• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Stërgjyshja mafioze

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,624
Pikët
113
Vendndodhja
1589221311993.jpeg

Krijuesi i famshëm i video-lojrave John Romero tregoi projektin e ri mbi të cilin po punon bashkë me të shoqen, Brendën.

Loja është e vendosur në Cikagon e viteve 1920, në kohën e prohibicionizmit e quhet “ Empire of Sin” . Ajo është e fokusuar tek perandoria e krimit, por me një zhvillim interesant: për të kremtuar festën e Nënës, Romero nxorri një trailer të lojës ku është përfshirë si personazh edhe vetë stërgjyshja e tij, e cila në jetën reale ishte një bose mafioze.

Elvira Duarte kishte menaxhuar disa shtëpi publike në Meksikë përpara se të fitonte një shumë të madhe para në lotari, një ngjarje kjo që i krijoi mundësinë të braktiste jetën kriminale e të ndihmonte madje komunitetin e saj për të luftuar varfërinë.

Të magjepsur nga historia e Elvirës, John dhe Brenda Romero vendosën ta shndërrojnë atë atë në një personazh të lojës, një bose mafioze në Empire of Sin, ndersa modelin 3D e krijuan në bazë të disa fotove të stërgjyshes. Loja e re pritet të mbërrijë tek adhuruesit e video-gameve vjeshtën e këtij viti.

 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,862
Pikët
113
Lojerat online jane bere biznes miliardesh. Nje i njohur qe punon freelancer per nje banke skandinave po me tregonte nje dite se klientet e tyre, sidomos pleqte, pjesen me te madhe te ardhurave i shpenzojne ne keto lojera.
 
Anëtar
Jan 30, 2012
Postime
8,216
Pikët
83
@hax0r futju punes sepse eshte biznesi me fitim prures.
osht, vertet. njof do grupa qy fitojn 40-50 milion € n'vit ne e kan nis si hobi. por jan bo shum firma qy merren me to e s'po di robi ca me lujt ma par.

haxor, po qe se ia thu e ke n'men me punu n'ket drejtim, m'thuj se mase gjej noi ide me e zhvillu bashk. por do lesh cigaren, se i bi t'jesh shtylla e firmes. :)
 
Top