere! Ja po e mark this page!
 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Speca të tharë të mbushur me grosh

Speca te mbushur me Grosh,as e kisha degjuar dhe as e kam provuar
 

Altruista

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 2, 2012
Postime
130
Pikët
0
Përgjigje e: Speca të tharë të mbushur me grosh

Specialitet i papare .Duhet te jete e shijshme . Mund te di nga e ka origjinen si gatim ?
 
Top